Te gjithe kemi pare dhe lexuar filma apo libra me dedektive, te cilat na kane ngjallur kuriozitetin dhe kureshtjen ne lidhje se si zbulohet nje krim. Ja disa nga mjetet ne te cilat detektivi bazohet per te zgjidhur nje ceshtje.
Ngjitesja e cmendur (marrja e shenjave te gishterinjeve)
Kodak ne 1973 paraqiti ne treg nje ngjitese te re shume te fuqishme, qe ngjiste shume mire dhe mund te mbante nje peshe mjaft te madhe po te ngjitej dicka me te. Sot kjo ngjitese perdoret per marrjen e shenjave te gishterinjeve ne siperfaqe te veshtira ne skenen e krimit, sic jane psh: qeset plastike, dritaret e makinave, biles edhe ne siperfaqe te trupave te njerezve. Nje element kimik i ngjiteses i quajtur cyanoacrylate, terhiqet nga amino acidet, yndyrnat dhe proteinat e lena nga njerezit kur prekin objekte te ndryshme, duke e bere shenjen e lene te dallueshme.
Profili psikologjik: Per te ngushtuar fushen e kerkimit e gjetjes se autorit te nje krimi, behet nje profil psikologjik i tij/saj. Profili mbeshtet ne faktin qe pas cdo veprimi, qendron nje motiv i cili ka shtyre personin ne kete veprim duke lene keshtu evidenca nga pas. Bazuar ne skenen e krimit, ne deshmite dhe te dhena te tjera specifike, analistet percaktojne ne nje fare menyre profiling (moshen, gjinine, stilin e jeteses, statusin social, gjendjen mendore, motivin
etj) te personit te dyshuar. Ky profil mundohet gjithashtu te parashikoje sjelljen e metejshme te ketij individi.
Luminol: Dedektivi i gjakut Eshte e lehte te zbulosh nje krim kur gjaku ka mbetur aty nga krimi i kryer. Luminol eshte nje kimikat qe shkelqen me ngjyre jeshile-blu kur vjen ne kontakt me gjakun (hemoglobinen-proteina qe transporton oksigjenin ne qelizat e kuqe te gjakut) qofshin keto edhe shenja gjaku te viteve me pare. Luminol eshte kaq sensitiv saqe mund te bej te shkelqej nje pike gjaku edhe kur kjo mund te jete e perzier me 999,999 pika uji. Luminol perdoret ne skena krimi kur gjaku nuk eshte i dallueshem. Pasi e lyejne skenen me luminol, e erresojne skenen, dhe ne kete menyre dallojne shkelqimin e luminol ne ato vende qe ka shenja gjaku. Luminol ndricon edhe kur bie ne kontakt me materiale te tjera si psh: disa lloj metalesh, bojra, produkte te ndryshme pastrimi dhe bime. Megjithate intensiteti dhe koha e ndricimit me keto materiale eshte e ndryshme nga ajo ne kontakt me gjakun.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?













