Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 4
Shko tek faqja 1, 2, 3, 4  Tjetėr
Shqipėtarėt nėpėr botė 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shqipėtarėt nėpėr botė 
 
Kristi Vangjeli - Vetėm stėrvitja dhe puna sistematike ta mban vendin nė formacion


Aris, njė nga skuadrat mė tė mėdha dhe tė ekualibruara tė Selanikut, ka shfaqur gjatė ndeshjeve tė fundit si protagonist, njėrin prej mbrojtėsave, shqiptarin Kristi Vangjeli, i cili konsiderohet prej shumė drejtuesave tė skuadrės si “neos” Artur Lekbello. Ka disa ndeshje qė ka fituar rolin e titullarit tė cilin e shfaqi edhe kėtė fundjavė nė barazimin qė arriti skuadra e tij ndaj Larisa dhe nuk duket sikur trajneri Hoyos ka nė plan ta zėvendėsojė nė njė skuadėr qė ėshtė e mbushur me tė huaj dhe qė konkurenca pėr tė fituar pozicionin e formacionit bazė ėshtė shumė e madhe. “Nuk besoj se ka lojtarė qė e kanė tė sigurtė vendin nė formacionin bazė. Unė kam punuar dhe vazhdoj tė punoj akoma mė shumė sin ė stėrvitje, ashtu edhe nė fushė pėr tė treguar vlerat e mija nė tė mire tė skuadrės dhe kjo ėshtė detyra ime, pėr tė tjerat vendos trajneri”, u shpreh mbrojtėsi shqiptar Kristi Vangjeli. Ndonėse I konsideruar si njė nga protagonistėt kryesorė tė platforms verdhe zi nė 11-shin bazė, mbrojtėsi shqiptar me modestinė e tij do ti dedikonte tė gjitha atributet shokėve tė skuadrės.”Eshtė kėnaqėsi qė tė gjithė kanė treguar besim nė lojėn dhe aftėsitė e mija dhe I falenderoj, por duhet tė kuptoni se skuadra pėrbehet nga 11 lojtarė nė fushė dhe tė gjithė sė bashku luajmė totalisht tė mobilzuar, prandaj pa ata unė jam askushi”, vazhdoi Vangjeli. “Unė dua tė falenderoj tė gjithė pėr suportimin e tyre dhe ti Uroj gėzuar Vitin e Ri duke shpresuar se kėtė vit do tė vazhdojmė tė zhvillojmė lojėra tė bukura pėr tė ruajtur imazhin e mire qė ka skuadra dhe tė arrijmė tė grumbullojmė sa mė shumė pike pėr tė siguruar njė vend nė shkallėt e sipėrme tė renditjes”, pėrfundoi prononcimin e tij mbrojtėsi shqiptar
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Besart Berisha shėnon nė miqėsore ndaj Iranit

Sulmuesi shqiptar i Hamburgut i ka treguar edhe njėherė vlerat e tij duke shėnuar njė gol vendimtar nė takimin miqėsor qė HSV zhvilloi nė Dubai ditėn e hėnė ndaj Iranit. Trajneri Thomas Doll e holli Besartin nė fushė nė fillimin e pjesės sė dytė, nė vend tė Sanogo. Pasi Iranianėt barazuan nė minutėn e 65-tė, ėshtė Berisha qė nė minutėn e 71-tė do ta kalonte skuadrėn e tij nė avantazh. Pas njė kombinacioni model midis Benny Feilhaber dhe Danijel Ljuboja, topi drejtohet pėr tek berisha I cili nuk nguron dhe shėnon duke e kaluar nė avantazh skuadrėn e tij. Rezultati nuk ndryshoi edhe gjatė 20 minutave tė mbetura, kėshtu qė HSV fitoi ndeshjen e pare miqėsore nė Dubai. Ditėn e mėrkurė do tė luajė takimin e dytė ndaj skuadrės pėrfaqėsuese tė EBA (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe ditėn e shtunė takimin e fundit ndaj Dinamos sė Kievit
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Legjonarėt : Pas Giannina e Bellajt, eleminon Iraklisin nga Kupa

PAS Giannina, skuader e kategorise se dyte greke ku aktivizohet Arjan Bellaj, ka eleminuar Iraklisin e Fortuzit nga Kupa e Greqise, pasi ka fituar sot ndeshjen e kthimit 2-0. Ndeshja e pare ne fushen e Iraklisit kishte perfunduar ne barazim 1-1, keshtu qe me nje rezultat total 3-1 Giannina kalon ne raundin tjeter. Dy golat e ndeshjes u shenuan ne dy minuta, 43 dhe 44. Te parin e shenoi Kasnaferis me nje gjuajtje nga brenda zone, pasi vodhi nje top, ndersa i dyti kishte autor Saitiotis.
Ne minuten e 25-te te pjeses se dyte per Iraklis u fut Indrit Fortuzi ne vend te Kapetanos, por ai nuk mundi te ndryshonte rezultatin e lojes. Edhe per Giannina u fut shqiptari tjeter Arjan Bellaj ne minuten e 77-e per Georgiadis. Pjesa e dyte nuk kishte shume raste shenimi, keshtu qe vendasit ruajten pa shume problem avantazhin.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Legjonarėt : Bogdani zgjedh Chievo Verona

Kalimi i Erjon Bogdanit, ne drejtim te Kievo Verones duket se eshte vetem ceshtje oresh. Eshte ky edhe lajmi me i fundit, te cilin, pas aludimeve te shumta te mediave italaine te ketyre diteve, dje e ka pranuar edhe vete sulmuesi i kombetares shqiptare, ne nje bisede telefonike me gazeten “Sport Ekspres”. “Kam perfunduar gjithcka, persa i perket bisedimeve me skuadren e Del Nerit dhe mendoj se jam gati per t’u transferuar ne Verona”, ka thene Eri, i cili vazhdon te jete i grumbulluar me Sienen, ne minifazen pergatitore te dimrit, qe skuadra po vijon ta beje ne Rome. Keshtu, vetem gjashte dite, perpara fillimit te kampionatit, duket se kalimi i “bomberit” shqiptar ne “qytetin e te dashuruarve”, atje ku ai ka luajtur per llogari te Hellasit dhe ku duket se ka lene edhe “zemren” ka mbetur vetem ne dore te klubit toskan. Marreveshja me lojtarin eshte arritur dhe ajo qe pritet tani, sipas Bogut eshte vetem “ok”-i i Sienes, per kete transferim.

Madje, ashtu sic sqaron edhe vete lojtari, sot do te kete nje takim shume te rendesishem, ndermjet drejtuesve te klubit bardhezi dhe atij veronez, per te percaktuar edhe shifren e leshimit te sulmuesit shqiptar.
Kievo ofron 3 milion euro, pare faktin se Sienes nuk i intereson nje shkembim, ndermjet Bogdanit dhe Tiribokit. Nje mareveshje, e cila pritet te arrihet sa hap e mbyll syte. “Une jam gati te vesh fanellen e Kievos, por nuk mund ta them me siguri qe nje transferim i tille do te ndodhe, sepse mbyllja perfundimtare nuk eshte ne doren time. Sic dihet kam nje kontrate dyvjecare me Sienen dhe do te jete pikerisht klubi i De Lukes, ai qe do te vendose, se sa do te jete vlera e kartonit tim”, ka sqaruar Bogdani. “Pra, nese Siena e pranon oferten e klubit te Kievos, atehere une mund te largohem menjehere ne drejtim te Verones”, ka leshuar “bomben” e tij Bogdani. Nje lajm qe do te kenaqe pa mase, si trajnerin e Kievos, Xhixhi Del Nerin, ashtu edhe drejtorin sportiv, Xhovani Sartorin, per te cilin Bogdani ka qene deshira e madhe e merkatos, qe prej dy sezonesh.

