Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Tirana Pėrplaset Me Beogradin Pėr Pavarėsinė E Kosovės 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tirana Pėrplaset Me Beogradin Pėr Pavarėsinė E Kosovės 
 
Shefi i diplomacisė serbe Vuk Drashkovic ka reaguar sot pas nje deklarate qe zv.ministrja e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edit Harxhi, e cila ka thene nė takimin e sotėm tė Kėshillit tė ministrave tė jashtėm tė Organizatės sė Bashkėpunimit Ekonomik tė Detit tė Zi, se Shqipėria nė tėrėsi mbėshtet planin e Marti Ahtisarit dhe pavarėsinė e Kosovės. Drashkovic, i cili kryesonte takimin, ka thėnė se ėshtė i "befasuar" qė nė njė takim tė tillė tė pėrfaqėsuesve tė lartė, Shqipėria ngre ēėshtjen e Kosovės. Sipas shefit te diplomacise Serbe “Kosova nuk ėshtė nė Shqipėri por nė Serbi dhe se paraqet problem tė brendshėm tė Serbisė, e jo tė Shqipėrisė". Drashkovic ka thėnė se pozicioni i Serbisė ėshtė kompromisi maksimal, e kjo nėnkupton se nuk ka ndryshim tė kufijve, duke pėrfshirė kufirin e Serbisė me Shqipėrinė. Kete reagim te Drashkovicit, e ka pohuar per Zerin e Amerikes edhe vete Harxhi e cila ka shpjeguar se Drashkovic ka reaguar menjehere per kete.

BalkanWeb

Diplomacia shqiptare shkėmben replika me Beogradin

Nė Beograd sot u zhvillua konferenca pėr Bashkėpunimin Ekonomik tė Detit tė Zi me pjesėmarrjen e ministrave tė jashtėm tė vendeve tė rajonit. Zėvendės ministrja shqiptare Edith Harxhi tha nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se megjithėse kjo ishte njė konferencė me karakter ekonomik nė tė u diskutua edhe ēėshtja e Kosovės dhe u shkėmbyen replika midis qėndrimit tė Tiranės zyrtare dhe Beogradit.

Zėri i Amerikės
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tirana Pėrplaset Me Beogradin Pėr Pavarėsinė E Kosovės 
 
Sulm nga Serbia

E Premte, 20 Prill 2007-Korrieri

“Kosova nuk eshte ne Shqiperi, por ne Serbi dhe se paraqet problem te brendshem te Serbise, jo te Shqiperise”, - tha ministri i Jashtem serb, Vuk Drashkovic

