Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Zv.ministrja Kurohet Nė SHBA Me 100 Milionė Lekė Tė Qeverisė 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Zv.ministrja Kurohet Nė SHBA Me 100 Milionė Lekė Tė Qeverisė 
 
Zv.ministrja kurohet nė SHBA me 100 milionė lekė tė qeverisė, njerėzit vdesin nėpėr spitale

Nga Artur Hoxha

Para njė viti, sorollatesha nė spitalin onkologjik nė Tiranė, ndėrsa shoqėroja njė tė afėrmin tim tė sėmurė. Mungonin citostatikėt, ilaēe me tė cilat mjekohen tė sėmurėt me kancer, pasi nuk ishin bėrė blerjet e nevojshme nga ana e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Pas interesimit, mora vesh qė zėvendėsministrja e Shėndetėsisė, Zamira Sinoimeri, prej kohėsh mungonte nė zyrėn e saj pėr shkak se ishte e sėmurė. Pėr ironi tė fatit diagnoza m’u tha se ishte kancer i gjirit dhe nuk mund tė mos ndihesh keq kur dėgjon njė lajm tė tillė. Por, ndihesh shumė mė keq kur merr vesh qė zonja Sinoimeri nuk po trajtohej si gjithė qytetarėt e tjerė shqiptarė pranė spitalit onkologjik nė Tiranė, por nė njė klinikė tė specializuar nė Amerikė. Kjo u mundėsua nga njė fond prej 100 milionė lekėsh, i vėnė nė dispozicion tė saj nga qeveria shqiptare pėr kurimin nė vendin ku mbijetesa e qytetarėve nga kjo sėmundje ėshtė mė e lartė se kudo tjetėr. Pikėrisht kjo zėvendėsministre ishte drejtuese e politikave nė lidhje me spitalin onkologjik, si dhe e ngarkuar nga Ministria e Shėndetėsisė pėr blerjen e citostatikėve, tė cilėt nuk arriti t’i blinte nė kohė, pasi iu desh tė fluturonte nė Amerikė pėr kurim nė kushte speciale, duke lėnė pacientėt nė Shqipėri tė vdisnin pa trajtimin e domosdoshėm me citostatikė.

Ndėrsa i afėrmi im e humbi betejėn me kancerin, pėr shkak tė vonesės nė diagnostikim si dhe mjekimit tė vonuar, krejt ndryshe ndodhi me zj. Sinoimeri. Mė nė fund, ajo u rikthye nė zyrėn e saj, pas njė viti qė mungonte nė detyrė, e shėndoshur, por mbi tė

gjitha e shėruar nga e keqja qė i kishte ndodhur. Nuk mund tė mos gėzohet gjithkush, por dhe tė trishtohet njėkohėsisht pėr fatin e pabarabartė tė njerėzve dhe moralin e saj tė shtirė.

Ajo, pėr ironi tė fatit, drejtonte politikat kundėr tumoreve nė ministri, si dhe ishte drejtuese e grupit pėr blerjen e citostatikėve. Befasia ishte qė kjo zonjė, nė vend qė tė mjekohej si tė gjithė pacientėt nė spitalet pėr tė cilat kujdeset vetė e me ilaēet qė duhet tė ishin blerė nėn kujdesin e saj iku larg, shumė larg. Natyrisht, pasi ilaēe s’kishte, pasi ajo nuk i kishte pėrfunduar blerjet dhe kujdesi kėtu ishte i dobėt. Ajo mori paratė tona, edhe tė atyre kancerozėve tė gjorė qė nuk patėn fatin e saj tė mjekohen si ajo. Qeveria dhe ministri i Shėndetėsisė i garantuan qėndrim tė qetė nė Amerikė sė bashku me tė motrėn, jo vetėm duke i ofruar para pėr kurim nė spitalin amerikan, por dhe duke i ruajtur vendin e punės.

Pas njė viti, shumė njerėz vdiqėn pėr shkak tė mostrajtimit nė kohėn e duhur me citostatikė, pasi ikja e zj. Sinoimeri zgjati sė tepėrmi procedurat dhe vonoi blerjen e ilaēeve.

