| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Rosi, nė "luftė" me historinė e motoēiklizmit
Nėse arrin tė fitojė nė Turqi, do tė regjistrojė suksesin e 54-t, aq sa ka edhe Majk Duhan
Megjithėse ka arritur tė fitojė titullin e 7-tė kampion prej dy garash, Valentino Rosi ka tė paktėn dy objektiva pėr tė kėrkuar  sėrish fitoren edhe nė Ēmimin e Madh tė Turqisė, i cili do tė zhvillohet ditėn e diel. Me njė fitore, "Doktori" do tė ketė mundėsi tė arrijė rekordin e Majk Duhanit, 54 fitore, i cili ndodhet nė vendin e dytė nė klasifikimin e pėrgjithshėm tė pilotėve. Gjithashtu do tė regjistronte fitoren e tij tė 12-tė sezonale, qė ėshtė njė tjetėr rekord qė mbahet po nga Duhani. Tashmė dihet, Valentino Rosi nuk ka mė kufij dhe rivalė. Pasi ka arritur tė mundė tė gjithė rivalėt aktualė nė pistat e kalendarit tė kėtij sezoni, ai ka filluar tė matet me emrat mė tė mėdhenj tė historisė sė motoēiklizmit. Ditėn e diel, ndėrkohė qė Eduards sė bashku me disa pilotė tė tjerė do tė luftojnė pėr tė marrė vendin e dytė nė klasifikimin e pėrgjithshėm tė kėtij sezoni, Valentino do tė kėrkojė tė arrijė rekordet e njė piloti qė ka garuar nė vitet '90-tė, Majk Duhanit. Australiani ka fituar 5 tituj radhazi nė klasin "mbretėror", njė rekord ky qė e ka arritur edhe Rosi. Nė karrierėn e tij, ai ka arritur shifrėn e 54 fitoreve nė klasin 500cc, ndėrkohė qė piloti nga Pezaro, me fitoren nė Filip Ajlėnd, ka arritur fitoren e 53-tė nė klasin 500cc dhe Moto Gp. Pasi tė ketė kaluar edhe kėtė kufi, Valentino Rosi do tė pėrpiqet tė arrijė rekordin e padiskutueshėm tė fitoreve qė e mban Xhakomo Agostini, atė tė 68 fitoreve.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 21 Tetor 2005 17:32
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Rosi, nė "luftė" me historinė e motoēiklizmit
Melandri, mė i shpejti nė Turqi
Provat e para tė lira tė Ēmimit tė Madh tė Turqisė kanė regjistruar emrin e italianit Marko Melandri, si piloti mė i shpejtė. Ai ka regjistruar kėshtu kohėn mė tė mirė ditėn e premte gjatė provave tė lira, me 1'54"639, duke lėnė prapa bashkėkombasin dhe njėkohėsisht kampionin e botės nė fuqi, Valentino Rosin. Edhe nė sesionin e dytė tė kėtyre provave, ai ka dominuar duke e pėrmirėsuar ndjeshėm kohėn e tij, 1'53"506. Nė vendin e dytė tė kėtij sesioni pėrfundimtar ka qenė shoku i tij i skuadrės, Sete Xhibernau. Vetėm nė vendin e pestė ėshtė renditur mė pas Valentino Rosi, me njė diferencė prej 1.5 sekondash ndaj Melandrit. Akoma mė para ėshtė renditur piloti nga Roma, Maks Biaxhi. Me kohėn e regjistruar, romani i Hondės zyrtare ėshtė renditur vetėm nė vendin e 10-tė. Pra nė ditėn e parė tė debutimit nė pistėn e Stambolit, Yamaha M1 e Valentino Rosit ka qenė e detyruar tė ndjekė Hondėn, e cila ka renditur 3 pilotė nė tri vendet e para. Pas Melandrit dhe Xhibernaut, nė vendin e tretė gjendet Honda tjetėr zyrtare e Niki Heidenit. Duhet tė kujtojmė kėtu se Melandri sė bashku me pilotin amerikan janė nė luftė pėr vendin e dytė nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė. Pėrpara Rosit gjendet edhe japonezi Shinija Nakano me Kawasaki. Nė vendin e gjashtė ėshtė renditur spanjolli i Ducatit, Karlos Ēeka i cili ka lėnė prapa Yamahan tjetėr tė Kolin Eduardsit. Shoku i skuadrės sė Valentino Rosit ėshtė renditur kaq prapa, pėr shkak tė njė problemi mekanik qė ka pasur motori i tij. Tashmė ai sė bashku me Maks Biaxhin duket se kanė dalė nė duelet pėr vendin e dytė tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė. Tashmė duket qartė se gara e Turqisė do tė jetė njė ēėshtje mes Marko Melandrit dhe Niki Heidenit.
Erdogan fton Berluskonin pėr garėn
Garat e motoēiklizmit janė pritur mirė nė Stamboll dhe kryeministri i kėtij shteti, Erdogan, pėrveē se ka zhvilluar njė takim me drejtorin e pėrgjithshėm tė DORN-it, Karmelo Ezpeletėn, i ka bėrė edhe njė ftesė kryeministrit italian, Silvio Berluskonit, pėr garėn e parė motoēiklistike qė zhvillohet nė Turqi nė kėtė fundjavė. Ende nuk dihet nėse kryetari i shtetit italian dhe i Partisė "Forza Italia" e ka pranuar ftesėn.
