Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Rreh gruan shtatzėnė, 12 orė pa mjekim 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Rreh gruan shtatzėnė, 12 orė pa mjekim 
 
Lirie Ethemi, nga fshati Petkaj i Kukėsit ėshtė rrahur nga bashkėshorti dhe njė natė ėshtė mbajtur me hemorragji nė shtėpi

Liria: Gjatė njė viti jam rrahur sistematikisht. Shkaktare ėshtė vjehrra. Vėllai: Tė merren masa, ose do zbatoj kanunin

KUKĖS- Ėshtė rrahur shtazėrisht nga bashkėshorti njė ditė para se vajza tė bėnte 1 vjeē dhe ndėrkohė qė ėshtė shtatzėnė. Historia e trishtė nė kohėn kur jetojmė, pėr Lirie Ethemin, nga fshati Petkaj i Kukėsit ka qenė e pėrsėritur.

ImageE gjitha, si thotė ajo vetė, ka ndodhur vetėm pėr shkak tė fjalėve dhe sajesave tė vjehrrės, qė e akuzonte si psikopate, tė paaftė pėr punė dhe imorale. Pas plagėve qė mori nga dhuna qė ushtroi mbi tė i shoqi, Esati, qėndroi nė shtėpi pėr njė natė tė tėrė, me dhembje dhe hemorragji, pasi nuk u lejua tė shkonte nė spital. Vetėm nė mėngjes, me ndihmėn e tė vėllait, ėshtė dėrguar nė Spitalin e Kukėsit pėr tė marrė ndihmėn mjekėsore, nga ku dhe bėn apel pėr ndėrhyrje tė forcave tė policisė dhe shtetit. Nė tė kundėrt, vėllai i saj kėrcėnon me zbatim tė kanunit. Esati, sipas gruas sė tij, ka qenė mė parė i martuar dhe ka vepruar po njėsoj edhe me gruan e parė. Ai ėshtė nė kėrkim nga policia.

Ngjarja

Nė spital, me plagė nė fyturė dhe sytė qė gati nuk i duken nga enjtja dhe nxirja, Liria tregon se ka qenė duke luajtur me Erselėn, vajzėn e vogėl. Por njė skenė e tillė, duket se nuk ėshtė pėlqyer nga vjehrra dhe kunata e saj. "Kunata mė tha se do t'i thoshte Esatit sa tė vijė nė shtėpi pėr tėmė rrahur. Unė ju luta kunatės qė tė mos vazhdonte tė ngatėrronte, pasi unė do tė vazhdoj tė zbatoj urdhrat tuaja dhe do tė veproj ashtu siē dėshironi ju"- tregon ajo, ndėrkohė qė shton se atė ditė qė ėshtė rrahur barbarisht ka qenė duke punuar nė arė. Nė mbrėmje ka shtruardarkėn dhe mė pas u ka servirur kafe prindėrve tė burrit. "Unė me kunatėn (gruan e vėllait tė burrit) bashkė me vajzėn time dhe vajzėn e kunatės kemi ngrėnė darkė nė katin e parė, kur e kam dėgjuar vjehrrėn duke biseduar me burrin tim, Esatin ku ajo vazhdonte tė ankohej ndaj meje",- vazhdon rrėfimin ajo. Sipas Lirisė, menjėherė Esati erdhi tek ajo dhe e goditi me grusht nė fytyrė. Ajo sqaron se edhe i ėshtė lutur tė mos e godasė se ėshtė shtatzėnė, por ai i ka ruajtur vetėm barkun, por jo pjesėt e tjera. "Pastaj mė ka tėrhequr pėr flokėsh e pėr krahėsh dhe mė ka nxjerrė jashtė, duke mė goditur dhe rrahur vetėm pėr fjalėt e vjehrrės, e cila i kishtethėnė gjėra qė unė nuk i kisha bėrė".