“Pse i thashe jo Palermos dhe Xhenoas”
Por Kievo, edhe pse duket shume me prane sulmuesit nuk ka qene dhe aktualisht nuk eshte e vetmja skuader qe e kerkon Bogdanin. Nje tjeter skuader ne Serine A, pikerisht Palermo, pas demtimit te Amaurit ka kerkuar te beje te sajin gjigantin shqiptar. Madje, edhe pse ka qene vete zv/presidenti i sicilianeve, Foski, ai qe ka kontaktuar me Bogdanin, nje kerkese e tille nuk eshte perfillur fare nga sulmuesi. “Palermo eshte nje skuader e madhe dhe nuk ka lojtar qe ne keto momente nuk do te deshironte te ishte ne grupin e Guidolin. Por, fakti qe do te shkoja ne forme borxhi vetem per gjashte muaj nuk me la zgjedhje tjeter, vetem t’i thoja jo kesaj oferte”, ka sqaruar Eri. Po keshtu, kerkesa ka patur edhe nga Xhenoa, qe aktualisht eshte edhe skuadra qe paguan me mire per Bogdanin (3.3 milion euro, me shume nga te gjitha skuadrat e tjera qe e kane kerkuar), por Seria B duket shume e frikshme per te. “Nuk ia vlen te zbresesh, pasi nuk e di nese Xhenoa do te ringjitet ne A, apo jo”, ka sqaruar ai. Keshtu, duke eleminuar keto mundesi, Kievo mbetet edhe pista e vetme, gje qe e ka pranuar edhe vete Bogdani. Megjithate, nese ky transferim nuk do te behej, perseri portat e Sienes jane gjithmone te hapura per shtatlartin, i cili sezonin e kaluar shenoi plot 11 gola me fanellen bardhezi.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
MILAIM RAMA – Dėshira ime, tė jem „kuqezi“


Bisedė Ekskluzive nga bashkėpunėtori special
Milaim Rama, qė prej vitit 1997 gjendet – me ndėrprerje prej 2004 deri 2006 (Augsburg dhe Schaffhausen) – nė radhėt e FC Thun tė Zvicrės. Duke patur parasysh ēiltėrsinė dhe pėrzemėrsinė e tij, kėrkesės sė Albaniasoccer.com pėr njė bisedė Ekskluzive futbollisti shqiptar iu pėrgjigj pozitivisht, duke na krijuar mundėsinė ta zhvillojmė bashkėbisedimin shoqėror afėr stadiumit tė FC Thun pak ēaste pasi 31-vjeēari Rama  mbaroi stėrvitjen e kėsaj dite. Lojtari kosovar duket i freskėt, edhe pse praktika ishte shumė intensive. Me stilin e atij tė lojės, simpatizantėt e klubit janė tepėr tė kėnaqur, dhe kėrkojnė prej atij, qė me golat dhe me lojėn simbolike luftėtare tė Thun-it tė rėnditen nė shkallėt e favorshme tė tabelės, qė mundėson tė mbeten sėrisht nė „ AXPO Super League“ tė Zvicrės. Padyshim, Rama ėshtė njė ndėr shpresat mė tė mėdha tė klubit afėr liqenit nė Thun dhe ėshtė lojtar qė ēdo minutė qė ai shpenzon nė fushė e kalon nė lėvizje, mendime tė cilat i ka shprehur shpeshherė edhe trajneri i FC Thun, austriaku Heinz Peischl, nė intervistat e shumta tė tij
Milaim Rama qė prej moshės 17-vjeēare erdhi nga Kosova. Njė ardhje tepėr emocionale, siē e tregon futbollisti. Nė fillim, iu bashkangjit klubit amator FC Interlaken, ku edhe vėllai i tij Ramushi po luan edhe sot e kėsaj dite futboll. Rezulatet pozitive qė ai i arriti pas ardhjes prej Kosove me amatorėt e Interlakes e intriguan klubin e tij aktual FC Thun duke treguar njė vėmendje tė pėrkushtueshme pėr njė transfertė tė mundshme. Gjithēka u bė realitet sa hapė e mbyll sytė dhe pas atij momenti filloi njė karrierė e re, e paharrueshme, e bukur dhe mė e suksesshme pėr shqiptarin nė Zvicėr.
Milaim Rama ėshtė aktualisht golshėnuesi mė i mirė shqiptar nė tė gjitha Ligat profesionale. Ka shėnuar aktualisht, 84 gola nė dy ligat profesionale tė Zvicrės. Kulmi i karrierės sė tij u arrit nė vitin 2004, ku sportisti dashamirės u inkuadrua nė radhėt e kombėtares, si shqiptari i parė nė historinė e Zvicrės, dhe pjesmarėsi i parė shqiptar nė garat EURO 2004 nė Portugali, ku nė ndeshjen e fundit tė grupit trajneri zvicran Kuhn e vėndosi nė lojė pėr 5 minuta nė vend tė Gygax. Zvicra humbi 1:3 kundra Francės, dhe Milaimi nuk u aktivizua mė pėr lojė internacionale!
 

