Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme po rrezikojnė seriozisht shėndetin e adoleshentėve. Kjo pėr arsye se ata kryejnė marrėdhėnie tė pambrojtura nė moshė tė vogėl dhe me multipartnerė. Alarmi erdhi dje nga mjekėt infeksionistė gjatė prezantimit tė seminarit nė Ditėn e Sensibilizimit pėr IST dhe Pėrdorimin e Kontraceptivėve. Sipas mjekėve, infeksionet seksualisht tė transmetueshme po bėhen gjithnjė e mė problematike pėr shėndetin e popullatės pasi pas viteve 90 numri i tyre ėshtė gjithnjė nė rritje.
Adoleshentėt
Adoleshentėt shqiptarė janė tė ekspozuar nga sėmundjet seksualisht tė transmetueshme pasi kryejnė marrėdhėnie nė moshė tė vogėl dhe shumė herė nė grup. Janė tė rinj ose tė reja qė bėjnė seks tė pasigurt me multipartnerė, qė nuk pėrdorin prezervativ ose kanė qenė nė emigracion dhe kanė pasur marrėdhėnie me punėtore seksi,- pohon infeksionisti pranė spitalit tė QSUT-sė, Arjan Harxhi duke shtuar se tė rinjtė janė tė painformuar pėr kėto sėmundje tė rrezikshme, tė cilat nėse diagnostikohen nė kohėn e duhur mund tė mjekohen. Sipas tij, kryerja e njė vizite te mjeku pėr sėmundje tė tilla vazhdon tė mbetet tabu, duke shkaktuar probleme serioze pėr shėndetin. Ndėrkohė ai ritheksoi se grupet mė tė rrezikuara ndaj infeksioneve seksualissht tė transmetueshme janė tė rinjtė dhe veēanėrisht pėrdoruesit e drogės, romėt dhe homoseksualėt.
Infeksionet
Krahas rritjes sė infeksioneve me HIV/AIDS, pėr fat tė keq, po shohim njė rritje tė numrit paralel tė infeksioneve tė tjera seksualisht tė transmetueshme, si ato me sifiliz, me gonorrenė, klamidia, nė moshat e reja. Kėshtu u shprehėn mjekėt infeksionistė duke theksuar se vendi vazhdon tė ketė probleme me raportimin e numrit tė rasteve tė sakta me IST. Sipas mjekut Arjan Harxhi rritja e rasteve tė IST ndodh si pasojė e mungesės sė edukatės pėr t'u mbrojtur nga kėto sėmundje, pėr tu konsultuar me mjekun. Studimet tregojnė se me klamidia janė raportuar 20% e grave nė moshė riprodhuese dhe pothuajse 1% e tyre janė raportuar me sifiliz, gonorre, herpes genitalis, etj. Pėr mė tepėr, vėrehet njė rritje e numrit tė rasteve me gonorre tė zbuluar nėpėrmjet survejancės rutinė spitalore. Pėr parandalimin e kėtyre sėmundjeve nevojitet edukimi i opinionit publik nė drejtim tė njohjes sė rrugėve tė transmetimit tė viruseve dhe shenjat, nė mėnyrė qė tė kėrkojnė ndihmė mjekėsore. Ky ėshtė mesazhi qė pėrcjell edhe Dita e Sensibilizimit pėr IST dhe Pėrdorimin e Kontraceptivėve,- u shpreh Harxhi, sipas tė cilit, paralelisht me ndėrgjegjėsimin e qytetarėve nevojitet aksesi nė shėrbimet shėndetėsore, pasi kapacitetet diagnostikuese janė tė ulėta.
25 lloje infeksionesh seksualisht tė transmetueshme pėrhapen kryesisht
20% e grave nė moshė riprodhuese janė me infeksionin klamidia
Ēfarė janė IST
Infeksionet Seksualisht tė Transmetueshme janė sėmundje qė shkaktohen nga bakterie tė cilat transmetohen pėrmes kontaktit seksual. Kėto sėmundje janė ndėr infeksionet mė tė pėrhapura nė botė. Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, incidenca e rasteve me IST nė vit ėshtė 333 milionė raste, pa pėrfshirė HIV/AIDS-in. IST numėrojnė 25 lloje infeksionesh, ndėr tė cilat mė tė pėrhapura janė gonorrea, sifilizi. Shqipėria ende konsiderohet vend me prevalencė tė ulėt tė Infeksioneve Seksualisht tė Transmetueshme (IST), edhe pse nė vendin tonė kėto sėmundje janė njė problem nė rritje, qė pas viteve 90, sipas Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP).
Shekulli
Nje lajm mese alarmant!
Nuk e di ēfare u kushton njerezve qe te mbrohen kur kryejne marredhenie?
Eshte ndryshe kur je me dike prej shume kohesh dhe teper ndryshe kur kryen marredhenie thjesht per nje nate ose nje "epsh"!
Imagjinoni dike qe tradheton te dashurin ose te dashuren duke shkuar me dike tjeter te semure dhe arrin te semure veten dhe parteneren me te cilen ka aq kohe?
A ja vlen te rrezikojme jeten vetem per "nje marredhenie seksuale te pambrojtur",e cila mund te jete fatale?
Cili eshte mendimi juaj?















