Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Sadina Alla (Miss Univers Albania 2007) 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Sadina Alla (Miss Univers Albania 2007) 
 
"Miss Univers Albania drejt meksikes"


ImageVetem pak dit pasi 20-vjecarja Sadina Alla u shpall"Miss Univers Albania", ne konkursin e organizuar nga fotografi i njohur ne gjithe boten, Fadil Berisha, do te udhetoje drejt nje tjeter evenimenti. Pikerisht ne Meksike, ku do te organizohet me 28 maj konkursi i bukurise "Miss Universi".
Nuk e dime nese i dashuri i saj Flori, i njohur nga te gjithe si Polici i Portokallise, do ta shoqeroje te dashuren e vet, ashtu sikurse beri ate nate kur ajo u shpall miss ne "Hotel Sheraton".
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Sadina Alla (Miss Univers Albania 2007) 
 
Pse me zgjodhen mua?

ImageMe thuaj gjithcka qe di per veten tende...
-Quhem sadina, jam 18 vjece dhe studioj ne Liceun Artistik "Jordan Misja", dega Pikture tekstil. Me pelqen shume piktura dhe fusha e modes. Duke qene e bindur per aftesite e mia vendosa te merrja pjese ne Miss Universe dhe ja ku jam. Ishte nje eksperience e bukur. (Qesh..)

Kjo eshte pjesemarrja jote e pare ne nje eveniment te ketij lloji?
Jo kisha marre pjese edhe ne sfilata te tjera por jo ne nje Miss. Si here e pare qe ishte mendoj se ia dola mbane.

Sa vajza te kane pare shtrember deri tani?
- (qesh).. Per fat te mire vajzat ishin te gjitha te mira, jo si neper sfilatat e tjera ku edhe te shohin shtrember. Ishin te gjata dhe goxha te bukura.

Sinqerisht, e cove ndonjehere neper mend ti fusje sterkembeshin ndonjeres gjate konkurimit?
Te them te drejten asnjeres... (qesh)

Gjatesia?
1.75

Pesha?
54 kg

Hobi?
Piktura...

Gjate kohes qe po beje fotot me Fadil Berishen, vura re qe skishte piken e ndrojtjes. Dukej sikur kishe nje jete qe merreshe me kete pune?
Jo, jam tip qe pershtatem ne cdo lloj vendi. Normalisht ne fillim do te jem pak e ndrojtur por kjo eshte ajo qe jam zgjedhur, tani eshte puna ime dhe duhet ta bej sa me mire.

Cfare mendon se te pret perpara tani qe ke fituar?
Ouuu, shume gjera, nje rruge e gjate, shume e gjate, shume gjera interesante, gjithcka per tu eksploruar... Ne fillim fare, perfaqesimi i Shqiperise ne Miss Universe ne Meksike. Mendoj se do te dal mire, jam e bindur per kete.!

Eshte kjo qe ke dashur gjithmone?
Gjithmone kam enderruar te marr pjese ne nje Miss, dhe te fitoj. Tani qe endrra ime u realizua, pervec fushes se modes une dua te vazhdoj dhe te larten per Pikture. Fundja, piktura eshte krejt jeta ime.

Pse te zgjodhen pikerisht ty dhe jo nje tjeter?
- Mendoj se tek une eshte e vecante nderthurja e egersise me embelsine.

E dashuruar?
- Mund ta kalojme kete pyetje, te lutem?

Pashe "policin e portokallise" qe vinte verdalle ketu. Ty po te priste?
- Ti vazhdon te kembengulesh dhe une vazhdoj ti qendroj mendimit se nuk do te me pelqente te flisja per jeten time private! (qesh)

Kujt i ke ngjare nga prinderit?
- Mamit dhe babit. Jam nje hibrid i mire i te dyve!

Nese do te duhej, dote sakrifikoje te rrije pa ngrene nje muaj te tere vetem per te ruajtur linjat?
Jo, asnjehere, sepse me i rendesishem eshte shendeti.

Te pelqen te jesh ne qender te vemendjes?
Te qenit ne qender te vemendjes ka edhe te mirat edhe te keqijat e veta. E mira eshte se je bere dikushi dhe e keqja eshte se nuk ndihesh gjithnje mire, pasi ka njerez qe te ngacmojne, flasin dhe nuk mund te jesh po aq praktik dhe e lirshme si me pare.

Pershembull, si do te ndiheshe nese ndodh te hysh ne nje lokal ku te gjithe meshkujt jane duke pare Boterorin, por ne castin qe futesh ti, shndrohesh ne pike referimi?
E para nuk do te futesha ne nje lokal ku shikohet ndeshje sepse mua nuk me pelqen te futem ne vende ku ka shume njerez. Zakonisht, frekuentoj vendet e qeta. E dyta edhe nese do te futesha rast i rralle ky, do te ndihesha shume keq.

Cfare te josh me shume nga puna si modele, ideja e nje stadi tjeter financiar, vemendja e te tjereve apo kontaktet me persona te rendesishem?
Ana materiale nuk me ka interesuar asnjehere, thjesht kam dashur qe endrren time ta bej nje dite realitet dhe jam e lumtur qe sot eshte keshtu.

Ke do te doje te kishe mik apo mikeshe ne boten e artit?
Eshte e veshtire te kesh miq, por besoj se mikesh me te mire se veten nuk do te kem.

Mendon se duhet te jesh domosdoshmerisht e bukur per te qene modele?
Jo, ka femra qe nuk jane te bukura dhe te terheqin.

Cilat mendon se jane kriteret?
E para, duhet te jesh e gjate me nje linje te halle klasike. Mjafton te dish te nxjerresh ne pah gjithcka qe ke.

Te tremb ideja e krijuar se ne boten e modes ka abuzime pa fund?
Jo nuk me tremb sepse do te jem vetvetja do te jem prap une dhe mua nuk me pelqen qe te bej gjera qe jane ne demin tim.

Modelja qe pelqen?
Nuk kam modele te preferuar.

Kujt do te doje ti jepje dhe ti merrje nje autograf?
Nuk e di. Nuk e kam menduar ndonjehere kete.

Cila eshte oferta qe do te te joshte ne kete moment?
Do te me pelqente te me vinte nje oferte nga "Ford Models".

Mendon se ajo qe te zgjodhi ishte nje juri profesionale?
Sigurisht.

Sepse te zgjodhen ty apo...?
Jo sepse ishin vertete profesioniste. I jam mirenjohese Fadilit dhe Valbones qe me zgjodhen dhe uroj qe ne vitet ne vazhdim te zgjidhen vajza akoma me te bukura qe te mund ta perfaqesojne denjesisht Shqiperine.

Mendon se do te na nderosh ne "Miss Universe"?
Nese do te punoj me vullnet dhe kembengulje, mendoj se do tia dal.

Nese larg qofte ndodh e kunderta?
Nese ndodh, e rendesishme eshte qe une perfaqesova Shqiperine dhe guxova per dicka ndryshe.

Por ne jemi te bindur qe ti do te fitosh, ndaj te urojme suksese.
Faleminderit.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Sadina Alla (Miss Univers Albania 2007) 
 
E bukur kjo Sadina Smile

Tek albumi kam vene disa foto edhe me te bukura te saj. Urime Goces
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Sadina Alla (Miss Univers Albania 2007) 
 
Nuk me pelqen fare.
Bjonde me vetulla te zeza dalin si karikatura.
Ngjan me Rovena Stefen kjo Surprised
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!