  Milaim Rama, karriera juaj shembullore shqiptare filloj kur i kishit 17 vjet. A ju kujtohen ditėt e para nė Zvicėr?
Milaim Rama: Veēanėrisht dita e parė mė kujtohet si sot. Pas zbritjes prej aeroplanit nė Zürich mė priti njė gjė e re. Hypėm nė tren pėr nė Interlaken. Gjelbėrimi nė Zvicėr mė la pėrshtypje tė bukur. Nė atė moment, mund tė them pa hezitim se nuk ėndėrrova aspak tė arrij karrierė tė tillė.
Albaniasoccer.com: Kush ju kontaktoj nga ana e FC Thun-it nė vitin 1997?
Milaim Rama: Kontakt tė parė kam patur me trajnerin Andi Egli. Thun-i atėherė ishte nė ligėn e dytė, Nationalliga B. Pasi mė morri nė fazėn pregatitore nė qershor tė cilėn e ushtrova nė Thun, i lashė pėrshtypje tė mira. Pėr kėtė arsye ai vendosi tė mė angazhoj nė klub.
Albaniasoccer.com: Keni qenė i vetėdijshėm se ēfarė karriere do tė fillonit me nėnshkrimin e kontratės nė Thun?
Milaim Rama: Jo. Nė atė kohė nuk mendoja tė arrij kulmin. Por kam punuar gjithmonė maksimalisht, dhe kam qenė serioz nė lidhje me profesionin tim si futbollist. Hapė pėr hape kam arritur atė ēka jam sot. Por nė fillim isha nė fazė tė atillė, qė tė mėsoja tė flisja gjuhėn gjermane. Mė ka ndihmuar njė shokė nė Interlaken tė adaptohem shpejt. Stėrvitjet u bėnė mė intensive, dhe po ashtu edhe angazhimi im personal ishte mė i madhė. Por ma kryesor ishte besimi maksimal nė vethtvehte, qė nuk mė lejoj tė bėjė hapa mbrapa,e mė ndihmoi tė jem i kėnaqur me karrierėn e deritanishme.
Albaniasoccer.com: I bėtė 25 vjet deri sa shėnuat mbi 10 gola nė kampionatin zvicran. Cili ishte apekti kryesor, qė ndryshuat nė lojėn tuaj dhe si ndodhi, qė nė vitin 2002 shėnuat 25 gola?
Milaim Rama: Pikė sė pari, puna ime e pandalshme. Mu desh njė kohė relativisht e nevojshme deri sa e arrita nivelin taktik tė lojtarėve nė Zvicėr, edhe deri sa i kuptova lėvizjet nė lojė qė priten nga trajnerėt e mij. Nė fushė tė madhe fillova tė luaj nė Interlaken pėr herė tė parė, kurse nė Kosovė kam luajtur futboll nė shkollė ose me shokėt e mi nė rrugė. Mė ka munguar puna e tė rinjve, qė bėhet kėtu.
Albaniasoccer.com: Nė atė sezon arritėt promocion nė ligėn e parė zvicrane. Si u ndjetė?
Milaim Rama: Moment i ėndėrrave tė mija. Kisha synime tė mėdha, tė shkėlqeja nė „Super League“. Puna e bėrri tė veten. Me golin tim nė lojėn e fundit tė kualifikacionit kundra FC Winterthur, qė fituam 1:0 u realizua promocioni nė ligėn e parė zvicerane. Ai moment do tė jetė i ngulitur dhe i paharruar nė kujtimet e mija.
Albaniasoccer: Pas 20 golave nė vitin 2003 dhe pas lėshimit tė pasaportės zvicerane nuk kaluan shumė ditė dhe selektori zvicran, Jakob Kuhn, u thirri nė kombėtare. Si ju erdhi informimi pėr thirrjen, dhe cila ishte ndjenja qė ju pėrshkoi nė atė moment?
Milaim Rama: Duhet tė them, se nė atė kohė Zvicra kishte krizė tė sulmuesve. Mediat zvicrane krijuan njė shtytje tė madhe favorizuese, sepse une shėnojsha gol pas goli. Nė atė kohė unė vendosa me familjen time, qė ti dėrgoj dokumentet pėr nėnshtetėsinė zvicrane. Shtyrje e madhe erdhi edhe nga Federata e Zvicrės qė u angazhu totalisht. Kuhn nė njė bisedė telefonike mė tha, se jam lojtar interesant dhe shpreson tė jem sė shpejti nė kombėtaren e Zvicrės. Haberin pėr thirrjen nė pėrfaqėsuese e morra, kur njė lojtarė i Thun-it mė kishte lėnė mesazh nė telefon, se ka lexuar nė gazetė, se jam i thirrur pėr njė lojė miqėsore.
Albaniasoccer.com: Loja e parė nė kombėtaren e Zvicrės. Shqiptari i parė me uniformėn „kuq e bardhė“. Nė Genčve, 30.000 spektatorė, nė gjysmėn e lojės zavendėsohet legjenda zvicrane Stéphane Chapuisat, nė vend tė atij Milaim Rama. Pėrshkruani emocionet e ditės kundėr kampionit evropian Francė.
Milaim Rama: Nė atė moment ndjeva kėnaqėsi tepėr tė madhe. Ditėn e Genčvės nuk do ta harroj kurrė. Nė fushėn e gjelbėrt ishin lojtarėt fitues tė kampionatit Evropian 2000 si Zidane, Henry, Desailly, Vieira etj. Ndjehesha shumė krenar. Kam edhe njė foto pas lojės qė dola me Zidane. E kam nė shtėpi pėr kujtim.
Albaniasoccer.com: Ndjeheni i lumtur, qė u vendosėt tė luani pėr kombėtaren zvicrane? - Cka do tė ishte alternativė tjetėr? Shqipėria? – Para se me vendosnit tė pranonti thirrjen e Kuhnit, a patėt kontakte me FSHF-nė?
Milaim Rama: Mu krijuan dy mundėsi. Tė vendosė pėr Zvicrėn, apo tė luaj pėr Shqipėrinė. Fati deshti qė tė vesh kuq e bardhė. Por Shqipėria atėherė u vonua. Nė qofėt se do ti pėrcjellte letrat FSHF-ja dhe tė ishte mė e zgjuar dhe e vėmendshme nė veprime, do tė mė kishte thirrė mė herėt se Federata Zvicrane. Mė vjen keq pėr z. Cela, por une deri nė momentin e fundit kam pritur tė thirrem nga FSHF-ja, dhe nė fund vendosa tė luaj pėr Zvicrėn. Kuhn-i mė tha, se do tė mė jape mundėsi tė vėrteta. Shpresoj qė nė tė ardhėshmen tė ketė shqiptarė tė tjerė nė kombėtare, pse jo edhe nė tė tjera, siē janė Behrami dhe Xhemaili nė Zvicėr apo Kuqi nė Finlandė.
Albaniasoccer.com: Mund tė vėrejmė, se nė asnjė prej 7 ndeshjeve nė „kuq e bardhė“ nuk mundėt tė fillonit si titullar qė nga minuta e parė, por ēdo herė keni hyrė nė lojė si „xhoker“. Mėrziteni qė nuk ju dha trajneri Kuhn besim, tė vėrtetoni vlerat tuaj nė kombėtaren?
Milaim Rama: Po. Por duhet tė pranoj vendimin e atij. Nuk mė dha shanse ti tregoj kualitetet e mija nė lidhje me kombėtaren zvicrane. Do tė shėnoja gola, sipas shansave. Kėshtu qė mbetem me 7 ndeshje dhe asnjė gol nė librat historike tė kombėtares.
Albaniasoccer.com: Si shqiptari i parė nė pėrfaqėsuesen A tė Zvicrės  patėt mundėsi, tė jeni anėtarė i njė kampionati evropian. Cilėn pėrshtypje e morrėt me vehte nga Portugalia nė vitin 2004, qė do tu tregoni edhe pasardhėsve tuaj, pasi edhe ju morrėt pjesė aktive me lojėn kundėr Francės, qė humbėt 1:3?
Milaim Rama: Prej fillimi deri sa u larguam nga vendi siē pėrmendėt, kam patur njė kėnaqėsi tė madhe. Nuk pėrshkruhen momenten e realizuara atje me fjalė. Me pesė minutat e lojės tė fundit nė grupin B mbaroi edhe karriera ime e deritashme nė kombėtaren zvicrane. Mė mbeti dėshirė e flaktė, tė luaj mė shumė minuta nė EURO2004, por ashtu vendosi selektori Kuhn.
Albaniasoccer.com: Franca nė fillim tė karrierės internacionale, Franca nė fund. Ju ndjek Franca edhe nė jetėn private? Cili lojtarė francez ju la pėrshtypje mė tė mirė nė ata dy lojrat kundra fqinjės tė Zvicrės?
Milaim Rama:(Buzėqesh) Nė Francė deri tash nuk kam qenė asnjėherė privatisht. Kemi luajtur ndeshje pėrgatitore nė Sochaux me Thun-in (1:1). Por lidhje tjetėr me Francėn nuk kam. Nė Gjermani 2006 kam patur dėshirė tė madhe tė fitoj ekipi francez finalen, pasi morra vesht se edhe legjendari Zidane do tė merrt pjesė nė skuadrėn. Vėshtirrė tė ketė lojtar tjetėr siē ishte „Zizou“.
