Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Shqipėria, kufiri i fundit i Evropės! 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shqipėria, kufiri i fundit i Evropės! 
 
Image Tė bėsh pushimet nė Rivierėn Shqiptare, mund tė duket e stilit tė Borat, por vendi fsheh gjire tė mrekullueshme e tė zbrazura, plazhe tė lira dhe banorė mikpritės

Ėshtė mesi i verės dhe unė ndodhem nė njė plazh buzė detit Jon, por nuk shoh kėmbė njeriu. Prej sė largu dalloj makinat qė rrėshqasin nė njė shteg nė rrugėn malore dhe gjithēka mė duket si njė skenė me xhirim tė ngadaltė, por kaq ėshtė i gjithė popullimi i vendit. S'mund tė rri pa buzėqeshur. Nuk e di ēfarė mund tė jetė mė interesante: 80 kilometra plazh "i pazbuluar" nė Evropėn Jugore, apo fakti qė ėshtė nė Shqipėri.

Pushuesit i kanė gjetur fundin Mesdheut Evropian. Spanja, Franca, Italia, Kroacia, madje edhe Mali i Zi, vendi mė i ri i botės, ku unė isha disa ditė para se ta vizitonin Rolling Stones, tė gjithave u ėshtė gjetur fundi. Njė pjesė e mirė e bregdetit turk ėshtė e prenotuar, dhe mos mė bėni tė filloj tė flas pėr Greqinė. Sigurisht ju mund tė largoheni nga hordhitė, por sa larg prej tyre?

Pėr tė arritur nė Revierėn Shqiptare, njė nga bregdetet mė mahnitėse nė Evropė, duhet tė paguash njė ēmim tė papėrfillshėm sikur tė jepje lėmoshė pėr tė pastrehėt. Autobusi qė lidh Tiranėn me bregun, niset ēdo ditė nė orėn 6 tė mėngjesit nė njė park makinash nė kryeqytet, ai ėshtė pajisur me sedilje tė vjetra tė importuara nga Gjermania, disa prej tė cilave mbajnė ende emrat e vendeve pėr ku udhėtonin dikur – njėri thotė qė ėshtė drejtuar pėr nė Vilhelmstrasse (Rrugėn Vilhelm). Hipi nė autobusin tim dhe bie nė njė gjysma-gjumė qė mė ndėrpritet shpesh nga troshitjet. Rruga pėr nė breg ėshtė plot gropa, duket qė pak ėshtė vėnė dorė nė tė qė prej ndėrtimit nga italianėt mė 1940.

Gjendja e rrugėve ėshtė arsyeja kryesore se pėrse Riviera Shqiptare, nga Vlora nė Sarandė, nuk ka shkallė tė madhe zhvillimi turistik. Madje edhe vetė shqiptarėt nuk e marrin pėrsipėr bezdisjen nga rruga, duke preferuar plazhe si Durrėsi, qė arrihet lehtė nga Tirana pėrmes njė rruge relativisht tė mirė.

Riviera fillon nė 1000 metra lartėsi nė Qafė Llogara, rruga zbret e egėr prej majės deri nė fund. Unė zbres nga autobusi nė fshatin e vogėl tė Dhėrmiut, i pėrbėrė nga rreth 100 shtėpi tė vogla me tulla tė vendosura buzė rrugės, qė pėrfundojnė diku nga mesi i malit, ndėrsa pėrtej mė nė Jug ėshtė kufiri me Greqinė.

Ka njė hotel kėtu, pėrballė tė cilit ndodhet njė minikompleks i bezdisshėm. Pronari e sheh qė jam zhgėnjyer. Ai ngarkon nė pjesėn e pasme tė makinės sė tij bagazhet e mia dhe udhėtojmė pėrmes pyllit tė ullinjve dhe pishave buzė detit, prej nga unė mund tė shoh disa shtėpiza tė vogla druri mes pishave. Ose gjėra tė ngjashme. Pėr 40 dollarė nė natė, t'i mund tė kesh njė tė tillė me njė shtrat dopjo, njė dush, njė banjo dhe njė dollap tė madh rrobash. Nuk ėshtė luks, por nuk bėhet fjalė as pėr kushte tė kėqija.

