Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Shpėtoni Shėn Kollin Dhe Gjin Aleksin! 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shpėtoni Shėn Kollin Dhe Gjin Aleksin! 
 
Dy monumente unikalė nė Sarandė nė vėmendjen e universiteteve italiane. Profesori i studimeve ballkanike nė Venecia, Gianclaudio Maccharella konstaton gjendjen serioze

Shpėtoni Shėn Kollin dhe Gjin Aleksin!


Thoma Nika

Sarandė - Ndėr 115 monumentet e kulturės qė gjenden nė rajonin jugor Sarandė-Delvinė, dy prej tyre kanė tėrhequr vėmendjen e tė huajve jo thjesht si vizitorė. Profesorė, arkitektė, historianė, restauratorė e arkeologė nga qendra e studimeve ballkanike me qendėr nė Venecia, nga vizita e bėrė nė kėto dy objekte, duke u pėrballur me vlerat dhe dėmet, u nxitėn pėr tė bėrė ndėrhyrje shpėtuese. Kjo u kthye dje nė trajtėn e njė debati mes arkeologėsh e specialistė tė monumenteve nga universitarė italianė qė vinin nga Milano, Bolonja e Bari, por edhe nga qendra e qytetėrimit anatolik nė Stamboll. Debati ėshtė drejtuar nga profesorėt shqiptarė Apollon Baēe e Aleksandėr Meksi. Cilat janė teknikat mė bashkėkohore tė mundshme pėr t’u aplikuar nė rehabilitimin e dy monumenteve tė cilėsuar unikalė pėr vlerat arkitekturore, monumentale dhe religjioze qė paraqesin. Janė manastiri i Shėn Kollit nė Mesopotam dhe kompleksi islamik i Gjin Aleksit. Me iniciativėn e Prof. Gianclaudio Maccharella, drejtor i Qendrės sė Studimeve Ballkanike tė Venecias, dhe nėn ekspertizėn e arkitektit-restaurator Reshat Gega, ka nisur praktika e realizimit tė projektit qė do t’i rehabilitojė kėto dy monumente, pėr t'i kthyer nė objekte tė turizmit kulturor. Prof. Macchearella pėrgjigjet.

Profesor cila ėshtė arsyeja qė ju i cilėsoni unikalė kėto dy monumente?

Manastiri i Shėn Kollit nė Mesopotam qėndron nė majė tė tėrė monumenteve tė rajonit tė Ballkanit e mė gjerė. Pėrsėrisim dendur fjalėn unikal, por nė rastin e tij kjo ėshtė fjala e duhur. Nga konsulta edhe me ekspertin shqiptar Reshat Gega, kemi konkluduar se unikalen ai e ka nė zgjidhjen konstruktive. Do thoshja se pėrfaqėson njė model qė ėshtė i vetėm nė gjithė botėn bizantine, pa diskutuar pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin. Tė gjithė ata qė merren me bizantinistikėn, arkitektė, historianė etj., nuk kanė gjetur deri mė sot njė model tė kėsaj kishe. Bėhet fjalė pėr njė ndėrtim tė tillė ku salla, nė pjesėn qendrore tė ambientit tė kishės formohet nga njė mbulesė, e cila pėrbėhet nga katėr kupola. Ato mbėshteten nė pjesėn qendrore tė sallės vetėm me njė kolonė. Nė tė gjitha rastet e tjera kishat mbulohen nga akse tė qėndrueshėm me disa kolona. Ky ėshtė i vetmi rast vetėm me njė kolonė brenda dhe e gjitha ngarkesa, pesha e madhe qė vjen nga lart “shkarkohet” nė kėtė kolonė. Po kaq i rėndėsishėm ėshtė edhe kompleksi islamik i Gjin Aleksit nė Rusan, qė dėshmon edhe pėr njė bashkėjetesė tė rrallė tė tre religjioneve gati nėn njė ēati.

Nė ē’shkallė janė prekur nga degradimi vlerat e tyre?