Albaniasoccer.com: Pas kampionatit evropian pritej, tė vazhdonit me karrierėn nė Thun. Ju vendosėt tė ja ktheni shpinėn Thunit dhe tė largoheni pėr nė rradhėt e Augsburgut, klub ambicionez nė Gjermani, qė luante nė ligėn e tretė – Njėzėshėm rrethina e Thun-it ishte nė mendim, se aspekti financial ishte vendimtar pėr kėtė transfer. Kanė tė drejt ata?
Milaim Rama: Edhe po edhe jo. Primare ishte aspekti sportiv, qė u largova nga Thuni. Nė mendim ishte tė realizohet promocioni nė ligėn e dytė tė Bundesligės dhe pas asaj shpresoja tė bėhesha edhe mė i nevojshėm e interesant pėr ekipin e Kuhnit (kombėtarja zvicerane). Ishte gjė e re pėr mua, tė provoj fatin tim jashtė Zvicrės, pasi arrita maksimumin nė Zvicėr me Thun-in. Ndoshta ishte edhe gabim, qė shkova nė Augsburg. Kisha kontratė 2-vjeēare. Trajner ishte Armin Veh, qė tani udhėheqė VfB Stuttgart nė ligėn e parė. Pasi filluan lėndimet u dėshprova. E kisha tė qartė, se nuk do tė ftohem prej ligės sė tretė nė reprezentacion. Deshta tė tregoj lojra tė mira nė Augsburg, por lėndimet mė lanė mbrapa.
Albaniasoccer.com: Pas njė sezoni, mund tė themi pa fortunė dhe me lėndime tė ndryshme nė Gjermani, u kthyet nė vitin 2005 nė Zvicėr. Schaffhausen ishte klubi qė ju pranoj me duart hapur?
Milaim Rama: Nuk mendova tė kthehem nė Zvicėr kaq shpejt. Por u ktheva afėr familjes time. Kontaket kisha sėrisht edhe me Thunin. Mundesha tė qendroja edhe nė Gjermani. LR Ahlen (liga e dytė) ishte njė ndėr skuadrat e interesuara, qė dėshiruan tė mė merrnin. Para se me fluturoja nė drejtim tė Ahlenit doli para Schaffhausen, qė mė kėrkuan. Vendosa tė rikthehem nė Zvicėr.
Albaniasoccer.com: Mund tė themi se transferimi i fundit, sėrisht nė Thun nė qershorin e vitit tė kaluar do tė jetė stacioni i fundit i Milaim Ramės?
Milaim Rama: Nuk dihet fati im nė futboll. Ėshtė e mundur tė pėrfundoj nė Thun. Shėndeti mbi tė gjitha do tė tregojė tė vetėn. Si dhe nga ana tjetėr sukseset e mija personale.
Albaniasoccer.com:  A keni plane konkrete, ēfarė dėshironi tė realizoni pas karrierės sė juaj aktive, pasi ju pėrfundon kontrata me Thun-in nė vitin 2008? Keni oferta tjera, a keni biseduar me drejtorin sportiv, Reto Gertschen, pėr tė vazhduar kontratėn?
Milaim Rama: Nuk ka biseda konkrete deri tani. Kam filluar me kurse trajnerash. Aktualisht e kam licencės UEFA C, qė mė ėshtė mundėsuar prej klubit tim FC Thun.
Albaniasoccer.com: Si shqiptarė na intereson mendimi juaj se si e shihni zhvillimin e futbollit nė vendlinjen e juaj, ku kemi njė numėr tė lartė tė lexuesve.
Milaim Rama: Gjatė disa pushimeve qė kam zhvilluar nė Kosovė kam pėrcjellė edhe disa lojėra. Futbolli kosovar dalėngadalė bėn hapa drejt futbollit Evropian. Mungojnė infrastrukturat e duhura. Shpresoj qė edhe Kosova tė pranohet si shtet i pavarur, qė tė ketė investime nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s.
Albaniasoccer.com: A mendoni tė riktheheni nė njė funkcion mė tė lartė nė futbollin shqiptarė tė Kosovės?
Milaim Rama: Pėr momentin nuk kam patur mendime tė tilla. Por si ēdo herė nė futboll, nuk dihet ēka do tė sjellė e ardhėmja. Koha do ta tregoj tė vėrteten.
Albaniasoccer.com: Cili ėshtė ndryshimi mė kryesor, qė duhet tė realizohet nė Kosovė, qė edhe niveli i ligės tė pėrparojė?
Milaim Rama: Ėshtė vėshtirė ta vlerėsojmė direkt nga perendimi. Pėr tė dhėnė pėrgjigje tė saktė, duhet tė gjendemi nė vend. Me sa  e shoh unė, janė krejt personat tė angazhuar maksimalisht dhe punojnė me lojtarė tė rinj. Zhvillohen kurse trajnerash, qė e mirėpres. Ėshtė tepėr pozitive, qė lojtarėt e vjetėr kthehen nė funkcione tė larta dhe punojnė intensivisht.
Albaniasoccer.com: Pritet qė edhe Kosova tė pranohet nga FIFA si anėtare e plotė, qė mund tė garoje nė lojrat kualifikuese botėrore dhe evropiane. Derisa statutet e FIFA-s nuk lejojnė lojtarėt tė luajnė pėr dy shtete tė ndryshme, duhet tė kemi parasysh, se Milaim Rama nuk do tė ketė kurrė mundėsi, ti mbroje ngjyrat e Kosovės. A ėshtė njė plagė e dhimbshmė ky fakt pėr ju, pasi keni luajtur pėr Zvicrėn deri tash?
Albaniasoccer.com: Kam dėshirė tepėr tė madhe ta veshi fanellėn e Kosovės. Shpresoj tė lejohet nga FIFA, qė tė „transferohen“ lojtarėt nga federatat e huaja.
Albaniasoccer.com: Kosova me talentėt e saj e pėrforcon kombėtaren e Shqipėrisė. Shumica e lojtarve kosovarė do tė vendosin tė luajne pėr Kosovėn, nėse pranohet nė FIFA. Sa rėndė do tė jetė ky vendim pėr FSHF-nė, ku shtyllat e saj si Cana, Curri, Hasi, Kastrati, Dallku etj. do tė largohen prej kombėtares sė Shqipėrisė?
Milaim Rama: Do tė vendos secili lojtar pėr vete. Lojtarėt qė i pėrmendėt janė me tė vėrtetė shtylla tė pazėvendėsueshme. Por a do tė kthehen, do tė jetė dėshira e atyre. Selektori Rugova ka thėnė se dera do tė jetė e hapur pėr krejt shqiptarėt kosovarė. Besoj se pėr FSHF do tė jetė vėshtirė, por lojtarėt do tė vendosin vetė.
Albaniasoccer.com: Cila do tė ishte ndjenja juaj personale kur e keni parasysh se si u ndjetė nė ndeshjen e madhe midis „Yjeve“?
Milaim Rama: Ishte njė moment fantastik. Loja u zhvillua pėr nder tė Festės tė Flamurit. Pėr mua njė kėnaqėsi jashtėzakonisht e madhe. Nėpėrmjet albaniasoccer.com pėrfitoj nga rasti ti drejtoj falenderimet e mija selektorit Rugova edhe njė herė pėr ftesėn qė ma dėrgoi. Veēanėrisht, edhe klubin tim Thun duhet ti faleminderohem qė dolėn korrekt dhe tė mirėkuptueshėm pėr dėshirėn time, qė tė merrja pjesė nė kėtė lojė. Nė situatėn qė gjindeshim nė tabelė, nuk janė shumė klube nė Evropė kaq tolerante! Loja ishte direkt nė televizion, mbi 10.000 shikues nė Prishtinė, ishte nder qė mu dha rasti tė luaj pėr herė tė parė nė atė atmosferė speciale. Prej zbritjes nė Prishtinė isha tepėr i emocionuar!
Albaniasoccer.com: A po e ndjekni juve futbollin shqiptarė, dhe nėpėr mjet tė cilave media e ndjekni?
Milaim Rama: E ndjeki nėpermjet shtypit, nėpėrmej televizionit. Me mundėsitė e internetit jam edhe mė i informuar se ēka ndodhė nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni. Jam lexues i rregullt i albaniasoccer.com si edhe disa faqjeve tė tjera! Ka shumė material pėr tė lexuar dhe pėr ta ndjek futbollin nė vendlindje (buzėqesh).
Albaniasoccer.com: Cili ėshtė mesazhi i juaj pėr dashamirėt e futbollit si dhe vetė Kosovėn?
Milaim Rama: Sė pari e pėrshėndes faqjen tuaj, qė angazhohet pėr futbollin shqiptar nė vend dhe jashtė tij. Ėshtė kėnaqėsi e vėrtetė tė vėrej se si punoni pėr futbollistėt shqiptarė. Sportistėve shqiptarė ku do qė gjenden u dėshiroj tė kenė shėndet dhe suksese nė vitin 2007. Familjes time i faleminderohem pėr mbėshtetjen, qė pa ndihmėn e tyre nuk do tė isha kėtu ku jam.
Albaniasoccer.com ju uron suksese dhe periudhė tė larmishme me FC Thun.
Milaim Rama:Faleminderit pėr intervistėn, e ju dėshiroj ēdo tė mirė.
 
