| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Shqipėri vs. Slloveni - [0-0]
Eshte shpallur lista anti-Slloveni dhe anti-Bullgari
jashte kombetares mbeten Tare e Murati, ndersa jane grumbulluar Bushi, Hyka, Sukaj, Bulku e Salihi
Portiere
1. Beqaj
2. Lika
3. Hidi
Mbrojtes
4. Dallku
5. Beqiri
6. Dede
7. Xhafa
8. Pisha
9. Hasi
Mesfushore
10. Curri
11. Cana
12. Bulku
13. Haxhi
14. Lala
15. Hyka
16. Duro
17. Muka
Sulmues
18. Sukaj
19. Bushi
20. Kapllani
21. Bogdani
22. Salihi
23. Berisha
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 21 Mars 2007 21:09
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bariē: Kuqezinj, fitoni edhe pėr mua!
Trajneri i kombėtares sė Shqipėrisė nė futboll, Oto Bariē, i ėshtė
nėnshtruar njė kontrolli tė zemrės, pasi gjatė fundjavės sė shkuar ka pasur probleme serioze shėndetėsore. Nė kontrollin e zhvilluar tė hėnėn nė Zagreb, mjeku ia ka ndaluar rreptėsisht udhėtimin pėr nė Tiranė, ku i ėshtė dashur tė jetė tė mėrkurėn. Madje mjeku i ka urdhėruar pushim maksimal Bariēit, sė paku pėr katėr ditė.
"Kam ndier probleme nė frymėmarrje. Ndoshta mė ka ftohur era e
madhe fundjavėn e kaluar, kur isha duke shėtitur nėpėr Austri me xhipin e djalit. Pėr fat, nuk kisha probleme serioze me zemrėn, as me temperaturė tė ngritur, por vetėm me mushkėritė. Jam i detyruar tė dėgjoj kėshillėn e mjekut, kėshtu qė tė shtunėn nuk do tė mund ta udhėheq kombėtaren shqiptare kundėr Sllovenisė. Sidoqoftė, lojtarėt e kombėtares shqiptare janė mbledhur tė dielėn kanė filluar pėrgatitjet pėr dy ndeshjet e radhės eliminatore, me Slloveninė dhe Bullgarinė, ndėrkohė qė stėrvitjen po e udhėheq ndihmėsin im, Sllavko Kovaēiē. Ai do ta drejtojė ekipin edhe nė ndeshjen ndaj Sllovenisė. Personalisht jam nė kontakt tė rregullt me zyrtarėt e Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe me Kovaēiēin, i cili po e bėn shkėlqyeshėm punėn e tij. Nuk dyshoj se mungesa ime do tė ndihet, por kundėr Sllovenisė do tė luajnė lojtarėt mė tė mirė dhe Shqipėria do tė fitojė edhe pėr mua, qė fati i keq dhe shėndeti i lig mė la larg saj nė kėtė ndeshje," - ėshtė shprehur trajneri 74-vjeēar Oto Bariē pėr gazetėn kroate "Veēernji List".
Gazeta nė fjalė nėnvizon gjithashtu se Shqipėria, nė tri ndeshjet e para kualifikuese pėr Euro 2008, ka fituar vetėm njė pikė, kėshtu qė ndaj Sllovenisė do t'i duhet patjetėr fitorja.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 21 Mars 2007 21:11
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bogdani: Mė mirė gol Sllovenisė se Milanit
Erion Bogdani, shtatlarti i sulmit tonė kuqezi, i ėshtė bashkuar kombėtares nė stėrvitjen e djeshme. Ai dukej mjaft nė formė dhe i karikuar pėr tė dhėnė mė tė mirėn e mundshme edhe ndaj Sllovenisė, pas golave tė shėnuar me Kievon nė Serinė A. Optimizmi i tij pėr kėtė ndeshje dukej qartė edhe nė prononcimin e tij pėr "Sportin shqiptar"
- Erion, ėshtė mė e vėshtirė pėr ju t'i shėnoni Milanit e Interit, apo tė shtunėn Sllovenisė?
- Gjithnjė njė gol i shėnuar ndaj kujtdo kėrkon djersė dhe pėrqendrim maksimal nė fushėn e lojės. Pėr mua, vėshtirėsia ėshtė njėsoj, por kėnaqėsia nuk ėshtė e tillė. Nuk mohoj kėnaqėsinė t'i shėnosh Didės, por akoma mė shumė vlen goli kur gėzon tifozat kuqezi. Pra, nėse do tė zgjidhja, preferoj mė mirė njė gol ndaj Sllovenisė se ndaj Milanit.