Situata e alarmit ėshtė e tillė qė njė lėkundje mė shumė mund ta rrėzonte ndoshta komplet manastirin e Mesopotamit. Ėshtė pėr tė ardhur keq se pėrfaqėson njė monument unikal nė botė. Gjithnjė ka nevojė qė monumentet tė shpėtohen dhe tė vihen nė kushte tė qeta e tė pėrjashtohen faktorėt degradues. Por kjo ėshtė edhe mė imperative pėr rastin e manastirit tė Mesopotamit dhe kompleksit islamik tė Rusanit, pėr rivlerėsimin total tė tyre. Dėmtimet fatkeqėsisht janė tė mėdha. Ato nga ana jonė janė evidentuar me teknika dixhitale dhe janė treguar me detaje nė forumin e sotėm (e djeshėm). Ato mund tė klasifikohen serioze, por fatmirėsisht jo fatale, nėse gjendet dhe fitohet koha pėr ndėrhyrje. Ideja jonė po konkretizohet falė mbėshtetjes qė kemi nga UNESCO.

Ēfarė praktike ndiqni pėr tė mbėrritur te projekti e pastaj te financimi?

Gjatė kėyre ditėve bėmė testimin dhe diskutuam me ekspertė tė specialiteteve tė ndryshme rreth mėnyrės sė trajtimit tė monumenteve qė kemi vėnė nė fokus. Po bėhet rivlerėsimi i gjithė ambientit pėrreth manastirit tė Mesopotamit dhe kompleksit tė Rusanit. Projekti ėshtė nė diskutim dhe nė prani tė drejtuesve tė qeverisjes vendore. Pasi tė pėrcaktohen teknikat e ndėrhyrjes e tė hartohet projekti, fjalėn e kanė donatorėt, tė cilėve dimė ēfarė t’u kėrkojmė. Personat qė gjenden nė Sarandė pėrfaqėsojnė njė elitė ballkanike nė kėtė fushė dhe janė me impenjimin maksimal pėr ta bėrė kėtė shpejt dhe cilėsisht. Themeltar mbetet synimi qė ndėrhyrja tė jetė e qėndrueshme dhe tė trajtohet si njė vlerė qė tė pėrdoret e tė japė shtysė nė zhvillimin e turizmit kulturor.

Si e mendoni realizimin praktik tė kėsaj ambicjeje?

Kjo ėshtė menduar si mėnyra mė e mirė pėr pėrfshirjen sa mė shpejt tė kėtyre dy objekteve nė turizmin kulturor, duke shfrytėzuar avantazhin qė Saranda ka fare afėr Korfuzin. Synimi ėshtė qė turistėt ditorė qė vijnė nga ishulli grek tė mos shohin vetėm Butrintin, por guidat e tyre tė shtrihen edhe mė gjerė nė drejtim tė Mespotamit, qė gjendet buzė rrugės nacionale qė ēon pėr nė Gjirokastėr. Ky ėshtė njė itinerar turistik qė, me sa di, pėrputhet shumė mirė me politikat tuaja qeveritare, tė sinkronizuara me ato tė BE-sė, qė turizmit kulturor i japin pėrparėsi. Me projektin fitohen dy gjėra: nė radhė tė parė shpėtohen monumentet e rrallė dhe nga ana tjetėr ndėrgjegjėsoheni ju pėr faktin qė kini njė pasuri tė jashtėzakontė kulturore, qė ende nuk e dini se zini njė vend tė veēantė nė botė pėr kėtė gjė. E jashtėzakontė duhet tė jetė edhe pėrgjegjėsia qė kjo trashėgimi e veēantė t’iu transmetohet brezave tė ardhshėm jo tė Shqipėrisė, por tė njerėzimit.

Shekulli
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shpėtoni Shėn Kollin Dhe Gjin Aleksin! 
 