Dhuna

Pas goditjeve nė kokė, ai e ka tėrhequr nė korridor. "Atėherė ka filluar tė mė gjuajė me shkelma. Nė atė moment nuk kam dėgjuar mė asnjė gjė se kam mbetur pa ndjenja. Veēse dėgjoja disa fjalė qė burri im Esati u thoshte pjesėtarėve tė tjerė tė familjes qė tė largohen se unė dua ta mbys gruan",- thotė ajo. Pak kohė mė pas, tregon se i ka nisur hemorragjia nga hundėt dhe goja. Me shumė mund, fshehtas tė tjerėve, ka marrė tė vėllain nė telefon, por ndėrkohė qė ai nuk i dilte, i ka telefonuar burrit tė motrės. "Gjatė kėsaj kohe ka ardhur Esati duke bėrtitur qė unė t'i hapja derėn e dhomės sė gjumit. Por unė munda tė shpėtoj dhe shkova te xhaxhai i burrit qė ishte aty ngjitur",- thotė ajo. Vetėm nė mėngjes ka ardhur vėllai pėr ta parė. Njerėzit e burrit nuk e kanė lėnė, por ai kėmbėnguli dhe e gjeti Lirinė mbuluar me shami."Pas dy orėsh kam larė vajzėn pėr herė tė fundit e kam krehur e kam pėrqafuar dhe jamnisur me policinė pėr nė spital".

Konfliktet

Konfliktet mes ēiftit nisėn pas lindjes sė vajzės. « Vjehrra i thoshte tim shoqi qė unė nuk isha mė e aftė pėr atė dhe pėr punė »- thotė ajo, duke shtuar se pas kėsaj, burri i premtonte vjehrrės se do mė bėnte tė punoja me zor, qoftė edhe duke pėrdorur dhunėn. Ajo vetė sqaron se i ka bėrė deri nė njė gjithė detyrimet e shtėpisė, edhe punėn nė arė. Por megjithatė, sipas saj, ai e pėrbuzte, e ofendonte dhe rrihte nė sy tė tė tjerėve. « Jam rrahur shumė herė. Mė thonin vellezėrit qė tė rrija nė shtėpinė e tyre dhe tė mos shkoja nė shtėpinė e burrit. Por unė shkoja vetėm pėr hatėr tė vajzės, pasi nuk doja qė vajza tė rritej jetime me nėnė e babė gjallė dhe tė fusja nė ngatėrresė vellezėrit »,- thotė ajo. Liria tregon se gjatė njė viti ėshtė rrahur sistematikisht edhe nė sy tė kunatit dhe gjithė tė tjerėve. Fjalėt mė tė mira i thotė pėr tė vjehrrin, Rexhepin dhe pėr kunetėrit, ndėrkohė qė shkaktare tė grindjes bėn vjehrrėn. Ajo, sipas saj, nuk ka dashur asnjėherė qė Edsati tė kishte marrėdhėnie normale me tė. "Kam punuar kudo ku ajo ka dashur, por nuk jam vlerėsuar",- thotė ajo, duke treguar duart me kallo nga punėt e bujqėsisė.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Rreh Gruan Shtatzėnė, 12 Orė Pa Mjekim 
 
Twisted Evil  Twisted Evil  

Mos pafshin nje dite te hajrit burri me gjithe vjeherr. Evil or Very Mad Njerez te lige.
 




____________
"Jeta eshte ajo c'fare ndodh kur ti je duke bere plane"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Rreh Gruan Shtatzėnė, 12 Orė Pa Mjekim 
 
Ce dun plumin ca!!!!
 




____________
Yll Bote ` Zog Note
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh E Dhunuara: Durova Pėr Hir Tė Vajzės, Tani, Burg Pėr Tim Sho 
 
Lirie Ethemi rrėfen muajt kur ėshtė trajtuar mė shumė si "kafshė" shtėpie se sa si nuse prej bashkėshortit

KUKĖS- Foton e vajzės qė sapo ka mbushur njė vjeē e mban nėn jastėk. Mjafton t'i hedhė njė vėshtrim dhe lotėt mbulojnė sytė ende tė mavijosur dhe tė nxirė tė Lirie Ethemit. Gruaja e dhunuar keqaz prej tė shoqit duket se vuajtjen mė tė madhe e ka shpirtėrore. Tregon se para mbėrritjes sė policisė, ashtu me shpirt ndėr dhėmbė ka puthur tė bijėn, sikur tė kishte mbyllur sytė pėrjetė. Pas asaj qė ka ndodhur, Liria pohon me bindje se nuk do tė shkelė kurrė mė nė shtėpinėku kaloi dy vitet mė tė tmerrshme tė jetės. Tregon se pėr gati njė vit ka duruar rrahjet dhe fyerjet e pėrditshme vetėm pėr hir tė sė bijės. Pėr gazetėn "Shekulli", Lirie Ethemi tregontmerrin e pėrditshėm nė familjen e bashkėshortit tė saj, ku nga sa rrėfen mė shumė sesa nuse shtėpie duket se ėshtė trajtuar si "kafshė" pune.

