| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Roma - Manchester Utd
Ndeshja e parė: 03-04 / Prill / 2007
Ndeshja kthyese: 10-11 / Prill / 2007
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 10 Mars 2007 15:40
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Roma Hedh Nė "tapet" Manēesterin
Roma - Manēester U 2-1
Shėnues: Tadei 44', Vuēiniē 66' / Runi 60'
Roma: 32 Doni, 77 M.Kaseti, 5 F.Mekses, 13 K.Ēivu, 2 K.Panuēi, 16 D.De Rosi, 4 K.Uilhelmson (23-Vuēiniē 61'), 11 R.Tadei (28-Rozi 81'), 20 S.Perota, 30 Mansini, 10 F.Toti. Tr: Spaleti
Manēester U: 1 E.Van der Sar, 6 U.Broun, 5 R.Ferdinand, 22 Xh.O'Shi, 4 G.Hajnce, 7 K.Ronaldo, 16 M.Kerrik, 18 P.Skoles, 11 R.Gigs (14-Saha 77'), 8 U.Runi, 20 O.G.Solskjaer (24-Fletēer 72'). Tr: Ferguson
Gjyqtar: Herbert Fandel (Gjermani)
Kartonė tė verdhė: Perrota, Skols, Solskajer, Hajnce
Kartonė tė kuq: Skols
Shikues: 63.000
Roma ka fituar 2-1 ndaj Manēesterit nė ēerekfinalen e luajtur mbrėmė nė "Olimpiko" me golat e shėnuar nga Rodrigo Tadei dhe Mirko Vuēiniē. "Djajtė", qė luajtėn me dhjetė futbollistė pėr mė shumė se 55 minuta, barazuan pėrkohėsisht me kapitenin Uejn Runi. Pol Skols u ndėshkua me kartonin e dytė tė verdhė nė tė 35-tėn, dhe qė nga ai moment verdhekuqtė treguan superioritetin e tyre nė njė takim mjaft emocionues dhe korrekt, pavarėsisht trazirave jashtė fushe.
Luēiano Spaleti e nisi ndeshjen me tėrheqjen e Simone Perrotės nė vend tė skualifikuarit David Pizarro, duke aktivizuar Vilhelmsonin nė tė majtė dhe Tadein, pas shpinės sė Totit. Pjesa e parė ka nisur me njė ritėm tė lartė, por dhe me tė dy skuadrat, qė i druheshin shumė njėra-tjetrės. Nė 30 minutat e para nuk vlen asgjė pėr t'u regjistruar me pėrjashtim tė dy goditjeve tė dėnimit tė ekzekutuara nga Toti dhe tė neutralizuara nga Van der Sari. Dhjetė minuta nga fundi i pjesės sė parė ndodh episodi, qė ndikoi nė fatet e sfidės sė djeshme. Pol Skols ndėrhyn ndaj Vilhemsonit nė mesfushė dhe merr kartonin e dytė tė verdhė duke, e lėnė Manēesterin me dhjetė futbollistė. Roma pėrfiton menjėherė nga situata e krijuar dhe rrit presionin duke i mbyllur "djajtė" nė gjysmėfushėn e tyre. Nė tė 44-tėn, gjatė njė goditje kėndi tė ekzekutuar shkurtazi nga Toti pėr te Mansini, ky i fundi gjen tė vetėm nė zonė Tadein, i cili godet me tė parėn dhe e dėrgon topin nė rrjetė me bashkėpunimin e Ues Braunit. Pjesa e parė u mbyll me avantazin e verdhekuqėve. Nė fillimin e 45 minutave tė dyta, Roma filloi tė bėnte njė qarkullim tė dendur tė topit e pajtuar me rezultatin, por duke mbajtur tė hapur ēdo mundėsi pėr tė shėnuar golin e sigurisė. Gjithsesi, Manēesteri ėshtė njė skuadėr legjendare dhe kėtė e tregoi, pas ekzaktėsisht njė ore lojė. Njė kundėsulm perfekt Krisiano Ronaldo-Solkjaer-Runi, e nxorri sulmuesin anglez tė vetėm pėrballė Donit. Runi ndaloi topin me gjoks, duke shmangur ndėrhyrjen e De Rosi, dhe shėnoi golin e barazimit pėr anglezėt e Fergusonit, njė gol i cili peshon dyfish nė harkun e 180 minutave. Kur anglezėt po shijonin barazimin "dredharak" erdhi mrekullia Spaleti-Vuēiniē. Trajneri i Romės aktivizoi sulmuesin nga Mali i Zi nė vend tė Vilhelmsonit dhe ky i fundit e shpėrbleu, duke shėnuar golin e dytė pėr Romėn vetėm pesė minuta mė vonė. Ish-sulmuesi i Leēes ktheu nė portėn e boshatisuar topin, qė i kishte ardhur pasi Van der Sar kishte grushutar "predhėn" e Mansinit. Deri nė fund, dy herė Toti, me goditje nga distanca, u pėrpoq tė shėnonte golin e tretė, por gjithsesi kryeqytetasit kėnaqen me fitoren minimale. Manēesteri shfaqi shenja reagimi vetėm me aksionet personale tė Runit dhe Kristiano Ronaldos, por inferioriteti numerik nė ndeshje tė tilla mund tė rezultojė vendimtar. Nė "Old Traford" do tė jetė njė betejė e vėrtetė, por italianėt treguan nė ndeshjen e djeshme se gjysmėfinalja e Championsit, ku mungojnė prej 18 vitesh, nuk ėshtė mė njė utopi.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 05 Prill 2007 18:39
|
|
 |
Vini
Rregjistruar

Postime: 92
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 24 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 2823
Gjuha Sitit: Albanian
|
 UEFA Heton Pėrleshjet Nė "Olimpiko"
11 tifozė tė Manēesterit kanė pėrfunduar nė spital pas trazirave tė ndodhura tė mėrkurėn nė "Olimpiko". UEFA pret raportin e tė deleguarit pėrpara se tė fillojė hetimin. Klubet rrezikojnė dėnime tė rėnda, ndėrkohė qė shtypi anglez "shpėrthen" kundėr italianėve: "Policia i rrahu tifozėt si mė 1998-n."