Zbulohen nėn gėlqere afresket

Dyzet shenjtorėt

Sarandė - Njė ekip restauratorė afreskesh i ėshtė kthyer sėrish punės nė Manastirin e 40 Shenjtorėve mbi Sarandė. Nė 2004-ėn, nė dy galeri u bėnė konservime tė pikturave murale nė qelitė e monumentit. Siē tregon Edlira Ēaushi, specialiste e sektorit tė pikturės nė IKM, projekti i nisur tashmė ka pėr qėllim heqjen e shtresės mjaft tė trashė tė gėlqeres sė depozituar mbi sipėrfaqe tė pikturės e cila haset si njė koracė kalcifikimi. Ēaushi thotė se ajo me ekipin e saj, duke pėrdorur bisturinė, kanė nisur ta heqin dalėngadalė kėtė shtresė dhe gjithnjė e mė qartė po shfaqen shtresat e pikturės. Mendohet se imazhet i pėrkasin shek.VII, por ky pėrcaktim jepet me shumė rezervė, pasi kjo pikturė normalisht do t’i nėnshtrohet analizave. Specialistėt thanė dje se duke u hequr shtresa e sipėrme qė ka mbuluar imazhet e pikturės murale ose afreskut, pritet qė tė bėhen tė dallueshme shumė elemente dhe detaje qė nisin me teknologjinė e pikturės, me leximin e saj tė plotė dhe nė detajet e mundshme, nė zbėrthimin e ngjyrės etj., qė mundėsojnė krijimin e njė pasaporte identifikimi. Momentalisht nė afresket e hasura qė janė shumėtrajtėshe dhe tė shpėrndara nė disa nga qelitė e eksploruara, punojnė nė kuadėr tė projektit restauratorėt e pikturės murale. Ata bėhen gjithsej katėr specialistė tė kėsaj fushe, tė kryesuar nga specialistja me pėrvojė nė kėtė fushė, Edlira Ēaushi.
Bėhet fjalė jo vetėm pėr portretin e njė dishepulli, tė zbuluar nė njėrėn prej galerive gjatė ekspeditės sė vitit tė kaluar, por edhe pėr imazhe tė pangjashme me tė nė galeri tė tjera, tė ndodhura nė pjesėn e kriptės sė monumentit. Ata thonė se nė to paraqitet njė pikturė qė ka elemente tė njė imazhi shenjtori, njė tjetėr paraqet simbolin e kryqit paleokristian, qė i pėrket fazės sė parė tė historisė sė monumentit, e shek. VI, pasuruar me ornamente ende tė padeshifruara se ēfarė pėrfaqėsojnė, motive tė ndryshme floreale etj. Ėshtė e pritshme qė tė jenė prezent imazhet e figurave tė 40 shenjtorėve tė flijuar, por kjo do t’i lihet kohės pėr tė parė se cilat prej tyre i kanė rezistuar kohėrave dhe dėmtimeve. Mė e larmishme si nė ngjyra dhe nė elementė paraqitet ajo e dishepullit e shek.VII. Nė njė tjetėr galeri sapo kanė nisur tė shfaqen komponentė tė zbehtė tė njė varke qė ta ēojnė mendimin te Varka e Noes, por kjo pohohet me shumė rezervė, se gjithēka ėshtė nė proces dhe bisturia ėshtė duke shpėrndarė zbehtėsinė e asaj qė shfaqet si njė ravijėzim. “Gjithēka do tė konturohet dhe lexohet qartazi, - shprehet Ēaushi - kur ne tė kemi hequr shtresėn e kalcifikuar tė depozituar nė sipėrfaqe, edhe pėr shkak tė veprimit tė faktorėve tė lagėshtisė”.
Specialistėt e pikturės flasin me bindje pėr efektet mbrojtėse tė asaj qė ėshtė nė qelitė e nėndheshme dhe pėr ndikimin frenues tė vazhdimit tė gjendjes sė lagėshtisė, qė ka dhėnė mbulesa e njė pjese tė bazilikės sė 40 Shenjtorėve, realizuar kėtu vitin e kaluar. Nėse kripta ka qenė njė mjedis mjaft i lagėsht, sivjet vėrehet se punohet nė kushte mė tė mira ruajtjeje e konservimi. Kjo pėrbėn lehtėsi pune dhe cilėsi e garantuar pėr konsolidimin e pikturave si dhe pėr heqjen e shtresės mbuluese, pėr tė parė ēfarė skenash paraqiten nėpėr kriptat. Pėr pikturat murale qė sa kanė nisur tė dalin nga shtresat e gėlqeres, informacioni ėshtė pėrftuar nga sondazhet e kryera mė parė nė monument, e sipas tė cilit pothuaj gjithė muret e mjediseve tė nėndheshme janė tė pikturuara. Veēse sondazhet kanė dhėnė edhe informacionin se nė mjaft zona piktura nuk duket fare pėr shkak tė dėmtimeve. Ajo qė do ta tregojė se nė ēfarė mase ėshtė ky dėmtim, do tė duket nė punėn e nisur kėto ditė, njė sipėrmarrje 45-ditore, kundrejt financimit 10 milionė lekė tė vjetra.


Thoma Nika
Shekulli
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!