Njė libėr i ri, Martesa nė robėri: Pajtimi i erotizmit me shtėpinė, i cili ka tronditur dhe mbėrthyer Amerikėn, pretendon se problemi nė zemėr tė martesės moderne, dhe arsyes sė statistikave shumė tė larta tė divorceve, ėshtė se jeta familjare shkatėrron dėshirėn seksuale, pavarėsisht se sa i dashuruar mund tė jetė ēifti. Me fjalė tė tjera, seksi dhe martesa nuk janė tė pajtueshme. Autorja Esther Perel, thotė: Ekziston njė paradoks mes nevojės pėr siguri, familjaritet dhe parashikueshmėri, tė cilėt kėrkojmė nė marrėdhėniet afatgjata, dhe fakti se erotizmi lulėzon me gjėrat e reja, misterin dhe rrezikun. Krijon njė tension mes nevojės sonė pėr siguri dhe pėr aventurė. Dashuri dhe dėshirė: janė tė lidhura dhe bien ndesh. Terapistja nga Belgjika argumenton se, ndryshe nga dashuria, ngacmimi seksual nuk luan me rregullat e qytetarisė sė mirė. Ajo harliset me lojėrat e pushtetit, avantazhet e padrejta, ndryshimet e rolit, manipulimeve joshėse dhe egėrsive delikate. Tė gjitha kėto i hedhim mėnjanė nė momentin qė unazat e martesės rrėshqasin nė gishtat tonė.
Martesa dhe seksi
Por natyra themelore e dėshirės nuk ndryshon. Perel, 48-vjeēare, e cila jeton me burrin e saj prej 21 vitesh dhe dy djemtė thotė se tė gjithė pėrjetojmė zbaticėn dhe baticė; pas mė shumė se dy dekadash e martuar me tė njėjtin burrė, unė e kam pėrjetuar. Shumė nga ēiftet qė ndahen nuk janė mė pak tė zotė se ata qė qėndrojnė bashkė. Tė tjerė kanė durim tė presin pak mė gjatė, dhe kanė njė fije shprese. Shpesh e kanė pėrjetuar atė shkėndijė dhe janė tė bindur se ajo do tė kthehet. Ajo nga e cila njerėzit largohen ėshtė njė ndjenjė e pajetė. E kundėrta e lidhjes me dikė ėshtė kur shtrihesh pranė tij dhe pėrjeton vdekjen, dhe kjo ėshtė e tmerrshme. Por tė gjithė kalojmė pėrmes kėsaj. Perel sugjeron se sekreti i suksesit martesor nuk ėshtė familjariteti, familjariteti, familjariteti, por ta trajtosh partnerin si njė i huaj. Kultura moderne, - argumenton ajo, - na thotė vazhdimisht se zgjidhja e konfliktit mes dashurisė dhe dėshirės ėshtė rritja e afėrsisė. Nėse flasim mė shumė, do tė ndajmė mė shumė dhe do tė komunikojmė mė shumė, dhe kjo do tė sjellė njė marrėdhėnie seksuale mė tė mirė. Por Perel thotė se, nė fakt e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Nuk ėshtė mungesa e intimitetit ajo qė frenon dėshirėn seksuale, por tepria. Nė jetėn tonė dashurore duam afėrsi, por dėshira seksuale ka nevojė pėr hapėsirė. Nuk ka asgjė tė keqe afėrsia e ngushtė, por nuk ėshtė shenjė e mirė pėr erotizmin, shprehet Perel.
Kėshilla
Partneri ynė bėhet i njohur dhe vėllazėror, dhe seksi ka nevojė pėr tė panjohurėn, rrezikun dhe harlisjen. Nėse ju e shihni partnerin dhe ai/ajo ka diēka qė tė habit, edhe pse pėr njė moment, atėherė keni rikapur atė qė kishit humbur, thotė ajo. Por misteri dhe joshja ėshtė mė e vėshtirė kur ndani njė banjė apo ushqeni njė bebe. Po, tensioni mes sigurisė dhe aventurės dyfishohet kur vijnė fėmijėt, shton ajo. Erotizmi kundėrshton ndrydhjen. Por ajo qė vėmė re tek familjet me fėmijė ėshtė se energjia nuk ėshtė larguar nga shtėpia, por vetėm se ėshtė ridrejtuar nga fėmijėt. Duhet ta ripėrqendroni atė energji tek partneri juaj. Jo i gjithė kontakti fizik nė shtėpi, si pėrqafimet dhe puthjet, duhet tė jenė tė fėmijėve. Me qėndrimin e saj praktik, Perel sugjeron se fėmijėve duhet ti bėhet e qartė se po aq shumė sa doni ata, doni dhe partnerin tuaj. Ky qėndrim konsiderohet si tabu nė ditėt e sotme. Shoqėria jonė ėshtė e pėrqendruar tek fėmijėt, i ka vendosur ata nė majė tė piramidės kur ata duhet tė qėndrojnė nė fund. Prandaj Perel sugjeron rikthimin e magjisė pėr njė ēift, tė cilėt janė mėsuar ta trajtojnė njėri-tjetrin si njė kolltuk i rehatshėm. Sė pari, shkėndija nuk vjen natyrshėm. Duhet tė jini tė gatshėm dhe tė vullnetshėm pėr dėshirėn. Nėse prisni momentin e duhur, kurrė nuk do tė vijė. Duhet ta bėni tė ndodhė, ta paramendoni atė. Pėr shembull tė lini njė takim me partnerin tuaj, apo tė pretendoni se jeni tė huaj nė njė bar. Nuk keni pse thoni gjėra tė reja.