11 tifozė tė Manēester Junajtidit kanė pėrfunduar nė spital pas pėrplasjeve me policinė italiane pėrpara dhe gjatė ndeshjes sė luajtuar tė martėn nė "Olimpiko", pėr ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve. Sipas BBC-sė, qė i referohej njė burimi nė Ambasadėn Angleze nė Itali, dy prej kėtyre tifozėve e kanė kaluar gjithė natėn nė spital nėn vėzhgimin e mjekėve. Ndihmėn e parė mjekėsore e kanė marrė edhe dy tifozė tė Romės.
Hetimi i UEFA-s - UEFA do tė hetojė nė lidhje me ato qė kanė ndodhur nė "Olimpiko". Zėdhėnėsi i shtypit nė organin drejtues tė futbollit europian, Gailard, u shpreh: "Hetimi akoma nuk ka nisur, sepse po presim tė veprojmė nė rrugė zyrtare. Po presim raportin e delegatit dhe nė bazė tė tij do tė vendosim se ēfarė do tė bėjmė nė lidhje me kėtė ēėshtje. I takon komisionit tė disiplinės tė studiojė pamjet dhe tė shohė ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė. Ligji italian thotė se policia duhet tė mbajė rregullin brenda dhe jashtė stadiumeve. Nė Itali impiantet ku zhvillohet ndeshja, i pėrkasin bashkisė dhe jo skuadrave tė futbollit. Nuk ekzistojnė "stewards"-it si nė Angli. Ky mund tė ketė qenė shkaku i irritimit, por do tė shohim se ēfarė masash duhet tė martė UEFA pėr tė parandaluar kėto incidente."
Dėnimet - Roma dhe Manēesteri rrezikojnė dėnime tė rėnda. Verdhekuqtė mund tė dėnohen, sepse nuk kanė garantuar kushtet e duhura tė sigurisė nė stadiumin "Olimpiko", ndėrsa "Djajtė" rrezikojnė pėr faktin qė zėnka masive ėshtė shkaktuar nga tifozėt e tyre, deri diku provokatorė ndaj policisė. Pėr Manēesterin ky ėshtė rasti i dytė i tillė, pas atij tė ndodhur nė Lilė, nė raundin e kaluar. "Do tė shohim rolin e tifozėve tė Manēesterit, sepse edhe mė parė na kanė krijuar probleme," - tha Gailardi. Precedenti Fejėnord po tremb britanikėt. Skuadra nga Roterdami u skualifikua nga Kupa UEFA, pasi tifozėt e saj u konsideruan si provokatorė nė dy "pėrleshje" tė njėpasnjėshme.
Shtypi anglez - "Roma, vend i rrezikshėm, sulmohen tifozėt e Manēesterit." Shtypi anglez u ka kushtuar njė hapėsirė tė gjerė incidenteve tė ndodhura nė "Olimpiko". Titujt dhe artikujt e tyre tregojnė sesi pėr tifozėt e Manēesterit, mbrėmja filloi keq dhe u mbyll akoma edhe mė keq. "Pavarėsisht nga problemet qė Manēesteri pati nė fushėn e lojės, - shkruante "The Times", - vizita nė stadiumin "Olimpiko" do tė mbahet mend pėr dhunėn e pėsuar nga tifozėt e tij, prej policisė italiane qė shkaktoi tė plagosur edhe brenda stadiumit. Policia sulmoi tifozėt, ashtu siē ndodhi nė vitin 1998, kur Anglia luajti me Italinė pėr eliminatoret e Kupės sė Botės."
