Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Shpikėsit qė na ndryshuan jetėn 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shpikėsit qė na ndryshuan jetėn 
 
Janė njerėzit qė vunė trurin nė punė pėr t‘u bėrė tė pasur, por edhe pėr tė lehtėsuar ekzistencėn e njerėzimit

Kėtė pranverė, Institucioni i Shpikėsve Amerikanė ka pėrgatitur njė ceremoni tė veēantė pėr nder tė grave dhe burrave, gjenialiteti i tė cilėve ndryshoi pėr mirė mėnyrėn tonė tė jetėsės. Bėhet fjalė pėr shpikje tė objekteve qė janė shumė tė zakonshme pėr ne, por qė pėr epokėn kur dolėn nė dritė, ishin njė revolucion. Mė poshtėė po rendisim disa prej kėtyre gjenive, qė pavarėsisht kombėsive kishin edhe nėnshtetėsi amerikane.

Walter Hunt: Paramanat

Ideja lindi nė vitin 1849, kur Hunt, njė shpikės njujorkez bėrtiti "Eureka" teksa po pėrdridhte njė copė tel me duar nė dyqanin e tij. Pasi e regjistroi si shpikje tė tijėn gjilpėrėn e famshme, ai i mori zyrės sė patentave 15 dollarė pėr tė larė borxhet e ngutshme, duke hequr dorė nga tė ardhurat e mėdha qė do tė kishte mbledhur nė rast se do tė dinte tė menaxhonte mė mirė situatėn. Njė nga gazetaret mė tė famshme amerikane tė ēėshtjeve tė modės e konsideron shpikjen e paramanės si njė evolucion tė madh nė botėn e veshjeve. Ajo ėshtė njėherazi praktike dhe ornamentale, ka sensin e rrezikut, por edhe joshjen e njė objekti estetik. Megjithėse shpikėsi i shkretė vdiq i varfėr, ai, falė paramanės, mban famėn e njėrit prej shpikėsve mė tė rėndėsishėm tė periudhės viktoriane.

Beulah Henry: Makina e akullores

Beulah Henry lindi nė Tennessee, nė vitin 1887 dhe mori nofkėn "Zonja Edison", pėr shkak tė karrierės shumė tė begatė si shpikėse. Kur vdiq nė vitin 1973 kishte "sjellė nė jetė" 110 shpikje, 49 prej tė cilave kishin patentė. E para ndėr to ishte ajo e makinės sė akulloreve, qė e mori nė vitin 1912. Mė pas, ajo shpiku edhe makinėn qepėse pa bobinė, njė lloj ēadre qė nuk e pati jetėn tė gjatė, njė ēantė dorė qė i ndėrrohej pjesa e jashtme nė varėsi tė veshjes dhe njė sfungjer tė mbushur me sapun pėr fėmijėt. Ishte njė nga gratė e para qė pėrfitoi nga shpikjet e shumta. Nė moshėn 37-vjeēare ishte presidente e dy kompanive. Ajo nuk u martua kurrė dhe kohėn e lirė, kur nuk merrej me shpikje, ia kushtonte pikturės dhe bamirėsive.

Garret Morgan: Semaforėt dhe maska e gazit

Ishte njė nga autodidaktėt mė tė suksesshėm dhe ndėr njerėzit mė tė talentuar. Morgan lindi nė Kentucky, nė vitin 1887. Nė moshėn 20-vjeēare bėnte eksperimente me pajisjen e frymėmarrjeve. Nė vitin 1914 shpiku njė maskė, e cila do t‘u shėrbente zjarrfikėsve qė tė merrnin frymė edhe nė njė situatė tė rėnduar tymi. Bėhet fjalė pėr kundėrgazin e parė. Provėn e parė e pati nė njė minierė, ku falė shpikjes sė tij u shpėtuan shumė jetė njerėzish. Veē kėsaj, ai vendoi qė tė gjente njė zgjidhje edhe pėr trafikun rrugor. Si rezultat u shpik semafori i parė, qė fillimisht funksiononte me gaz. Bėhet fjalė pėr vitin 1868, ku semafori operonte pa ngjyra, vetėm me njė "stop" dhe "vazhdo". Mė pas, ai mendoi idenė e pėrdorimit tė ngjyrave dhe shpikjen ia shiti "General Electric" pėr 40 mijė dollarė, njė shumė e konsiderueshme pėr kohėn.

