Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Ami e Portokallisė 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Ami e Portokallisė 
 
ImageAmarda Toska ose ashtu siē e njohim tė gjithė «Ami e Portokallisė» ka lindur nė Tiranė nė 5 Mars tė 1982-shit. Ka kryer shkollėn 8-vjeēare dhe atė tė mesme nė shkollėn e baletit. Mė pas filloi studimet nė fakultetin e shkencave sociale pėr psikologji ku dhe diplomohet kėtė vit. Qė nė vitin 2000 ka punuar si balerinė nė trupėn e baletit tė televizionit Klan. Gjatė kėsaj kohe ka pasur dhe eksperienca nė prezantimin e programeve te ndryshme por gjithmonė i ka konsideruar si dytėsore, madje shprehet se nuk ka qenė shumė e tėrhequr pas prezantimit.

Televizioni pėr Amin ishte njė ėndėrr e fshehur nė sirtar apo thjesht njė rastėsi?

Jo, nuk ka qėnė ėndėrr dhe qėllim nė vetvete tė bėrit televizion, por duke qėne se ushtroja profesionon tim si balerinė nė televizion, ai mė tėrhoqi pas vetes duke mė falur mjaft kėnaqėsi, nė radhė tė parė shpirtėrore.

Si u gjend Ami, njė balerinė, pėrkrah Agron Llakės nė njė nga spektaklet mė tė ndjekura nga shqiptarėt “Portokalli”?

Me gjithė skepticizmin tim pėr kėtė pėrgjegjėsi tė re, shumė shpejt u ambjentova duke hedhur hapa tė sigurt pėr njė rritje profesionale tė vazhdueshme. Sigurisht nuk ishte dhe aq e lehtė nė fillim sepse bėhej fjalė pėr njė format varjeteje ku duhet lirshmėria, energjia dhe aktrimi deri diku. Pėrkrah Gonit jam ndjerė shumė mirė sepse ai ėshtė njė partner mjaft komfort.

Keni treguar tashmė se i rezistoni kohės. Pėr disa vjet me radhė, sė bashku me Agron Llakėn e humoristėt e talentuar, edhe Ami ėshtė bėrė padiskutim njė emėr i pandarė nga «Portokalli». Bile mund tė them, ēdo sezon dhe mė zonja, mė kėmbėngulėse, mė e pėlqyeshme. Cili ėshtė sekreti?

Puno ēdo javė si tė ishte java e parė! Lirshmėri dhe buzėqeshje.

ImageSigurisht qė me kalimin e kohės dhe me fitimin e eksperiencės, pėrgjegjėsitė rriten. A e tremb Amin kjo gjė?

Absolutisht jo. Pėrkundrazi, ndihem mirė dhe nė paqe me veten kur kuptoj se me rritjen e profesionalizmit rriten dhe pėrgjegjesitė. Kjo tregon maturi apo jo.

Bėrrylat nė botėn e spektaklit. A i keni hasur? Si u jeni pėrgjigjur? Ju tremb konkurrenca e ashpėr e ekranit?

Edhe pse thuhet qė ekzistojnė shumė tė tilla, unė personalisht nuk kam patur ndonjė eksperiencė pėr tu pėrmendur. Mbase ngaqė unė vetė i qėndroj larg dhe jam tip i ekuilibrueshėm nė tė gjitha marrėdhėniet qė ndėrtoj me tė tjerėt.

Tashmė jeni njė personazh i pėrjavshėm i njė prej televizioneve kryesore. Tė gjithė ju njohin. Ėshtė kjo diēka qė tė bėn tė ndihesh mirė apo tė bezdis?

Nė shumicėn e rasteve pėr tė mos qėne hipokrite, mė pėlqen kjo gjė. Por pa diskutim ka kaluar me kohė faza impresionuese.Thjesht mė pėlqen dhe nė tė njėjten kohė mė duket mjaft normale tashmė.

Jeni shkėputur tėrėsisht nga baleti pėr tju pėrkushtuar vetėm televizionit, apo kjo qė po ndodh tani ėshtė diēka e pėrkohshme? Deri ku synon Ami?