"The Sun", kundėr policisė - Ndėrkohė qė shoqata e tifozėve tė Manēesterit po pėrgatit njė dosje me foto dhe dėshmi nė lidhje me ngjarjen, e pėrditshmja prestigjioze "The Sun" kapet kryesisht me forcat e rendit nė Itali, qė sipas saj nuk kanė hezituar pėr tė ushtruar dhunė fizike. "Njė polic, - shkruante "The Sun", - u pa qė e goditi pėr dhjetė herė me radhė njė tifoz. Njė tjetėr pati nevojė pėr ndihmėn e dy miqve, pėr t'i shpėtuar nga duart." Nė gazetė flet edhe pėr ngjarjet qė ndodhėn jashtė stadiumit, pėrpara fillimit tė ndeshjes. I pėrfshirė nė kėtė zėnkė ka qenė edhe fotografi i kėsaj redaksie, 45-vjeēari Xhim Klark. "Njė bandė me fytyrė tė mbuluar" i mori aparatin e punės me vlerė 7 mijė euro. "Mendova se do tė mė rrihnin, - tregoi ai. - Pata frikė pėr jetėn time."
|
|
#3 06 Prill 2007 15:13
|
|
 |
Vini
Rregjistruar

Postime: 92
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 24 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 2823
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ferguson Beson Te Gjysmėfinalja
Trajneri i Manēester Junajtid, Aleks Ferguson, ka besim se skuadra e tij do tė arrijė gjysmėfinalen, edhe pse ka humbur 2-1 me Romėn nė ndeshjen e parė nė Itali. Roma mori kontrollin e lojės nė "Olimpiko" pas kartonit tė kuq tė Pol Skolsit nė minutėn e 34-t. Golat nga Rodrigo Tadei dhe Mirko Vuēiniē u dhanė italianėve fitoren, edhe pse goli i Runit do tė jetė i rėndėsishėm nė ndeshjen e kthimit. "Prej shumė vitesh nė "Old Traford" vijnė skuadra shumė tė mėdha, por nėse shėnojmė, do tė arrijmė tė kalojmė nė gjysmėfinale. Ky ėshtė mendimi im, - tha Fergusoni nė njė konferencė pėr shtyp, pėrpara se tė mohonte fjalėt e gazetarėve se e kishte konsideruar Romėn si njė kundėrshtar tė lehtė. - Ēdo ndeshje nė Europė ėshtė njė test i rėndėsishėm, por nė kėtė sezon jemi ēuditur veēanėrisht nga Roma. Ata janė fantastikė kur luajnė nė stadiumin e tyre. Kėshtu qė e dinim se do tė ishte e vėshtirė dhe kėshtu doli. Vėshtirėsia kur pėrballesh ndaj tyre qėndron nė sistemin qė ata luajnė. Pa asnjė sulmues, ata e mbingarkojnė mesfushėn, kėshtu qė herė pas here humbet topin". Fergusoni ka pėrgėzuar Runin, i cili ka stopuar me gjoks asistin e Solskjaerit duke shėnuar golin e vetėm tė "Djajve". "Ai mund tė kishte goditur menjėherė, por priti qė mbrojtėsi tė lėvizte, bėri njė hap e mė pas goditi, - tha Fergusoni. - Ai ėshtė vetėm 21 vjeē dhe tregon aftėsi tė mrekullueshme para portės". Megjithatė, skocezi ka qenė disi i mėrzitur nga mbrojtėsi rumun Kristian Kivu, i cili ka inkurajuar gjyqtarin gjerman, Helbert Fandel, tė nxjerrė kartonin e dytė tė verdhė pėr Skolsin. "Nuk mendoj se kartoni parė i verdhė ishte i padrejtė. Por mendoj se ishte Kivu ai qė ndikoi nė kartonin e dytė. Gjyqtari na tha nė mėngjesin para ndeshjes se ēdokush qė do tė inkurajonte tė nxirrte ndonjė lojtar jashtė me karton, do tė dėnohej. Kjo nuk ndodhi".
|
|
#4 06 Prill 2007 15:13
|
|
 |
Vini
Rregjistruar

Postime: 92
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 24 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 2823
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Manēesteri I Kėrkon Ndihmė Qeverisė
Manēester Junajtid ka kėrkuar ndihmėn e qeverisė angleze pėr tė hetuar pėr incidentet nė ndeshjen e tyre tė parė ēerekfinale kundėr Romės, tė zhvilluar nė "Olimpiko". 11 tifozė tė Manēesterit janė dėrguar nė spital dhe mbėshtetėsit anglez kanė shprehur pakėnaqėsi ndaj policisė italiane, pėr reagim tė tepruar. Nė njė deklaratė pėr shtyp tė anglezėve thuhet: "Skenat nė "Olimpiko" kanė habitur ēdo mbėshtetės tė Manēesterit. Klubi mendon se policia ka reaguar mė shumė se ē'duhet, duke ushtruar dhunė kundėr tifozėve. Nė kėto rrethana as Manēesteri dhe as Roma nuk ka mundėsi tė fajėsojnė policinė. Si rezultat, klubi kėrkon hetime tė qeverisė pėr incidentin me deklarata tė dėshmitarėve okularė". Klubi ka kėrkuar ndihmėn e tifozėve tė pranishėm pėr tė raportuar ēfarė ka ndodhur.
Uejn Runi, i kėnaqur me rezultatin!
