alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Shangai, Gati Lamtumirėn E Shumit
Alonso: Nuk jam fitues moral, Shumi e meritoi
Endi Tufa
Pritej tė ishte njė ndėr ditėt e tij mė tė mira, e cila do tė mbyllte njė periudhė tė gjatė pa fitore, pasi suksesin e fundit e ka arritur pikėrisht nė garėn e Montrealit. Ashtu si edhe nė garėn e Kanadasė, Alonso e fillonte garėn nga "poli" duke pasur pėrkrah nė vijėn e parė tė nisjes shokun e tij tė skuadrės. Pasi filloi gjithēka mirė, pista po fillonte tė thahej dhe gomat Michelin, tė cilat kishin bėrė mrekullinė nė njė pistė tė lagur, dėshtuan krejtėsisht duke i dhėnė mundėsi Majkėll Shumakerit tė afrohej dhe tė merrte kryesimin e garės qė e mbajti deri nė fund.
Alonso, gjetėt disa fytyra shumė tė dėshpėruara nė bokse.
Disa ishin me tė vėrtetė tė dėshpėruara, por disa tė tjera ishin tė lumtura, pasi kishim arritur tė parakalonim Ferrarin nė klasifikimin pėr konstruktorė. Nė kėtė mėnyrė nuk e marr dot numrin 1 me vete.
Ishit duke e komanduar shumė mirė garėn, por pas "pit stopit" tė parė humbėt shumė nga avantazhi qė kishit ndaj Fizikelės dhe Shumakerit. Ishte ai momenti deciziv?
Ndryshuam vetėm gomat e pėrparme, tė cilat ishin konsumuar mė shumė. Ato goma filluan tė grumbullonin shumė papastėrti, gjėra qė janė normale, por pas 4 5 xhirosh ēdo gjė rregullohet. Mua m'u deshėn 10 xhiro qė ta kaloja kėtė periudhė.
Mė pas, gjatė "pit stopit" tė dytė patėt probleme me ndryshimin e gomės sė pasme.
Po, por nė atė moment na duhej tė ndryshohim pikėrisht gomat e pasme, pasi duheshin marrė edhe disa masa sigurie.
Goma juaj e parė majtas ishte konsumuar plotėsisht?
Po, sepse isha mė i shpejti nė pistė dhe mė duhej tė jepja maksimumin.
Tani jeni mė pak optimist pėr titullin?
Jo, aspak. Mė vjen shumė keq qė nuk arrita ta fitoja kėtė garė, pasi isha mė i shpejti si nė pistė tė thatė, ashtu edhe nė pistė tė lagur. Ferrari dhe Renault ja janė dy makina tė ngjashme, gjėja mė e mirė qė duhet tė bėjmė, ėshtė qė tė fitojmė garėn e ardhshme nė Japoni.
E konsideroni veten fitues moral tė garės sė Kinės?
Jo. Shumi bėri njė garė tė mrekullueshme dhe e meritoi fitoren, ndėrkohė qė unė pėr 9 apo 10 xhiro isha shumė i ngadaltė.
Alonso: Dikush nuk do qė unė tė fitoj titullin
Vendi i dytė nė Shangai dhe barazimi me pikė nga Majkėll Shumakeri duken se e kanė nervozuar disi Fernando Alonson, i cili njė ditė pas kėsaj gare ka lėshuar edhe disa fjalė polemizuese ndaj skuadrės sė tij. "Skuadra nuk po mė ndihmon, tė gjithė janė tė pėrqendruar nė luftėn pėr titullin kampion pėr konstruktorė. Dikush ėshtė i kėnaqur me kėtė gjė, pasi nė kėtė mėnyrė unė nuk mund tė marr numrin 1 me vete kur tė largohem nga Renault ja", ka deklaruar Fernando Alonso. Deri pas garės sė Monzės dukej se e gjithė mėrzitja ishte kundėr FIA s, e cila e ndėshkoi Alonson me 5 vende nė nisjen e garės sė Italisė, ndėrsa tani gjithēka ėshtė kthyer kundėr Renault sė. "Dikush nė skuadrėn time nuk ėshtė i kėnaqur nėse e fitoj unė titullin, megjithatė ka shumė tė tjerė, tė cilėt janė tė kėnaqur qė kaluam Ferrarin nė luftėn pėr konstruktorė," ka pėrfunduar spanjolli.
Shumi: Jam mė i vjetri, por jo mė i ngadalti...
