Romanit mė tė fundėm tė Ben Kiēo Blushit, 'Tė jetosh nė njė ishull' i ėshtė dhėnė shumė publicitet nė mediat shqiptare. Shumė njerėz me tė cilėt kam folur pėr kėtė roman, me ēfarė kanė dėgjuar nga mediat, thonė qė ėshtė njė roman i mirė qė flet pėr tolerancėn fetare nė Shqipėri pse kėshtu kanė folur televizionet kliente tė Partisė Socialiste. Mbi mirėsinė e librit tė Ben Blushit foli edhe botuesi dhe miku i familjes Blushi, Fatmir Toēi i cili nė kapakun e prapėm tė librit thotė qė romani 'pėrpiqet tė tregojė se si shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetare pėr t'i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohės.' Kur fjalė tė kėtilla dalin nga njė person si Fatmir Toēi dhe Piro Misha qė mori pjesė nė promovimin e kėtij libri, tė cilėt nė njė seri rastesh kanė sulmuar muslimanėt shqiptarė pėr librat qė ata botojnė dhe kanė kėrkuar censurimin e tyre si nė kohė tė Partisė sė Punės, toleranca e librit tė bėnte tė dyshosh. I nxitur nga dėshira e mirė pėr tė kuptuar sesi ėshtė e mundur, qė djali i Kiēo Blushit, i Islamofobit mė tė egėr nė Shqipėri i cili hoxhallarėt e Shqipėrisė i ka quajtur xhambazė kuajsh disa muaj mė parė, mund tė shkruaj njė roman qė flet pėr bashkėjetesėn fetare nė Shqipėri, porosita nga Italia qė tė mė blejnė kėtė roman. Ishte njė habi pėr mua qė njė njeri racist dhe islamofob si Beni i Kiēos sė Blushėve i cili nė Tetor tė vitit 2006 feu muslimanėt e Shqipėrisė nga podiumi i parlamentit shqiptar, tė mund tė ndėrroj pllakė brenda natės dhe nė vėnd tė urrejtjes dhe racizmit islamofobik tė prodhojė njė roman qė flet pėr tolerancė.
Librin tė cilin porosita nga Tirana, e mora para dy ditėsh dhe e lexova me njė frymė. Libri i Benit qė ka 408 faqe i dedikohet nė faqen e 5tė tė tij Eva Bratit - Blushi, gruas sė Benit e cila u akuzua disa vite mė parė si pėrfituese e pandershme e 250 milion lekėve tė taksapaguesėve shqiptarė me 12 tendera tė Albtransportit nė kompaninė familjare tė familjes Blushi. Duke parė qė ky libėr i dedikohej njė personi tė pėrfolur pėr korrupsion qė nė faqen e parė tė librit, nėnqesha me vete dhe thashė hajde tolerancė fetare qė duhet tė ketė kėtu brenda.
Romani i Ben Blushit nis nė njė fshat diku nė jug tė Shqipėrisė
Beni ndoshta e ka imagjinuar romanin nė fshatin e tij nė Kolonjė. Nė roman tregohet sesi njė i krishterė vendos qė njė ditė prej ditėsh tė shekullit tė 18-tė tė bėhet musliman. Arsyeja pse personi do tė bėhėt musliman, sipas Ben Blushit, ėshtė teoria e vjetėr greko - sėrbe kundėr shqiptarėve, e cila islamizimin e tyre nuk ia dedikon triumfit teologjik tė Islamit ndaj Krishtėrimit, as shtypjes greko - sėrbe kundėr shqiptarėve, por dhunės turke, taksave turke dhe muslimanėt e islamizuar tregohen si servilė dhe njerėz frikacakė ndaj turqve. Ben Blushi fut nė gojėn e tė krishterit qė bėhet musliman debate tė ndryshme qė ky bėn pėr islamin. Ndėr tė tjera Ben Blushi, Islamin e quan fe tė dhunės. Kuranin libėr tė ndalimit dhe jo lejimit. Muhamedin e akuzon sikur ai ka shkruar Kuranin edhe pse ai nuk dinte shkrim e kėndim (fq. 9). Lėmoshėn qė muslimanėt japin ky e quan varfėrim tė njeriut (fq. 12), Islamin e tregon si njė stuhi rėre qė ofron dhe mbyt liritė e njerėzimit etj.
