Regjistrimi i popullsisė do tė zhvillohet nė nėntor. Serbėt e shohin kėtė proces si legalizim tė pastrimit etnik, prandaj kėrkojnė shtyrjen e tij. Sipas Entit tė Statistikave, nė Kosovė jetojnė 2.1 milionė banorė, ndėrsa 500 mijė tė tjerė janė jashtė vendit. Qė nga viti 1981, Kosova ka 1 milion banorė mė shumė.
Regjistrimi
Regjistrimi i parė i popullsisė sė Kosovės, qė prej vitit 1981, nuk ėshtė i sigurt se mund tė realizohet as pas shpalljes sė pavarėsisė. Ēėshtja ėshtė e tej politizuar. Serbėt e Kosovės kėmbėngulin qė regjistrimi i popullsisė, banesave dhe ekonomive familjare, tė shtyhet pėr njė kohė, me arsyetimin e mungesės fizike tė njė pjese tė konsiderueshme tė pjesėtarėve tė kėtij komuniteti, tė cilėt u larguan nga Kosova nė verėn e vitit 99. Lideri i Listės Serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē, thotė se regjistrimi i popullsisė do ta legalizonte pastrimin etnik qė ėshtė zhvilluar ndaj serbėve tė Kosovės, qė nga pėrfundimi i luftės.Regjistrimi i popullsisė do ta legalizonte pastrimin etnik, ka deklaruar ai pėr Express. Pėrkundėr kėsaj, autoritetet nė Prishtinė po bėjnė pėrgatitjet e fundit pėr fillimin e procesit tė regjistrimit. Zėvendėsministri i Shėrbimeve Publike, Rifat Blaku, tregon se ky proces, sipas gjitha gjasave, do tė zhvillohet nė vjeshtėn e kėtij viti.Regjistrimi i popullsisė planifikohet tė mbahet nė nėntor, ka thėnė Blaku pėr gazetėn. Ai pėrmend 1 nėntorin si datė tė fillimit tė kėtij procesi, ndėrkaq 15 nėntorin si datė tė pėrfundimit tė tij. Rifat Blaku, i cili llogaritet si njė ndėr demografėt mė tė mirė tė Kosovės, thotė se regjistrimi i popullsisė ėshtė imediat.Pa regjistrim tė popullsisė, Kosova nuk mund ti ushtrojė pothuajse asnjė prej ingerencave funksionale tė saj, si shtet. Regjistrimi ėshtė procesi mė i rėndėsishėm pėr strukturėn organike tė shtetit tė Kosovės. Regjistrimi i fundit nė Kosovė ėshtė mbajtur 27 vjet mė parė, nė vitin 1981. Njė regjistrim tjetėr ishte zhvilluar 10 vjet mė vonė, por ai kontestohet nga shumica shqiptare, pėr shkak se kishte ndodhur gjatė viteve tė okupacionit. Shqiptarėt nuk u besonin demografėve serbė qė kishin udhėhequr procesin e regjistrimit tė vitit 1991. Ndėrkaq tash, serbėt nuk u besojnė demografėve shqiptarė. Ne nuk u besojmė organizatorėve tė kėtij procesi, ka thėnė Oliver Ivanoviē. Ai thotė se asgjė nuk do tė ndodhte sikurse nė kėtė fazė mos tė bėhej regjistrimi i popullsisė. Ne marrim pjesė nė Komisionet e Regjistrimit dhe sigurisht se e mbėshtesim kėtė proces tė rėndėsishėm, ka thėnė ai pėr Express. Yagcilar mendon se nėse serbėt nuk i pėrgjigjen kėtij procesi, do tė jetė njė mangėsi jo e vogėl. Ngjashėm mendon edhe gjeografi Asllan Pushka, i cili ka punuar gjatė nė procesin e statistikave nė vend. Nėse serbėt nuk marrin pjesė, ndoshta, kjo mund tė ndikojė nė shtyrjen e regjistrimit. Regjistrimi pa pjesėmarrjen e serbėve, ndoshta mund tė krijojė probleme, deklaroi Pushka pėr Express. Por, ai shpreson se deri nė vjeshtė tensionet do tė bien dhe serbėt do ti pėrgjigjen procesit tė regjistrimit.