Kjo papėrgjegjshmėri e drejtuesve tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe ky imoralitet duhet tė marrė fund. Ėshtė indinjuese dhe e pamoralshme qė zj. Sinoimeri, pikėrisht zėvendėsministre e Shėndetėsisė, u mjekua jo nė spitalet pėr tė cilat ajo vetė harton politika, por nė Amerikė dhe pėr mė tepėr, jo me paratė e saj, por me paratė tona dhe tė atyre tė mjerėve qė sorollaten nėpėr spitale e paguajnė mjekėt nėn dorė apo blejnė ilaēet me paratė e tyre pėr ta bėrė mjekimin nė spital ku shėrbimi duhet tė jetė falas. Do tė kishin shpėtuar shumė jetė njerėzish me paratė e shpenzuara nga zj. Sinoimeri, pasi do ishin blerė mė shumė ilaēe. Me ēfarė morali moj zonjė do vazhdosh tė flasėsh pėr kujdesin ndaj tė sėmurėve ne spitalin onkologjik, kur ėshtė evidente qė shfrytėzon postin nė shėrbim tė vetvetes dhe as qė e ēan kokėn pėr fatin e njerėzve tė thjeshtė?


Citostatikėt, drejtoria e QSUT-sė s’di tė zhvillojė tender


Tė gjitha detajet e shkruara nė letrėn e dėrguar dje nė redaksinė e gazetės “TemA” dėshmojnė pėr pasigurinė dhe shėrbimin katastrofik qė ofrohet nga sistemi shėndetėsor shtetėror. Njė shėrbim, prej tė cilit edhe drejtuesit e kėtij tė fundit frikėsohen. Ky fakt tregon qartė qė drejtuesit e institucioneve s’kanė besim nė trajtimin e sėmundjeve tek organet qė ata vetė i drejtojnė. Rasti konkret ėshtė ai i zv.ministres sė Shėndetėsisė, Zamira Sinoimeri, e cila, me njė vendim tė posaēėm tė qeverisė shqiptare, njė vit mė parė pėrfitoi kurim falas nė njė klinikė amerikane dhe tė gjitha shpenzimet u mbuluan nga buxheti i shtetit, ēka do tė thotė qė shpenzimet u mbuluan prej taksave tė qytetarėve. Ndėrkohė, siē shkruhet edhe nė letrėn pėrbri, zv.ministri ėshtė qytetar i thjeshtė si tė gjithė tė tjerėt, ky ėshtė edhe shkaku pse nuk duhet tė bėhen diferencime, sepse nė tė njėjtėn kohė nė spitalin onkologjik nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” vdesin ēdo ditė njerėz nga kanceri, mungojnė citostatikėt, mjekėt s’lėvizin nga vendi pa ryshfete, etj.

Problemi kryesor ėshtė mungesa e citostatikėve, pėr tė cilėt ka rreth njė vit qė po shtyhet tenderi. Burime nga Ministria e Shėndetėsisė shprehen se ky tender po shtyhet vetėm nga paaftėsia e drejtuesve tė QSUT-sė, tė cilėt nuk janė nė gjendje as tė zgjidhin problemet mė tė vogla teknike, duke shkaktuar kėshtu vdekjen e shumė personave qė kanė nevojė pėr kėto lloj ilaēesh shumė tė shtrenjta. Problemi nuk qėndron se zv.ministrja u trajtua nė SHBA apo dikush tjetėr nė Angli, por pėr shkak tė moszhvillimit tė tenderit tė citostatikėve, shumė persona kanė vdekur.


VENDIM PĖR NJĖ SHTESĖ FONDI NĖ BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PĖR MINISTRINĖ E SHĖNDETĖSISĖ, PĖR MBULIMIN E PJESSHĖM TĖ SHPENZIMEVE PĖR KURIMIN NĖ SHBA TĖ ZJ. ZAMIRA SINOIMERI

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 21 e 27, tė ligjit nr. 8379, datė 29.7.1998, “Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė” dhe tё neneve 8 e 12, tё ligjit nr. 9645, datё 27.11.2006, “Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2007”, me propozimin e ministrit tė Shёndetёsisё, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2007, nё programin “Administrim, planifikim, menaxhim”, zёri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetė milionё) lekėsh, pёr mbulimin e pjesshёm tё shpenzimeve pёr kurimin nё SHBA tё zj. Zamira Sinoimeri.

2. Ky fond tė pėrballohet nga fondi rezervė i Kėshillit tė Ministrave.

3. Pagesa tё kryhet pas paraqitjes sё faturave origjinale nga instituti qė ofron shėrbimin.

4. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Online Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Zv.ministrja Kurohet Nė SHBA Me 100 Milionė Lekė Tė Qeve 
 
Nuk do ket e shkreta dhe e ka ndihmu qeveria
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!