- Pra, e keni njė objektiv tė tillė?
- Kur mė bėtė pyetjen e parė, dėshiroja tė shtoja se shpresoj me gjithė shpirt qė golin ndaj Sllovenisė ta shėnoj mė lehtė. Sa pėr objektivin, ėshtė normale qė goli shpreh e vlerėson jo vetėm djersėn time, por tė tė gjithė ekipit.
- Sa i njihni futbollistėt sllovenė?
- Nė fakt, nuk i njoh. Megjithatė, tė gjithė kundėrshtarėt kanė vlerat e tyre dhe duhet tė vlerėsohen maksimalisht, pavarėsisht emrave, nėse i njeh apo jo.
- E dini qė tė gjithė presin fitoren?
- Pėrpara tė gjithėve jemi ne, futbollistėt e kombėtares, qė e kėrkojmė dhe do tė bėjmė maksimumin pėr ta arritur fitoren. Shpresoj dhe besoj tek njė rezultat pozitiv tė shtunėn nė "Loro Boriēi".
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 21 Mars 2007 21:20
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Shqipėri Vs. Slloveni - [24 Mars 2007]
Dje kombėtarja shqiptare, e drejtuar nga dy zėvendėstrajnerėt Sllavko Kovaēiē dhe Shpėtim Duro, zhvilloi seancėn e fundit stėrvitore. Dukej qartė optimizmi i tė gjithė grupit, pėr tė kaluar me sukses sfidėn e sotme ndaj Sllovenisė. Kuqezinjtė dukeshin nė formė dhe e rėndėsishme ėshtė qė gjendja e tyre psikologjike, pak orė pėrpara fillimit tė takimit, ishte mjaft e mirė. Pėrveē lojtarėve, edhe teknikėt Kovaēiē dhe Duro, tė cilėt nė mungesė tė trajnerit Oto Bariē kanė marrė pėrsipėr njė barrė tė rėndė, dukeshin mjaft optimistė. Vihej re njė angazhim maksimal i tė gjithve, por gjithēka ngelet pėr t'u parė sot nė orėn 17:00 nė stadiumin "Loro Boriēi", ku pėr herė tė fundit nė njė takim eliminator si ky me Slloveninė, kuqezinjtė kanė fituar me rezultatin e pastėr 3-1 ndaj Rusisė.
Projektohet formacioni, Haxhi ia del mbanė
Dje, pėrfundimisht stafi teknik projektoi edhe formacionin e kuqezinjve, i cili do tė pėrballet me Slloveninė. Kombėtarja do tė zbresė nė fushė me njė skemė tė pastėr, 4-4-2. I vetmi dyshim nė prag tė takimit ishte Altin Haxhi, por edhe ky i fundit ia doli mbanė dhe do ta fillojė takimin si titullar. Porta do tė mbrohet nga Arjan Beqaj, nė mbrojtje nė tė djathtė do tė aktivizohet Dallku, nė qendėr Dede dhe Beqiri, ndėrsa nė tė majtė Haxhi. Ashtu siē ishte parashikuar, shkodrani Elvin Beqiri ka zėnė vend nė qendėr, ndėrkohė qė i riu Rustemaj do ta fillojė takimin nga stoli. Mesfusha do tė pėrbėhet nga katėr lojtarė, ku nė tė djathtė do tė luajė Duro, nė qendėr Lala me Canėn, ndėrkohė qė nė krahun e majtė Muka. Ky rol ėshtė i ri pėr Mukėn, por e veēanta ėshtė qė do tė ketė mė shumė pėrparėsi drejt sulmit, sepse nga prapa do tė ketė mbėshtetjen e Haxhit. Sulmi nuk asnjė dilemė, pasi do tė pėrbėhet nga dyshja Bogdani-Kapllani, prej tė cilėve pritet shumė nė kėtė takim. Pra, kėta janė 11 lojtarėt qė do tė sfidojnė sot Slloveninė. Stėrvitja e fundit, nė orėn 19:00
Pėr shkak tė seancės stėrvitore tė Sllovenisė nė orėn 17:00, kuqezinjtė e spostuan stėrvitjen nė "Loro Boriēi" nė orėn 19:00. Nga ajo qė u vu re nė seancėn e fundit ishin disa skema, tė cilat u praktikuan gjatė stėrvitjes. Kovaēiē ndau nė njė anė lojtarėt e formacionit dhe nė anė tjetėr rezervat, pėr tė prefeksionuar mė mirė lėvizjet e lojtarėve titullarė nė fushė. Dyshja sulmuese Bogdani-Kapllani u duk nė formė, pasi gjatė ushtrimeve tė kryera, pothuajse 90% tė gjuajtjeve i kishin tė suksesshme nė portėn e Beqajt, i cili e ka kaluar pėrfundimisht gjendjen gripale dhe e kapur shumė shpejtė formėn. Stėrvitja zgjati 1 orė 20 minuta.