Skeda personale
 
Emri / Mbiemri: Milaim RAMA
Pozicioni: Sulmues
Ditėlindja (mosha): 29-Shkurt-1976 (30)
Nėnshtetėsia: Zviceriane
Kombėsia: Shqiptare
Vendlindja: Kosovė
Klubi: Thun • Zvicėr
Kontrata skadon: 30-Qershor-2008
Lartėsi / Peshė: 1.85m • 78kg
Ndėrkombėtare / gola: 7/0
Debutimi / E fundit: 20-Gusht-2003 • 21-Qershor-2004
Fanella: 9
Karriera si lojtar
Sezone     Klubi            Ndeshje Gola
2006/2007 FC Thun (1.)         16    2
2005/2006 FC Schaffhausen (1.) 26    5
2004/2005 FC Augsburg (3./GER) 13    1
2003/2004 FC Thun (1.)         34    10
2002/2003 FC Thun (1.)         33    20
2001/2002 FC Thun (2.)         35    25
2000/2001 FC Thun (2.)         33    7
1999/2000 FC Thun (2.)         33    8
1998/1999 FC Thun (2.)         26    5
1997/1998 FC Thun (2.)         27    2
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
HYKA NENSHKROI PER OLIMPIAKOSIN

thinė, 10 janar - Ditėn e sotme mesfushori shqiptar Jahmir Hyka, ka nėnshkruar njė kontratė me kampionėt e Greqisė, Olimpiakos. Pas largimit nga rradhėt e Rosenborg shumė shpejt talenti shqiptar ka arritur tė gjejė klubin e tij tė ri. Historia e Hykės me Olimpiakos nuk i ka rrėnjėt e saj javėt e fundit, kur ai u largua nga Rosenborg, por qė dy vite me parė.
Hyka i ėshtė ofruar skuadrės se Olimpiakos nga Olimpik Tirana, kjo e fundit ėshtė edhe akademi e Olimpiakos nė Shqipėri, si dhe e para jashtė territorit grek. Por nė pamundėsi pėr tė siguruar njė vizė greke si dhe mosinteresimin e trajnerit tė asaj kohe Baboviē, Hyka nuk arriti te fitonte tė drejtėn e njė prove tek kampionėt e Greqisė. Ėshtė dashur njė vit tek Rosenborg qė drejtuesit e Olimpiakos tė binden se ēfare talenti kanė nė dorė. Largimin e Hykės nga Rosenborg dhe nėnshkrimin e tij me Olimpiakos nuk e ka pritur aspak mirė ish-klubi e tij Rosenborg.

Kjo e fundit ėshtė gjendur nė vėshtirėsi pėr tė mbajtur apo jo talentin shqiptar. Gjatė periudhės njė mujore ku Hyka ka qenė nė Tiranė ėshtė stėrvitur nė ambjentet moderne tė Olimpik Tirana. Kėshtu Hyka largohet nga njė skuadėr e madhe nė Europė siē ėshtė Rosenborg, por firmos pėr njė tjetėr emėr tė madh si Olimpiakos. Sipas mediave greke situata ende nuk ėshtė qartėsuar pėr “maradonan shqiptar” pasi deri nė pėrfundim tė kėtij sezoni Hyka nuk dihet se ku do tė luajė. Skuadra e parė e Olimpiakos i ka nė pėrbėrjen e saj 5 lojtarė ekstrakomunitarė, ndėrsa tek skuadra e tė rinjve nuk mund tė bėhen federime nė mes tė sezonit, pasi ekziston njė rregull nė Greqi qė nuk e lejon njė gjė tė tillė . Pėr Hykėn po shikohet mundėsia e huazimit nė ndonjė klub tė kategorisė sė parė greke, deri nė pėrfundim tė kėtij sezoni. Hyka ėshtė njė fillim i mbarė pėr bashkėpunimin qė ka nisur olimpiakos me partnerin e saj nė Shqipėri, Olimpik Tirana. Kjo do t’i hapė rrugėn dhe disa talenteve tė tjerė qe luajnė tek Olimpik Tirana. Javėn e ardhshme nė athinė do tė shkojnė pėr provė dhe pesė lojtarė tė datėlindjes 90-91 nga olimpik tirana, tė cilėt me shumė mundėsi do tė bėhen pjesė e skuadrės sė tė rinjve tek Olimpiakos.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Ervin Skela largohet nga Turqia