Sot jam kėtu, nesėr do jem diku tjetėr. Jeta rezervon surpriza ēdo ditė.Unė synoj tė jap mė tė mirėn nė atė qė bėj. Nga baleti jam shkėputur dhe nuk ndiej keqardhje sepse ishte zgjedhja ime dhe nuk erdhi sepse zgjodha televizionin, por sepse prioritetet nė jetė ndryshojnė sipas moshės, vendit ku jeton dhe synimeve qė ke pėr tė ardhmen tėnde.

Ēfarė jeni gati tė sakrifikoni pėr tė arritur atė qė doni?

Gjithēka mundem.
Mendoni se njė grua nė Shqipėri mund t’i ndėrthurė mė sė miri karrierėn dhe familjen?

Po, dhe kemi shembuj konkret tė kėtyre grave, megjithese akoma tė pakta nė numėr. Megjithatė vėshtiresia nuk qėndron kėtu por nė anėn e kundėrt tė problemit : A ia krijon familja, shoqėria nė tėresi dhe strukturat shtetėrore mundėsitė gruas t’i ndėrthurė tė dyja kėto nėse ajo vetė mundet? Sa shumė barriera, paragjykime ndesh ajo gjatė rrugės?

Dua tė njihem tani me Amin jo mė si figurė televizive por thjesht si Ami. Si e kalon njė ditė tė zakonshme dhjetori?

Me impenjimet e pėrditshme. Shkolla, puna, palestėr, bėjmė shpesh organizime shoqėrore me nje grup tė kufizuar miqsh pėr tė dalė, luajtur etj…Me pak fjalė jetė normale.

Ku ndihesh mė mirė dhe ēfarė tė pėlqen tė bėsh mė tepėr?

Ēdo gjė varet nga humori i ditės. Nuk mund ta pėrcaktoj.

Ēfarė nuk do i ndryshoje asnjėherė vetes apo jetės tėnde?

Vetes, disa karakteristika qė i klasifikoj si vlera njerezore. Jetės, komoditetin dhe qetėsinė shpirtėrore qė mė ka dhėnė deri tani.

Ēfarė do i ndryshoje?

Disa gjėra qė unė i di, por qė dua t’i ndaj me veten.

A e ka gjetur Ami princin e saj, apo ėshtė nė kėrkim...?

Jo nuk kam gjetur princin, kam gjetur Faraonin qė mbretėron shkretėtirėn….hahaha

Ngjyrat e preferuara nė garderobėn e Amit?

E zeza, e kuqja

Ushqimet e preferuara?

Nė pėrgjithėsi nuk bėj naze nė ushqim. Mė tepėr preferoj prodhimet e detit dhe ėmbėlsirat

Ke bėrė ndonjė plan ku do i kalosh Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, apo Ami nuk bėn asnjėherė plane?

E drejtė, nuk bėj shpesh plane. Mė pėlqejnė mė tepėr ngjarjet spontane, por nė disa raste si Viti i Ri duhet. Besoj deri nė 12 me familjen, pastaj nė njė lokal tė prenotuar me miqtė tanė.

Le tė kthehemi edhe njėherė tek “Portokalli”. Ky spektakėl u prit mjaft mirė edhe nė Greqi, nga emigrantėt shqiptarė. A do tė kemi rastin tju presim sėrish nė qytetet greke ku jeton e punon njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh?

Do tė kisha vėrtet dėshirė tė vinim edhe njė herė sepse jemi kėnaqur shumė gjatė turneut, duke qenė se Greqia ėshtė njė vend turistik, nga mė tė bukurit do thoja dhe shqiptarėt qė jetojnė atje na kanė pritur me shumė mall dhe dashuri.

Sė fundi, ēfarė do ju thotė Ami lexuesve tė Revistės “Prestige”?

Jam vėrtet e kėnaqur qė do tė lexohem edhe pėr bashkėatdhetarėt e mi nė Greqi. Uroj tė ndajmė bashkė tė njėjtėn kėnaqesi! Faleminderit dhe juve pėr intervistėn e kėndshme!
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Sfida e re e Amit 
 
ImageNga balerinė, nė njė prej ikonave mė tė preferuara televizive. Pėr tė arritur deri kėtu, Amarda Toska i ka ngjitur shkallėt njė e nga njė. Pėr t’u pėrballuar pak nga pak me kureshtjen, vėmendjen, sfidat. Sė fundmi edhe me thashethemet pėr lidhjen e saj, qė ka plotėsuar tėrėsisht detajet e njė jetė prej protagonisteje nė qendėr tė vėmendjes