300 tifozė pėr tė parė nga afėr stėrvitjen
Gjatė pėrgatitjeve tė fundit nė "Loro Boriēi" ra nė sy prania e rreth 300 tifozėve, kryesisht shkodranė, tė cilėt kishin mjaft interes pėr tė parė nga afėr kuqezinjtė. Me hyrjen e lojtarėve nė fushė filluan edhe ovacionet e tyre, ku mė i duartrokituri ishte mesfushori Klodian Duro, i cili ėshtė idhulli i tifozėrisė shkodrane, pasi ėshtė aktivizuar mė parė me Vllazninė, madje ėshtė shpallur kampion kombėtar. I rėndėsishėm ėshtė fakti qė interesimi pėr ndeshjen po vjen gjithnjė e nė rritje, ku kėtė herė edhe biletat janė mė tė lira.
Kovaēiē shpėton tifozėt nga policia
Duke parė qė nė momentet e stėrvitjes sė kombėtares kishte shumė tifozė, policia ka dashur t'i largojė ata, me preteksin se kėtė gjė e kėrkonte stafi teknik i kombėtares, por nė tė vėrtetė ka ndodhur krejt e kundėrta. Kur policia ka ndėrhyrė pėr tė bėrė kėtė gjė, zėvendėstrajneri Sllavko Kovaēiē ka ngelur i habitur dhe menjėherė ka ndėrprerė seancėn stėrvitore. Ai i kėrkoi policisė qė tifozėt tė qėndronin, sespe nuk ka asnjė problem, madje u shpreh se ėshtė njė kėnaqėsi qė ata e ndjekin kombėtaren edhe nė stėrvitje. Ky veprim i Kovaēiēit u duartrokit gjatė nga tė pranishmit, ndėrkohė qė mė pas stėrvitja vazhdoi e qetė. Vlen tė theksohet se trajneri Sllavko Kovaēiē ishte shumė miqėsor edhe me gazetarėt shqiptarė.
Duka-Mici, ndjekin nga afėr kombėtaren
Pėrveē shumė tifozėve, nė stėrvitjen e orės 19:00 ishin tė pranishėm edhe dy krerėt mė tė lartė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, presidenti Armando Duka dhe sekretari i pėrgjithshėm Roland Mici. Prania e dy zyrtarėve tė lartė e ngriti moralisht stafin teknik tė kombėtares dhe lojtarėt, tė cilėt nė fund tė takimit shkėmbyen disa batuta me ta.
Sllovenėt, stėrvitje me "dyer tė mbyllura"
Nė orėn 17:00 nė stadiumin "Loro Boriēi" zbriti pėrfaqėsuesja sllovene, e cila drejtohet nga trajneri Matjazh Kek. Interesant ėshtė fakti se sllovenėt nuk dėshironin tė ndiqeshin nga asnjė gazetar dhe e zhvilluan stėrvitjen me "dyer tė mbyllura". Ndėrkohė, mediat e interesuara, nė fund tė procesit stėrvitor tentuan tė intervistonin disa prej lojtarėve sllovenė, por urdhėri i trajnerit Kek ishte qė asnjė nuk duhet tė komunikonte me mediat. Sllovenėt nuk kishin aspak dėshirė tė prononcoheshin dhe i kėrkuan policisė qė nė momentin kur ata po stėrviteshin mos tė kishte asnjė tė pranishėm nė stadium. Rreth orės 18:30 kombėtarja sllovene pėrfundoi procesin stėrvitor dhe menjėherė u nis drejt "Grand Hotel Europa", ku dhe ėshtė sistemuar.