Kur Ibrahimi bėhet musliman, Ben Blushi mbledh tė krishterėt e katundit tė Kolonjės tė cilėt Islamin e quajnė kolerė qė ka njė mijė vjet qė pėrhapet me majėn e shpatės, ndėrsa njerėzit qė pranojnė mesazhin e Zotit, i quan Judė (fq. 23). Por ndėrsa shqiptarėt muslimanė janė judė dhe tradhėtarė, turqit Ben Blushi i tregon si ujqėr, tė cilėt pasi shumohen shumė vrasin njėri tjetrin (fq. 25). Turqit janė aq mizorė saqė ata bėjnė edhe grekėt e ishullit tė Mitelenit mizorė pasi kėta rrojnė nėn robėrinė turke (fq. 84). Turqit nė romanin e Benit sjellin edhe kolerė me vete kur ata pinė ujė nė ēesmėn e fshatit (fq. 118). Njė krahasim tė kėtillė, tė turqve me ujqėrit unė e kam gjetur nė Mein Kampfin e Hitlerit ku ai i krahason ēifutėt me ujqėrit tė cilėt kur shumohen shumė hanė njėri tjetrin. Unė nuk e di se ku e mėsoi Ben Blushi kėtė krahasim tė turqve me ujqėrit. Por di qė si Beni ashtu si edhe i ati, Kiēua, janė dele tė urta tė herezisė sė tij peshkopit grek, Janullatos. Kur grekėt vranė ēifutėt, turqit dhe ēamėt nė Janinė dhe Selanik nė vitet 1913, 1925 dhe 1945 qarqet fondamentaliste helene si shqiptarėt, si turqit ashtu edhe ēifutėt i krahasonin me kėto epitete. Ka mundėsi qė qirje Janullatosi ta ketė mėsuar Ben Blushin me kėto krahasime luftėnxitėse dhe anti-semite.
Nė roman, personazhet e Ben Blushit tregojnė sesi dervishėt qė predikonin Islamin nė Shqipėri ishin pėrdhunues grashė muslimane (fq. 26), Ibrahimin i cili bėhet musliman, tė krishterėt e thėrrasin 'Ibrahim o derr, Muhamedi tė pret nė ferr' dhe ofendime tė tjera kundėr profetit tė Islamit (fq. 33 - 35). Por ndėrsa Ibrahimi personazhi kryesor i romanit tė Benit ėshtė bėrė musliman syni, Ben Blushi tregon qė Ali Pashai ėshtė prototipi mė i qartė i muslimanit shqiptar, i cili sipas Benit ėshtė Bektashi, dhe si pasojė ėshtė hajdut, rrufian, njeri qė ja ka me hile Zotit, kriminel, pedofil, kusar, pėrdhunues grashė dhe njeri i pabesė (fq. 44 - 52). Ali Pashai i cili qeveriste grekėt nė Janinė, Ben Blushi e tregon si njė mostėr seksuale i cili kishte jo vetėm femra nė Harem tė cilin e pėrdorte si bordell, por edhe njė bordell special me djem tė rinjė. (fq. 325). Ndėrsa operacionet anti-terroriste qė Ali Pasha bėri kundėr banditėve grekė dhe suliotė, Ben Blushi i tregon si aksione kriminale dhe tė pabesa nga shqiptarėt muslimanė, kundėr suliotėve ortodoksė, qė ky nga hajdutė dhe vrasės i bėn heronjė tė krishtėrimit.
Proēesi i islamizimit tė shqiptarėve
Proēesin e islamizimit tė shqiptarėve Ben Blushi e quan tradhėti ndaj krishtėrimit, pasojė e taksės sė gjakut, xhizjes antikristjane, pengmarrjes nga turqit, dhunės qė muslimanėt shqiptarė ju bėjnė tė krishterėve nė Shkodėr, Vlorė, Berat, Korēė, Janinė dhe Elbasan. Nė Shqipėrinė muslimane tė Ben Blushit tė krishterėt terrorizohen nga muslimanėt shqiptarė, tė cilėt grabisin toka, gratė e tė krishterėve, siē kanė mėsuar nga Kalifi Umar (fq. 102 - 103). Muslimanė, nė romanin e Benit bėhen edhe tė krishterėt e pabesė qė duan ti vjedhin babait tokėn e tyre me ndihmėn turke (fq. 111).
Herojtė e Ben Blushit nė roman janė vllehėt e Voskopojės. Personazhi kryesor i romanit ėshtė njė grek bizanit me emrin Arianit Komneni tė cilin Beni e bėn heroin e romanit. Ky Komneni tė cilėt tė gjithė i njohin qė historikisht janė grekė dhe shqiptarėvrasės, nė roman shitet pėr shqiptar, por njė shqiptar me qendėr jo nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė dhe nė qytetet ku u zhvillua shqiptaria por nė Voskopojė. Nė bisedat qė Komneni greko - vllah i Ben Blushit bėn me hajdutin Ali Pashė Tepelena, heroi ortodoks i romanit sulmon islamin, shqiptarėt muslimanė dhe mbron ortodoksinė dhe i tregon ortodoksėt si herojtė e shqiptarisė. Duke ditur mllefin qė greko - ortodoksėt kanė me Skėnderbeun si hero katolik, Ben Blushi sulmon me gojėn e Arianitit edhe Skėnderbeun tė cilin e quan turk, musliman, tė pabesė, hileqar, njeri qė i bėn pabesira Arianitit, dhe njė njeri pa ndėrgjegje, pasi ishte edukuar si musliman, njeri djallėzor pėr shkak tė edukatės turke qė kishte marrė etj. Ky Skėnderbeu ishte i pabesė dhe sėbashku me turqit i bėnin hilera Arianitit. (fq. 55 - 63). Por njeri i keq nė romanin e Benit nuk ėshtė vetėm djallėzori Skėnderbe i cili ėshtė aleat i Papės dhe jo i Janullatosit, por edhe njė Thoma Komneni i cili cilėsohet si tradhėtar meqė ai u bė musliman (fq. 64).