Serbia sulmoi dje rende Shqiperine, duke perjashtuar cdo politike te saj qe lidhet me nivelet diplomatike, posacerisht per Kosoven. “Kosova nuk eshte ne Shqiperi, por ne Serbi dhe se paraqet problem te brendshem te Serbise, jo te Shqiperise”, - tha ministri i Jashtem serb, Vuk Drashkovic, duke shtuar gjithashtu, se ishte “befasuar” nga mbeshtetja e Tiranes per pavaresine. Padyshim qe Vuk Drashkovici nuk i eshte referuar Konferences se Ambasadoreve ne Londer ne 1913, kur Kosova iu dha Serbise. Me egersi, ministri i Jashtem serb, Vuk Drashkovic, i tha Edit Harxhit, se Shqiperia nuk ka asnje pune me Kosoven. Edit Harxhi eshte zevendesministre e Jashtme dhe mori pjese dje ne punimet e Konferences se Detit te Zi qe u mbajt ne Beograd, meqenese Serbia ishte kryetare e radhes e kesaj nisme. Vuk Drashkovic sipas burime diplomatike ne Tirane dhe ne Beograd, tregoi egersi gjate gjithe kohes. Vuk Drashkovic nuk i ka dhene Harxhit as te drejten e fjales, ndonese disa here permendi fjalen “kurre”, referuar qendrimit te nderkombetareve dhe te Shqiperise per pavaresine e Kosoves. Por qendrimet e Drashkovicit, ndonese kishin reference Kosoven, ishin dukshem kunder Shqiperise. Ai ne te gjitha rastet kur perfaqesuesja e Tiranes ne konference perpiqej te paraqiste qendrimet e kurdohershme per politikat paqesore rajonale, reagonte me egersi. “Korrieri” bisedoi me zevendesministren Harxhi, ndersa ajo ndodhej ne aeroportin e Vjenes. Harxhi pohoi se eshte perballur ne debat me Drashkovicin. Harxhi i tha “Korrierit” se, pala serbe theksonte qe pavaresia e Kosoves ishte precedent i rrezikshem. Burimet te tjera ne Binistrine e Jashtme i thane “Korrierit”, se Drashkovic dhe Boris Tadic, Presidenti i Serbise, nuk i kane kursyer kritikat per qendrimet e cilitdo qe kerkon pavaresine e Kosoves. Vuk Drashkovic eshte mbeshtetur si perhere nga Moska, te cilen e perfaqesonte as me pak dhe as me shume, vecse ministri i Jashtem, Sergej Lavrov. Nje numer shtetesh anetare te Nismes se Detit te Zi vijne nga ish-Bashkimi i shkaterruar Sovjetik. Referuar kesaj, Drashkovic dhe Tadic jane perqendruar ne problemet e ngjashme sipas tyre, te precedentit Kosove. Pasi Harxhi kishte thene se vetem pavaresia per Kosoven siguron dhe garanton paqen ne rajon, Drashkovic ka rinisur sulmet. Ai vijoi keshtu, edhe pasi Harxhi kishte deklaruar qendrimin e Tiranes per njohjen e kufijve nderkombetare dhe atyre te Kosoves, per respektimin e te gjitha te drejtave te njeriut dhe te pakicave kudo qofshin. Drashkovic nuk eshte rezervuar aspak ne sulmet ndaj Tiranes. Ministri i Jashtem serb kerkoi llogari me tone mjaft te larta nga Tirana, se cfare pune kishte ajo me Kosoven, perse nderhynte kur Kosova ishte ceshtje e brendshme e Serbise (sipas tij) dhe se nuk kishte shanse qe Beogradi te pranonte pavaresine.
“Kurre, kurre, kurre, nuk do ta njohim pavaresine e Kosoves! Kosova eshte ceshtje e brendshme e Serbise. Shqiperia nuk duhet te nderhyje ne punet e brendshme te Serbise. Kosova eshte djepi i nacionalizmit serb”, - eshte cituar ministri Drashkovic t’i kete thene Harxhit.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tirana Pėrplaset Me Beogradin Pėr Pavarėsinė E Kosovės 
 
Ishte koha qe edhe Shqiperia te tregoje se eshte ne gjendje te thote ate qe deshirone!!!! Razz
E jo si me pare eshte pune e mbrendshme e "Jugosllavise" Serbise!!!!!!!!!!!
Duhet te kete sa me shume politikan me vizion kombetare qe momentalisht i mungoje Shqiperise dhe Kosoves. Evil or Very Mad
 




____________
http://img77.imageshack.us/img77/89...82326909gx2.png Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tirana Pėrplaset Me Beogradin Pėr Pavarėsinė E Kosovės 
 
Ah mjere populli per politikanet qe jane ne detyre. Twisted Evil
 




____________
"Jeta eshte ajo c'fare ndodh kur ti je duke bere plane"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tirana Pėrplaset Me Beogradin Pėr Pavarėsinė E Kosovės 
 
Very Happy

Serbise po i nderhyjne nderkombetaret e jo me Shqiperia.

Me vjen mire nga reagimi brutal i Serbise. Paraqet nje nivel deshperimi nga ana e tyre qe ngjall kenaqesi te madhe per te gjithe Shqiptaret. Laughing
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tirana Pėrplaset Me Beogradin Pėr Pavarėsinė E Kosovės 
 
Borebardha Shkruajti: [Shiko Temėn]
Ah mjere populli per politikanet qe jane ne detyre. Twisted Evil


pas ketij postimi eshte duhur te mbyllet tema pajtohem me Borbardhen ne ditet e sotme asnje politikan te ndershem nuk e  ka as Shqiperia e as Kosova
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!