| Autori |
Mesazh |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 588
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Shqipėri Vs. Luksemburg
Vijojnė pėrgatitjet nė prag tė ndeshjes tė shtunėn me skuadrėn e Luksemburgut, pėr ti kthyer pas 4 ditėsh nė Luksemburg vizitėn dhe kthimin. Bariē ka dhėnė sinjalet e para, teksa pak mendon tė merret me ata qė luajnė nė kampionatin shqiptar. Futbollistėt, ndėrkaq janė optimistė pėr pikėt, saqė nuk shohin mundėsi tjetėr nė tė dy pėrballjet. Megjithatė, janė sėrish me kėmbė nė tokė. Mesfushori i skuadrės sė Vorskla Poltaves nė Ukrainė, Debatik Curri pėr kėtė ndeshje thotė: Ajo qė mendojme tani ėshtė Luksemburgu. E di qe nuk do te luaj thjesht rolin e mesfushorit, apo te mbrojtesit, por edhe ate te sulmuesit ne rast se do te jete nevoja, pare faktin se ajo qe u intereson kuqezinjve eshte qe te shenojne dhe te fitojne. Duhet te shtyjme perpara. Duhet te shfrytezojme ēdo hapesire per te shenuar. Ajo qe na duhet eshte qe te shenojme qe ne fillim, sepse me pas me kalimin e kohes gjerat mund te veshtiresohen. Megjithate, une kam besim se do tia dalim. Ndėrsa, Rustemi qė u paraqit shumė mirė nė miqėsoren me Anglinė B shton, gjithmonė nė kuadėr tė ndeshjes sė radhės: Ndihem mire dhe aktivizimi per 90 minuta ishte nje besim shume i madh qe me ka dhene trajneri Bariē. Une e vleresoj shume nje gje te tille dhe do te mundohem tia shperblej besimin. Do zoti te luaj, sepse une premtoj se do te tregoj te gjitha vlerat e mia. Ndėrkaq, dy takimet me Luksemburgun janė dhe dy ndeshjet e fundit me fanellėn e kombėtares pėr Edvin Muratin. Nuk do tė luaj mė pėr kombėtaren dhe ishallah e mbyll karrierėn kuqezi me njė gol. Futboll mund tė luaj edhe dy-tre vjet dhe mė pas do ti kushtohem tėrėsisht familjes dhe biznesit qė do tė hap. E them me bindje tė plotė se nė ekip ka plot tė rinj me tė ardhme. Kurrė nuk kam qenė egoist apo tė mendoj si individualist, - ka pėrfunduar Murati. Ndėrsa, mė optimisti pėr kėtė ndeshje ėshtė trajneri i kombėtarers Otto Bariē, i cili ka shumė besim se golat nga sulmi do tė vijnė, ndoshta shumė shpejt dhe atėherė kur duhen: Unė besoj se sulmuesit tanė janė nė gjendje tė shėnojnė gola. Nė tre ndeshjet e fundit nuk duhet tė harroni se ne kemi luajtur kundėr kundėrshtarėve tė fortė. Kemi dalė dalėngadalė nga fizionomia mbrojtėse dhe nė ndeshjen kundėr Luksemburgut do tė luajmė plotėsisht nė sulm. Gjatė kėsaj jave stėrvitore do tė aplikojmė skema tėrėsisht sulmuese. Unė kam thirrur pesė sulmues. Nėse Bogdani nuk do tė jetė nė gjendje, atėherė janė dhe katėr alternativa tė tjera nė sulm. Kapllani ka marrė pjesė aktivisht nė stėrvitje. Sulmuese tė tjerė janė Bushi, Salihi, por tė mos harrojmė dhe Xhafėn, tė cilin duhet ta pėrgatisim pėr ndeshjet e ardhshme, pavarėsisht se ėshtė pak i vjetėr nė moshė, mund tė luajė edhe tre-katėr vite tė tjera. Jam i bindur se dhe nė Luksemburg do tė shėnojnė. Kėto ndeshje unė i shoh si paketė, pra synoj dy fitore. Por, kjo natyrisht nuk ėshtė e thjeshtė. Luksemburgu ka humbur nė shtėpi 1-0 me Holandėn nė minutat e fundit, nė tė 83, edhe me Bjellorusinė humbėn 2-1, - pėrfundon trajneri, i cili ka bėrė njė ndeshje tė pėlqyeshme kundėr Anglisė B nė Burnley, nė njė miqėsore luksi, teksa tashmė e presin dy sfida jo thjesht tė lehta me Luksemburgun e grupit.