Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Shkrepja Parė, Pastaj Historia 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shkrepja Parė, Pastaj Historia 
 
Njė burrė i bėshėm me mustaqe tė dendura, i veshur me fustanellė, me kobure e thikė tė brez, pati fatin tė mbetet i pari “model” nė historinė e fotografisė shqiptare. Ishte viti 1858 kur Pjetėr Marubi pėrjetėsoi nė fotografi kaēakun e njohur tė asaj kohe, Hamzė Kazazin. Mė tej vjen historia qė bėnė mjeshtėrit e kohės, trima me jataganė, gra tė ndrojtura, lypėsa… Por fotografia e Hamzė Kazazit mbeti ajo qė shėnoi fillimin e historisė, histori pėr tė cilėn dikujt i ra ndėr mend qė nė vend ta kujtojė. Iniciativa e studiuesit tė fotografisė, Qerim Vrioni, sjell tė hėnėn nė Galerinė Kombėtare tė Arteve konferencėn “150 vjet fotografi shqiptare”.

Jo pa tė drejtė Vrioni thotė se fotografia ėshtė i vetmi art pėr tė cilin ne kemi njė datėlindje tė saktė, por mė e rėndėsishmja dhe qė ia vlen pėr tu festuar ėshtė se e para foto shqiptare lind vetėm 19 vjet pas tė parės foto nė botė e vitit 1839. “Ėshtė njė fushė, pėr tė cilėn ne nuk mund tė ndihemi inferiorė, madje tregon pėr zhvillimin e jetės kulturore nė Shkodėr, nė njė kohė kur vendi ishte i pushtuar nga Perandoria Osmane”, - thotė Vrioni.

Ai do tė referojė mbi historinė 150-vjeēare tė fotografisė, shoqėruar me projeksionin e njė serie imazhesh tė autorėve mė pėrfaqėsues.

Janė rreth 70 fotografi qė i pėrkasin kryesisht periudhės qė nga fotoja e parė, deri nė vitin 1944. “Sepse historia ėshtė bėrė atėherė. Duhet tė kalojnė vite qė realizimet e mėvonshme tė hyjnė nė histori”.

Vrionit i janė dashur 5 muaj punė pėr tė sistemuar materialet dhe pėr tė zgjedhur fotot qė japin njė panoramė tė qartė historike. Megjithatė kjo ėshtė punė e nisur prej kohėsh. Shumė i ka siguruar nga revistat, botimet, trashėgimtarėt e autorėve, madje ndonjė syresh ėshtė dashur edhe ta blejė nga institucione tė huaja, qė zotėrojnė njė koleksion tė pasur me fotografi tė artistėve me origjinė shqiptare.

Vrioni ndėrton njė panoramė kronologjike tė zhvillimit tė fotografisė duke nisur qė me Pjetėr Marubin, me fotografinė historike tė vitit 1858, “Hamzė Kazazin” dhe me punė tė tjera tė dinastisė Marubi. Ai nuk e lė rastin tė kujtojė qė Shkodra akoma nuk e ka pėrjetėsuar Pjetėr Marubin nė ndonjė emėr shkolle apo rruge. Pas tij vijojnė fotografė disi mė tė panjohur, si Jani Zengo, prifti dardhar qė realizoi foto nė Korēė nė vitin 1870. Nuk mund tė lihet pa pėrmendur Kolė Idromeno, njė artist kompleks, piktor, arkitekt. Po kėshtu korēari Kristo Shuli qė ka fotografuar shkollėn e parė shqipe nė vitin 1899. Aty paraqitet njė grup nxėnėsish para ndėrtesės sė shkollės ku dallohet edhe pllakata “Mėsonjėtorja shqipe nė Korēė, 1899”.

Studiuesi Vrioni veēon vėllezėrit vlleho-shqiptarė Manaki, qė kanė realizuar disa fotografi historike, si ato tė Kongresit tė Manastirit, qė kėtė vit marrin edhe mė shumė vlerė me rastin e 100- vjetorit tė ngjarjes. Po ata kanė fiksuar momentin e hyrjes sė ēetės shqiptare nė Manastir. Nga vėllezėrit Manaki projektohet tė hėnėn dhe fotoja “Gruaja nga Kėlcyra me foshnjėn”, qė ka fituar ēmimin e parė nė njė konkurs nė Rumani, nė vitin 1906.

