Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Uellsiania Martohet Me Shqiptarin Qė E Birėsoi 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Uellsiania Martohet Me Shqiptarin Qė E Birėsoi 
 
Uellsiania martohet me shqiptarin qė e birėsoi

Dėshmitarėt e martesės, qeni dhe vajza 1 vjeēe


Nga Londra
Muhamed Veliu


Kot nuk i thonė dashuria nuk njeh moshė. Pamvarėsisht se ata kishin njė diferencė prej 12 vitesh dhe ishin nėnė e bir, nuk kanė nguruar pėrpara njė prifri nė qetėsinė absolute tė kishės tė martohen.
Vajza njėvjeēare dhe qeni i tyre me emrin “Ēupa” ishin dėshmitarėt e vetėm nė kishė gjatė ceremonisė sė njė martese aspak tė zakoshme.
Njė grua nga Uellsi pas disa vite bashkjetėsė ėshtė martuar mė njė shqiptarė tė cilin e birėsoi kur ai ishte vetėm 14 vjeē.

Martesa

Tani, Julia Gregg 44 vjeēe sėbashku me Krenar Lleshin 21 vjeē janė zyrtarisht burrė e grua.
Siē edhe Top-Channel e raportoi ngjarjen disa muaj mė parė, romanca midis tyre nisi atherė kur ministria e brendėshme britanike “Home Office” tentoi dėbimin e Lleshit.
Dashuria e kėsaj gruaje e cila supozohej tė ishte nėnė pėr shqiptarin e detyroi atė tė divorcohej nga i shoqi Stivi, pronat i njė pabi nė Uells.
Historia mes tyre e cila kur u bė publike pushtoi mediat angleze ėshtė rikthyer pėrsėri kryesisht nė faqet e tabloidėve britanikė tė cilėt kanė komentuar gjerėsisht martesėn mes tyre.Raportimit tė kėtij lajmi nuk i ka shpėtuar edhe gjigandi mediatik BBC.
“Shumė njerėz kanė krijuar thashetheme pafund pėr ne, prandaj deshėm qė martesa tė ishte tėrėsisht private.As motra ime nuk e dinte. Kur e morėn vesh u shokuan. Ishte diēka qe doja tė mbeste mes meje dhe Krenarit” ka deklaruar ajo pas martesės.
Julia dhe Krenari kanė njė vajzė njė vjeēare Hatinė e cila u bė shoqėruesja e saj e parė siē e kėrkon riti kishtar i martesės.
Krenar Lleshi e ka komentuar me njė fjali tė vetme martesėn.
“Jam i lumtuar qė u martova me Julian”.


Romanca

Julia dhe Steve morėn nėn kujdes 20 minorenė nė shtėpinė e tyre nė zonėn
Ebbw Vale nė jug tė Uellsit pasi nuk kishin fėmijė.
Krenari mbėrriti nė Britani nė vitin 1999 i fshehur nė njė kamion. Mė pas ai do tė birėsohej nga Julia dhe Stive.
Tė dy ata do tė luftonin qė ai mos tė dėbohej pasi sipas tyre ishte njė qytetar model.
Julia gjithnjė ka insistuar se romanca mes saj dhe Krenarit nisi kur martesa me bashkėshortin Stive ishte e dėshtuar.
Mediat lokale kanė sygjeruar se shqiptari bėri pėr vete “nėnėn” e tij duke ja pushtuar zemrėn pėrpara se ai tė mbushte 19 vjeē.
Njė fakt i tillė ėshtė mohuar nga Julia gjatė tė gjithė kohės.
Pėr Julian martesa me djalin qė e birėsoi ishte njė nga ditėt mė tė lumtura nė jetėn e saj paēka shumė njerėz vrenjtėtn fytyrat e tyre kur ajo u tha se do tė martohej.
“Kur ne u betuam nė kishė ishte njė moment emocional. Ishte me rėndėsi pėr ne qė tė martoheshim” ka deklaruar ajo.
Por ish bashkėshorti i saj nuk e ka dhėnė bekimin pėr kėtė martesė, duke deklaruar.
“Atė djalė qė unė e trajtova si birin tim shkoi me gruan tė cilėn unė e kam dashuruar marrėzisht.
Kur ajo mė tregoi se ē’farė po ndodhte mbeta me gojė hapur. Ai ėshtė 12 vjeē mė i vogėl se ajo nė moshė por mė e rėndėsishmja ai ishte djali jonė. E gjithė kjo pėrfshi martėsėn e tyre mė ka tronditur”.
Pamvarsisht nga kjo Krenar Lleshi dhe Julia Gregg janė betuar nė kishė pėr ti qėndruar besnik njėri tjetrit pėrjetė. Fotot e martesės tregojnė se ata janė tė lumtur, por a do tė vazhdojė lumturia e tyre pėrjetė,kur precedentė tė ngjashėm sygjerojnė se tė tilla martesa janė afat-shkurtra? Kjo mbetet pėr pu parė.


Tė martohesh me njė “Toy-Boy”

Njė gjė ėshtė e sigurtė. Nė Britaninė e Madhe tė tilla martesa si ajo e Julia Gregg me Krenar Lleshi kur diferenca e moshėsh mes ēiftin ėshtė e madhe ndodhin shpesh.
Burri qė martohet me njė grua mė tė madhe nė moshė se ai cilėsohet si “Toy-Boy” djali lodrave.
Barbara Windsor 67 vjeēe njė aktore e famshme angleze telenovelash ka kryer njė martesė tė tillė dhe ka deklaruar se ka gjetur lumturinė.Bashkėshorti i saj ėshtė Scott Harvey 26 vjeē mė i ri se ajo.
Rekordi i tė tilla martesave do tė shėnohej njė vit mė parė kur njė 70 vjeēare do ti thoshte PO propozimit pė tu martuar me njė 31 vjeēar. Gjyshja Edna Townsend do tė martohej me Simon Martin pamvarėsisht se ajo ishte 39 vjeēe mė e madhe nė moshė.
“Kurrė nuk kam patur njė lidhje solide pėrpara se tė njihesha me Ednėn” ėshtė shprehur Simon me profesion muzikant.
Edhe legjenda e kinemasė Gina Lollobrigida 80 vjeēe vitin e shkuar do tė martohej me njė burrė “toy-boy” 45 i qujtuar Javier Rigau biznesmen spanjoll.
Lista e aktoreve qė janė martuar me burra mė tė ri se vetja ėshtė e gjatė.
Kėshtu Demi Moore, 43 vjeēe u martua me Aston Kutcher, 28 vjeē. Madonna, 48 vjeēe jeton e lumtur pas martesės me rregjizorin anglez Guy Ritchie, 38 vjeē.
Aktorja e “Sex and the City” Kim Cattral, 49 vjeēe u martua me Alan Wyse, 26 vjeē.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Uellsiania Martohet Me Shqiptarin Qė E Birėsoi 
 
Te trashgohen  Mr. Green
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Uellsiania Martohet Me Shqiptarin Qė E Birėsoi 
 
Pas vdekjes se asaj ai duhet te martohet me te bijen  Mr. Green
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Uellsiania Martohet Me Shqiptarin Qė E Birėsoi 
 
i lumte   se pashaporta angleze eshte e fuqishme Very Happy
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!