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#1 01 Qershor 2007 17:00
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 588
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Shqipėri Vs. Luksemburg
Ekipi ynė kombėtar ka arritur fitoren e parė nė kėto eliminatore tė vlefshme pėr Euro 2008. Me fitoren e arritur sot ndaj Luksemburgut ,Shqipėria ngjitet nė kuotėn e 6-pikėve dhe do kėrkoj tė shkoj nė kuotėn e 9-pikėve tė mėrkurėn kur do luajė ndeshjen e kthimit nė Luksemburg.Skuadra jonė kombėtare nuk e nisi mirė lojėn ,pasi i la shumė hapėsira kundėrshtarit dhe lėshoi shumė terren. Nė minutėn e 16 miqtė nė njė aksion nga krahu i majtė arrijnė tė godasin shtyllėn e majtė tė portierit Arjan Beqaj. Kjo ishte shkėndija e parė e Luksemburgut nė portėn tonė. Nuk kalon shumė dhe vjen rasti i dytė i rrezikshėm pėr miqtė tė cilėt nga njė gjuajtje nga rreth 28-metra kalon ngjitur me shtyllėn e majtė tė portierit Beqaj. Duhet tė vinte minuta e 30 qe ekipi ynė tė shfaqej rrezikshėm para portės sė Luksemburgut. Pas njė depėrtimi tė bukur brenda zonės Kapllani gjuan mė tė majtėn ,por topi tij pėrfundon jashtė. Duhet tė kalonin e 7 minuta tė tjera qė tė vinte goli i avantazhit pėr Shqipėrinė. Kapllani ka kaluar nė avantazh ekipin tonė kombėtarė pas njė asis tė marrė nga Bushi. Aksioni i golit ishte njė spektakėl mė vete. Rrallė na bie tė shohim ekipin tonė kombėtar tė shėnojė gol me tre takime tė bukura e tė sakta. Cana pėr Bushin , ky pėr partnerin e sulmi Kapllani dhe ky i fundit shėnon. Nė minutėn e 39 vjen dhe kartoni i parė i verdhė i takimit. Ervin Skela ndėshkohet pėr njė ndėrhyrje nė mesin e fushės. Arbitri jep tre minuta shtesė , ku Luksemburgasit do rrezikojnė dy herė nė portėn tonė. Rastin e parė e humbin vetė sulmuesit miq kurse rastin e dytė Beqaj bėnė mrekullinė duke evituar barazimin. Pjesa e dytė fillon me gol tė anulluar pėr Luksemburgun pėr njė pozicion jashtė loje. Qė nga ky moment kombėtarja Shqiptare merr drejtimin e lojės. Nė minutėn e 57 njė kalim i bukur i Skelės nga e djathta dhe jep asis pėr Haxhin i cili shėnon golin e dytė dhe tė sigurisė pėr Shqipėrinė. Trajneri Bariē nė fushėn e lojės nė pjesėn e dytė hodhi Devi Mukėn pėr Berishėn. Kur rezultati shkoi nė 2 me 0 ai i dha mundėsinė e debutimit nė njė ndeshje zyrtare Kristi Vangjelit i cili zėvendėsoi Altin Haxhin. Nė kėtė takim u aktivizua dhe sulmuesi Hamdi Salihi nė vend tė Alban Bushit. Pjesa e dytė ishte me e mirė pėr Shqipėrinė. Goli i dytė i ēliroi lojtarėt dhe ishin mė tė sigurt nė veprimet e tyre. Detyra e tyre tani ėshtė tė fitojnė dhe takimin e tė mėrkurės nė Luksemburg.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#2 03 Qershor 2007 07:29