Uejn Runi tha se humbja 2-1 nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampioneve, ka qenė njė nga ndeshjet mė tė zhvilluara deri tani. Manēesteri ka luajtur pėr mė shumė se njė orė me dhjetė lojtarė, pas dėnimit me karton tė kuq tė mesfushorit. Por Manēesteri ia ka dalė mbanė duke shėnuar njė gol qė mund t'i ndihmojė "Djajtė" nė ndeshjen e kthimit. "Pėr ne ky ėshtė njė rezultat i mirė, - tha sulmuesi i Anglisė. - Ishte e vėshtirė tė luash me dhjetė lojtarė pėr pjesėn mė tė madhe tė takimit. Ata e qarkulluan mjaft mirė topin. Nė momentin kur pėsuam golin e parė, kuptuam qė do tė ishte njė ndeshje tepėr e vėshtirė. Ėshtė njė rezultat po aq i keq sa njė barazim 0-0. Ishte njė nga ndeshjet mė tė vėshtira qė kam luajtur deri tani. Patėm njė detyrė tė vėshtirė dhe nė fund tė fundit jemi tė kėnaqur me rezultatin". Goli i shėnuar nė "Olimpiko" i ka dhėnė fund shterpėsisė sė sulmuesit nė Europė pėr kėtė sezon.
|
|
#5 06 Prill 2007 15:14
|
|
 |
Vini
Rregjistruar

Postime: 92
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 24 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 2823
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Luēiano Spaleti: Kualifikimi, 50% I Yni
Pėrfundoi me njerėzit qė i ndezėn duart flakė pėr tė duartrokitur kėtė Romė. Emocione tė tilla, bėnte tė ditur dikush nga ata qė kanė provuar shumė, nuk ndiheshin qė prej viteve tė lavdishme '80. Kėlni, Goteborgu, Dundi, arritjet e mėdha tė verdhekuqve... Pas 23 vitesh kanė mposhtur edhe Manēester Junajtidin dhe madje nė ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve. Vetėm se kėsaj here bėhet fjalė vetėm pėr takimin e parė dhe Runi, i cili deri tė mėrkurėn nuk kishte shėnuar ende asnjė gol nė Champions, ua prishi disi festėn duke e bėrė kėshtu udhėtimin pėr nė "Old Traford" jo edhe aq tė rehatshėm sa ē'u mendua pėr disa ēaste. Ndaj, pas takimit romanistėt nuk e dinin as vetė nėse duhej tė ndiheshin tė lumtur pėr fitoren apo mė tė shqetėsuar pėr kualifikimin. Spaleti u pėrqafua me Fergusonin ("Shkova t'i pėrshėndesja anglezėt") dhe pėrgėzoi djemtė e tij: "Luajtėm si tė barabartė me ata tė Manēesterit, zhvilluam njė ndeshje tė mirė dhe kjo ishte gjėja mė e rėndėsishme." Po tė mos kishte qenė Runi... "Mė vjen keq pėr atė kundėrsulm, ishte vendimtar njė driblim i Ronaldos. Por mė pas u treguam tė zotė qė kaluam sėrish nė epėrsi dhe mė pas i shkuam disa herė pranė golit tė tretė." Nė Manēester duhet ta mbrojė golin e avantazhit pa Perrotėn. "Mė vjen keq pėr Simonen, sepse donte tė luante medoemos, do tė jetė njė mungesė e rėndė. Por kartoni i tij i verdhė qėndronte, ashtu sikurse duhej tė qėndronte dhe 11-metėrshi ndaj Mansinit. Ata tani janė tė detyruar tė diktojnė lojėn e tyre, por ne kemi disa shanse. Por mundėsitė janė 50 me 50, sikurse pas 0 0-s ndaj Lionit."
|
|
#6 06 Prill 2007 15:15
|
|
 |
XiSO
Madhor

Postime: 221
Rregjistruar: Nėntor 2005
Pėrdorues #: 159
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Luis Saha, Nė Maksimum Ndaj Romės
Sulmuesi i Manēester Junajtid, Luis Saha, ėshtė i gatshėm dhe mund tė japė maksimumin e tij pėr Manēesterin nė pjesėn e mbetur tė sezonit. Sezoni i francezit ėshtė ndėrprerė nga dėmtimi. Saha u rikthye nė ndeshjen e mesjavės kundėr Romės, por nuk luajti nė humbjen e 2-1 kundėr Portsmuthit. Tashmė sulmuesi i Francės ka shumė energji pėr tė shpėrdoruar nga ky moment dhe deri nė fund tė sezonit. "Nuk mendoj se mund tė kem mundėsi pėr tė fituar mė shumė freski, - tha Saha. - Kam munguar disa ndeshje dhe kam disa energji qė duhen shpenzuar. Duhet tė provoj dhe njė herė se kam vlera dhe duhet ta ndihmoj skuadrėn me golat e mi. Do tė jetė njė ndjenjė e bukur"
|
|
#7 09 Prill 2007 20:45
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Manēesteri: Roma, besim dhe frikė!