Mė tej ėshtė Vani Burda me pllakatin e parė shqiptar (1913), njė gėrshetim i fotografisė, grafikės dhe poezisė, kushtuar gjashtė Dėshmorėve tė Osman Ēifligut.

Kėsaj kohe i pėrkasin punėt qė bėn mjeshtri Petro Fotografi (Dhimitri), i cili fiksoi shfaqjen e dramės “Besa” tė Sami Frashėrit dhe pėrvjetorin e parė tė Pavarėsisė nė Vlorė. Mėsohet se fotografitė e njohura me Ismail Qemalin nė ballkonin e ndėrtesės sė Pavarėsisė janė realizim i Petro Fotografit dhe nuk bėhet fjalė pėr momentin e ngritjes sė flamurit, por pėr pėrvjetorin e parė, nė vitin 1913.

Duke iu rikthyer edhe njė herė Marubėve, Vrioni pėrmend foton e rrallė tė vitit 1922 tė Kel Marubit, “Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalės”, e njohur si “Dorėzimi i armėve”. Pėr Vrionin qė e ka studiuar gjatė kėtė fotografi, kjo skenė nuk ėshtė rastėsore, madje hyn nė strategjitė e Zogut pėr ēarmatimin e popullsisė. Jo mė kot i pari qė dorėzon armėn ėshtė Bajraktari i Shalės (Lush Prela, plaku me veshje malėsori), qė do tė thotė se shembullin e tij do ta ndjekė gjithė Bajraku. Kjo foto ėshtė renditur tek 500 fotografitė mė tė bukura nė botė sipas botimit “The Photo Book”, Londėr.

Fotografi tepėr interesante pėr kohėn na ofron Kristaq Sotiri, ndėr punėt e tė cilit, Vrioni veēon “Portret gruaje” (1922).

Historisė sė fotografisė nuk mund t’i mungojnė Dhimitėr Mborja dhe Gjon Mili, qė pavarėsisht se jetuan jashtė Shqipėrisė, nuk e mohuan asnjėherė prejardhjen e tyre shqiptare. Nė qendrėn muzeale “Douglas MacArthur” nė Norfolk, janė grumbulluar rreth 45 mijė foto e diapozitiva tė Mborjes, ndėrsa nė Japoni janė botuar dy albumė fotografikė me punėt e tij. Sa pėr Milin, krahas punėve tė tij, siē ėshtė “Nudo duke zbritur shkallėt” e frymėzuar nga artisti francez Mercel Duchamp, Vrioni zotėron edhe foton e fundit tė fotografit realizuar nė vjeshtėn e vitit 1983, njė vit para vdekjes nga John Loengard. Kėsaj panorame fotografike i shtohen tė tjerė emra mjeshtrish, qė Vrioni do t’i pėrmendė gjatė konferencės. Gjatė pėrgatitjes pėr kėtė ngjarje, studiuesi nuk gjeti mbėshtetje as nga fotografė as nga politikėbėrės.

Prandaj ai bėn apel pėr mė tepėr vėmendje pėr fotografinė, mė tepėr investim pėr tė ruajtur kėtė copė historie. Mjafton qė tė kujtojmė koleksionin e Sotirit i cili ruhet nė kushte fare tė papėrshtatshme duke u rrezikuar njė histori qė nėse do tė lihet siē ėshtė sot, kemi pėr ta humbur nė mėnyrė tė pakthyeshme.

Ia vlen tė festohet datėlindja e tė parės foto shqiptare e cila vjen nė dritė vetėm 19 vjet pas tė parės foto nė botė e vitit 1839.

Nė qendrėn muzeale “Douglas MacArthur” nė Norfolk, janė grumbulluar rreth 45 mijė foto e diapozitiva tė Mborjes, ndėrsa nė Japoni janė botuar dy albumė fotografikė me punėt e tij.

Sa pėr Milin, krahas punėve tė tij, siē ėshtė “Nudo duke zbritur shkallėt” e frymėzuar nga artisti francez Mercel Duchamp, Vrioni zotėron edhe foton e fundit tė fotografit realizuar nė vjeshtėn e vitit 1983, njė vit para vdekjes nga John Loengard
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!