Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Shqetėsime rreth gjuhės letrare Shqipe 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shqetėsime rreth gjuhės letrare Shqipe 
 
Pėrse duhet shkelur standarti i “revolucionit gjuhėsor” nė Shqipėri

Kohėt e fundit, ėshtė rrahur njė temė me shumė interes pėr Bashkėsinė shqipfolėse, pėr sot e pėr t’ardhmen. Eshtė folur pėr gjuhėn e shkruar dhe konceptin e saj tė drejtshkrimit.
Janė shprehur mendime tė ndryshme, shpesh dhe tė kundėrta, e me pjerrje polemike tė forta. Problemi ėshtė zgjuar nga gjumi letargjik, disa dhjetėvjeēar, nga gazeta e Prishtinės “Java”.
Nisja mė duket e mirė dhe, ndoshta, pasqyron njė farė rishqyrtimi, nė kah vetėqortues, tė qėndrimeve tė mbajtura nga pjesa intelektuale e akademike e shoqėrisė asaj treve tė botės shqiptare mbas Kongresit tė Drejtshkrimit tė zhvilluar nė Tiranė mė 1972.

Ēėshtja, sė cilės i janė kushtuar mjaft faqe tė shtypit , ėshtė ajo e gjuhės letrare tė unjisuar, i ashtuquajturi “standard”, qė ėshtė njė tėrėsi rregullash morfologjike, e detyrueshme pėr t’u zbatuar nė gjuhėn zyrtare dhe kryesisht nė atė tė shkruar.
Shkolla, mjetet e informacionit, letėrsia, administrata shtetėrore janė sferat nė tė cilat standardi duhet tė gjejė zbatimin e tij tė plotė. Deri nė vitin 1991 ai ishte i plotfuqishėm nė kufijtė e Shtetit shqiptar dhe kishte pushtuar madje dhe insitucionet arsimore e kulturore tė trevave shqiptare nė ish Jugosllavinė.

Nė vetvete dukuria shprehte njė domosdoshmėri tė jetės shqiptare, tė kulturės e institucioneve tė saj. Njė gjuhė e njėsuar ėshtė tregues i identitetit e gjallėrisė sė njė kombi, ėshtė baza mbi tė cilėn ngrihet dhe pėrcillet kultura dhe pėrvoja e tij, ėshtė mjeti i ndėrlidhjes sė qytetarėve tė njė brezi e tė vetė brezave me njėri tjetrin.

Shqipja ėshtė njė gjuhė, sa e lashtė aqė dhe e re. E lashtė, sepse ėshtė gjuha e folur e njė populli qė, historikisht, ka banuar nė kėto troje qė nė agimet e qytetėrimit evropian, por qė, fatkeqėsisht, nuk na ka lėnė asgjė tė shkruar.
Gjuha autoktone e bashkėsive ilire, qė ishin organizuar nė shtete, herė herė dhe tė fuqishme, e qė pėrballoheshin ose ndėrmerrnin me Fuqitė e mėdha tė kohės si Maqedonia apo Roma, nuk na ėshtė pėrcjellur nė mijėvjeēarė.
Eshtė njė dukuri nė kufijtė e tė pabesueshmes fakti qė kėto popullsi, nė trojet e tė cilave lindėn dhe u zhvilluan disa nga qendrat mė tė njohura tė qytetėrimit tė lashtė greko-romak, qė nuk u tretėn nga asnjė lloj pushtonjėsi i huaj, nuk na kanė lėnė gjuhėn e tyre qė duhet tė ketė qenė arma mė e fuqishme qė ata kanė pėrdorur kundėr kėtij rreziku...

Pėr t’arritur tek shqipja e shkruar duhet tė futemi nė Mesjetėn e vonė, nė shėnime tė ndryshme tė udhėtarėve e kryqtarėve qė kalonin nėpėr Arbėri e tė ndalemi tek Formula e Pagėzimit, pėr tė arritur tek libri i parė. “ Meshari” i Gjon Buzukut u botua nė mesin e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, kur Evropa kishte njė mori universitetesh e Rilindja e saj kulturore paralajmėronte kohėt e reja.
Pesėqind vjet pushtimi otoman, pa njė sistem arsimor nė gjuhėn e vendit, sigurisht patėn pasoja rrėnuese dhe nė atė drejtim. U desh fundi i qindvjetės nėntėmbėdhjetė e fillimi i tė njėzetės, me pėrpjekjet titanike tė njė grushti atdhetarėsh e dijetarėsh, qė shqipja tė dilte nga “anonimati” e tė kėrkonte vendin e saj nė trungun e gjuhėve indoevropiane, si njė gjuhė e veēantė, pa lidhje farefisnore me asnjė nga grupet e mėdha tė gjuhėve evropiane.