Samuel Colt: Revolveri

Ishte njė objekt qė u programua tė prodhohej nė masė. Deri nė ēastin e shpikjes sė tij, pushkėt prodhoheshin me dorė dhe nga ustallarė tė kualifikuar e pėr mė tepėr pėr njė kohė tė gjatė. Bėhet fjalė pėr vitin 1839. Nė Shtetet e Bashkuara nė ato kohė kishte njė nevojė tė madhe pėr armatime dhe shpikja e Colt pėrshpejtonte punėn, sepse pjesėt e revolverit mund tė prodhoheshin nė punishte dhe nė seri, e mė pas tė bėheshin bashkė. Dhe mbi tė gjitha, pėr prodhimin e armės nuk duheshin zanatēinj tė kualifikuar. Fitimet ishin kolosale. Me patentėn e revolverit, Colt vdiq shumė i pasur. Gjithsej la pas 15 milionė dollarė.

Lewis Waterman: Stilografi

Ai ėshtė njeriu qė shpėtoi botėn nga ferri i penave dhe bojės. Lindi nė Nju-Jork, nė vitin 1837. Ai e nisi karrierėn si mėsues, marangoz dhe shitės librash, para se tė vendoste tė bėhej shitės sigurimesh. Njė ditė, ndėrsa po pėrgatitej tė priste njė klient tė rėndėsishėm, iu derdh boja nė tė gjitha dokumentet e punės dhe si pasojė humbi edhe klientin. Nė atė ēast tė vėshtirė u betua qė t‘i gjente zgjidhje njėherė e pėrgjithmonė kėsaj ēėshtjeje. Kėshtu, iu fut punės qė tė nxirrte nė dritė njė objekt shkrues qė tė ishte me bojė, por tė mos derdhej mė dhe pas pak kohėsh "lindi" stilografi. Shpikėsi themeloi "Ideal Pen Company", e cila nė fillim tė shekullit shiste mbi 1000 stilografė nė ditė.

John Deere: Plugu

Nė vitin 1863, John Deere, biri i njė rrobaqepėsi, braktisi familjen e tij nė Vermont tė SHBA-sė pėr t‘i shpėtuar falimentimit tė ndėrmarrjes. La pas gjashtė fėmijė dhe bashkėshorten. Vendosi tė shkonte nė Ilinoi pėr tė kėrkuar punė dhe me tė mbėrritur vuri re se aty kishin shumė nevojė pėr kovaēė. Fshatarėve u duheshin mjete qė tė punonin tokėn, sepse nuk po gjenin derman me plugjet e vjetra e primitive. Kėshtu Deere vendosi qė tė vriste mendjen e tė gjente njė zgjidhje tė mirė pėr ata. Nuk shkoi shumė dhe mendja i punoi mprehtė, pasi prodhimi i metaltė qė i doli nga duart ishte ndėr mė tė mirėt dhe mė tė vlefshmit. Fillimisht shiti 75 plugje nė vit, mė pas numri u rrit nė mėnyrė tė konsiderueshme, derisa mė nė fund ai bėri njė pasuri tė madhe, me tė cilėn lau borxhet e ndihmoi edhe familjen. Nga njeri i falimentuar, Deere ėshtė njė nga prodhuesit mė tė mėdhenj tė pajisjeve bujqėsore nė Amerikė, duke u renditur nė vendin e 98 tė 500 personave mė tė pasur nė vend.

Dr. Robert Adler: Telekomanda

Shkencėtari austriak, Adler, ėshtė shpikėsi i telekomandės, e cila ėshtė pjesė e pandashme e jetės sonė. Fillimisht atij iu kėrkua njė objekt qė tė mund tė hiqte nga ekrani reklamat e mėrzitshme tė disa stacioneve televizive. Kjo ndodhi nė vitin 1950. Pas shumė pune, ai pati sukses vetėm nė vitin 1956. Modeli fillimisht ishte ai i njė telefoni qė lidhte telekomandėn me aparatin televiziv, por mė pas edhe teli doli jashtė pėrdorimit. Adler vdiq njė vit mė parė dhe veē patentės sė telekomandės kishte edhe 180 tė tjera. Atij i takon merita e teknologjisė SAW e cila pėrdoret sot gjerėsisht dhe qė funksionon me vendosjen e gishtit nė ekranin e njė kompjuteri pėr tė kryer veprimet.