Drita qė spikaste brenda njė grupi ėshtė sidoqoftė e largėt para ndriēimit tė fortė tė njė ylli qė shkėlqen vetėm. Amarda Toska  mund tė shėrbejė si shembulli mė i mirė pėr ta treguar kėtė nė hapėsirėn e televizionit, po aq tė mbushur me yje e po aq tė ndjekur nga sytė e njerėzve. E aty, ajo tashmė ndihet si zonjė shtėpie. Jo mė nė grupin e baletit, por me kornizat e njė imazhi. E re, e bukur dhe e talentuar, ka arritur t’i bindė tė gjithė, pėrfshirė dhe veten, se tė nisėsh njė aventurė televizive mund tė jetė rastėsore, por ta vazhdosh atė dhe tė bėhesh protagoniste nuk ėshtė gjė e rastit. Dhe provėn Ami e ka dhėnė nė njė nga spektaklet mė tė ndjekur, nė “Portokalli”, ku rilindi me pėrmasat e njė ikone televizive e dhe u pagėzua me emrin “Ami e Portokallisė”. Dhe qė atėherė, ajo me protagonizmin duket se janė polarizuar me njė plus minus magjik. “Loja 18” ishte takimi televiziv i ēdo mbrėmjeje, ku askush nuk e kuptoi se prezantuesja sapo kishte mbyllur njė sezon tė gjatė nė spektaklin e humorit dhe studentja e psikologjisė ishte nė sezon provimesh. Nė tė vėrtetė, njė eveniment si Kampionati Botėror i Futbollit tėrheq vėmendjen jo vetėm tė tifozėve tė ēmendur, por dhe tė atyre qė mė parė nuk kanė parė njė ndeshje me interes, ashtu si ishte Ami. E meqė ajo pranon se ndihet mirė me ēdo gjė qė bėn nė skenė, nga baleti te prezantimi, edhe njė eksperiencė e re nė njė talk shoė si “Loja 18”, nuk kishte si tė mos i hynte nė zemėr. “Ishte njė pėrvojė e lodhshme, por e bukur nė tė njėjtėn kohė. Mora  informacion, por dhe u takova me shumė njerėz tė njohur qė ishin tė ftuar”. Kampionati ka shumė surpriza dhe kthehet nė qendėr tė vėmendjes. Dhe Ami ishte aty… Tė mendosh pak pėr angazhimet e saj nė periudhėn e lėnė pas, shkolla, provat, vetė spektakli, e pastaj ajo qė mund tė bėhet nė pjesėn e mbetur tė ditės, mund ta kuptosh lehtė dėshirėn e ethshme pėr pushime. Tė paktėn familja, si gjithmonė, e ka mbėshtetur dhe ka bėrė maksimumin, qė mbi tė, tė mos bjerė asnjė ngarkesė tjetėr veē atyre profesionale, por gjithsesi lodhja ka pasur plot shtigje pėr tė mbėrritur te ajo. Pushimet tashmė i ka nisur dhe ka nė projekt dhe tė tjera ditė nė vende tė ndryshme. Dėshira pėr tė pushuar nė tė vėrtetė nuk i mungon askujt, por Amarda vėrtet i meriton. Aq mė tepėr qė jeta nė Tiranė  bėhet ndonjėherė ca si e vėshtirė dhe e mėrzitshme pėr tė. Vetėm ajo me famėn e saj do tė ishte mjaftueshėm pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė gjithėve e jo mė kur  kjo vėmendje dyfishohet pėr shkak tė njė njeriu tjetėr tė njohur dhe e gjithė kjo shumėfishohet sėrish me kėrshėrinė qė ngjall njė histori dashurie, siē ėshtė ajo qė po jeton Ami me Ermal Mamaqin. Ata janė njė nga ēiftet qė ėshtė pėrpjekur mė shumė pėr ta mbrojtur lidhjen  e tyre nga kureshtja e medias dhe njerėzve tė tjerė, si diēka e ēmuar dhe personale, qė do ta mbash brenda njė globi. Po kur personazhet janė tė njohur, ky glob ėshtė me tė vėrtetė prej qelqi. Sa do tė pėrpiqesh, nuk i shpėton dot as syve tė kokave qė kthehen dhe as bliceve tė aparateve fotografikė. Herėt a vonė do tė merrej vesh. Kėtė e dinin mirė dhe ata. “Komentin e ndezur rreth nesh donim ta neutralizonim sado pak, duke mos folur tė paktėn ne rreth kėsaj historie, pėr tė cilėn nuk na pėlqen tė bėjmė komente”, merr pėrsipėr pėr tė vetmen herė tė