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Pas ndeshjes, Shqipėria e Luksemburgu bashkė nė Pub
Lojtarėt e kombėtares sė Luksemburgut duket e kanė pranuar faktin se Shqipėria ėshtė mė e fortė, teksa pas ndeshjes nuk kanė patur asnjė kompleks tė shkojnė me futbollistėt shqiptarė edhe nė Pub. Asgjė qė pėrbėn skandal nė kėtė mes, Shqipėria fitoi 2-0 nė njė ndeshje qė e dominoi, kėshtu qė nė kampin kundėrshtar nuk kishte askush qė ti mbetej qejfi pėr kėtė. Historia ėshtė vėrtetė e veēantė, pasi kapiteni i Luksemburgut Xhef Straser sė bashku me njė shokun e tij tė skuadrės, kanė qenė dje rreth orės 2 tė mėngjesit nė Pub Living Room, sė bashku me disa lojtarė shqiptarė. Ata kanė hyrė nė ambientet e kėtij Pub-i dhe kanė qėndruar sė bashku duke bėrė muhabet pėr disa orė. Kuqezinjtė kanė qenė Lorik Cana , si edhe ish kapiteni Igli Tare. Kapllani madje, ka qenė veshur me njė fanelė tė ekipit tė Luksemburgut, duket nga ato qė ndėrrohen nė fund tė takimit. Kanė qėndruar me kapitenin e Luksemburgut Straser dhe njė lojtar tjetėr tė kėsaj skuadre duke biseduar e duke shijuar fitoren e parė tė Shqipėrisė nė eleminatoret e Euro 2008. Natyrisht qė trajneri Bariē i ka lėnė tė lirė futbollistėt pas ndeshje dhe nata e sė shtunės, u ka takuar pikėrisht atyre, pasi arritėn tė thyenin 2-0 Luksemburgun nė njė ndeshje tė interpretuar mjaft mirė. Megjithatė, ana mė e bukur e kėsaj feste ka qenė ulja nė njė tavolinė me kapitenin dhe njė futbollist tė Luksemburgut, duke treguar se futbolli para sė gjithash mbetet njė lojė dhe se pas saj, nuk ka mė asnjė armiqėsi siē mund tė duken shpesh nė fushė dy skuadra.
Party
Pas ndeshjes sė fituar 2-0 me Luksemburgun, trajneri Oto Bariē i ka lėnė tė lirė futbollistėt qė tė festonin, duke qenė se misioni i marrjes sė 3 pikėve u arrit. Rreth orės 2 tė mėngjesit tė djeshėm, nė ambientet e Pub-it Living Room kanė hyrė disa personazhe tė veēantė, mesfushori i Marsejės Lorik Cana, dhe ish kapiteni kuqezi Igli Tare. Por, nė mėnyrė tė habitshme, me ta ka qenė edhe kapiteni i Luksemburgut Xhef Straser dhe njė shok i tij i ekipit. Sė bashku kanė qėndruar aty pėr disa orė duke biseduar, nė njė ambient qė nga larg natyrisht qė dukej mjaft miqėsor. Nė tė njėjtin lokal mė pas kanė hyrė edhe Erjon Bogdani e Isli Hidi, por qė janė ulur nė njė tavolinė tjetėr, duke festuar edhe ata fitoren e parė nė eleminatoret e Euro 2008. Njė surprizė e bukur pėr njerėzit nė lokal ka qenė edhe prezenca e Igli Tares, njė prej futbollistėve mė tė njohur shqiptarė nė arenėn ndėrkombė-tare. Ish kapiteni, i lėnė jashtė nga Bariē, dihet tashmė qė ėshtė njė shok i ngushtė i mesfushorit Lorik Cana, me tė cilin qėndronte zakonisht nė ditėt e grumbullimit tė kombėtares.
____________
Lot Dielli
|
|
#3 04 Qershor 2007 12:23
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|