KE: Njihni sa mė shpejt shtetin e Kosovės
Kėshilli i Evropės u ka bėrė thirrje vendeve tė tjera tė Evropės tė njohin zyrtarisht shtetin e ri tė Ballkanit, Republikėn e Kosovės. Komisioni Politik dhe Byroja e Kėshillit tė Evropės i bėri thirrje vendeve tė tjera evropiane, qė nuk e kanė njohur ende pavarėsinė e Kosovės, pėr njė njohje sa mė tė shpejtė tė shtetit tė ri kosovar. Gjithashtu, kėto organizma kanė rrėzuar propozimin e ardhur nga deputetė serbė dhe rusė pėr mbajtjen e njė debati urgjent pėr Kosovėn nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit te Evropės. I pranishėm nė kėtė mbledhje, deputeti demokrat Aleksandėr Biberaj, nė cilėsinė e kryetarit tė delegacionit shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė KE-sė, njėkohėsisht zv.president i kėsaj asambleje, kundėrshtoi propozimin serbo-rus, i cili ėshtė kundėrshtuar edhe nga kryetarėt e delegacioneve tė vendeve evropiane, qė kanė njohur shtetin e pavarur tė Kosovės. Kosova e pavarur i shėrben mė sė miri paqes dhe stabilitetit nė rajonin e Ballkanit dhe duke implementuar ēdo ditė elemente tė Paketės Ahtisaari, Kosova ėshtė nė rrugėn e saj natyrale tė konsolidimit tė njė shteti tė lirė, tė pavarur dhe sovran, demokratik dhe multietnik, theksoi Biberaj. Sipas tij, Serbia vazhdon ta pėrdorė ēėshtjen e Kosovės si argument nė luftėn e brendshme politike, por nė realitetin e ri tė krijuar pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe njohjes ndėrkombėtare tė saj, Serbia nuk duhet ta pėrdorė mė Kosovėn si argument nė zhvillimet e brendshme.
Shefer viziton pėr herė tė parė Kosovėn pas pavarėsisė
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, vizitoi dje pėr herė tė parė Kosovėn pas shpalljes sė shtetit tė pavarur nga autoritetet nė Prishtinė. Sheferi ka zhvilluar dje njė takim me Presidentin e Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Gjithashtu ai ėshtė takuar edhe me kryeministrin Hashim Thaēi dhe komandantin e KFOR-it, Ksavier de Marnak. Pritet qė numri njė i NATO-s tė bisedojė edhe me liderėt e serbėve kosovarė dhe ta vizitojė pjesėn veriore tė Kosovės. Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s gjithashtu e porositi Beogradin se e ardhmja e Serbisė ėshtė nė integrimin euroatlantik. Nuk kam asnjė dyshim se e ardhmja afatgjate e Serbisė shtrihet nė integrimin euroatlantik. Ne duhet tia bėjmė tė qartė Beogradit dhe popullit tė Serbisė se nuk ka tė ardhme tė qėndrueshme nė pėrqafimin e nacionalizmit tė inatosur, tha Jaap de Hoop Scheffer.
2.6 milionė
Sipas disa statistikave preliminare nga Enti i Statistikave tė Kosovės, aktualisht nė Kosovė jetojnė 2.1 milionė banorė, plus 500 mijė banorė llogaritet qė jetojnė jashtė vendit. Ndėrkohė, demografėt konkludojnė njė plakje tė lehtė tė popullatės. Aktualisht, mosha mesatare nė Kosovė ėshtė 28 vjeē, nga 24 sa ishte gjatė viteve 90.
Regjistrimet
Nė regjistrimin e popullsisė tė vitit 1981, Kosova ka pasur mbi 1.5 milionė banorė. Struktura e popullsisė, ndėrkaq, ka qenė 82 pėr qind shqiptarė, 18 pėrfaqėsues tė komuniteteve tjera. Ndėrkaq, nė regjistrimin e vitit 1991, ku ekspertėt shqiptarė nuk kanė marrė pjesė, del qė Kosova ka pasur mbi 1.9 milionė banorė.
Kundėrshtimi
Ēėshtja ėshtė e tej politizuar. Serbėt e Kosovės kėmbėngulin qė regjistrimi i popullsisė, banesave dhe ekonomive familjare, tė shtyhet pėr njė kohė, me arsyetimin e mungesės fizike tė njė pjesė tė konsiderueshme tė pjesėtarėve tė kėtij komuniteti, tė cilėt u larguan nga Kosova nė verėn e vitit 99.
Serbėt
Lideri i Listės Serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē, thotė se regjistrimi i popullsisė do ta legalizonte pastrimin etnik qė ėshtė zhvilluar ndaj serbėve tė Kosovės, qė nga pėrfundimi i luftės. Regjistrimi i popullsisė do ta legalizonte pastrimin etnik, ka deklaruar ai.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"