Arianiti ėshtė hero i krishtėrimit
Pėr Ben Blushin, heroi i tij, Arianiti ėshtė hero i krishtėrimit i cili thotė se nuk ka dallim nėse jemi shqiptarė, serbė apo grekė. Rėndėsia ka qė tė luftojmė me flamurin e krishtėrimit, kundėr Islamit tė cilin ai e quan njė pėrbindėsh mė trup nė Azi dhe i cili vendin e ka nė Azi. Ndėrsa Islami i pėrket Azisė, pėr Ben Blushin, Krishtėrimi ėshtė njė farė qė nuk mund tė mbijė nė Azi (fq. 82). Herojtė e Ben Blushit nė roman thonė qė Shqipėria ėshtė vend i vogėl pėr shumė fe, gjė qė nėnkupton se nė kėtė vend nuk ka vend pėr muslimanėt (fq. 93).
Heroi i Benit lufton pėr tė mbrojtur Kretėn greke, Greqinė, Voskopojėn dhe do tė ndėrtojė Perandorinė Bizantine me themel pan - orthodhoksinė greke dhe ēati Evropėn (fq. 66 - 68). Arianit Komneni ėshtė nė dashuri tė madhe edhe me serbėt tė cilėt me Gjergj Brankoviēin bėjnė komplote pėr tė marrė pushtetin nė Kosovė kundėr shqiptarėve. Pėr kėtė arsye tė dy herojtė ortodoksė tė Ben Blushit shkojnė nė Stamboll qė tė ndėrtojnė njė komplot. Muslimani shqiptar qė Arianiti takon nė Stamboll ėshtė barbari Patrona Halili tė cilin autori e tregon qė ėshtė Lab. Dhe lebėrit tregohen si hajdutė, vrasės, barbarė dhe tmerri i Stambollit (fq. 72 - 76).
Por qendra e qytetėrimit qė Ben Blushi quan 'shqiptar' ėshtė Voskopoja e vlleho - grekėve. Nė kėto vitet e fundit si pasojė e indoktrinimit vllaho - grek dhe Janullatist nė Shqipėri, njė numėr i madh ortodoksėsh, qė nga Aurel Plasari, te Alfred Moisiu, Piro Misha, Kiēo Blushi, Nasho Jorgaqi etj kanė zhvilluar kultin e Voskopojarizmit. Vllehėt besojnė ashtu si edhe serbėt qė duan Kosovėn - se Voskopoja ėshtė tokė e shenjtė e tyre, tė cilėn e shkatėrruan shqiptarėt muslimanė. Ndėrsa serbėt, Kosovėn shqiptare e masakruan dhe e dogjėn pėr 100 vite me radhė, falė besimit tė tyre tė marrė se Kosova ėshtė njė Jeruzalem serb, voskopojarizmi vllah ėshtė edhe me i rrezikshėm pse ai cėnon sigurinė kombėtare nė Shqipėri pasi vllehėt duan tė bėjnė njė shtet brenda shtetit dhe Voskopojėn e shohin si Jeruzalemin e vllahėrisė. Kush ka lexuar gazetėn FRATIA qė botojnė vllehėt e Tiranės me Nasho Jorgaqin dhe Vangjel Shundin, do tė shohin sesi vllehėt e Tiranės botojnė aty poezi dhe shkrime ku vllehėt pretendojnė qė shqiptarėt kanė qenė barbarė dhe vetėm vllehėt e Voskopojės kanė patur qytetėrim nė Shqipėri (shiko Gazeta Fratia, Nėntor 1997, fq. 6, poezia Voshopolea). Kėtė gjė synon tė tregojė edhe Ben Blushi nė roman e tij. I yshtur siē duket nga peshkopi Janullatos, Beni e tregon katundin vllaho - grek tė Voskopojės, sikur tė mos ketė qėnė njė vendstrehim ēobenėsh aromunė qė jetonin me kuaj dhe me gomerė duke transportuar mallrat e muslimanėve shqiptarė, por sikur tė ishte njė El Dorado i krishtėrimit. Vllehėt qė edhe sot nė Rumani mezi kanė bėrė njė palo-shtet, Ben Blushi na i tregon sikur tė ishin mė tė qytetėruar sesa shqiptarėt muslimanė. Nė roman Ben Blushi tregon qė Voskopoja kėrcėnohej nga bandat muslimane tė Korēės dhe Beratit. Muslimanėt e Shqipėrisė sė Jugut, qė nga Skrapari, Vlora, Korēa dhe Berati, Beni i tregon si barbarė. Ndėrsa vllehėt tė cilėt nė Shqipėrinė Osmane kanė patur statusin e evgjitit dhe rronin nė gjendje gjysėm tė egėr, Beni i tregon sikur tė ishin britanikė. Kapitulli 23 i romanit tė Ben Blushit e tregon Voskopojėn sikur tė ishte njė parajsė e cila ishte kėshtu vetėm nga qė nuk kishte muslimanė.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"

















