MJETI QE TRANSPORTONTE GRAMOZ PASHKON DHE 5 TE TJERE, PERFUNDON NE DET NGA SHKAQE TE PANJOHURA
Helikopteri ne det, minutat e tragjedise.
Rrezimi ne det i helikopterit qe transportonte Gramoz Pashkon per kurim drejt Barit te Italise, ka tronditur thelle diten e djeshme, jo vetem familjet e 6 personave qe ndodheshin ne bord por edhe mbare opinionin publik. Tragjedia e mbremjes se diele eshte percjelle me dhimbje nga te gjithe, perfaqesues te instancave qeveritare, spitalore, mediatike, si dhe nga opinioni i gjere.
Deri tani shkaqet e rrezimit te avionit kane mbetur enigme per te gjithe, ne kushtet kur si Ministri i Brendshem Olldashi deklaroi se helikopteri nuk mund te kishte pasur difekt teknik pasi i ishte bere nje remont kapital ne Gjermani vetem nje muaj e gjysem me pare, ashtu edhe ministri i shendetesise Cikuli, tha se as kushtet atmosferike nuk kishin ndikuar ne rrezimin e tij.
E megjithe perpjekjet e pareshtura te Forcave Detare Shqiptare te ndihmuara gjate gjitha kohes edhe nga autoritetet italiane per kerkimin e trupave te 6 personave qe ndodheshin ne Helikoper, deri ne darke vone gjithcka ka mbetur ne nivelin e lokalizimit e vendit ku mendohet te jete rrezuar helikopteri.
Si nisi tragjedia
Politikani i njohur, njekohesisht edhe rektor i Universitetit te New Yorkut ne Tirane, ka pesuar pasditen e diele, nje aksident ne plazhin e Himares. Teksa bente nje shetitje, ai eshte rrezuar nga nje shkemb dhe ka rene ne uje.
Perplasja e tij me nje tjeter shkemb gjate renies ka qene fatale per Profesor Pashkon, i cili eshte gjetur ne uje pa ndjenja dhe i plagosur nga shkembinjte. Pas pak kohe ai eshte gjeur nga te afermit dhe menjehere eshte derguar me helikopter ne Spitalin Nene Tereza.
Pas nje qendrimi disa oresh ne koma, mjeket kane menduar si zgjidhjen me te mire per shendetin e Pashkos, transportimin e tij ne Bari, ku do t'i nenshtrohej nje kurimi me te specializuar. Rreth ores 21.57, i shoqeruar nga djali i tij 24 vjecar, Ruben Pashko, dy pilotet Vangjel Condi e Demush Heba, asistenti i fluturimit Qemal Koni, si dhe nga mjeku reanimator Sander Baloj, Pashko eshte nisur me nje helikopter drejt Italise, por udhetimi eshte nderprere me mes te detit.
Rreth 20 minuta me vone, helikopteri ka shkeputur kontaktin me radaret dhe prej atij momenti askush nuk ka marre vesh se cfare ndodhi me te. Nje nje deklarate per mediat, Ministri i Brendshem Sokol Olldashi beri te ditur mesditen e djeshme se ne oren 22.17 helikopteri ka pasur kontaktin e fundit radiofonik me kullen e Rinasit, nderkohe qe nje minute me pas, ne oren 22.18 ai eshte zhdukur nga radaret dhe me pas komunikimet me te jane nderprere totalisht. Olldashi ka shprehur dhimbjen per kete ngjarje jashezakonisht te rende, duke theksuar se u gjendet prane familjes Pashko dhe familjeve te piloteve dhe te reanimatorit, te cilet gjendeshin ne krye te detyres.
Operacioni i kerkimit
Menjehere pas nderprerjes se sinjalit, te gjitha organizmat dhe sherbimet e specializuara u ngriten ne kushtrim, duke filluar operacionet e shpetimit, te cilat jane intensifikuar ne agun e djeshem. Kater anije te Forcave Detare Shqiptare dhe dy helikoptere kane vijuar patrullimin ne te gjithe zonen, nderkohe qe edhe autoritetet italiane kane vene ne dispozicion te ketij operacioni edhe 4 anije e nje avion kerkimi.
Perpjekjet per te kontaktuar ne oret e vona mbremjes se diele e deri mbremjen e djeshme, nuk kane reshtur nga ana e strukturave te specializuara dhe te bashkerenduara te Ministrise se Mbrojtjes, asaj te Rendit, te Ministrise se Komunikacionit dhe distrikteve Detare Durres e Vlore por gjithcka ka rezultuar e kote.