flasė dhe nė emėr tė partnerit, meqė duket se ky i tyre ėshtė njė vendim “skuadre”. Njė skuadėr e vogėl, por dhe e fortė, qė i ka shpallur sfidė tė hapur dhe tė ndėrgjegjshme medias nė njė lojė mjaft intriguese edhe pėr ēiftin. Duke folur ata vetė, ndoshta tė tjerėt do kishin mė pak mundėsi pėr thashetheme, por Ami nuk e sheh kėtė si njė detyrim ndaj askujt. Ajo nuk i bindet ca teorive tė rreme shpėtimtare, qė nė fund tė fundit do kėnaqin gjithė kėrshėrinė e tė tjerėve, pėr diēka qė ėshtė plotėsisht e tyre. “Ne kemi zgjedhur mos tė flasim. Duke qenė tė dy tė njohur, nuk i shpėtojmė dot interesit tė tjerėve dhe kėtė e dimė. Por nuk mė vjen mirė kur lexoj tė tilla shkrime aspak profesionale dhe ca telenovela tė sajuara qė shoqėrojnė fotot tona, tė cilat nuk kanė asgjė tė vėrtetė. Mė vjen inat, por dhe pėr tė qeshur nė tė njėjtėn kohė”. Asaj i duhet tė mėsojė nė gazeta fjalė tė sajat, qė nuk i ka thėnė e tė tjera si kėto, qė pėrveē saj i sheh dhe familja. Ata i lexojnė gazetat dhe revistat, qė ajo i gjen pastaj mbi tavolinė. Ndonjėherė i duhet ta kapėrcejė heshturazi jokomoditetin e njohur tė prezantimit tė nxituar tė lidhjes nė familje, pėr tė cilin ka menduar media. Por lidhja me njė artist, jashtė ndjenjave sigurisht qė nuk sjell vetėm kokėēarje. Kėshtu, tani ajo ka njė sy mė tė vėmendshėm kritik qė e sheh dhe njė njeri qė e kupton mė mirė. Ndėrsa mėnyra e jetės plot angazhime, por dhe lėvizje e shumė kontakte me njerėzit, nė plan tė parė mjaft stimuluese pėr xhelozitė e ēdokujt, te Ami nuk sjell njė shqetėsim tė veēantė. “Nuk kam aspak njė xhelozi specifike qė kushtėzohet nga profesioni. Ajo ėshtė nė karakter dhe ka tė bėjė me stėrvitjen qė ēdo njeri i bėn mendjes. Profesioni mund tė jetė shtysė, por kjo ndjenjė, pėr mos tė kaluar nė ekstrem, mund tė frenohet nga karakteri”, e pėrshkruan me lehtėsinė dhe qartėsinė e njė psikologeje tė ardhshme kėtė kompleks ndjenjash qė trazon shpesh qetėsinė e njė lidhjeje, por mesa duket jo tė tyren. Ajo e shijon atė me natyralitetin me tė cilin ka ardhur. “Kur dy njerėz pėlqejnė tė rrinė bashkė, nuk duhet shumė pėr ta arritur kėtė. Ēdo gjė ndodhi nė ēastin dhe nė vendin e duhur”. Ka ndėrmend ta lėrė tė rrjedhė po natyrshėm, pa dashur tė flasė para kohės pėr planet, qė veē kjo e fundit i shndėrron nė realitet. Tani pėr tani mendja e lodhur i rreh vetėm te pushimet, tė cilat kėtė vit do t’i kalojė me shoqėrinė dhe jashtė Shqipėrisė. Vetėm ca udhėtime fundjavave brenda kufijve, sepse pushimet e vėrteta i ka planifikuar nė Mal tė Zi, ku do shkojė disa herė dhe diku jashtė kontinentit. I shijoi pa masė disa ditė tė kaluara nė Budva dhe mezi pret tė kthehet aty. Jo vetėm pėr ēlodhjen qė i dhuron natyra, por dhe lirinė qė rrjedh nga fakti qė s’e njeh askush. “Budva mė pėlqen. Aty askush nuk kthen kokėn dhe as tregon me gisht”. Pushimet ideale pėr tė nuk do tė thonė shpenzime tė shumta. “Mjafton tė ketė det dhe diell, muzikė e alegri, lėvizje e mbi tė gjitha njė shoqėri tė mirė”. Edhe pushimet, qė vjet i kaloi me familjen, janė pėrfshirė nė ndryshimet qė pėrjeton Ami, ashtu si dhe jeta nė pjesėn tjetėr tė vitit. “Megjithatė, njerėzit e ngushtė qė mė rrethojnė nuk kanė ndryshuar, kanė mbetur po ata. Ajo qė ka ndryshuar ėshtė se kam mėsuar tė tregohem mė pak e mirė pėr t’u mbrojtur nga padrejtėsitė dhe nga ata qė duan tė mė