Si njė gjuhė e re, nė kuptimin e palėvrueshmėrisė sė saj, qė nuk kishte nė themelin e saj njė Dante apo njė Shekspir, do tė bazohej nė kriteret fonetike, nė gjuhėn e folur, pėr tė nxjerrė prej saj rregullat qė do tė pėrcaktonin strukturėn e saj. Por gjuha e folur ndryshonte nga njė krahinė nė tjetrėn.
Jeta e mbyllur, mungesa e rrugėve dhe mjeteve tė ndėrlidhjes, mendėsia patriarkale e palėvizshmėria e sistemit shtetėror otoman bėnė qė nė pesė qindvjetorė marredhėniet ndėrmjet krahinave tė ndryshme, nė nivel popullsie, tė ishin tejet tė pakta e, pėr pasojė, gjuha e folur tė ishte dialektale e tė mos kishte prirje afrimi e njėsimi.
Dialektet kryesore ishin ata: Gegė nė veri tė Shkumbinit e Toskė nė jugė tė tij. Nė kėto tė folme, qė kishin nėndarjet e tyre, lindėn dhe hodhėn shtat letėrsia e kultura e re shqiptare. Ato patėn zanafillėn nė Rilindjen, kryesisht nė kolonitė shqiptare jashtė vendit e tek Arbėreshėt, por morėn formėn e plotė nė Shqipėrinė e pavarur, qė nga fillimi i shekullit tė shkuar.

Lindja e kėsaj kulture theksoi domosdoshmėrinė e paraqitjes sė saj, pra tė shkrimit tė njė alfabeti tė pėrbashkėt e tė pranuar. Kongresi i Manastirit, mė 1908, nuk qe nė gjendje tė marrė njė vendim tė prerė e la nė fuqi dy alfabete: atė me shkronja latine qė pėrdorej nė veri e atė tė pėrzierin qė ishte pėrdorur mė shumė nė jugė. Koha bėri zgjedhjen e saj dhe alfabeti latin mbeti alfabeti i vetėm i gjuhės shqipe.
Alfabeti mori formėn e tij tė pėrherėshme, por dialektet vazhduan tė lulėzojnė e tė shėrbehen tė gjitha prej tij.

Krijimi i Shtetit dhe institucioneve tė tij, ngritja e shkollave dhe zhvillimi i arsimit, pėrhapja e kulturės dhe letėrsisė nė hapėsirėn mbarėshqiptare nxirrnin si detyrė tė dorės sė parė trupėzimin e gjuhės letrare kombėtare.
Nė dhjetėvjeēarėt e parė tė qindvjetorit tė shkuar, deri nė ardhjen e regjimit komunist, kjo detyrė ju besua hulumtimeve vetiake tė lėvronjėsve tė gjuhės mė shumė se sa njė nisme institucionale nė atė drejtim.
Vetėdija se dukuria kėrkonte kohėn e saj tė nevojshme pėr t’u arrirė, bėnte qė tė mos kishte njė shtysė tė posaēme nga ana e Shtetit. Nė vitin 1940 u thirr nė Tiranė Konferenca e parė e studimeve albanologjike, nė tė cilėn pati njė vend mbizotėronjės rrahja e mendimeve mbi kėtė ēėshtje, por pa marrė vendime tė prera.

Shumica dėrmuese e opinioneve cilėsore tė studjonjėsve shqiptarė e tė huaj pėrkonte jo nė mbizotėrimin e njė dialekti kryesor, gegėrishtes apo toskėrishtes, nė gjuhėn kombėtare letrare, por nė vėnien e nėndialektit tė Shqipėrisė sė mesme, mė saktė tė Elbasanit, nė bazėn e saj.
Kriteri zgjedhės i kėtij nėndialekti mbėshtetej nė njė sėrė arsyetimesh. Ai shihej si urė lidhėse mes toskėrishtes e gegėrishtes, shkodranishtes apo asaj tė dy anėve tė Drinit e, nė kėtė vėshtrim, mė lehtė i kuptueshėm e i tretshėm si prej popullsive veriore ashtu dhe prej atyre jugore.
Gjuhėtarėt kompetentė, qė do tė punonin mbi projektin, do tė merrnin ēdo gjė tė dobishme tė dy dialekteve kryesore e do t’ja shartonin trungut kryesor qė, nė rastin e dhėnė, ishte gjuha e Kristoforidhit.