Ervin Skela, mesfushori i kombėtares shqiptare qė sapo firmosi kontratė me klubin gjerman Energie Cottbus tė Bundesliga, ėshtė rikthyer sot nė Gjermani. Skela ka kryer disa tested he analizat e gjakut I kanė dale me anomalira, prandaj drejtuesit e skuadrės dhe stafi mjeksor kanė vendosur qė ai ta lėrė skuadrėn pėr momentin dhe ta ndalojė fazėn pėrgatitore qė po zhvillon Energie pranė hotelit “Titanic” dhe terrenit tė tyre sportiv nė Antalia, tė Turqisė. “Gjendja e tij shėndetsore ėshtė stabėl, por duhen akoma mė shumė teste pėr tu siguaruar qė gjithēka ėshtė nė rregull”, u shpreh pėrgjegjėsi I grupit mjeksor, Dr. Hartmut Thamke, pas ndeshjes qė Cottbuss fitoi 3-1 me Dinamon e MInskut duke siguruar daljen nė finale tė miniturneut qė po zhvillohet nė Antalia. Problemet nė gjak u diagnostikuan pas njė testi rutinė mjeksor qė zhvilloi stafi drejtues i skuadrės ku u vunė re disa anomali pėr tė cilat nevojiten disa teste mė tė avancuara pėr tė arritur nė konkluzion. Stafi mjeksor nuk ka pranuar ta bėj publikė shkakun e parregullsive nė sistemin e gjakut, por kanė shprehur optimizėm rrreth tė ardhmes sė lojtarit si dhe paraqitjes sė tij me Skuadran. “Skela nuk ka probleme serioze dhe nuk duhet spekulluar pėr dėmpshpėrblime nga njė institucion apo tjetėr. Nuk ėshtė problem aq serioz qė do ta ndalojė futbollistin pėr tė mos luajtur mė futboll. Janė vetėm disa teste qė duhen angazhuar pėr njė rezultat objektiv”, pėrfundoi prononcimin e tij doktori Thamke
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Zekirija Ramadani, rikthehet nė Bullgari

Shkup - Mbrojtėsi Zekerija Ramadani - Zeka ėshtė kthyer sėrish te ish-skuadra e tij bullgare, Bellasica Petriē. Nė kampionatin bullgar, Ramadani do tė luaj gjashtė muajt e ardhshėm.
“Kam vendosur pėrfundimisht tė kthehem te Bellasica. Pasi kisha vendosur qė nuk do tė luaj mė te Rabotniēki, oferta nga Renova nuk ishte aq serioze. Fillimisht xhepēishtasit mė kėruan qė tė pėrforcojė radhėt e tyre, por mė vonė u humbėn. Unė nuk kam kohė tė pres dhe vendosa tė shkoj te skuadra bullgare”, tha Ramadani.
Tanimė skuadra bullgare ka vendosur qė t’i ofrojė kushte edhe mė tė mira se herėn e parė kur ka luajtur me ata.
“Ata m’i kanė pėrmirėsuar kushtet financiare, pėr dallim nga hera e parė kur luaja te ata. Aktivizimi dhe loja ime e mirė kundėr Bazelit zviceran, ka bėrė qė drejtuesit e Bellasicės tė kėmbėngulin pėr angazhimin tim nė stinorin e ardhshėm. Jam i kėnaqur me kushte e ofruara dhe respekti qė kanė ndaj meje. Tani ata do tė vendosin qė tė largojnė njė futbollist tė huaj, vetėm pėr tė mė aktivizuar mua”, tha nė fund Ramadani.
Zeka nė kampionatin bullgar ka luajtur stinorin e kaluar, kur pas aktivizimit tė tij, Bellasica Petriē bėri befasinė mė tė kėndshme nė Bullgari, duke u renditur nė vendin e gjashtė nė tabelėn e klasifikimit. Tanimė skuadra e re e Ramadanit gjendet nė vendin e 13-tė me 15 pikė tė fituara.
Ramadani te Bellasica kthehet pas njė stinori tė angazhuar te kampioni i Maqedonisė, Rabotniēki K., kur me kėtė skuadėr luajti nė Kupėn UEFA
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Rolando Rama, talent me tė ardhme

Ceshtja Sotir Nini eshte mbyllur nga casti kur eshte 16 vjec dhe i thote jo
fteses. Syte duhen hedhur tek talenti ndoshta shume here me i mire i Olimpiakosit : Ronaldo Rama
i datelindjes 27 Janar 1990 . Gjate kesaj jave u diskutua nga drejtuesit e Olimpiakosit
te kaloj ne ekipin e pare. Konkretisht eshte sulmueis me i mire i kampionatit te te
rinjve ne Greqi dhe ceshte me shqetesuese eshte se kane filluar perpjekjet ta veshin
dhe ate me fanelen greke . Emrin qe e kane pagezuar eshet Panajot. Por akoma nuk
eshte bere buje e madhe per ate dhe akoma nuk i jane hedhur te gjithe. Ndoshta tek ai
kemi shpresa akoma. Per te thome se eshte berre tmerri i mbrojtesve greke dhe kalojne 90
minuta te frikshme nen kembet e tij.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Besart Berisha, pėrgėzohet pėr lojėn e mirė

Pėr paraqitje tė shkėlqyer dhe punė tė dobishme nė seancat stėrvitore si dhe ndeshjet e zhvilluara, stafi drejtues i HSV-sė pėrgėzoi dhe falenderoi nė analizėn e rradhės sulmuesin e kombėtares shqiptare Besart Berisha. Njė duartrokitje e gjatė dhe spontane nga tė gjithė tė pranishmit shoqėroi prezantimin e emrit tė tij I cili shihet edhe si njė nga pikat mė tė forta tė sulmit pėr Hamburgun. Trajneri Thomas Doll e pėrgėzoi dhe falenderoi personalisht Berishės, I cili ishte I pranishėm nė stėrvitjet e rradhės edhe pas largimit tė tė tjerėve. Berisha ishte njėri nga 15 lojtarėt qė trajneri gjerman kishte nė dispozicion pėr stėrvitjet e fundit nė Dubai, pasi shumė nga 27 lojtarėt e grumbulluar nė training ishin tė padisponueshėm pėr arsye dėmtimesh, sėmundjesh apo rehabilitimi. Megjithatė Doll ėshtė optimist se skuadra do tė jetė nė gjendje optimale nė prag tė ndeshjes sė 27 Janarit me Arminia Bielefeld
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Sotir Nini, Pirro Dhima dhe kali i “Trojės”      