fusin nė grackė. Kur sheh se jep shumė dhe asgjė nuk tė kthehet, ėshtė mė mirė tė tregohesh mė e ashpėr, qė mos tė lėndohesh mė vonė”. Tashmė ajo duket se di ēdo gjė pėr tė pėrballuar njė jetė prej protagonisteje. Ėshtė sigurisht e ndėrgjegjshme pėr imazhin e krijuar dhe nuk do qė tė abuzojė me tė, qoftė dhe me njė hap tė vogėl fals, qė mund tė rezultonte fatal. Ka dalė nga mburoja e njė grupi baleti dhe tani ka nė duar fatin e njė figure ekrani qė mban emrin e saj. E ndėrtuar prej fatit, mundit, por dhe brishtėsisė. Prej fatit, sepse te Amarda ēdo gjė ka mbėrritur vetė. “Krijimin e njė figure individuale sigurisht e kam dashur, por jo aq fuqishėm sa tė kthehej nė objektiv. Tė gjitha gjėrat mė kanė gjetur dhe nuk i kam kėrkuar. Unė nuk jam njė karrieriste nė thelb, nė kuptimin e atij egoizmi qė i kalon kufijtė e normales”. Po sigurisht qė kjo ka kėrkuar talentin, punėn dhe pėrkushtimin e Amardės, sepse askush, aq mė pak nė televizion, nuk tė dhuron njė vend qė ty do tė pėrkasė pėrherė. Dhe Ami e di mirė kėtė. Ajo ėshtė pėrkushtuar pėr tė mos lėkundur besimin e tė tjerėve dhe pėr ta kryer mirė atė qė, ndėrsa pėr spektatorėt ėshtė njė element spektakli, pėr tė ėshtė njė detyrė. E gjatė kėtij rrugėtimi, nė ēdo hap ka ndjerė mirėnjohje pėr ata qė i kanė qėndruar pranė, qoftė edhe pėr njė fjalė tė thėnė. Edhe paraqitja duhet tė jetė gjithmonė nė lartėsi, aq mė tepėr me rėndėsinė e veēantė qė ka nė televizion, ku pėr tė mbijetuar, si mendon ajo, nuk mund t’i besosh vetėm asaj qė natyra tė ka falur, por dhe asaj qė ti di tė japėsh me aftėsitė e tua. Dhe e gjitha kjo ėshtė e konsoliduar dhe e brishtė nė tė njėjtėn kohė. “Jam munduar tė krijoj njė imazh tė ekuilibruar dhe me sa duket tė pėlqyeshėm. Nuk dua tė provoj gjėra ndryshe, qė do ma kėrcėnonin kėtė figurė, siē kanė bėrė disa tė tjerė dhe kanė dėshtuar. Nuk dua tė bėhem pėrsėritėse e kėtyre gabimeve”. Bėhet fjalė qė nga modeli i flokėve dhe deri te sjellja para kamerės. Ajo nuk dėshiron tė eksperimentojė ndryshime tė bujshme, qė do ta tronditnin imazhin e krijuar. Ėshtė mė shumė se e saktė nė kėtė vendim tė sajin, sepse kėshtu ēdo gjė ka shkuar shumė mirė. Atė e njohin dhe e pėlqejnė tė gjithė. Prandaj nuk ka ndėrmend tė provojė nė fusha tė tjera, si kėnga apo videoklipet, edhe nėse ato do tė ishin tė tė dashurit tė saj. Edhe pse ndonjėherė thonė me shaka atė qė ndoshta dhe tė tjerėt pyesin veten “pse nuk bėjmė njė kėngė bashkė?”, kjo ėshtė vetėm njė batutė mes tyre. Amarda e sheh veten jashtė videoklipeve, por edhe kėngės. Angazhimet e saj i ka tė pėrcaktuara mirė, janė ato qė e kanė bėrė tė njohur. Baleti, pėr kėnaqėsinė e saj, sepse ajo asnjėherė nuk humbet rastin tė kėrcejė. Prezantimi, tashmė aftėsi e afirmuar, mbetet pėr t’u rritur. Por mes kėtyre aspiratave mė e sigurta se ēdo tjetėr ėshtė viti i katėrt i fakultetit, qė pret nė pragun e tetorit. Ai do t’i dhurojė diplomėn e njė dege qė e pėlqen dhe nė tė ardhmen ajo dėshiron qė tė jetė profesioni i saj. Ky prag sjell dhe sezonin e ri televiziv dhe se si do tė vijė Ami atėherė, ėshtė ende surprizė. Dhe po t’i shtosh kėsaj edhe tė qenit nė faqet rozė tė revistave dhe gazetave, qė kanė trazuar jo pak privatėsinė e saj, duket se pėr Amarda Toskėn, sfida e re sapo ka filluar.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: «Ami E Portokallisė» 
 