Numėrova 14 njerėz nė plazh. Pak turistė tė huaj arrijnė deri kėtu, kėshtu qė vendi mbushet vetėm fundjavave kur nė plazh dalin banorėt e zonės. Bregu zgjatet pėr nja njė kilometėr dhe pas kėsaj futemi nė njė kep tė mbuluar me shkurre. Unė ndjehem mirė dhe vetėm. Nė restorantin nė natyrė tė hotelit, kamerieri flet njė italishte copė copė dhe unė merrem vesh me tė me tė njėjtėn italishte gjysmake, kėshtu pėrfundoj tė ha njė pjatė tė madhe me levrek deti, njė sallatė greke dhe patate tė skuqura. Pyes kamerierin se prej nga ka ardhur peshku dhe ai mė tregon njė burrė qė ėshtė duke pirė nė banak. Shtrihem nė krevat i zėnė nga njė zagushi. Kėtu dėgjoj valėt tė rrahin bregun dhe njė bulkth tė cilit i ka kaluar ora e gjumit.

Ditėn tjetėr i hipi sėrish autobusit pėr njė udhėtim 20 minutėsh deri nė gjirin e Jalės, i cili sėrish mė duket virtualisht i zbrazėt. Numėroj 11 njerėz. Ka disa vila tė shkatėrruara pas plazhit, por mundėsitė pėr akomodim janė njė grup kabinash plazhi nė fund tė malit. Kėtu takova njė ēift gjermanėsh – tė vetmit jo shqiptarė qė mė ra rasti tė njihja – tė cilėt duan tė ngrenė tendėn e tyre nė plazh.

Gjermanėt dhe unė vendosim tė marrim bashkė njė autobus ditėn tjetėr. Rruga pėr disa kilometra kalon buzė detit deri sa arrijmė nė Qeparo, ku ulemi nė njė kafene, ku burra tė vjetėr diskutojnė mbi njė lojė letrash. Hėngrėm njė drekė me bukė tė freskėt, djathė tė bardhė, domate tė ėmbla dhe tranguj me forma tė ēuditshme; ato tė gjitha janė kėshtu pasi prodhimet shqiptare janė organike – pesticidet e plehrat kimikė janė shumė tė kushtueshėm. Pėr shkak tė rrugėve tė kėqija thuajse gjithēka qė ha nė rivierė ėshtė prodhim vendas.

Pronari i kafenesė bėn ece e jake aty rrotull dhe ne i themi se kėrkojmė njė hotel, por Aleksi thotė qė mund tė qėndrojmė nė vilėn e tij pak metra mė tutje nė kodėr. Ai dhe gruaja e tij flenė nė pjesėn e pasme tė dyqanit, njė zakon qė e morėn qė prej revoltės sė 1997-tės, pas rrėzimit tė sistemit piramidal, nė tė cilin pjesa mė e madhe e vendit humbi paratė. Me tė mbaruar viti problemet u tejkaluan, duke i dhėnė fund edhe njė kaosit politik shtatėvjeēar qė nisi pas rėnies sė regjimit komunist nė vitin 1990. Kanė kaluar dhjetė vite tė qeta dhe Aleksi po rregullon katin e dytė tė vilės, nė tė cilėn do mund tė kthehet familja, ndėrsa dhomat e katit tė parė i ruan pėr vizitorėt.

Ai ngul kėmbė qė tė na shėtisė me makinė deri te kalaja e braktisur e Ali Pasha Tepelenės, qė ėshė disa kilometra mė tutje nė gjirin e Palermos. Kur kthehemi nė Qeparo, ulemi poshtė tendave tė stisura medegė dhe me pamje nga deti, prej nga mund tė shihet Korfuzi.