Dhima-Ninit: Tė ngresh lart me krenari flamurin grek!
Athinė, 14 janar - Gazeta greke “Goal news” ka publikuar sot nė faqen e saj tė parė lajmin pėr talentin e klubit tė Panathinaikosit, Sotir Nini, i cili ka lindur nė Himare tė Vlorės, por ėshtė rritur nė Zakinto tė Greqisė. Gazeta ka publikuar gjithashtu edhe njė deklaratė tė peshngritėsit grek Piro Dhima, i cili siē duket ėshtė edhe personi i cili po bėnė “krushqinė” me federatėn greke tė futbollit dhe shtetin grek me qėllim marrjen e pasaportės helene nga ana e Sotir Ninit dhe familjes sė vet.  
Gazeta shkruan shprehimisht se: “ Sotir Nini ėshtė thirrur zyrtarisht nė kombėtaren shqiptare, pėr miqėsoren qė do tė zhvillojė kjo kombėtare me atė maqedonase. Z. Artan Bushati, anėtar i stafit teknik tė kėsaj kombėtareje ka thėnė pėr Sotir Ninin se: “Ėshtė njė talent i madh. Uroj tė mundim ta bindim dhe ta kemi nė planet tona. Por, kjo varet nga vet futbollisti dhe natyrisht se sa do tė dėshirojė apo jo tė luaj pėr Shqipėrinė. Gjithsesi nėse ai e refuzon kėtė thirrje, nuk do ta thėrrasim mė nė kombėtare”. Skuadra e Ninit, Panathinaikos nė bashkėpunim me Federatėn Greke tė Futbollit ka filluar qė tė lėvizė “gurėt” qysh tani pėr procedurėn e paisjes sė Sotir Ninit me pasaport helene, dhe pas kėsaj lėvizjeje natyrisht qė futbollisti nuk do tė pranojė pretendimet e FSHF-sė”, pėrfundon komenti nė faqen 11 tė gazetės “Goal news”.  ImagePo e njėjta gazetė sportive “mikpret” edhe njė deklaratė tė peshngritėsit grek Piro Dhima, i cili pėr ēėshtjen Nini dhe talentin e tij thotė se: “Ky ėshtė vetėm fillimi pėr Sotirin, grekun nga Himara. Sotiri tregoi qė nė fillim se mundet tė arrijė majat e karrierės. Unė personalisht jam dyfish krenar dhe njėkohėsisht i emocionuar pasi kemi origjinėn nga i njėjti vend Himara. Gjithashtu tė uroj qė sė shpejti tė aktivizohesh me kombėtaren greke, dhe tė ngresh kėshtu lart flamurin grek”, ka thėnė Dhima nė prezencė tė futbollistit me orgjinė shqiptare dhe jo greke. Sotir Nini vėrtet ka lindur nė Himare por nuk ėshtė grek, por ortodoks nga bregdeti i jugut, ndėrsa tani po shtjellohet nė njė mollė sherri midis dy federatave fqinje, ku njė dorė benzinė kėtu e ka hedhur edhe “Greku Dhima”. Ndėrsa pėrsa i pėrket vet futbollistit nė moshėn 16 vjeē dhe 9 muaj nuk mund tė llogjikohet pasi tashmė gjithė bota ka rėnė nė kėmbet “adoleshente” tė tij.

 

Profili i futbollistit Sotir Nini

 

Emri         Sotir

Mbiemri   Nini

Datėlindja  03/04/1990

Vendlindja   Himare

Gjatėsia   1.73m

Pesha        69 kg

Kombėsia  Greke

Pozicioni nė fushė mesfushor

 

ImageSotir Nini, futbollisti 16 vjeēar i Panathinaikosit, ka eklipsuar gjithēka nė javėn e 16 tė tė Superligės greke. Fotografi, tituj "bombastikė", komente tė shumta, qė i kushtohen atij, kanė mbushur gazetat sportive nė Greqi. Djaloshi 16 vjeēar i vogėl nė trup ėshtė shfaqur madhėshtor nė ndeshjen e tij tė parė nė Superligėn greke. Ai jo vetėm qė ka luajtur plot 90 minuta, por ka qenė njė nga futbollistėt mė tė mirė tė ndeshjes Panathinaikos Egalio (1 0), qė u luajt tė dielėn nė darkė nė stadiumin "Olimpik" tė Athinės. Ka qenė kjo arsyeja, qė ai ėshtė vlerėsuar me notėn mė maksimale, qė iu ėshtė bėrė futbollistėve tė jeshiltė nė kėtė ndeshje. Eshtė kjo arsyeja qė shtypi shkruan me superlativa, si "Gjeneral Nini", "El Ninio", "Dekalogu i El Ninios", "Sotiri... dhe shpėtimtari", "Nga fėmijė... u bė burrė", "Thuaji djali im" etj., etj.

Sotir Nini ėshtė futbollisti mė i ri i aktivizuar deri tani nė Superligėn greke. Ai e ka zhvilluar ndeshjen e tij tė parė nė Superligė tė dielėn, mė 7 janar 2006, nė moshėn 16 vjeē e 9 muaj.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Nuk kemi pse te brengosemi me mire berlloget te largohen vet sikur ne ti largojme

sikur PIRROJAA Very Happy
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Ekskluzive / Xhulian Rudho - Drejtuesit e Ankonės conservative ne aktivizimin tim

 
Nė takimin midis Teramos dhe Ankonės, i pranishėm nė stolin e skuadrės mike ishte edhe futbollisti shqiptar, talenti i ri nga Divjaka, Lushnja, Xhulian Rudho. Ndonėse nuk u aktivizua nė kėtė ndeshje patėm rastin qė tė zhvillojmė njė bisedė tė gjatė dhe interesante, posaērisht pėr Albaniasoccer.com
 
Albaniasoccer.com : Xhuljan si po ja kalon tek Ancona?
Xhulian Rudho : Jo shumė mire?
 
Albaniasoccer.com : Pse ke patur ndonje demtim?
Xhulian Rudho : Jo, absolutisht. Fizikisht ndihem mire dhe nuk kam pase probleme. Aktualisht, shqetėsimi im ėshtė mosaktivizimi i rregullt. Trajneri nuk po me fute rregullisht ne loje.
 
Albaniasoccer.com : Mos ndoshta mosha jote teper e re eshte shkaku?
Xhulian Rudho : Ne te vertet ky duket se eshte shkaku kryesor. Por nuk di se ēfarė tė them. Trajneri dhe te gjithė drejtuesit e Ancones me rrine afer dhe thone qe nuk duan te gabojne duke me futur ne ndeshje teper shpejt. Ne terminologjine futbollistike thuhet:mos te mė “djegin” si lojtar
 
Albaniasoccer.com : E ēuditshme, se nė shumė aspekte preferohet mosha e re dhe ndoshta eshte nje fakt favorizues per ty.
Xhulian Rudho : Doemos. Kuptohet, qe po.unė jam i ri dhe do te kem kohe per te luajtuar,por kur ben pjese ne nje skuader eshte normale qe ke deshiren per te luajtur gjithmone dhe jam dakort me ty qė edhe unė do preferoja atė qė shprehet ju.
 
Albaniasoccer.com : Si e vlersoni kampionatin e serise C1?
Xhulian Rudho : Personalisht, mendoj se ėshte nje kampionat tejet i veshtire dhe ka te bejne shumė eksperienca dhe forca fizike.
 
Albaniasoccer.com : Nese e para te mungon,per te dyten je ne rruge te mbare?
Xhulian Rudho : Buzėqesh.Nga ana fizike besoj se jam mire sin ė peshė, gjatėsi dhe fizik. Per sa i perket eksperiences eshte normale qe me mungon sepse jam akoma ne moshe te re, por “noti mėsohet duke qenė nė ujė”, kėshtu qė edhe unė e fitoj eksperiencėn shumė mė lehtė duke luajtur.
 
