
Fituesi I Festivalit U Premton Shqiptarėve Vendin E Parė Nė
Mė vjen keq qė tė shoh njė klasė amatore, ka arritur tė ketė mė shumė pėrparėsi se profesionistėt. Kėta amatorė nuk po bėjnė muzikė shqip
Emigrimi prej vitesh nė vende tė ndryshme tė Evropės e sė fundmi nė kontinentin amerikan e rikthen nė Shqipėri pas 10 vjet mungese, me njė Baladė guri, kėngė me motive veriore dedikuar tė gjithė atyre shqiptarėve qė jetojnė jashtė atdheut e veēanėrisht atyre njerėzve qė humbėn nė male apo nė fund tė detit, ėndrra e tė cilėve pėr njė jetė mė tė mire, mori fund. Frederik Ndoci,fituesi i festivalit tė Kėngės nė Radiotelevizion menjėherė pas mbylljes sė festivalit shpreh emocionet qė pėrjeton ende, dhe gėzimin qė njė dėshirė e tij u realizua por njė tjetėr lindi nė ēast. Dėshira pėr tė sjellė nė Shqipėri Evrovizionin e 2008-ės. Nė sallėn e boshatisur tė pallatit tė kongreseve Ndoci ėshtė i rrethuar nga miq dhe kolege ku e vetmja fjalė qė dėgjohet ėshtė Urime. Sapo e takoj Ndoci mė pėrshėndet ngrohtėsisht dhe tregohet i gatshėm ti pėrgjigjet pyetjeve tė gazetės Albanian Mail. Ndihet shumė i sigurt se pjesėmarrja e tij nė Festivalin e Kėngės Evropiane do ta rendisė Shqipėrinė ndėr vendet e para ashtu sikurse nuk fsheh dot ambicien pėr mė shumė
Dy muaj mė parė Ndoci ose Mr.Doci siē njihet nė Amerikė ka hedhur nė treg albumin e tij tė katėrt titulluar Canterinanė tė cilėn bėn pjesė edhe balada mė e gjatė Zonja Shkodėr dedikuar qytetit tė tij tė lindjes. Albumi ėshtė regjistruar nė gjashtė gjuhė e gjysmė siē shprehet ai duke thėnė se gjysma i pėrket gjuhės napolitane. Ēudia dhe suksesi i Frederikut ėshtė edhe kėnga Piano on the moon. Pjesė e projektit NASA, kėnga ėshtė pėrzgjedhur pėr tu dėgjuar edhe nė planetin Mars, menjėherė pas Elton John dhe kėngės sė tij I believe in love. Canterina ka dalė nė treg nė tė gjithė Amerikėn, nė Singapor, nė Afrikė dhe tashmė kanė filluar tratativat pėr hyrjen e diskut edhe nė Evropė.
Pjesė nga teksti i kėngės Balada e Gurit kėnga fituese e Festivalit tė 45-tė tė Kėngės nė Radiotelevizion
Dikur pėr tė mos ardhur
Ktheva shpinėn dhe hodha njė gur
Mu duk se jeta mori nur
Sa shume eca e nuk ndala kund
Miliona gurė i preka dhe pėr andej nga erdha ktheva gjoksin
Njė det me lot e gjeta dhe njerėz qė si unė njė gur kėrkonin
Kthema zot kthema mallin qė mė more kur mė nise larg
Kthema zot vetėm loti thyen gurin qė e hodha pas
Tė lutem kthema zot ti kthema lotin qė ma more kur mė nise larg
INTERVISTA
Sapo jeni shpallur fitues i festivalit dhe do tė pėrfaqėsoni Shqipėrinė nė Evrovizion, si ndiheni ?
Nuk mund ta pėrshkruaj dot me fjalė sa i emocionuar dhe i kėnaqur ndihem. Ky ishte njė vlerėsim shumė i madh pėr mua dhe gjej rastin ti falėnderoj tė gjithė ata pjesėtarė tė jurisė qė vendosėn tė jem unė pėrfaqėsuesi shqiptar nė Evrovizion. Ėshtė njė nder por edhe njė detyrim qė unė kam kundrejt publikut shqiptar.
Pėrse vendosėt tė ishit pjesėmarrės nė festivalin e RTSH?
Unė u riktheva nė Shqipėri gjatė verės pėr tė realizuar njė album, pasi publikova Zonja Shkodėr nė Amerikė. U takova me Adrian Hilėn dhe biseduam nė lidhje me projektin tim pėr tė cilin isha rikthyer. Ishte dėshira e Hilės qė unė tė merrja pjesė nė festival. Malli pėr publikun shqiptar dhe skenėn e festivalit bėri qė unė ta pranoja me kėnaqėsi ftesėn e kompozitorit Hila dhe kėshtu sė bashku edhe me Aidėn (bashkėshortja e Ndocit) realizuam kėngėn Balada e gurit.
Ndiheni tė gatshėm pėr pėrballjen me skenėn e madhe tė Evrovizionit?
Kam qenė dhe do tė jem i gatshėm tė kėndoj nė skena kombėtare dhe ndėrkombėtare. Sigurisht qė pjesėmarrja nė Evrovizion mė hedh mbi supe njė pėrgjegjėsi mė tė madhe, por unė i siguroj tė gjithė shqiptarėt, qė Frederiku do tė japė mė tė mirėn dhe askush nuk do tė zhgėnjehet. Duhet tė tregojmė se nė Shqipėri ka muzikė me vlera dhe ajo nuk shuhet kurrė.