Manēesteri do tė presė Romėn nė "Old Traford" me mundėsinė pėr tė arritur gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve, ku mungon prej pesė vitesh. Megjithatė, Roma ėshtė krejtėsisht nė lojė pas fitores 2-1 nė ndeshjen e parė nė "Olimpiko" dhe pėr faktin se nė raundin e kaluar ka fituar 2-0 nė Lion. Kjo ėshtė arsyeja pėr tė cilėn trajneri Sėr Aleks Ferguson kėrkon respekt maksimal pėr verdhekuqtė. Skocezi qė drejton "Djajtė" kishte parashikuar Lionin si njė nga skuadrat qė mund tė fitonte Championsin dhe e di mirė se tė besuarit e tij duhet tė japin mė tė mirėn nga vetja, pėr tė mbajtur gjallė ėndrrėn pėr pėrsėritjen e vitit 1999, kur Manēesteri fitoi titullin nė Angli, Championsin dhe Kupėn e Ligės. Fitorja nė finalen ndaj Bajernit, luajtur nė Barcelonė nė vitin 1998, ėshtė njė nga kujtimet mė tė bukura nė historinė e lavdishme tė Junajtidit. Nėse eliminon Romėn, Manēesteri do tė ndeshet nė gjysmėfinale me fituesen e ēiftit Bajern-Milan. Nė lidhje me sfidėn e sotme, Fergusoni tha: "I dhamė vetes njė avantazh me golin e shėnuar nė transfertė. Nėse fitojmė 1-0, do tė jemi nė gjysmėfinale dhe besoj se mund t'ia dalim. Por fitorja 2-0 qė Roma arriti nė fushėn e Lionit, ishte diēka speciale, e cila duhet tė na bėjė tė kemi kujdes. E kemi analizuar paraqitjen e tyre dhe e dimė se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė." Manēesteri do tė jetė pa tė skualifikuarin Pol Skols, i cili u nxor me kartonin e kuq nė ndeshjen e "Olimpikos" dhe do tė zėvendėsohet nga Daren Fletēer. Anglezėt do tė bėjnė edhe pa tė dėmtuarit Nemanja Vidiē, Geri Nevill dhe Majkėll Silvestre. Gjithsesi, Manēesteri ka njė rekord tė shkėlqyer nė fushėn e tij pėr ndeshjet e Championsit, ku ka humbur vetėm njė nga 31 sfidat e fundit nė "Old Traford". Ndėrkohė, pas Lionit, trajneri i Romės, Luēiano Spaleti, ka "shėnjestruar" viktimėn tjetėr gjigante. "Mėnyra mė e mirė pėr tė pėrgatitur ndeshjen mė tė rėndėsishme tė jetės tėnde, ėshtė tė punosh pėr fitoren. Roma ėshtė gati, - tha trajneri i verdhekuqve, pas fitores 2-0 ndaj Katanias pėr Serinė A. - Do tė luajmė nė njė nga fushat mė tė mėdha tė Europės. Do tė ketė shumė sfida njė pėr njė, tė cilat do tė pėrcaktojnė skuadrėn e kualifikuar. Ata kanė individualitete tė spikatura, por ne shkojmė me besimin maksimal pėr tė arritur gjysmėfinalet." Disa nga titullarėt e Romės, pėrfshi kapitenin Franēesko Toti, Daniele De Rosin, Rodrigo Tadein, Mansinin dhe Kristian Ēivun, u lanė pushim nė ndeshjen e kampionatit. Skuadra qė renditet nė vendin e dytė tė Serisė A, nuk do tė ketė shėrbimet e tė skualifikuarit Simone Perrota. Gjithsesi, rikthehet kileni David Pizarro, teksa Kristian Vilhelmson pritet ta nisė ndeshjen sėrish si titullar. Do tė jetė njė sfidė e tensionuar edhe ndėrmjet dy tifozėrive, pas incidenteve tė ndodhura nė 90-minutėshin e parė, ku pėrleshjet nė "Olimpiko" dėrguan nė spital 19 tifozė.
E.LUBANI
(20:45) Manēester - Roma (1-2)
Formacionet e mundshme:
Manēester: Van der Sar, Braun, Ferdinand, O'Shi, Hajnce, K.Ronaldo, Kerrik, Fletēer, Gigs, Runi, Saha. Tr: Aleks Ferguson
Roma: Doni, Kaseti, Mekses, Ēivu, Panuēi, De Rosi, Pizarro, Vilhelmson, Tadei, Mansini, Toti. Tr: Luēiano Spaleti
Gjyqtar: Lubos Mishel (Sllovaki)
Gjendja disiplinore:
Tė skualifikuar: P.Skols (Manēester) / S.Perrota (Roma)
Nuk luan nė gjysmėfinale nėse merr karton tė verdhė: K.Ronaldo, P.Evra, G.Hajnce (Manēester) / D.De Rosi, F.Mekses, M.Toneto,
F.Toti (Roma)
Shifra dhe fakte
Bilanci: 1 ndeshje
Fitore Manēester: 0
Barazime: 0
Fitore Roma: 1
04.04.07 Roma - Manēester U 2-1
Pjesėmarrje nė gjysmėfinalet e Kupave tė Europės:
Manēesteri: 11 herė
Roma: 5 herė
- Manēesteri i ka fituar tė katėr ndeshjet e luajtura nė fushėn e tij nė kėtė edicion tė Championsit. "Djajtė" kanė humbur vetėm njė nga 31 ndeshjet e fundit nė "Old Traford", 1-0 ndaj Milanit dy sezone mė parė.
