Shikim prej diveje? Ka vetėm njė fjalė, rimel. Njė shkencė e vėrtetė qė ka rregullat e veta. Po t'i ndjekėsh me kujdes, do tė kesh rezultatin e duhur
Qė prej 90 vjetėsh vazhdon tė jetė produkti mė i suksesshėm nė botėn e bukurisė. Tė gjitha femrat e pėrdorin. Edhe ato qė bėjnė pak makiazh.
Hidhet nė treg me forma gjithmonė e mė tė studiuara dhe teknologjike; rimel qė zgjat qerpikun, qė i jep volum, qė e kthen, qė e hidraton... pėr tė pasur qerpikė prej ylli ho- llivudian dhe shikim tė thellė dhe joshės. Ka frymėzuar kėngė, magjepsur vajza tė tė gjitha epokave, duke filluar qė nga egjiptianet e lashta, madje dhe meshkujt mendohet qė tė kenė filluar ta pėrdorin, nė versionin pa ngjyrė...Me pak fjalė pa rimel nuk mund tė rrijė dot askush, as gratė qė zakonisht trukohen shumė pak. Njė sukses qė vazhdon qė prej nėntėdhjetė vjetėsh dhe ende nuk ka mbaruar.
Emri i rimelit (mascara) e ka origjinėn nga qyteti i lashtė i Algjerisė, i njohur pėr qerpikėt jashtėzakonisht tė gjatė tė banorėve tė saj. Janė shumė vende qė kėrkojnė tė marrin autorėsinė. Mendohet se shpikėsi i rimelit ishte kimisti T.L.Williams, i cili nė vitin 1913, pėr tė ndihmuar tė motrėn tė rifitonte tė fejuarin e saj, pėrzieu bashkė pak vazelinė dhe pak pluhur karboni. Pėrftoi kėshtu tė parin rimel, i cili dha menjėherė efekt pozitiv tė dyfishtė: tek motra dhe tek ai. Ndėrsa sipas arkivave tė firmės tjetėr tė njohur Rimmel, thuhet se rimeli i parė e ka origjinėn nga mesi i viteve tetėqind dhe e ka rrėnjėn nga kompania e tyre falė gjeniut Eugjen Rimmel. Nė atė kohė femrat ishin tė detyruara tė pėrdornin produkte me pėrqindje toksike tė lartė, duke i zgjatur dhe ngjyrosur qerpikėt me njė pėrzierje tė pėrbėrė nga mbetjet vajore tė llambave dhe njė pluhuri tė imėt karboni.
Sot rimeli ėshtė bėrė njė nga produktet mė tė pėrhapur nė Botė. Nė tregun oriental ka njė shtrirje masive, po tė mendosh qė gratė aziatike nga natyra kanė pak qerpikė. Pėr mė tepėr, nė Japoni rimeli ėshtė shkalla e parė qė tė ēon drejt produkteve kozmetike dhe si rrjedhojė drejt moshės sė rritur.
Rregullat qė duhen ditur pėr aplikimin e rimelit
Kujtoni qė pas 3-4 muajsh skadon, kėshtu qė duhet zėvendėsuar, pasi mund tė bėhet anti- higjenik.
Mos e huazoni asnjėherė, duhet konsideruar njė produkt personal.
Pėrdorni versionin kundra ujit vetėm kur ėshtė e nevoj- shme, sepse pėrveē se i zgjat, i kėput qerpikėt.
Aplikojeni gjithmonė tė fundit dhe mbėshteteni bėrrylin diku pėr tė evituar tė bėrit pis dhe mpiksjen e tij.
Ruajeni furēėn, mund tė jetė e nevojshme pėr tė krehur qerpikėt dhe vetullat.
Nėse pėrdorni kthyesen e qerpikėve, bėjeni gjithmonė pėrpara vendosjes sė rimelit. Evitojeni vendosjen e rimelit tek qerpikėt e poshtėm. Nėse keni rrathė poshtė syve, do ti theksonte mė tepėr.
Kur thahet ėshtė momenti pėr ta hedhur poshtė; ėshtė e kotė ta holloni me ujė tė distiluar ose me vaj ulliri.
____________