Lokalizimi i vendit ku u rrezua helikopteri
Rajoni i operacionit te kerkimit eshte perqendruar rreth 27 milje detare larg nga brigjet tona, afersisht 45 kilometra ne perendim te Durresit, me gjeresi rreth 40 milje detare dhe thellesi rreth 35 milje detare.
Ndersa distanca nga brigjet italiane mes Barit dhe Brindizit arrin deri ne 40 milje, ku jane ndodhur vazhdimisht 3 motovedeta te Guardia di Finanzes. Operacioni po zhvillohet i perbashket me palen Italiane dhe rajoni eshte ndare ne dy pjese, pjesa lindore nen pergjegjesine e pales shqiptare dhe pjesa perendimore nen pergjegjesine e pales italiane.
Operacioni ka vijuar pergjate gjithe nates se mbremshme me lundrim e kontroll ne drejtimin veri jug dhe anasjelltas, megjithe kushtet atmosferike te pafavorshme, ku forca e detit arrinte deri ne 5 balle.
Vizitat ne familjet e te humburve
Ne familjet e personave qe ishin ne bordin e helikopterit ne momentin kur ai ra ne det, nuk kane reshtur vizitat gjate gjithe dites se djeshme. Politikane te ndryshem, e zyrtare te shtetit kane shprehur dhimbjen e tyre prane te afermve te familjes Pashko, ne kryeqytet.
Po ashtu edhe familja e mjekut Sander Baloi ehte vizituar nga mjeke dhe kolege te tij te afert. Ministri Maksim Cikuli, zv/ministrat Arben Ivanaj dhe Zamira Sinoimeri, ish ministri dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar te Shendetesise Tritan Shehu, drejtori i QSUT se, Paskal Cullufi,
etj jane ndodhur prane familjes se tij, ne oret e veshtira, kur helikopteri dhe ekuipazhi, pjese e te cilit ishte reanimatori Baloi rezultonin te humbur ne det.
Koleget e mjekut jane shprehur me superlativa per eksperiencen e admirueshme te mjekut reanimator prane pacienteve ne te gjitha ditet e pervojes se tij ne QSUT. Ndersa per per familjen e pilotit nga Kopliu i Shkodres, Demush Heba, tragjedia eshte dyfishe. Diten e djeshme, ne familjen e tij perkujtohej 1 vjetori i dites se vdekjes se te vellait. E ndersa pjesa tjeter e familjes se tij, ishte nisur per ne Shkoder, Heba do te shkonte pas kthimit nga udhetimi ne Itali, por qe nuk ia arriti dot.
Biografi
Sander Baloi, lindur me 22.06.1966 ne rrethin e Mirdites ka kryer studimet ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin e Mjekesise ne vitet 1985 1991. Ne vitet 1991 1996 ka punuar si mjek i pergjithshem ne spitalin e qytetit te Rreshenit dhe ne Qendren Shendetesore te Fierzes.
Ne vitet 1996 1999 ka kryer specializimin per mjek anestezist reanimator prane klinikave te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", Tirane. Ne vitin 2002 2003 ka kryer specializimin njevjecar per mjek anestezist reanimator ne spitalin e Bichat Claude Bernard ne Paris, France.
Pas kryerjes me sukses te specializimit eshte rikthyer per te sherbyer ne QSUT prane sherbimit te Anestezi Reaniomacionit. Ku ka vene ne sherbim te pacienteve njohurite e fituara dhe perkushtimin maksimal te tij, sidomos ne pergatitjen psikologjike te te semureve per trajtim mjekesor, ndjekjen postoperatore te tyre dhe vecanerisht te atyre me probleme te transplanteve renale.
VIKTIMAT
Gramoz Pashko, vitlindja 1955
Ruben Pashko, vitlindja 1982,
Vangjel Condi, pilot, vitlindja 1950,
Demush Heba, pilot, vitlindja 1960,
Qemal Koni, asistent i fluturimit, vitlindja 1950
Sander Baloj, mjek reanimator, vitlindja 1966
Situata cast pas casti
Ora 21.57 helikopteri niset per ne Itali
Ora 22.17 helikopteri kontakton per here te fundit
Ora 22.18 helikopteri zhduket nga radaret
Ora 22.20 nisin kerkimet per shpetimin e pjestareve te bordit
Ora 12.30 mesohen zyrtarisht emrat e viktimave
Ora 12. 40 nisin vizitat ne shtepine e Gramoz Pashkos
Ora 12.55 prokuroria nis hetimet per shkaqet e ngjarjes
Ora 1.30 Kryeministri Sali Berisha flet per tragjedine e 6 personave
Ora 14.40 lokalizohet vendi ku u rrezua helikopteri
Ora 19.00 vazhdojne kerkimet per helikopterin
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------