- Manēesteri ka fituar shtatė dhe ka barazuar dy nga 11 ndeshjet e luajtura nė "Old Traford" ndaj skuadrave italiane. Humbja ndaj Milanit ėshtė e vetmja...
- Roma ka fituar katėr nga tetė ndeshjet e fundit qė ka luajtur jashtė fushe pėr Kupat e Europės.
- Roma ka fituar vetėm nė njė nga 11 vizitat e mėparshme nė Angli, kur mundi 1-0 Liverpulin pėr Kupėn UEFA, gjashtė sezone mė parė nėn drejtimin e Kapelos.
Spaleti: Si ndaj Lionit
Trajneri i Romės, Luēiano Spaleti, ka deklaruar se ėshtė disi nė siklet pas rezultatit tė pėrballjes sė parė mes tė besuarve tė tij dhe Manēesterit. Klubi roman ka lėnė pushim disa lojtarė bazė tė formacionit nė fitoren 2-0 tė fundjavės kundėr Katanias. Autorė tė golave kanė qenė Franēesko Tavano dhe Mirko Vuēiniē. Megjithatė, Spaleti ka deklaruar se Tavano ka pak shanse pėr t'u aktivizuar nė pėrballjen e "Old Trafordit", ku miqtė do tė mbrojnė kryesimin 2-1 nga ndeshja e parė. "Arsyeja pse Tavano nuk ka mundėsi tė tregojė se sa vlen, jam unė, - tha Spaleti. - Ėshtė faji im, pasi nuk i kam dhėnė mundėsinė tė tregojė sa vlen. Ju mund ta dalloni sa i mirė ėshtė ai". Kampionėt e botės, Franēesko Toti dhe Daniele De Rosi, braziliani Amantino Mansini, Kristian Kivu dhe Kristian Panuēi janė lėnė pushim nė ndeshjen kundėr Katanias, e cila u zhvillua nė stadiumin e Leēes. Toti mendohet tė jetė rikuperuar nga shiatiku, por Simone Perrota do tė mungojė, sepse ėshtė i pezulluar. Perrota ka lindur nė Manēester dhe ka shprehur dėshirėn e tij tė madhe pėr tė luajtur nė kėtė pėrballje, megjithatė ai nuk do ta ketė mundėsinė. "Mėnyra mė e mirė pėr tė pėrgatitur ndeshjen mė tė rėndėsishme tė jetės tėnde, ėshtė tė punosh pėr fitoren. Roma ėshtė gati, - tha trajneri i verdhekuqve, pas fitores 2-0 ndaj Katanias pėr Serinė A. - Do tė luajmė nė njė nga fushat mė tė mėdha tė Europės. Duhet tė luajmė si ndaj Lionit. Do tė ketė shumė sfida njė pėr njė, tė cilat do tė pėrcaktojnė skuadrėn e kualifikuar. Ata kanė individualitete tė spikatura, por ne shkojmė me besimin maksimal pėr tė arritur gjysmėfinalet."
Ferguson: Nuk ėshtė e pamundur!
Manēesteri do tė presė Romėn nė "Old Traford", pas humbjes 2-1 nė ndeshjen e parė ēerekfinale nė Itali. Nė lidhje me sfidėn e sotme, Fergusoni tha: "I dhamė vetes njė avantazh me golin e shėnuar nė transfertė. Nėse fitojmė 1-0, do tė jemi nė gjysmėfinale dhe besoj se mund t'ia dalim. Nuk ėshtė diēka e pamundur. Por fitorja 2-0 qė Roma arriti nė fushėn e Lionit, ishte diēka speciale, e cila duhet tė na bėjė tė kemi kujdes. E kemi analizuar paraqitjen e tyre dhe e dimė se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė. Luis Saha ėshtė shumė pranė rikthimit nė gjendje tė mirė fizike dhe trajneri skocez, Sėr Aleks Ferguson, ka pranuar se ai do tė grumbullohet pėr ndeshjen kundėr Romės, por do tė qėndrojė nė stol. "Ai ėshtė i gatshėm tė luajė disa minuta dhe do ta marr nė stol, - konfirmoi Fergusoni. - Ai nuk ėshtė ende plotėsisht i gatshėm, por unė kam besim dhe do ta grumbulloj". Mesfushori Majkėll Kerrik ėshtė i bindur se goli i Runit nė ndeshjen e parė, u ka dhėnė atyre njė shans shumė tė mirė pėr tė arritur kualifikimin nė gjysmėfinale. Kerriku tha: "Goli para pjesės sė parė ishte njė fatkeqėsi, por arritėm tė barazojmė. Nė momentin kur kalon nė disavantazh, ėshtė tepėr e rėndėsishme tė arrish barazimin dhe kjo do tė na japė njė mundėsi tė mirė edhe pėr ndeshjen e kthimit." Tifozėt nė "Old Traford" do tė luajnė padyshim rolin e tyre dhe mesfushori 25-vjeēar mendon se ky do tė jetė njė nga faktorėt e suksesit. "Do tė jetė njė festė e madhe, - tha Kerriku. - Do tė jetė njė atmosferė elektrizuese, e cila do tė na ndihmojė shumė. Mezi po presim tė futemi nė fushė. Gjendemi nė njė pozitė tė mirė pėr t'u kualifikuar. Duhet tė shėnojmė dhe pėr kėtė kemi shumė besim."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 10 Prill 2007 19:06