Shume bukuroshe eshte ami.
Ej si e ka emrin i dashuri i kesaj? Me duket se eshte ai i theshbesh apo jo? Rolling Eyes
 




____________
I Love 2 B Loved By U
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit MSN Messenger

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Ami e Portokallisė 
 
Ami eshte e fejuar me Ermal Mamiqi, ish-in e grupit famoz The Dreams dhe pjestarin e grupit humoristik The Sh.B.L.Sh.

Mė nė fund u fejuan. Kėshtu ėshtė mbyllur historia mė shumė se njėvjeēare e dashurisė mes Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskės. Ceremonia ėshtė bėrė nė mbrėmjen e 20 dhjetorit, tek “Xibraku”, ku familjarėt e tė dyja palėve kanė festuar deri nė orėn 2 tė mėngjesit tė nesėrm. Tė gjitha detajet e festės kemi arritur t’i zbulojmė pas shumė pėrpjekjesh. Sepse si gjithmonė, ēifti ka dashur tė mos zbulojė asgjė qė i pėrket jetės sė tyre private. Derisa pranuan tė na tregojnė pak, fare pak gjėra nga e gjithė kjo histori. Gjithėsesi shumė detaje na ėshtė dashur t’i zbulojmė vetė. Ndaj kėtu do tė lexoni pėr herė tė parė variantin e vėrtetė. Qė nuk ngjason shumė me ato ēfarė tė tjerėt kanė thėnė pėr ta nė gjithė kėto kohė.

ImageGjatė gjithė ditės sė mėrkurė, ndėrsa nė Top Channel tė gjithė zienin pėr festėn e madhe tė 5-vjetorit tė televizionit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska e kishin tjetėr kund mendjen. Tek njė festė qė do tė bėhej po atė mbrėmjen e 20 dhjetorit e qė ishte shumė mė e veēantė dhe mė e rėndėsishme pėr ta.
Atė natė, Ermali dhe Ami do tė shpallnin zyrtarisht fejesėn e tyre nė njė ceremoni familjare, tė organizuar tek “Xibraku”.
Kjo ka qenė arsyeja qė i ka detyruar tė mos rrinė dot gjatė nė festėn e televizionit, ku janė tė dy tė punėsuar qė prej mė shumė se dy vjetėsh. Kjo ka qenė arsyeja qė atė natė ata ishin bėrė mė tė bukur se kurrė: Ai i veshur si kurrė ndonjėherė me njė kostum sa klasik, aq edhe modern (ku kollarja mungonte gjithsesi), ndėrsa ajo me njė fustan bojėqielli tė qėndisur me gurė e temina, e me njė krehje flokėsh shumė klasike. E ndėrsa lėviznin gjithkund tė kapur dorė pėr dore, ishin padiskutim, ēifti qė po tėrhiqte mė shumė vėmendjen nė atė festė. Duke u bėrė edhe njė herė mė shumė objekt vėzhgimesh dhe komentesh, brenda tė cilave kėtė herė zor se mund tė jetė pėrfshirė dhe ceremonia e fejesės. Sepse tė paktė kanė qenė ata qė e kanė ditur se menjėherė pas festės sė Top-it, ēifti do tė largohej drejt “Xibrakut”, ku do tė mblidhnin familjet pėr tė shpallur kėshtu fejesėn.