Lirie, a mund tė na tregoni historinė tuaj qė ju solli tė dhunuar nė spital?

Nė fakt, kjo nuk ėshtė hera e parė qė rrihem dhe keqtrajtohemnga im shoq. Por kėtė radhė, tmerri qė kam pėrjetuar ka qėnė i llahtarshėm. Ka pothuajse njė vit qė jeta ime ka qenė mė shumė ferr sesa jetesė normale. Por deri mė tani kam duruar pėr hir tė sime bije dhe se shpresoja qė njė ditė, im shoq do tė ndryshonte. Madje edhe e kam lutur qė tė bėnte gjithēka donte ai, mjafton qė tė mos mė rrihte. Por edhe dhimbja ka njė fund.

Pėr ēfarė arsyesh bashkėshorti juaj ju keqtrajtonte?

Gjithēka ndodhte pėr shkak tė vjehrrės sime. Ishe ajo qė nxiste tim shoq tė mė rrihte,duke ngritur pretendimin se unėisha e pistė, budallaqe dhe se ngrija krye. Po kėshtu ndodhi edhe atė natė qė Esati mė masakroi nė kėtė formė. Prej njė viti, nė atė derė vetėm jam fyer nga thėniet mė ēnjerėzore, megjithėse i duroja sepse kisha vajzėn. Vjehrra ime mė thoshte qė nuk punoja nė shtėpi, ndėrkohė qė po t'i shihni duart e mia janė me kallo. I jam lutur asaj qė tė mos ndėrhynte mėdhe se unė isha gati tė bėja gjithēka pėr ta, tėlaja, tė shėrbeja e tė kryeja punėt nė arė, mjafton qė im shoq tė mos mė rrihte dhe tė rrisja me prindėr vajzėn time. Por ajo kurrė nuk mė pranonte si nuse, por si njė rivale. Dhe im shoq i besonte dhe zgjedhje tė vetme kishte drurin qė mė jepte, sa vinte nė darkė. Edhe atė natė kėshtu ka ndodhur.

Ēfarė ndodhi konkretisht?

Nė mėngjes vjehrra ime donte tė diltenė arė, bashkė me kunatėn.Mua mė urdhėroi tė rrija nė shtėpi dhe kur tė vinte ajo, t'i gjente punėt e bėra. Dhe pse tha kėshtu,shtoi se unė vetėm pisllėk dija tė bėja dhe se isha budallaqe dhe jo e denjė pėr djalin e saj. E vetmja fjalė qė i kam kthyer ishte qė tė mos mė bėnte gajret punėn, sepse gjithė ditėn mė binte bretku, edhe pėr vajzėn time kujdesesha nė darkė. Kaq u desh dhe ajo u hakmor duke i thėnė tim shoqi. Nuk e di ē'i ka thėnė, por nė darkė ai ka nisur tė mė rrahė duke mė marrė zvarrė nėpėr shkallėt e shtėpisė, duke mė gjuajtur me shkelma. Kur jam pėrmendur, e kam gjetur veten time tė mbuluar me gjak. Vjehrra ime edhe pse mė shihte qė im shoq mė rrihte si kafshė, nuk ka ndėrhyrė qoftė edhe pėr t'i thėnė njė fjalė. Pas disa orėsh kam shkuar tek shtėpia e xhaxhait tė tim shoqi dhe them se falė ndihmės sė tyre mbeta gjallė. Unė po humbisja shumė gjak dhe askush nuk lajmėronte qoftė edhe njė infermiere. Tė nesėrmen ka ardhur im vėlla qė mė ka parė nė kėtė gjendje dhe ka denoncuar nė polici.

Lirie, ju thoni se kjo nuk ėshtė hera e parė qė ėshtė ushtruar dhunė mbi ju. Pse nuk jeni divorcuar?

Ia kam kėrkuar disa herė, por nuk mė linte. Me thėnė tė drejtėn, unė jam kthyer nė atė shtėpi me shpresėn se ai po ndryshon dhe ne do tė jetonim si gjithė tė tjerėt, derisa ndodhi e gjitha kjo. Kėtė nuk mund t'ia fal kurrė. Kurrė nuk do tė shkel mė nė atė shtėpi.

Ju po thoni se keni vendosur tė divorcoheni?

