Dashnia vdes nėse zemra tė pushon Unė o shpirt jam, por unė jam ajo qė jetėn e flijon Urime o zemėr pėr nusen e re Mos u prek edhe pse unė kam vdek Ajo i drejtohet kėshtu tė dashurit tė saj nga parajsa. Kjo ėshtė historia klasike dhe e vjetėr sa vetė bota e femrave tė dashuruara, tė cilat mendojnė se jeta nuk vlen asgjė nėse humb njė dashuri. Madje vetė Rovena tregon se ka hyrė kaq shumė nė brendėsi tė personazhit, saqė kur e ka kėnduar, ka qarė. Kėshtu admiruesit e muzikės sė Rovenės, duhet tė pėrgatiten qė kėtė radhė ta ndjekin nė njė baladė, e cila do tė vijė me njė klip me shumė elementė artistikė. Ėshtė klip i veēantė, me detaje ekskluzive, tregon Rovena, e cila pikėrisht kėto ditė ka mbaruar xhirimet e klipit.
Nė fakt atmosfera e klipit nuk ka fare lidhje me jetėn reale tė Rovenės, e cila duket se po kalon njė periudhė tė artė nė karrierė dhe nė jetėn private. Sapo ėshtė kthyer nga njė turne nė Amerikė, ku ka dhėnė gjashtė koncerte pėr bashkatdhetarėt atje, sė bashku me Shpat Kasapin, kėngėtarin simpatik nga Maqedonia. Ka qenė njė pritje e jashtėzakonshme, na vinte keq kur shihnim se shumė njerėz mbeteshin jashtė dhe nuk na ndiqnin dot nėpėr salla, thotė Rovena. Ishte njė kombinim perfekt ideja e organizatorėve pėr tė ftuar Shpatin dhe mua, pasi suksesi tregoi se ishte bėrė zgjedhja e duhur.
Ndėrkohė qė ka mbetur vetėm kujtimi i mirė i kėtij turneu, (dhe natyrisht edhe pėrfitimet financiare tė kėnaqshme), Rovena ka njė axhendė tė ngjeshur nė kėtė prag vere. Koncertet jashtė janė destinacioni i radhės si dhe njė kontratė me njė lokal tė ri nė bregun e detit nė Durrės do ta impenjojė atė pėrgjatė gjithė verės nė koncertet live, sė bashku me Shpat Kasapin.
Veshjet e mia janė shumė normale
Ėshtė pėrfolur shumė look-u i Rovenės nė koncertet nė Amerikė, me njė paraqitje pak si shumė tė zhveshur. Ndėrkohė qė Rovena thotė se veshjet e saj kanė qenė shumė normale, madje ajo ka pėrdorur tė njėjtat veshje si tek klipi Llokum. Me ato pantallona tė shkurtra vajzat dalin nė rrugė, ētė keqe ka tė dalėsh nė skenė me to! Por mua mė vjen keq pėr disa komente nė gazeta ku thuhej se Rovena ka veshur pantallona tė shkurtra edhe pse ka pak celulit. Shumė artiste kanė dalė edhe me body dhe nuk janė komentuar kaq humė.
Jam e dashuruar, mbase tani kam gjetur lumturinė
Ka rreth shtatė muaj qė ėshtė e lidhur me njė djalė, i cili nuk jeton nė Shqipėri, por ėshtė me origjinė shqiptare. Duke qenė edhe ai nė botėn e artit (por jo kėngėtar), nuk e ka pasur tė vėshtirė tė mirėkuptojė angazhimet dhe udhėtimet e shpeshta tė Rovenės. Nganjėherė ai e shoqėron nė turnetė e saj. Pra gjithēka shkon mė sė miri nė jetėn e saj. Po punoj shumė dhe po jetoj mirė. Mbase kjo ėshtė lumturia? Nuk e di.
Rovena ti nė klip vret veten nga dashuria, po nė jetė do ta kishe bėrė nėse do tė ishe zhgėnjyer nga dashuria?
Nuk e di, por nuk e besoj, pasi jam njeri shumė i fortė.
Po ēfarė do kishe bėrė po tė ishe zhgėnjyer?
Natyrisht qė dėshpėrimi do tė ishte i madh, por nuk ia vlen tė bėsh veprime ekstreme, pasi njė njeri qė tė zhgėnjen do tė thotė se nuk ka qenė ai i duhuri, por normalisht qė do kisha vuajtur. Pastaj unė besoj te Zoti dhe kush beson tek Zoti, nuk e vret veten kollaj.
Jo tė gjithė dinė ta kėndojnė muzikėn komerciale
Ajo mendon se ėshtė pjekur artistikisht dhe ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė muzikės cilėsore. Nuk ka probleme tė kėndojė me orė tė tėra live, provė e bėrė nė qindra koncerte. Rovena ėshtė produkt i festivaleve tė muzikės sė lehtė, ndėrkohė qė ka vite qė lėvron muzikėn komerciale. E pyetur pėr kėtė fakt ajo jep shembullin e Madonės, e cila edhe pse ėshtė njė kėngėtare e madhe, kėngėn e fundit e ka realizuar me elementė orientale, si njė rrymė muzikore shumė komerciale dhe e pėlqyer. Pra ėshtė mjaft normale, sipas saj, qė kėngėtari tė gjejė atė gjini muzikore qė duan njerėzit. Unė tani bėj muzikėn qė ėshtė nė modė. Pastaj kjo ėshtė edhe aftėsia ime pėr ta kėnduar muzikėn folk dhe njėkohėsisht edhe atė tė lehtė. Jo tė gjithė dinė ta kėndojnė.
Ndjehem mirė me trupin tim
Je e kėnaqur nga pamja jote?
Po, ndjehem mirė.
Pėrflitet se ke bėrė shumė ndėrhyrje plastike. Si ėshtė e vėrteta?
Nuk kam bėrė asnjė. Kam tė njėjtėn pamje, dhe pėr kėtė mund ti referoheni filmimeve tė dikurshme.
Po nė gjoks asnjė ndėrhyrje?
Jo, absolutisht, unė nuk kam as ndonjė gjoks tė madh qė tė krijohet kjo ide. Por mendoj se jam pėrmirėsuar me kalimin e kohės, ndėrkohė qė i jap shumė rėndėsi look-ut, zgjedh me kujdes atė qė mė shkon.
____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
