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 "Djajtė" arrijnė nė "qiellin e shtatė"
Manēester - Roma 7-1 (1-2)
Shėnues: Kerrik 11', 60', Smith 17', Runi 19', K.Ronaldo 44', 49', Evra 81' / De Rosi 69'
Manēesteri: 1 E.Van der Sar, 22 Xh.O'Shi (3 P.Evra 52'), 6 U.Braun, 5 R.Ferdinand, 4 G.Hajnce, 7 K.Ronaldo, 16 M.Kerrik (23 K.Rikardson 73'), 24 D.Fletēer, 11 R.Gigs (20 O.G.Solskjaer 61'), 8 U.Runi, 14 A.Smith. Tr: Ferguson
Roma: 32 Doni, 77 M.Kaseti, 5 F.Mekses, 13 K.Ēivu, 2 K.Panuēi, 16 D.De Rosi (14 R.Fati 86'), 7 D.Pizarro, 4 K.Vilhelmson (28 A.Rosi 88'), 23 M.Vuēiniē, 30 Mansini (35 S.Okaka 90'), 10 F.Toti. Tr: Spaleti
Gjyqtar: Lubos Miēel (Sllovaki)
Kartonė tė verdhė: Smith, Ferdinand, Kaseti, Mekses
"Old Traford", stadiumi i ėndrrave pėr Manēesterit dhe i makthit pėr Romėn. Nė ēerekfinalen e djeshme tė Ligės sė Kampioneve, anglezėt kanė eliminuar italianėt nė mėnyrėn mė tė dhimbshme, me njė fitore 7-1. Nė fund tė fundit, ishte ligji i futbollit dhe fitoi mė i forti. Mbrėmė "Djajtė" ishin tė papėrmbajtshėm dhe regjistruan njė nga netėt mė tė paharrueshme nė historinė e tyre. Roma e gjeti veten pa Rodrigo Tadein nė momentin e fundit, pas njė dėmtimi tė pėsuar nė nxehje dhe Spaleti vendosi tė aktivizojė Mirko Vuēiniēin, por miqtė i humbėn tė gjitha duelet individuale nė harkun e 90 minutave, ndaj njė Manēesteri qė nuk druhej aspak pėr tė ngulur thikėn nė plagė.
Shkatėrrimi nė 45' - Roma bėn lojėn e saj vetėm pėr dhjetė minuta, derisa Sėr Aleks Ferguson mendon t'i vendosė nė njė linjė tė drejtė tė katėr futbollistėt e avancuar, Uejn Runi, Rajan Gigs, Kristiano Ronaldo dhe Alan Smith. Me kėtė lėvizje, Manēesteri do tė shkatėrrojė kundėrshtarėt duke i turpėruar qė nė pjesėn e parė. Goli i avantazhit ishte njė perlė e Majkėll Kerrikut qė befasoi Donin. Roma ēuditėrisht bie nė tapet dhe praktikisht ndeshja humbi nė kėtė moment. Goli i dytė erdhi si pasojė e njė kundėrsulmi me shtatė pasime, qė u konkretizua nga Alan Smith pas pasimit final tė Gigsit. Njė zbritje perfekte, e denjtė pėr librat e futbollit, qė padyshim huton Romėn. Kjo pasi goli i tretė vjen vetėm pas dy minutash. Gigs kėtė herė shėrben pėr Runin, i cili nuk fal duke shėnuar golin e dytė nė kėtė edicion tė Championsit, tė dytin ndaj Romės. Nė fundin e pjesės sė parė, Kristiano Ronaldo servir "pokerin" teksa hyn nė zonė me njė seri fintesh dhe e dėrgon topin, nė tė majtė tė portierit brazilian Doni.
Pjesa e dytė - Muzika nuk ndryshon edhe nė fraksionin e dytė tė lojės. I zakonshmi Gigs, jep "asistin" e tretė nė ndeshjen e djeshme, duke i dhėnė mundėsinė Kristiano Ronaldos tė shėnojė golin e pestė, tė dytin personal, me portėn e boshatisur. "Old Traford" nuk i beson syve dhe kalon nė delir, kur Kerrik e dėrgon topin edhe njė herė nė trekėndėshin e portės sė mbrojtur nga Doni. Tek kryesuesit e Premier Ligės nuk u ndje mungesa e Pol Skolsit, pikėrisht falė paraqitjes sė shkėlqyer tė ish-mesfushorit tė Totenhemit. Nga ana tjetėr, mungesat e Perrotės dhe Tadeit rezultan "vrastare" pėr skuadrėn e Spaletit. Roma reagoi me golin e De Rosit, pas krosimit tė Totit, por pati "lavdi" pėr Patrik Evranė autorin e golit, qė vulosi shifrat pėrfundimtare tė rezultatit nė 7-1. Manēesteri kalon nė gjysmėfinalet e Championsit, atje ku mungonte qė nga vitit 2002, dhe do tė ndeshet me fituesen e ēiftit, Bajern-Milan. "Djajtė" janė ende nė lojė pėr tė pėrsėritur vitin 1999, kur arritėn tė fitojnė gjithēka: kampionatin anglez, Ligėn e Kampioneve dhe Kupėn e Ligės.