Ky fenomen do tė largohet nga Formula 1? Eh. Duket se ka qenė pikėrisht kjo pyetje qė i kanė bėrė vetes tė gjithė tifozėt e pranishėm nė pistėn e Shangait, kur shihnin Majkėll Shumakerin tė pėrqafonte pjesėtarėt e skuadrės pas fitores. "Ishte njė fitore qė nuk e prisnim. Detyra ime kryesore pas provave zyrtare ishte qė tė kufizoja disi dėmet, duke parė problemet qė kishim me gomat nė pistė tė lagur. Nėse pėrpara garės do tė mė propozonin tė zija vendin e dytė, isha i gatshėm ta pranoja diēka tė tillė," ka thėnė Majkėll Shumaker.
Nė tė vėrtetė, kur filloi gara, ju kishit probleme me gomat.
Makinat Renault filluan tė shkėputeshin shumė shpejt, megjithatė u bė njė mrekulli, pasi edhe pse gjendesha nė vėshtirėsi, arrija tė mbaja ritmin e tė parėve. Kjo gjė mė bėri mė shumė optimist, pasi me kalimin e xhirove dhe pista po thahej. Kjo gjė sillte dhe ngushtimin e diferencės qė kisha me Alonson.
Cili ishte momenti mė deciziv i kėsaj gare?
Kur nė "pit stopin" e parė vendosėm tė mos i ndryshonim gomat. Isha i kėnaqur me ato goma qė po pėrdorja dhe mund tė them se vendimi qė morėm, ishte i duhur. Ndoshta ishte ai qė vendosi garėn.
Edhe parakalimi i menjėhershėm ndaj Fizikelės sapo doli nga bokset, nuk ishte i keq...
Kisha kaluar njė xhiro me gomat pėr pistė tė thatė dhe e dija qė do tė mė duhej kohė t'i ambientoja me pistėn. Xhankarlo nė atė kthesė tė parė ndoshta duhej tė ishte mė i kujdesshėm, megjithatė mua m'u dha njė mundėsi shumė e mirė. Vendosa tė futesha shumė ngushtė dhe ndoshta tė kaloja pak nė bar, pasi kishte vend. Nuk ishte njė manovėr e lehtė, por edhe Fizikela nuk mund tė bėnte mė shumė me gomat e reja.
Nė pėrfundim tė garės rifilloi shiu dhe Alonso u duk se po afrohej, u shqetėsuat?
Jo, sepse kisha njė avantazh tė konsiderueshėm, nėse do tė isha nėn presion, nuk do ta kisha bėrė xhiron e fundit aq ngadalė. Pra dua tė them se qėndrova i qetė gjatė gjithė kohės.
Ishit 25 pikė disavantazh dhe tashmė keni barazuar Alonson nė krye tė renditjes, por keni njė fitore mė shumė... Si ishte e mundur?
Gjithēka vjen pas njė pune shumė tė madhe tė skuadrės. Gjėrat bėhen mė tė thjeshta kur ke pranė punonjės tė zotė, te Ferrari kėta njerėz janė.
Ju shkon ndėr mend ta rimendoni edhe njė herė tėrheqjen nga Formula 1?
Mė duket shumė me vend kjo pyetje, megjithatė pėrgjigjja nuk ndryshon, mbetet ajo qė thashė nė Monza.
Gjatė provave zyrtare tė sė Shtunės, pėr tė qetėsuar Alonson, nėpėrmjet radios atij i ėshtė thėnė: "plakushi Shumaker ėshtė shumė mbrapa..." Ēfarė mendoni?
Ndoshta ka pasur ironi nė kėtė frazė, unė e di qė jam piloti mė i madh nė moshė qė vazhdoj tė garoj, megjithatė nuk jam mė i ngadalti. Nuk mė interesojnė budallallėqe tė tilla, pasi jam i pėrqendruar te puna dhe te dy garat qė kanė mbetur.
Tashmė i vjen radha garės sė Suzukės, ku keni humbur njė garė dhe keni fituar disa tė tjera. E dini se nėse ju do tė fitonit dhe Alonso do tė tėrhiqej, ju do tė shpalleshit kampion bote falė numrit tė fitoreve qė keni?
E di qė ekziston edhe njė mundėsi e tillė, megjithatė parashikimet nuk mė pėlqejnė. Gjėja mė e sigurt ėshtė se Suzuka ėshtė njė pistė qė u pėrshtatet karakteristikave tė mia dhe pres me padurim tė shkoj atje.
Nė Kinė ndiheshit disi nėn presion?
Po, sepse nė tri garat e mbetura kjo ishte ndėr mė problematiket. Jam i kėnaqur qė mė nė fund arrita tė argėtoja edhe publikun kinez. Gjeta njė atmosferė tė mrekullueshme atje, mė pėlqen shumė Kina dhe padyshim qė do tė rikthehem. Do tė rikthehem pėr pushime, jo pėr ndonjė gjė tjetėr...
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|