Megjithėse ne kemi bėrė dasmė tė madhe, e vėrteta ėshtė qėnuk kemi bėrė celebrim, kjo pėr faktin e thjeshtė se Esati nuk ėshtė ndarė ende zyrtarisht nga ish bashkėshortja e parė. Por unė kurrė nuk do tė tėrheq denoncimin pėr tė dhe kėrkoj qė shteti tė vėrė drejtėsinė nė vend. Unė pėr ta do tė isha e vdekur, sepse mė kanė lėnė me orė tė tėra pa mė dhėnė qoftė edhe njė ndihmė derisa nė shtėpi mė erdhi rastėsisht im vėlla. E di qė kjo do tė mė kushtojė vajzėn time, pėr tė cilėn unė e di sesa mė dhemb shpirti, por njė njeri qė trajton njė grua nė kėtė mėnyrė nuk e meriton lirinė.

REAGIMI

Nė shtėpinė e Ethemit, ku vėllai dėnon dhunėn

KUKĖS- Shtėpia e Esat Ethemit ėshtė ndėr mė tė mirat nė fshatin Petkaj. Kullės dykatėshe nuk i mungon asgjė, ndėrkohė qė Elona, nusja e dytė e shtėpisė mburret qė kanė edhe lavatriēe dhe ujė brenda shtėpisė. Megjithėse ėshtė e para qė del nė pragun e shtėpisė, Elona kurrsesi nuk tė lė ta kapėrcesh pragun pa marrė lejen e tė shoqit, Artanit. Pėr shkak tė ngjarjes sė ndodhur tre ditė mė parė nė shtėpinė e tyre, 28- vjeēari e kupton mė sė miri arsyen e kėsaj vizite. Menjėherė rreket tė shpjegojė se nuk ka asnjė lidhje me ngjarjen e ndodhur, megjithėse jetonte nėn njė ēati mė tė vėllanė. Artani thotė se ėshtė pėrpjekur disa herė qė tė ndėrmjetėsojė qėvėllai mė i madh tė bėnte njė jetė sa mė normaleme bashkėshorten e tij. Dhe atėherė kur nuk ia ka dalė, pohon se i ka sugjeruar tė vėllait tė largojė nga shtėpia nusen e tij. "Kur ka ndodhur grindja, unė nuk kam qenė kėtu. Por me thėnė tė drejtėn ata ishin tė dy fajtorė pėrsa ka ndodhur. Asnjė prej familjes sime nuk ka ndėrhyrė qė ata tė ziheshin apo tė rriheshin me njėri- tjetrin. Problemi i tyre i vetėm ishin mosmarrėveshjet qė kishin me njėri- tjetrin, asgjė mė shumė",-pohon Artan Ethemi. Ai e konsideron tė vėllanė meprobleme, pėr shkak se sipas tij nuk ka asnjė logjikė tė bėnte atė gjėmė me nusen e tij. Sipas tij, fajtorė tė vetėm pėr marrėdhėniete acaruara tė ēiftit ishin vetė ata, sepse asnjėherė nuk i hapnin rrugė njėri tjetėrit. Artani tė thotė se dėnon aktin e dhunshėm tė vėllait,duke shtuar se e meriton qė ai tė dėnohet nė bazė tėligjit. Por duket se e shoqja, Elona nuk ka tė njėjtin mendim. Hera-herės ajo ndėrhyn nė bisedė, duke pranuar se burri edhe tė rreh nė shtėpinė e vet…L.Ēela

Vėllai i Lirie Ethemit, Gazmend Dida,tregon sesi e gjeti motrėn tė masakruar

"Shteti tė ndėrhyjė pėr tė ndaluar vetėgjyqėsinė"