Rekordi - Suksesi i djeshėm 7-1, i Manēesterit ėshtė mė i thelli i arritur nė historinė e ēerekfinaleve tė Kupave tė Europės, qė nga viti 1958, kur Reali i Madridit fitoi 8-0 ndaj Seviljes pėr Kupėn UEFA. Menjėherė pas pėrfundimit tė ndeshjes sė djeshme, kuotat e nxjerra nė treg nga bastexhinjtė anglezė e konsiderojnė Manēesterin si favoritin kryesor pėr tė fituar Ligėn e Kampioneve.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 11 Prill 2007 17:38
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Roma - Manchester Utd
Njė disfatė historike pėr futbollin italian
Njė turpėrim i tillė ėshtė shumė i vėshtirė pėr t'u harruar, por ėshtė edhe po aq i vėshtirė tė gjendet njė precedent i tillė qė tė ketė ndodhur nėpėr Kupat e Europės, si pėr sa u takon skuadrave italiane, ashtu edhe nė tėrėsi tė veprimtarive. Por humbja 7 1 e pėsuar nga Roma nuk ėshtė disfata mė e rėndė e pėsuar nga njė skuadėr italiane nė Europė. Ėshtė 7 0-ja e pėsuar nga Juventusi nė vitin 1958 nė transfertė kundėr Viener SK, skuadėr austriake, nė turnin e parė tė asaj qė asokohe quhej Kupa e Kampioneve. Milani u mund 6 0 nga Ajaksi mė 16 janar tė 1974-s, nė ndeshjen e kthimit tė Superkupės Europiane, pasi e kishte fituar takimin e parė 1-0. Ėshtė edhe njė 0 6 i Lensit ndaj Lacios nė Kupėn UEFA 1977 (bardhekaltrit kishin fituar 2-0 nė takimin e parė). Dhe mė 20 tetor 1971 nė 1/8 tė Kupės sė Kampioneve, Interi u mund nė transfertė 7-1 nga Borusia Mynshengladbah, por UEFA e anuloi ndeshjen, pėr shkak tė incidentit tė Boninsenjės. Por fitoren mė tė thėllė nė Ligėn e Kampioneve e ka arritur pikėrisht njė skuadėr italiane: 7-0, me tė cilėn Juventusi theu Olimpiakosin e Pireut mė 10 dhjetor tė 2003-shit. Ndėrsa janė tri ndeshjet e Championsit, nė tė cilat janė shėnuar mė shumė se 8 golat e sė mėrkurės: 11 gola nė takimin Monako Deportivo 8 3 mė 2003 04, 9 nė PSG Rozenborg 7 2 mė 2000 01 dhe nė Lion Verder Bremen 7 2 mė 2004 05. Pėr Romėn ka qenė humbja mė e thellė qė ka pėsuar ndonjėherė nė Europė. Pėrpara Manēesterit kishte humbur 4 0 brenda ndaj Karl Zeis Jenas nė Kupėn UEFA 1980/81.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#10 12 Prill 2007 20:59
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Anglia: 7-1, pėr tė fundosur Serinė A
Me njė entuziazėm tė rrallė, ashtu siē ishte edhe rezultati, shtypi anglez ka komentuar fitoren 7-1 me tė cilėn Manēesteri eliminoi Romėn nė ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve. Pėr ta ka qenė suksesi i futbollit britanik ndaj atij italian. "Kerrik frymėzon njė natė tė paharrueshme nė "teatrin e ėndrrave," - titullonte gazeta "Indipendent", duke kujtuar se ajo ndaj Romės ėshtė fitorja mė e thellė pėr "Djajtė" nė Ligėn e Kampioneve. "Pavarėsisht si do tė dalė nė fund, nėse do ta arrijė apo jo finalen e Athinės, - komentonte "The Times". - Manēesteri ndaj Romės realizoi diēka tė jashtėzakonshme qė nuk mund tė pėrsėritet mė nė kėtė sezon."
Sulm ndaj Italisė - "Shtatė mrekulli, Manēesteri ka shkatėrruar Romėn e pashpresė, - ishte titulli i "The Guardian", qė mė pas vazhdonte. - Manēesteri fundosi Romėn dhe bashkė me tė tė gjithė Serinė A. Askush nuk e kishte imagjinuar qė njė skuadėr italiane mund tė shpėrfytyrohej nė njė mėnyrė tė tillė." Kori i gazetave britanike vazhdon me "Telegraph": "E pabeshueshme..., atėherė kur "teatri i ėndrrave" rinovon famėm e tij." Ndėrsa "The Sun" pėrdori njė lojė fjalėsh dhe shfaqi si titull kryesor: "ManUficent Seven". Pati edhe thirrje pėr mėshirė si nė rastin e "Mirror": "Djajtė" nuk e falėn aspak njė kundėrshtar qė nuk dinte se ku ishte dhe ēfarė bėnte."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#11 12 Prill 2007 21:00
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|