Logjika shkencore e kėtyre opinioneve nuk u mbajt parasysh nė ēastin kur u muar njė vendim i pėrcaktuar pėr problemin. Mė 1972 Kongresi i Drejtshkrimit vendosi toskėrishten si gjuhė letrare e zyrtare.
Ishte njė vendim politik, nė tė cilin shkenca gjuhėsore dhe kriteret e saj tė pėrcaktimit tė gjuhės letrare kombėtare i nėnėshtroheshin vullnetit “sipėror” tė Partisė e tė drejtuesit tė saj. Ishte rrjedhimi logjik i njė politike tridhjetvjeēare terrori ndaj gegėrishtes, kulturės e historisė sė saj.
Ajo njehsohej, nė pjesėn dėrmuese tė saj, me “fashizmin”, “klerikalizmin”, “patriarkalizmin”, “obskurantizmin”, “shovinizmin”, “antikomunizmin” e sa izma tė tjera, qė synonin tė shtrembėronin e tė varrosnin tė vėrtetat historike, pėr t’i pėrdorur nė dobi tė padronėve sllavė apo tė interesave tė kastės.

Ju dha njė formė “shkencore” vendimeve politike, duke arritur deri nė marrėzinė e zhdukjes sė paskajores, njė mėnyre zgjedhimi tė foljes qė e hasim nė tė gjitha gjuhėt e njohura tė Evropės, vetėm sepse toskėrishtja nuk e kishte.
Krijimi i standartit u trumbetua si njė sukses i madh i shkencės gjuhėsore shqiptare, u pranua “unanimisht” nė Shqipėri e kjo ishte e kuptueshme, por dalngadalė gjeti tė drejtė qytetarie dhe nė Kosovė e vise tė tjera shqiptare nė Jugosllavinė e Titos qė atėhere, pėr arsyet e tij, po zbatonte njė politikė liberalizimi ndaj banorėve shqiptarė tė tyre.

Pranimi nga ana e institucioneve arsimore e kulturore tė shqiptarėve pėrtej kufirit tė standartit e “ ligjėroi” nė planin mbarėshqiptar “revolucionin gjuhėsor” tė Tiranės komuniste. Cilatdo tė kenė qenė motivet e kėtij pranimi, ato nuk kanė qenė as shkencore as atdhetare. Nėse gjuhėtarėt shqiptarė, ndėrmjet tė cilėve kishte shkencėtarė tė rrafshit evropjan si Ēabej apo Domi, kishin gojėn tė “qepur”nga mundėsia e pėrfundimit nė qeli apo nė varr, gjuhėtarėt kosovarė duhet tė kishin patur ndershmėrinė e kurajon tė kundėrshtonin vendimin e Tiranės zyrtare e jo shkencore, pėr t’i imponuar me forcė shqiptarėve e kulturės sė tyre tė folurėn e mė pak se njė tė tretės sė tyre. Argumentat e shkoqitura atėherė, ēuditėrisht nga ndonjeri dhe sot, mbi dėmin qė do tė pėsonte ēėshtja kombėtare nė njė rast tė tillė, janė krejt pa baza e shėrbejnė pėr tė mbuluar verbėrinė shkencore e politike qė sillte si pasojė servilizmin pa parim ndaj komunizmit tė Enver Hoxhės.
Nėse fėmijėt e Kosovės apo tė malsive tė veriut kanė vėshtirėsi tė kuptojnė tekstet e shkollės, mbasi gjejnė njė gjuhė tė ndryshme nga ajo qė ju flet nėna nė shtėpi, duhet t’ja u dijnė pėr nder baballarėve e gjyshėrve tė tyre qė dikur pėrgjėroheshin pėr “Bacė Enverin” dhe bėmat e tij.

Tashmė kėto i pėrkasin njė tė shkuare qė nuk kthehet mė, por si ēdo e tillė nė histori, vjen njė ēast qė tė paraqet llogarinė.
Ne duhet tė mendojmė pėr tė ardhmen qė nesėr tė mos pendohemi pėr tė sotmen. Duhet t’i vemė vehtes synimin qė nė gjuhėn tonė letrare, e cila ėshtė njė nga treguesit mė tė spikatur tė individualitetit tonė si komb, tė gjejnė diēka nga vetvetja tė gjithė ata qė flasin shqip.
Sipas mendimit tim duhet tė kryejmė, nėpėrmjet njė evolucioni tė kundėrt me vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit tė 1972, atė rrugė qė do tė ēonte nė realizimin e idesė qė kishte gjetur kaqė shumė pėrkrahės nė dhjetėvjeēarėt e parė tė qindvjetorit tė shkuar.
Rruga do tė jetė e gjatė dhe jo e lehtė, mbasi pėr natyrė jemi njė popull konservator qė e pranon me vėshtirėsi tė renė. Qė t’i arrihet kėsaj ndėrmarrjeje duhet njė punė serioze dhe e thellė e njė grupi studjuesish tė gjuhės shqipe brėnda e jashtė Shqipėrisė zyrtare, i drejtuar nga njė personalitet shkencor i fortė e pa paragjykime, nėn kujdestarinė eprore tė Kryetarit tė Shtetit e atij tė Akademisė sė Shkencave, tė bindur plotėsisht nė dobinė e nismės duke patur tė qartė pėrfundimin e dėshiruar. Ky grup duhet tė mbėshtetet mirė financiarisht nga Shteti, por pa u kushtėzuar nė asnjė drejtim.
Herė mbas here duhet tė paraqesė rezultatet e punės sė tij para njė mbledhjeje tė gjėrė punonjėsish tė gjuhės, mėsuesish tė ardhur nga tė gjitha krahinat shqiptare. Kėto mbledhje do tė jenė kudhrat nė tė cilat do tė farkėtohet gjuha letrare kombėtare shqipe, tė hapura pėr tė gjitha mendimet e vėrejtjet e ndryshme. Puna mund tė vazhdojė me vite, mbasi do tė studjohet nė imtėsi e gjithė struktura e pritme, por nėse i arrihet qėllimit qė tė gjithė fėmijėt shqiptarė “qysh prej Tivarit deri n’Prevezė” t’a nxenė me ėndje, kur ajo tė ketė marrė formėn e saj pėrfundimtare, mund tė themi me plot gojėn se kemi bėrė njė investim me vlerė pėr kombin dhe tė ardhmen e tij.