Josephine Cochran: Pjatalarėsja

Larja e pjatave ka qenė pa dyshim ankthi i tė gjitha shtėpiakeve, derisa njė ditė situata ndryshoi. Nė vitin 1886, Cochran, gruaja e njė politikani ndryshoi gjithēka. Njė natė, kishte organizuar njė mbrėmje nė shtėpinė e saj. Pasi pjatat dhe gotat ishin pastruar, nė mbrėmje dėgjoi njė bisedė qė vinte nga dhoma e shėrbėtorėve. Ato ishin tė shqetėsuara pėr thyerjen e njė servisi pjatash, tė cilin zonja e kishte shumė pėr zemėr. Nė atė ēast, ajo vendosi qė t‘i jepte vetė njė zgjidhje problemit. Sė bashku me njė mikun e saj inxhinier vendosėn qė tė shpiknin njė makineri, e cila tė lante pjatat dhe tė mos i thyente sigurisht. Idenė e tyre ata e shfaqėn nė Ekspozitėn Botėrore nė Nju-Jork, nė vitin 1893, njė eveniment nė tė cilin shfaqeshin tė gjitha shpikjet e vitit nė Shtetet e Bashkuara. Megjithėse tė gjithė e admiruan shpikjen, autorja dhe ideuesja nuk do tė jetonte dot aq gjatė sa ta shihte atė tė kthehej nė njė nga objektet e pamungueshme tė kuzhinave kudo nė botė. Vetėm nė vitin 1950, kur uji i nxehtė u bė i mundshėm nė familje nė mėnyrė masive, edhe pjatalarėsja u kthye nė njė objekt tė zakonshėm.

Gail Borden Jr: Qumėshti i kondensuar

Njujorkezi Borden ishte njė pronar gazete para se t‘i jepej tėrėsisht fushės sė shpikjeve. Pėr sa i pėrket qumėshtit tė kondensuar, ideja i erdhi nga njė udhėtim jo shumė fatlum nė njė anije me avull, kur pa disa fėmijė tė vdisnin pėr shkak tė mungesės sė qumėshtit tė freskėt. Nė atė ēast vendosi qė tė gjente njė mėnyrė tjetėr tė ruajtjes sė qumėshtit dhe ushqimeve nė pėrgjithėsi. Kėshtu ai zbuloi se nxehja e qumėshtit nėn njė presion tė madh, bėnte qė uji tė avullonte nga lėngu i bardhė dhe nė fund tė mbeste njė substancė e trashė dhe e ėmbėl qė mund tė qėndronte nė atė gjendje, e padėmtuar pėr vite me radhė. Ky zbulim u bė nė kohėn e Luftės Civile dhe u shėrbeu ushtarėve gjatė atyre viteve. Ai ishte njė ushqim lehtėsisht i transportueshėm dhe me vlera.

Harvey Firestone: Gomat e makinave

Kohė mė parė, rrotat kishin rrethore tė drunjta, mė pas ato u bėnė metalike. Por tė dyja nuk ishin zgjidhja e duhur pėr tė mbrojtur rrotat dhe makinėn nga tronditja e rrugėve. Me shpikjen e biēikletės u shpikėn edhe kornizat e lėkurta e mė pas ato prej gome tė trashė. Por tubi i brendshėm pneumatik u ėndėrrua fillimisht nga Xhon Dunlop, njė veteriner skocez, nė vitin 1888. Ndėrkohė goma me formėn qė ka sot vjen nga Firestone, njė djalė nga Ohajo, i cili punonte nė industrinė e gomave prej kohėsh, para se tė themelonte kompaninė "Firestone Tire" dhe "Rubber Company" nė vitin 1900. Ishte ideja e tij qė gomėn ta zėvendėsonte me njė pjesė pneumatike. Ai u takua me Henri Fordin nė 1895-ėn, vitin kur ai po merrej me ndėrtimin e makinės sė tij tė parė. Qėndruan nė kontakt pėr disa vjet, derisa nė vitin 1905, Ford vendosi qė tė instalonte nė automjetin e tij gomat pneumatike tė Firestonit. 30 vitet qė pasuan, Firestone ngriti njė nga bizneset mė tė mėdha, jo vetėm tė gomave nė botė. Sė bashku me Fordin dhe Thomas Edisonin, tre drejtuesit e industrisė amerikane, qė mė pas u bėnė edhe miq, formuan "Klubin e Milionerėve" dhe tė gjitha pushimet i bėnin bashkė. Firestone vdiq nė gjumė, nė vilėn e tij tė Floridas, nė vitin 1938.