***
Ky nuk ka qenė takimi i parė mes prindėrve tė Amit dhe Ermalit, por gjithsesi njė moment i tillė ka qenė shumė mė domethėnės, se tė gjitha ato momentet kur Ermali ėshtė njohur pėr herė tė parė me prindėrit e Amit, apo dhe kur kjo e fundit ėshtė prezantuar tek prindėrit e Ermalit, apo dhe kur prindėrit e tė dyve janė prezantuar me njėri-tjetrin. Kėtė herė veē njohjes, festa ka pasur si qėllim fejesėn zyrtare. Njė fejesė qė ėshtė bėrė pa ndėrrim nishanesh (siē ėshtė zakoni alla shqiptar), sepse Ami dhe Ermali nuk e kanė vendosur ende nėse do tė shkėmbejnė unaza apo orė pėr fejesėn e tyre. Por ka kohė pėr to. Mbrėmja e sė mėrkurės mbrėma ka shkuar mjaft mirė edhe pa kėto rregullat shqiptare. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe, pėrderisa Ermali (qė tashmė ėshtė njohur edhe si njė drejtues mjaft i mirė artistik nė lokalet e ndryshme tė Tiranės), ėshtė marrė vetė me tė gjitha detajet… duke nisur nga menyja e deri tek muzika qė do t’i shoqėronte gjatė gjithė mbrėmjes. Sigurisht qė nė njė rast tė tillė Ermali mė shumė se muzikė house, do tė rendiste kėngė popullore nė programin qė do t’i linte nė duar Dj qė kishte zgjedhur pėr kėtė festė. Por nuk kanė munguar dhe rrymat moderne, nėn tė cilat familjarėt e ēiftit dhe ēifti vetė kanė kėrcyer deri nė orėn 2 tė mėngjesit tė nesėrm.

***
ImageKėshtu ėshtė finalizuar historia e dashurisė mes Ermalit dhe Amit, qė do tė niste ashtu si krejt rastėsisht, njė vit e gjysmė mė parė. E qė nė ato ditėt e para kur Ermali do tė niste pėrpjekjen pėr tė bėrė pėr vete Amin, historia do tė pėrflitej menjėherė edhe jashtė dyerve tė “Portokallisė”. Atėherė pak kush e besonte se mes dy moshatarėve, qė vetėm njė javė e marsit i ndan nga njėri-tjetri (Ami ėshtė mė e madhe se Ermali), lidhja do tė funksiononte kaq gjatė. Ndaj komentet do tė ishin nga mė tė ndryshmet, aq sa do t’i vinin jo pak herė nė siklet dy tė rinjtė. Kjo do t’i detyronte ndoshta tė mbylleshin nėn guaskėn e tyre pėr tė mos treguar asgjė. Por me gjithė pėrpjekjen e tyre pėr tė mbetur nė hije, nuk do tė mund tė shpėtonin dot. Nuk kishin shans, ndėrsa marrėdhėnia mes tyre do tė niste pikėrisht atėherė kur ata ishin mė nė formė se kurrė, mė tė suksesshėm se kurrė nė profesionet e tyre. Kėshtu qė edhe pse nuk pranuan asnjėherė tė jepnin deklarata publike, do tė mėsohej shumė shpejt se kėtė herė bėhej fjalė pėr njė histori tė vėrtetė dashurie, tė cilės Ermal Mamaqi do t’i kushtonte njė kėngė. Kjo kėngė qė u shkrua enkas pėr Amin, nė ato ditėt kur ajo nuk i kishte thėnė ende “po” Ermalit qė po bėnte tė gjitha pėrpjekjet me atė natyrėn e tij (qė ia njohin tė gjithė tashmė), ta bėnte pėr vetė prezantuesen e bukur tė “Portokallisė”, do tė publikohet sė shpejti. Ermali duhet ta ketė menduar tashmė momentin se kur do ta prezantojė atė kėngė. Ndoshta nė njė ceremoni tė dytė qė do tė bėjnė sėrish pėr fejesėn e tyre. Sepse festimet nuk kanė mbaruar. Pas ceremonisė familjare nė mbrėmjen e 20 dhjetorit tek “Xibraku”, Ermali dhe Ami do tė organizojnė dhe njė tjetėr festė, edhe mė tė madhe. Ku do tė ftojnė tė gjithė miqtė e tyre (VIP ose jo). Se si do tė jetė kjo festė, do tė na duhet tė presim janarin.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Festa surprizė e Ermalit pėr 25-vjetorin e Amit 
 