Nėpėr plazh shihen bunkerėt shqiptarė, disa prej afėrsisht 700 mijė epitafeve prej betoni tė sundimit paranojak tė Enver Hoxhės. Bunkerėt qė kėtu janė tė lyer nė blu dhe vjollcė, dikur ata kishin pėr qėllim mbrojtjen e vendit nga sulmet, por nė ditėt e sotme pėrdoren nga vendasit pėr tė bėrė dashuri, dhe jo luftė.

Kur bie nata ngjitemi nė Qeparoin e Vjetėr nė majė tė malit me pamje nga deti. Dėgjojmė pėshpėritjet e familjeve nė njė duzinė shtėpish aty afėr dhe zilet e bagėtive, por nuk shikojmė kėmbė njeriu.

Pėr tė kaluar mbrėmjen nė Rivierė, duhet tė mbėshtetesh vetėm te vetja. Nuk ka lokale apo restorante moderne, kėshtu qė pėr t'ia kaluar mirė duhet tė lidhesh me banorėt. Njė grup tė rinjsh nė Jalė na ftuan tė ndiznim zjarr nė plazh, ndėrsa nė Qeparo njerėzit mblidheshin nė kafen e Aleksit ku luanin letra apo pinin raki tė bėrė nė shtėpi. Nė shumė vende tė Evropės Lindore bezdia nga turistėt ėshtėkrejt normale, por kėtu njerėzit i duan tė gjithė ata qė vijnė nga jashtė, ndoshta thjesht sepse kjo ėshtė njė zbavitje mė vete. Tė nesėrmen lamė Qeparoin, me koka tė rėnduara. Aleksi nuk pranoi tė na merrte para pėr fjetjen. Vendi ka njė etikė mikpritje qė tė premton tė marrėsh pėrqafime lamtumire nga taksistėt, unė mora dy gjatė kohės sė qėndrimit nė Shqipėri, ndėrsa pasagjerėt e autobusit mė ndihmuan tė porosisja kafe ekspres dhe paēe pikante e mjaft tė shijshme gjatė pushimeve tė autobusit. Nė Sarandė aty ku mbaron Riviera, njė burrė i vjetėr mė afrohet. Thomai ka njė fytyrė dashamirėse dhe babaxhane, sa qė mė lind dėshira ta kisha gjysh. Ndėrsa pimė njė kafe, ai mė thotė qė nė shtėpi kishte strehuar hebrej dhe italianė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ndėrsa i kishte dhėnė strehim njė familjeje kosovarėsh, qė i kishin ikur horrorit nė fund tė viteve 90'. Kėtu kuptoj qė shqiptarėt e kanė kėtė mikpritje prej vitesh.

I ulur nė kafene vėzhgoj banorėt qė mbajnė gjallė njė traditė ballkanike, duke shėtitur tutje tėhu, tė veshur me rrobat mė tė mira. Pėrtej detit Korfuzi i shndritshėm. Njė varg drite qė vazhdon gjatė, duke u ndėrprerė herė atje e herė kėtu, deri sa Evropa bashkohet me Azinė. Afėrsisht 160 kilometra mė nė Veri tė vendit ku jam ulur, zinxhiri i dritave nis sėrish pėr tu zgjatur nga Adriatiku deri nė Algarve (Qytet nė Portugali). Mes kėtyre dy zinxhirėve ėshtė njė nga pamjet mė tė bukura qė do tė keni mundėsinė tė shihni ndonjėherė, gjithmonė nėse rruga vazhdon tė mbetet me gropa.

Benji Lanyado - The Guardian
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Shqipėria, Kufiri I Fundit I Evropės! 
 
e  lexova ket artikull...nje nga ato ditet e gushtit ne plazh...mu be qejfi dhe me erdhi mire per ato fjalet e bukura per shqiperine...artikull mjaft real... OK
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!