Ēfarė do t`i premtonit publikut pėr Evrovizionin?
I premtoj se Shqipėria do tė renditet ndėr vendet e para edhe pse dėshira ime e madhe ėshtė ta sjell Evrovizionin e 2008-ės nė Shqipėri, por edhe nėse kėtė nuk e arrimė, i premtoj vendin e dytė. Do tė punoj mė shumė se kurrė ta arrij edhe kėtė synim, sepse, nė fund tė fundit ėshtė jo vetėm dėshira ime por e tė gjithė shqiptarėve.
Kujt ia dedikoni Baladėn e Gurit ?
Kėtė kėngė ua dedikoj veēanėrisht tė gjithė emigrantėve shqiptarė nėpėr botė si dhe familjeve tė tyre. Kjo ėshtė njė baladė e realizuar enkas pėr ta dhe ka plot dhimbje dhe ėndrra tė shuara e tė mbetura nė sirtarė. Unė u uroj gjithė tė mirat shqiptarėve emigrantė dhe uroj qė njė ditė tė kenė mundėsinė pėr tė plotėsuar gjitha aspiratat e tyre.
Fitorja e kėtij ēmimi ju rikthen pėrfundimisht nė Shqipėri?
Natyrisht qė
jo (qesh). Mė keni prishur punė tani se duhet tė rri nė Shqipėri edhe pse kam shumė impenjime nė Amerikė
(qesh), por mendoj se do ta gjej mundėsinė pėr tė shpenzuar mė shumė kohė kėtu, sidomos tani me pėrgatitjet pėr Evrovizion.
Pak kohė mė parė hodhėt nė tregun Amerikan albumin tuaj tė titulluar Canterina. Ka diēka shqip nė kėtė album? Nuk mund ta bėsh botėn tė flasė shqip por mund ta injektosh sadopak. E rėndėsishme ėshtė ta bėjmė Shqipėrinė tė njohur nė botė. Zonja Shkodėr ėshtė njė kėngė epike e cila ėshtė shkruar pėr Tepelenėn, Beratin, Sarandėn, pėr tė gjithė Shqipėrinė. Ėshtė kėngė baladė, me njė motiv popullor qė hyn bukur nė muzikėn e lehtė. Ata nuk e dinė se ēfarė bulėzash tė bukura ka folklori ynė. Po ashtu edhe kėnga The crying field ėshtė me temė shqiptare, por ėshtė problem universal, nėnat pėrcjellin bijtė pėr nė luftė sot kudo nė botė.
Mėsova se kėnga juaj Piano on the moon ka arritur deri nė planetin Mars. Si u arrit kjo?
Ishte krejt e rastėsishme. Piano on the moon ėshtė njė tjetėr baladė e albumit tim, njė kėngė e Norman Cherner, qė ėshtė interpretuar nė piano nga Elton Deda; shumė romantike. Ėshtė njė balonė qė niset drejt Hėnės. Sa mė shumė qė ajo largohet aq mė e vogėl bėhet bota. Nė tokė ka kaos, vrasje, musikė, por mungon dashuria shpirtėrore. Atje lart, nė hėnė,mund tė jetosh krejtėsisht i qetė. Altoparlantė tė fuqishėm, kanė krijuar njė sistem qė dėgjohet pa pushim. Imagjinoni qė njė ditė do tė vijnė edhe krijesa tė planetėve tė tjerė dhe do pyesin se kush ėshtė Frederiku. (qesh)
Ēfarė ju bėri pėrshtypje nga muzika shqiptare e vitit 2006?
Mė vjen keq qė tė shoh njė klasė amatore, ka arritur tė ketė mė shumė pėrparėsi se profesionistėt. Kėta amatorė nuk po bėjnė muzikė shqip, nuk po marrin ajkėn e muzikės shqiptare por po marrin pak nga muzika rumune, bullgare, greke e jugosllave qė kėngėtarėt e tyre i kanė lėnė mėnjanė. Kjo ėshtė njė fatkeqėsi e madhe pėr kombin tonė. Tė edukohesh me muzikėn e gllabėruar mizorisht nga shtetet fqinje dhe tė harrosh bulzat e muzikės sonė, nuk mund tė bėhet muzikė. Por duke qenė se aty ku punoj unė, rivaliteti i amatorėve nuk ekziston, nuk mendoj se do tė kem atė fat tė keq qė kanė profesionistėt nė Shqipėri.
Sa e lehtė ėshtė pėr ju, karriera nė kontinentin amerikan?
Nuk ėshtė aspak e lehtė. Por nėse kėtu, mjafton tė kesh dėshirė tė bėhesh i njohur dhe mundėsitė janė tė shumta, atje funksionon krejt ndryshe. Ėshtė dikush tjetėr qė tė zbulon dhe tė ofron mundėsitė qė nuk mundesh t`i gjesh gati. Unė kam thėnė se kam vdekur disa herė gjatė jetės sime. Shpesh jam pėrballur me fillimet e mia por nuk u dorėzova kurrė. Ka njė Zot qė mė sheh, ka njė fat qė mė ndjek. Manhattan ėshtė vendi i mirė i karrierės sime artistike. Ėshtė momenti dhe vendi i duhur pėr karrierė.