Gazmend Dida nuk u ka besuar syve, kur ka parė tė motrėn mė shumė tė vdekur se tė gjallė. Tregon sedhimbja ka qenė e papėrballueshme, saqė frymėn e ka mbajtur nė komisariatin e Kukėsit pėr tė denoncuar dhunuesin, qė ishte pikėrisht dhėndri i shtėpisė sė tij. Gazment Dida ėshtė ndėr personat e parė qė ka parė Lirinė nė gjendje kritike e tė mbuluar nga gjaku."Shkoj nė shtėpinė e time motre rastėsisht pėr ta marrė, sepse kisha nėnėn shumė sėmurė. Kur kėrkoj Lirinė, mė thonė se do ta sillnin ata sepse atė ditė, e premte ishte, nuk mund tė vinte. Me thėnė tė drejtėn u besova dhe u nisa tė ikja, por nė tė larguar dėgjoj njė ofshamė dhe menjėherė m'u drodh zemra. E parandieva se ajo ishte ime motėr, sepse bashkėshorti i saj e dhunonte sistematikisht. Kam hyrė me forcė nė dhomėn e saj, kur shoh se ajo ishte e masakruar. Kam ikur si i ēmendur dhe kam ndaluar nė komisariat, ku i kam kėrkuar ndihmė policisė tė vepronte, nė tė kundėrt ne do tė merrnim hak",- thotė vėllai mė i madh i Lirie Ethemit. Gazmendi pohon se prej kohėsh ka tentuar qė tė dinte shkaqet e konfliktit tė sė motrės dhe bashkėshortit tė saj, por gjithnjė ka marrė prej tij pėrgjigje fyese pėr tė motrėn. "Gjithmonė mė thoshte se e dinte ai ēfarė bėnte me tė dhe se askush nuk kishte tė drejta mbi tė. Kur e pashė nė atė gjendje nuk durova dot mė, sepse besoj asnjė qėnie humane nuk mund tė bėjė njė gjė tė tillė dhe jo mė burri- gruas",- vazhdon metej Gazmendi. Babai i tre fėmijėve thotė se ėshtė pėrpjekur tė kuptojė Esatin edhe si burrė, ndėrsa pohon se mund tė ndodhė qė burri e rreh gruan, por kurrsesi nuk toleron njė masakėr tė tillė. Gazmendi shton se deri tani kanė pritur qė shteti tė veprojė, nė tė kundėrtėn paralajmėron vetėgjyqėsi.

Nėndrejtori i shkollės, Adem Shabani rrėfen se ngjarja ėshtė e tmerrshme dhe mbulon me turp fshatin

Mėsuesi: Esati ka dhunuar edhe nxėnėsit nė shkollė

KUKĖS- Adem Shabanin e njohin nė tė gjithė fshatin Petkaj. Jo vetėm pse ėshtė burri mė i arsimuar i zonės, por se ka plot 24 vjet qė punon nė arsim duke dhėnė maksimumin pėr shkollimin e kėsaj zone nė Kukės. Ademi thotė se ėshtė tronditur nga ngjarja e ndodhur, pėr shkak se dhuna e ushtruar mbi njė grua ka kaluar jo vetėmdoket zakonore, por edhe faktin e tė qėnurit njeri. Mėsuesi pohon se njė ngjarje e tillė, kurrė nuk ėshtėdėgjuar jo vetėm nė fshat, por nė tėrė zonėn e Lumės. Ademi thotė se vėrtetė gratė janė tė dhunuara nė fshat dhe se pėr mentalitetin ėshtė normale qė njė grua tė hajė ndonjė pėllėmbė, por kurrsesi tė masakrohet nė njė formė tė tillė. Sipas nėndrejtorit tė shkollės sė mesme, mosarsimimi dhe varfėria i ka bėrė gratė tė nėnshtruara. Nga ajo sa rrėfen mėsuesi pėr ngjarjen e ndodhur, duket se ėshtė folur gjatė nė shkollė, ngase pak vite mė pare, Esati ka qenė mėsues. Ademi tregon se para vitit 1997, Esat Ethemi ka dhėnė mėsim nė disa lėndė tė shkollės nga vizatimi e deri tek gjuhė- letėrsia. " Me thėnė tė drejtėn, unė e njihja por kurrsesi nuk mendoja se ishte njė njeri kaq i dhunshėm. Por nė shkollė dėgjova qė kishte ndodhur shpesh qė ai tė ushtronte dhunė edhe me fėmijėt e shkollės. Nė fakt, e di qė kishte pesė minutat e tij, por kurrsesi qė tė besoja tė bėnte njė gjė tė tillė",-thotė Adem Shabani. Duke njohur mirė mentalitetin e zonės, mėsuesi thotė se mė shumė sesa mosmarrėveshjetndėrmjet ēiftit,ato qė kanė acaruar marrėdhėniet kanė qenė doket zakonore. "Gruaja nė fshat ėshtė e nėnshtruar dhe burri zot i shtėpisė, qė ka tė drejtėn mbi gjithēka, qofshin kėto dhe qėniet humane",-pėrfundon ai.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Rreh Gruan Shtatzėnė, 12 Orė Pa Mjekim 
 
Kafshe  mo  Rolling Eyes
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Rreh gruan shtatzėnė, 12 orė pa mjekim 
 
anthares Shkruajti: [Shiko Temėn]
Kafshe  mo  Rolling Eyes


kafshe njerezore, sepse kafshet e verteta nuk i rrahin bashkshortet e tyre!
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!