Haxhi: Duhet sakrifikuar pėr kombėtaren
Menjėherė pas pėrfundimit tė stėrvitjes kontaktuam me mesfushorin veteran tė kombėtares, Altin Haxhi. Ky i fundit ishte nė dyshim pėr t'u aktivizuar, por nė momentet e fundit arriti tė rikuperohej dhe ia doli mbanė. "Nuk mund ta humbisja kėtė ndeshje, sepse kisha shumė dėshirė pėr tė luajtur. Edhe pse kam pasur dhimbje, e kam thėnė qė do tė sakrifikoja pėr kombėtaren dhe besoj se tė gjithė duhet tė sakrifikojmė. Shpresoj qė sot tė fitojmė, kjo ėshtė mė e rėndėsishme. Personalisht do tė jap maksimumin, pėr t'i shėrbyer nė mėnyrėn mė tė mirė skuadrės,"- deklaroi pėr "Sportin shqiptar" gjirokastrti Altin Haxhi, i cili do tė jetė njė pikė e fortė sot nė krahun e majtė tė mbrojtjes kuqezi.
"Ttifozat Kuqezinj" festojnė 3-vjetorin
Dje nė orėn 21:00 e deri nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm tifogrupi i mirėnjohur "Tifozat Kuqezinj" kanė festuar 3-vjetorin e krijimit. Mes ahengut dhe pijeve, tifozėt u dėfryen dhe gjatė gjithė kohės brohorisnin pėr kombėtaren shqiptare. Natyrisht, sot ata presin njė fitore tė kombėtares, nė mėnyrė qė festa e tyre tė marrė pėrmasa edhe mė tė mėdhaja.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 24 Mars 2007 19:51
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Shqipėri Vs. Slloveni - [24 Mars 2007]
Ndeshja e sotme e "Loro Boriēit", mes Shqipėrisė dhe Sllovenisė, do tė jetė ballafaqimi i tretė midis tyre. Nė tė dy sfidat e para, tė vlefshme pėr eliminatoret e Euro 2000, kuqezinjtė janė mundur me rezultat tė pastėr. Nė ndeshjen e 9 qershorit 1999, Shqipėria humbi nė "Qemal Stafa" 0 1 (pėr sllovenėt shėnoi Zahoviē me 11 metėrsh), ndėrsa nė takimin e kthimit, mė 18 gusht 1999, nė Lubjanė sllovenėt fituan 2 0. Nė tė dy takimet nė fjalė, trajner i kuqezinjve ka qenė Astrit Hafizi. Nga lojtarėt shqiptarė qė kanė luajtur nė ato ndeshje, nė listėn e thirrur nga Oto Bariē pėr sfidėn e sotme, janė Erion Bogdani, Altin Haxhi, Alban Bushi dhe Altin Lala. Trajneri i portierėve tė kombėtares, Foto Strakosha, nė ato dy ndeshje ka qenė nė rolin e portierit. Nė renditjen e fundit tė FIFA s, Shqipėria mban vendin e 88 ta, ndėrsa Sllovenia nė vendin e 72-tė.
Shqipėria nėn drejtimin e Oto Bariēit ka marrė vetėm 1 pikė nė tri ndeshje, falė barazimit me Bjellorusinė (2 2, mė 2 shtator 2006, Minsk), ndėrsa ka humbur dy tė tjera: me Rumaninė (0 2, mė 6 shtator 2006, Tiranė) dhe me Holandėn (2 1, mė 11 tetor 2006, Amsterdam). Ndeshja kundėr Shqipėrisė ėshtė e para zyrtare pėr Matjazh Kekun, ndėrkohė qė nė miqėsoren e zhvilluar kundėr Estonisė, mė 7 shkurt, fitoi me rezultatin e ngushtė 1 0.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 24 Mars 2007 19:52
|
|
 |
True-Soldier
Madhor

Postime: 227
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3206
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Shqipėri Vs. Slloveni - [24 Mars 2007]
Me mire barazim se sa te humbnim si Greqia
|
|
#6 25 Mars 2007 12:28
|
|
 |
astrit
Anėtar

Postime: 127
Rregjistruar: Mars 2007
Pėrdorues #: 3282
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Shqipėri Vs. Slloveni - [24 Mars 2007]
si smujten me e mujt sllovenin ne shqipni bre a na qit kush link se ku munim me e kqyr ndeshjen me bullgaret
|
|
#7 25 Mars 2007 22:39
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|