Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Shqipėtarėt Nėpėr Botė
Labinot Haliti u pergjigjet mediave shqiptare
Sot ne nje media prestigjoze lexova nje shkrim me titullin Njukasėll Xhets nė finale, Labinot Haliti nė tribunė Dua te sqaroi te gjithe opinioni publik se une nuk jame fare ne Njukasėll Xhets dhe nuk ndodhem prane skuadres. Per arsye private une ndodhem larg ekipit tim. Aryeja qe une kete sezon jam aktivizuar shume pak, jane dy largimet e mija drejt Shqipersi pa miratimin e drejtuesve te klubit Njukasėll Xhets.
Une erdha dy here ne Shqiperi dhe refuzova edhe ftesen e fundit per te vajtur me kombetaren Australiane per ndeshjen kunder Kines. Pra jane sakrifica qe une kam bere per vendin tim por, qe kane edhe koston e tyre, por une jam i vetdishem dhe krenar per zgjedhjen qe kam bere.
Qe une kam marre ftese nga kombetarja australiane eshte bere publike ne te gjitha mediat. Mediat kane komentuar shume gjate edhe aryen se perse une e kam refuzuar dhe qe klubi im ka marre masat perkatese per kete. Te gjithe tashme e dine qe une kam zgjedhur Shqiperine, atdheun tim.
Ne ate shkrim thuhej qe une jam mbrojtes qe nuk eshte e vertete. Une nuk jam mbrojtes dhe kete besoj e keni pare edhe ne pozicionet qe une kam luajtur ne dy ardhjet e mija ne Shqiperi.
Shpresoj qe ne te ardhmen te mos kete me keqinformin mbi personin tim
Faleminderit per mirkuptimin dhe ju uroj gjithe te mirat.
____________ "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"
Je vais bien quand l'Albanie va bien
|