Ferdinand von Zeppelin: Anija fluturuese

Lindi nė vitin 1838, nė Baden tė Gjermanisė dhe ishte njeriu qė revolucionarizoi fluturimin, duke ndėrtuar njė anije fluturuese me skelet metalik, ēka presupozonte se ajo do tė mund tė mbante njė ngarkesė mė tė madhe. Fillimi ishte shumė i vėshtirė me njė numėr tė madh dėshtimesh, madje Zeppelin, pasi mbaroi tė gjithė pasurinė e bashkėshortes dhe kredinė e madhe qė kishte marrė nė bankė, nėnshkroi edhe falimentimin e biznesit. Por durimi dhe kėmbėngulja do t‘i shpėrblehej. Duke qenė se eksperimentet e tij ndiqeshin nė tė gjithė vendin, pas dėshtimit, njė valė simpatie e tė gjithėve iu kthye nė mbėshtetje jo vetėm morale, por edhe financiare. Admiruesit e veprės sė tij ngritėn fondacionin "Zeppelin", i cili ndihmoi nė suksesin e eksperimenteve. Anijet fluturuese u pėrdorėn edhe gjatė luftėrave botėrore pėr transport. Fatkeqėsisht, konti Zeppelin, i cili vdiq nė vitin 1917, nuk jetoi aq gjatė sa tė shihte suksesin e shpikjes sė tij, madje edhe udhėtimin e famshėm pėrreth botės, nė vitin 1929.

Clarence Birdseye: Ushqimet e ngrira

Si do t‘i kishte vajtur halli ushqimeve tė shkollave, apo institucioneve tė tjera masive, ku njerėzit hanė nė mensa tė mėdha, pa shpikjen e Clarence. Gjatė njė vizite nė Labrador, tė Kanadasė, Birdseye vuri re se mbajtja e ushqimeve nė njė temperaturė poshtėė zeros mund t‘ua ruante gjatė ushqimet shtėpiakeve, duke i mbajtur njėherazi edhe tė freskėta. Me t‘u kthyer nga udhėtimi, themeloi njė kompani qė shiste makineri pėr ngrirjen e shpejtė, njė shpikje qė u patentua shumė shpejt. Mė pas vendosi qė veē makinerive, tė shiste edhe prodhime ushqimore tė ngrira dhe qė nga ajo kohė, ky lloj ushqimi ėshtė shumė i pėrhapur nė botė.

Gideon Sundback: Zinxhiri

Inxhinieri elektrik qė kishte lindur nė Suedi, ndryshoi mėnyrėn e veshjes sė njerėzve, kur nė vitin 1913 modifikoi tė ashtuquajturin "togėza e ēelėsit". Ai i shtoi mė shumė dhėmbėza kėsaj formė embrionike tė zinxhirit dhe pėr kėtė ndėrtoi njė makinė tė posaēme qė prodhonte zinxhirė. Termi "zinxhir" u pėrdor mė vonė se shpikja nė fjalė dhe autori i tij ėshtė BF Goodrich, i cili e pėrdori nė vitin 1923. Nė 1934-ėn, njė kompani japoneze e quajtur YKK mori nė dorė supremacinė e prodhimit tė zinxhirėve, qė nė njėfarė mėnyre e ka edhe sot. Fillimisht zinxhirėt ishin shumė tė pėrdorshėm nė veshjet e fėmijėve, mė vonė u pėrdorėn edhe nga tė rriturit dhe nė vitin 1937, ai zėvendėsoi nė njė masė tė gjerė kopsat. Sot ėshtė shumė popullor, sidomos nė veshjet dhe pantallonat.

Douglas Engelbart: Mausi i kompjuterit

Nė aplikimin e tij pėr patentė, Engelbart e pėrshkruante kėshtu shpikjen e tij: "pozicion X-Y indikator pėr njė sistem tė pėrshkruar". Rreth 40 vjet mė pas, shprehja e mėsipėrme qė nuk ka kuptim pėr tė gjithė, sot njihet me emrin "mi". Fillimet e "miut" janė modeste. Ai kishte formėn e njė guaske tė drunjtė me dy rrota metalike, por ishte pikėrisht miu ai qė e transformoi kompjuterin nė njė makineri tė specializuar e shumė mė praktike pėr pėrdorim. Mori emrin mi pėr shkak tė bishtit tė gjatė dhe formės sė brejtėsit.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!