Rekordet dhe shifrat pėrpara Turqisė
- Qė nga koha kur Valentino Rosi ka filluar tė garojė pėr Yamahan, ka zhvilluar gjithsej 31 gara dhe ka fituar 20 prej tyre, me njė mesatare prej 64,5%. Deri tani ndodhet nė vendin e katėrt nė klasifikimin e pilotėve tė Yamahas, pasi Edi Lauson ka fituar 26 gara me Yamahan dhe pas tij vijnė Uajn Reinei me 24 dhe Keni Roberts me 22. Fitorja e Rosit nė Australi ka regjistruar podin e 14-tė nė kėtė sezon, duke iu bashkuar rekordeve tė Reineit si piloti qė ka ngjitur mė shumė herė emrin e Yamahas nė podium brenda njė sezoni.
- Nėse Niki Heiden do tė ketė mundėsi tė ngjitet edhe nė garėn e Turqisė nė podium, do tė ishte hera e tretė radhazi, njė shifėr rekord pėr karrierėn e tij nė Moto Gp.
- Aleks Barros, i cili ditėn e martė ka festuar 35-vjetorin, nė kėtė fundjavė do tė pėrballet me pistėn e 42-tė qė ka provuar deri tani nė karrierė, qė nga viti 1986 qė ka debutuar nė motoēiklizėm.
Pas aksidentit tė Kapirosit nė garėn e Australisė ka mbetur vetėm Kolin Eduards ai qė ka marrė pjesė nė tė 15-tė garat e kėtij sezoni.
- Nėse Marko Melandri do tė ketė mundėsi tė renditet mes 3 tė parėve nė garėn e Turqisė, atėherė do tė regjistronte podiumin e 50-tė nė karrierė nė 120 garat e zhvilluara. Nė garėn e Australisė, ai ka regjistruar pėr herė tė parė xhiron mė tė shpejtė nė garė nė Moto Gp.
- Honda nuk ka arritur asnjė fitore qė nga ajo e Niki Heidenit nė Laguna Seka nė kėtė sezon. Nėse asnjėri prej pilotėve tė saj nuk arrin as nė Turqi, atėherė do tė jetė gara e 8-tė radhazi qė kjo skuderi nuk fiton, duke regjistruar periudhėn mė tė gjatė pa suksese qė nga viti 1991
|
|
#2 22 Tetor 2005 18:53
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Rosi, nė "luftė" me historinė e motoēiklizmit
Italiani i skuderisė Telefonica ka arritur tė fitojė garėn e Turqisė, duke regjistruar kėshtu edhe fitoren e tij tė parė nė Moto Gp
Melandri, mė i miri mes tė barabartėve
1. M.Melandri Honda
2. V.Rosi Yamaha
3. N.Heiden Honda
Marko Melandri ka arritur tė fitojė garėn e tij tė parė nė klasin Moto Gp, pikėrisht nė Ēmimin e Madh tė Turqisė. Nė pėrfundim tė saj, ai deklaroi: "Doja tė argėtohesha nė kėtė pistė dhe ia dola mbanė." Kjo ka qenė gjithashtu dhe fitorja e parė pėr skuderinė Honda Telefonica nė kėtė sezon. "Gjatė provave zyrtare tė ditės sė shtunė isha disi nervoz dhe nuk arrita tė jepja maksimumin. Ditėn e garės doja vetėm tė argėtohesha. Nuk e ktheva asnjėherė kokėn prapa, sepse nuk doja tė ndieja presionin e askujt, as tė Valentino Rosit. Ai u dorėzua disi, ndėrkohė qė unė vazhdoja tė jepja maksimumin, pasi edhe motori ma lejonte kėtė gjė. Dua t'ia dedikoj kėtė fitore familjes sime dhe menaxherit tė skuadrės, Gresinit. Ata mė kanė qėndruar gjithmonė pranė, nė momente tė mira dhe tė vėshtira. Tė pėrsėris kėtė fitore, nuk do ta kem tė thjeshtė, megjithatė pėr momentin jam duke menduar tė shijoj kėtė sukses," ka pėrfunduar Marko Melandri. Ndėrkohė Valentino Rosi, kampioni i botės nė fuqi, ka deklaruar: "Melandri zhvilloi njė garė tė mrekullueshme, ndėrkohė qė pėr ne kjo ishte njė fundjavė e vėshtirė, sepse kishim probleme me motorin. Megjithėse u munduam shumė pėr tė rikuperuar problemet, nuk ia dolėm mbanė. Gjatė garės, gomat e mia filluan tė rrėshkisnin pas disa xhirosh. Megjithatė u mundova tė jepja maksimumin, por nuk ia dola mbanė," ka thėnė Valentino Rosi. Nė vendin e tretė nė kėtė garė ėshtė renditur amerikani Niki Heiden. "Nė kėtė garė fitoi vėrtet mė i miri, sepse tė gjithė ishim tė barabartė dhe askush nuk e njihte pistėn. Nė Valencia, nė garėn e fundit tė kėtij sezoni, do tė kem sėrish mundėsi tė luftoj pėr vendin e dytė nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė," ka pėrfunduar amerikani.
250
1. K.Stoner Aprilia
2. D.Pedroza Honda
3. H.Aojama Honda
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 24 Tetor 2005 19:16
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|