Albaniasoccer.com : Me qe ra fjala tek eksperienca dhe duke patur shumė moshėn e re, jo shumė njerėz njohin rreth aktivitetit tuaj. A mund tė na thoni nėse keni luajtur gjithmone me Ankonen apo…?
Xhulian Rudho : Jo.Me perpara kam luajtur me nje skuader afer Trevizos ne Seria D. Me pas me familjen time u transferuam ne Ankona dhe fillova te isha pjese e ketij ekipi me nje te kaluar te mire ne eliten e futbollit italian.
 
Albaniasoccer.com : Keni pare shumė diferenca nga njera skuader tek tjetra?
Xhulian Rudho : Padiskutim. Shumė.
 
Albaniasoccer.com : Cilat jane, mund tė na thoni disa prej tyre?
Xhulian Rudho : Ne rradhe te pare ana njerezore. Ketu ne Ankona njerezit jane shumė me te afrueshem. Interresohen me teper per lojtart, jo vetem ne anen profesionale por edhe ne ate njerezore.
 
Albaniasoccer.com : Vetem kjo?
Xhulian Rudho : Jo. Edhe ne anen profesionale eshte komplet ndryshe. Shihet se Ankona eshte nje ekip me tradita qe ka luajtur edhe ne serine A.
 
Albaniasoccer.com : Domethėnė, mundeni te rrini gjate ne Ankona?
Xhulian Rudho : Futbollit nuk i dihet kurre.Unė jam i ri dhe kam nevoje per te gjitha eksperiencat. Ketu ndihem shumė mire por nuk eliminoj asnje alternative.
 
Albaniasoccer.com : Cialt janė marrėdhėniet tuaja me Presidentin e Ankones, pasi ai edhe sot foli me shumė superlative rreth jush, duke qenė se ju jeni nga lojtaret e kerkuar me shumė edhe nga skuadra te “serive” mė te larta italiane.
Xhulian Rudho : Sė pari, meqė ra fjala pėr presidentin dua tė shpreh diēka. Dua ta falenderoj shpirtėrisht sepse qe ne fillim eshte sjellė teper korrekt dhe shumė mire me mua.Per sa i perket pyetjes tuaj mund te them qe gjithēka ekziston.
 
Albaniasoccer.com : Mund te na tregoni me teper?
Xhulian Rudho : Meqe jane thjeshte tentativa ne fillimin e tyre preferoj qe mos te zbardhi emrat e skuadrave.
 
Albaniasoccer.com : Ateherė, mund tė themi se e ardhmja e juaj nuk eshte ne Itali?
Xhulian Rudho : Nuk e di. Do te preferoja qe te qendroja ketu. Por siē e thashe edhe me lart futbollit nuk i dihet.
 
Albaniasoccer.com : Mos do te thoni qe keni patur kerkesa edhe nga jashte Italise?
Xhulian Rudho : Qesh….Ndoshta….Ka mundesi!
 
Albaniasoccer.com : Po rreth kombetares shqiptare, ēfare mund te na thoni?
Xhulian Rudho : Kam qenė nė njė grumbullim qė u bė nen vezhgimin e trajnereve Bushati dhe Bariē. Ishte njė praktikė normale dhe isha i kėnaqur qė isha prezent.
 
Albaniasoccer.com : Si kaloi ky grumbullim?
Xhulian Rudho : Pergjithesisht mire. Dhe po e pėrsėrisė qė ishte nje gje shumė e bukur qe mora pjese
 
Albaniasoccer.com : Keni pasur kontakte te metejshme me FSHF-nė?
Xhulian Rudho : Pėr momentin jo.Pas atij stazhi ramė dakort se do te degjoheshim perseri por deri tani nuk kamė marre ndonje kontakt nga Federata jone.
 
Albaniasoccer.com : Faleminderit per intervisten dhe urime per karrieren tuaj.
Xhulian Rudho : Faleminderit juve dhe pershendetje te gjithe lexueve te faqjes suaj
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Qipro / Anorthosis ngjitet nė vend tė dytė

Anorthosis ka fituar dhe Arjan Beqaj nuk ka pėsuar gol pėr tė 4-tėn javė me rradhė. Gjatė kėtyre ndeshjeve, skuadra e Anorthosis ka fituar tė katėr takimet 2-0, dy jashtė dhe dy brenda fushės sė saj. Skuadra "Nėna e madhe", pas fitores ndaj skuadrės sė parafundit Dhigenis 2-0, nė fushėn e kėsaj tė fundit e shikon vehten nė vendin e dytė me pikė tė barabarta me Omonina dhe4 pikė larg kryesueses APOEL. Beqaj u aktivizua gjatė gjithė takimit dhe ishte i paprekshėm.

Anorthosis nuk mund ti afrohesh vendit tė dytė, pa ndihmėn e skuadrės sė shqiptarit tjetėr Arjan Sheta. Agia Napa mundi nė fushėn e vet 2-1 skuadrėn e Omonias, duke i lehtėsuar ngjitjen drejt kreut Anorthosit. Sheta u aktivizua gjatė gjithė lojės pėr vendasit qė shėnuan njė fitore historike
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Futboll 
 
Shqiptaret e kampionatit grek

Haxhi asist ne fitoren e Ergotelis
Altin Haxhi luajti gjate gjithe ndeshjes, kur Ergotelis fitoi 3-1 kunder miqve te Skoda Xanthi. Haxhi ishte autori i njeri prej asisteve.

Bushi 65 minuta ne humbjen e Apollon
Alban Bushi e filloi ndeshjen qe nga minuta e pare dhe u zevendesua ne te 20-en e pjeses se dyte. Ai tregoi nje loje te dobet me gabime dhe arriti te gjuante vetem nje here ne porte. Vendasit e Egaleo fituan 2-0 me gola nga Kumordzi dhe Cesarec.

Kristi Vangjeli perseri 90 minuta per Aris
Vangjeli e filloi ndeshjen nga minuta e pare dhe luajti gjithe ndeshjen sic ka ndodhur zakonisht ne 7 ndeshjet e fundit. Aris kaloi ne avantazh me Koke ne minuten e pare, ndersa vendasit barazuan me Fotin ne minuten e 55-te pasi Zaharopoulos humbi penalltine. Vangjeli u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 73-te, dhe ndeshja mbaroi ne barazim 1-1.

Hetemaj 45 minuta, Kone 31 ne fitoren e AEK
Perparim Hetemaj e filloi ndeshjen qe nga minuta e pare per AEK qe fitoi 3-1 kunder O.F.I. Miqte kaluan te paret ne avantazh me Drulic. Toszer barazoi per AEK 15 minuta me vone. Ne fillim te pjeses se dyte Hetemaj i la vendin Lakis, ndersa ne minuten e 70-e Kone u fut ne fushe per Pliatsikas. AEK shenoi edhe dy gola ne kete pjese, autogol i Naguiera dhe Kabantais golin e trete ne minuten e 90-e, qe fiksoi shifrat perfundimtare 3-1.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 4
Shko tek faqja 1, 2, 3, 4  Tjetėr

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!