Shumėkush mund tė verė nė dyshim ligjshmėrinė e kėsaj pune, duke e paraqitur si njė nismė qė kėrkon tė shkatėrrojė njė godinė, tė ngritur me mund e qė nė tridhjetė vitet e jetės sė saj ka marrė formėn e plotė e ka nė arkivin e saj vepra letrare e pėrkthime me vlerė.
Tridhjetė vite janė pak ose aspak nė historinė e gjatė tė njė kombi e nėse mbajmė parasysh se ata shėnuan njė periudhė tė zezė tė asaj historie, qė na detyroi me dhunė tė flisnim njė lloj gjuhe, tė mos luteshim nė objektet e kultit, tė mos shprehnim atė qė mendonim e tė mos bėnim atė qė dėshironim, do tė thosha se ēdo mall pėr tė dhe realizimet e saj mė duket jo bindės. Kjo nuk do tė thotė se sė bashku me ujin e pistė duhet hedhur dhe fėmija.
Gjuhėtarėt do tė bėjnė njė vlerėsim shkencor e tė saktė tė asaj qė duhet ruajtur e tė asaj qė duhet ndryshuar pa paragjykime e komplekse tė asnjė lloji. Sa pėr veprat e shkruara nė gjuhėn e sotme, ato mbeten pasuri e kombit njėlloj sikurse veprat e shkruara nė dialektin gegėrisht.
Jetėgjatėsia e tyre do tė varet nga masa nė tė cilėn do tė jenė nė gjendje t’i bėjnė ballė kohės dhe kėrkesave tė brezave tė ardhshėm.

Gjuha letrare kombėtare qė do tė dilte nga kjo punė do tė ishte si njė pemė qė e mbjellim sot pėr t’i marrė frytet mbas dy brezash. Kėshtu do tė jemi tė qetė nė ndėrgjegjen tonė dhe nė peshoren e historisė, qė do tė na gjykojė jo vetėm pėr ato qė bėjmė, por dhe pėr ato qė duhet t’i kishim bėrė e nuk i bėmė.

Ndėrkaq, mendoj se do t’ishte e udhės t’i hapej drita jeshile dhe shkrimeve nė gegėrishte nė organet e shtypit. Muri, qė njė pjesė e mirė e tij ka ngritur kundrejt kėtyre shkrimeve, mė duket se nuk i shėrben as projektit t’ardhshėm tė gjuhės e as idesė liberale tė shoqėrisė e tė Shtetit.
Ajo mbetet njė trashėgimi e diktaturės dhe si e tillė ėshtė mirė tė shmanget.
Pėrsa i pėrket gjuhės sė institucioneve shtetėrore e dokumentave qė lidhen me ta, mendoj se duhet tė vazhdojė tė pėrdoret standarti deri nė miratimin pėrfundimtar tė gjuhės sė re letrare kombėtare.

Uroj qė mendėsia e trashėguar nga komunizmi tė mos vazhdojė tė mbajė peng gjuhėn e kulturėn, siē bėri me ekonominė me pasoja tepėr tė rėnda pėr banorėt e Shqipėrisė.
Uroj qė tė kenė mbaruar diktatet politike nė kėto fusha qė nuk i pėrkasin njė brezi apo njė epoke, por kombit e pėrjetėsisė sepse, sido qė tė vėrtitemi nė kėtė botė qė ndryshon ēdo ditė, do tė kemi gjithmonė njė gjuhė, njė flamur, njė komb.
 




____________
A mixture of Mjalt & Limon

Image

Asnje nuk vdes i virgjer, jeta na e fut te gjithve!
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!