Festa e 25 vjetorit pėr Amarda Toskėn ka qenė e gjitha njė surprizė e pėrgatitur nga i fejuari i saj Ermali. Nė njė lokal nė rrugėn e “Elbasanit”, tė hėnėn nė mbrėmje, Ami nuk e kishte menduar aspak, qė ndėrsa do tė hynin pėr tė takuar aty njėrin prej shokėve tė Ermalit do tė gjente nė fakt tė gjithė miqtė dhe tė afėrmit e saj, qė arrinin nė rreth 100 vetė dhe qė e pritėn me njė thirrje “Gėzuar”. E gjithė kjo, e ka lėnė krejtėsisht tė surprizuar dhe tė habitur drejtuesen bukuroshe tė “Portokalli”, qė fillimisht nuk e ka kuptuar se ēfarė po ndodhte. Nė njė atmosferė shumė tė ngrohtė dhe tė ndezur nga muzika, alkooli dhe harmonia, Amarda Toska ka marrė urimet e ditėlindjes nga shokėt dhe miqtė mė tė afėrt. Edhe pse njė festė e madhe ditėlindjeje, ideuesi dhe organizuesi i saj Ermal Mamaqi ėshtė pėrpjekur ta mbajė larg vėmendjes sė mediave dhe fotografėve duke dashur, qė gjithēka tė mbetej tėrėsisht private. Dhe jo vetėm kaq. Duke synuar, qė edhe pėr Amin gjithēka tė ishte surprizė, Ermali ėshtė pėrpjekur, qė tė gjitha pėrgatitjet t’i realizojė nė mėnyrė sa mė diskrete, qė edhe plani i tij tė shkonte sipas parashikimeve. Dhe me sa duket ia ka arritur shumė mirė qėllimit. I ndihmuar edhe nga disa miq tė Amit, mėsojmė se Ermali kishte gati njė muaj, qė pėrgatitej pėr kėtė festė speciale. Dhe duhet pranuar, se vėrtet e ka habitur tė fejuarėn e tij. Qė 5 marsi nuk ishte njė ditė e zakonshme nė kalendarin e ēiftit, kjo dihej, megjithatė Ami ishte pėrgatitur pėr tė pasur thjesht njė darkė intime, nė njė lokal nė periferi tė Tiranės. Por, Ermali ka ndaluar makinėn, nė rrugėn e “Elbasanit” duke i kėrkuar tė qėndrojnė aty vetėm 5 minuta, sepse atij i duhej tė takonte njė shok. Tėrėsisht e papėrgatitur pėr njė skenė tė tillė, Ami e ka shoqėruar dhe ka mbetur e befasuar nga ambienti festiv, qė ka gjetur aty. E ndėrsa tė gjithė tė ftuarit kishin sjellė dhurata nga mė tė veēantat, pėr mikeshėn e tyre, natyrisht dhurata mė e bukur pėr tė, mbeti festa, qė ka vazhduar deri nė orėt e para tė mėngjesit dhe ku natyrisht mes tė tjerėve nuk kanė munguar as kolegėt aktorė tė spektaklit “Portokalli”. Tė lidhur pikėrisht nė ambientet e punės sė tyre tė pėrbashkėt, Ami dhe Ermali kanė kurorėzuar nė fejesė lidhjen vetėm disa muaj mė parė, nė njė ceremoni krejtėsisht private. E vėrteta ėshtė, qė ata gjithmonė janė treguar tė kujdesshėm nė drejtim tė jetės sė tyre private, duke dashur gjithmonė ta mbajnė sa mė larg vėmendjen e mediave.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Ami E Portokallisė 
 
Embarassed Aww sa bukur ka dal cifti.

Ami eshte shume here me e bukur se Ermali.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Ami e Portokallisė 
 
Cfare pune bejne keta  Mr. Green
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!