Dje ka zbritur me avionin e tij privat, ku ka gjetur njė kohė tė bukur me diell (ky i fundit nuk shihet shpesh nė Gales). Ishte njė nga ato ditėt jo shumė tė shpeshta, qė Valentino Rosi provon njė makinė gare. Duhet thėnė se edhe pse teston rrallėherė makina tė tilla, ai ka njė ritėm tė mirė edhe nė kėtė sport.
Gjatė kėtyre viteve tė fundit ai e ka provuar 5 herė Ferrarin e Formulės 1. Pėr herė tė parė ka zbritur nė pistė mė 21 prill tė vitit 2004 nė Fiorano dhe pėr herė tė fundit nga 31 janari deri mė 2 shkurt tė kėtij viti, nė Valencia.
Triatlon: Ekziston njė triatlon edhe nė garat me makina dhe Valentino Rosi ėshtė i gatshėm ta provojė. Atė qė ai di tė bėjė mbi motor, e dinė tė gjithė, por edhe me makinat, si tė garave nė rrugė dhe tė atyreve nė pistė, nuk paraqitet keq. Ai ishte protagonist nė Monza gjatė njė "Rally Show", ndėrsa mė "Rally Gales" nuk i ka shkuar dhe aq mirė. Kėtė garė e ka zhvilluar katėr vjet mė parė kur pilotonte njė Peugeot 2006. Ai doli jashtė rrugės duke e mbyllur garėn vetėm pak kilometra pas fillimit. Ky aksident thuajse ishte i papėrfillshėm pėr t'i zbutur dashurinė Rosit pėr garat "Rally".
Hakmarrja: Tashmė shtatė herė kampioni i garave me motorė ėshtė duke provuar njė eksperiencė tė re nė Zelandėn e Re. Kėtė herė do tė provojė me njė Subaru Impreza WRC. Ai ka zgjedhur dy segmente rruge qė do tė provojė, tė cilat nė total janė 80 km. Pas 12 ditėsh ai do tė provojė rrugėn e ngushtė rreth Hamiltonit. Pėrveē se duhet tė mėsohet me Subarun, ai duhet tė ambientohet edhe me Karlo Kasinan, i cili do ta shoqėrojė nė kėtė aventurė.
Pėrgatitja: Nė tė vėrtetė, gara qė ka zgjedhur Valentino, ėshtė nga mė tė shpejtat dhe nga mė impenjativet. Megjithatė, e di shumė mirė bashkėpunėtori i pilotit, i cili ėshtė italian. "Nė ditėn e parė do tė bėjmė disa prova me nisjen, qė tė mos kemi probleme. Pasi tė kemi perfeksionuar rrugėn e dy segmenteve, do tė fillojmė tė mendojmė pėr renditjen. Ne ndoshta do tė jemi ndėr ata qė do t'u hapim rrugėn tė tjerėve qė do tė vijnė nga pas. Kjo e bėn edhe mė tė vėshtirė provėn pėr Valentinon, i cili e ka kohėn disi tė limituar nė krahasim me pilotėt e tjerė," ka thėnė bashkėpunėtori i pilotit, Karlo Kasinan.
Zhvillimi: Impenjimi qė ka treguar Valentino Rosi, i ka pėlqyer shumė edhe Mikael Zotos, njė inxhinier grek i kėsaj skuderie. Ai kishte bashkėpunuar me Valentinon nė njė rrugė nė asfalt nė Myra. Kėtė herė ai ka mbetur i befasuar nga pėrmirėsimet qė kishte bėrė "Doktori". "Valentino ėshtė pėrmirėsuar shumė dhe kėtė herė ishte po aq i vendosur sa edhe herėt e tjera. Ai ėshtė njė djalė inteligjent dhe e di qė gara e Zelandės sė Re ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga garat qė ka bėrė mė pėrpara," ka thėnė Terecino Testoni, inxhinieri i firmės sė gomave Pirelli.
Private: Nėse do tė dėshironte tė garonte si pilot zyrtar, do t'i mjaftonte tė ngrinte vetėm njė gisht. Por nėse do tė bėnte njė gjė tė tillė, do tė kishte probleme me sponsorėt qė ka nė Moto Gp. Pėr kėtė arsye, Valentino vendosi tė mos merrte pjesė si pilot zyrtar. Duket se Devid Riēards i ka kėrkuar Valentinos tė paguaj 200 mijė dollarė (160 mijė euro), pėr tė provuar makinat e tij. Ndėrsa "Doktori" i ka kėrkuar vetėm njė gjė, atė qė tė mbajė numrin 46. Nuk ishte e lehtė ta merrte kėtė numėr, pasi e mbante Najgėll Hit, por nė fund gjithēka u rregullua.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------















