Kur Fan Noli afro 80 vjet mė parė mbante njė fjalim pėrpara emigrantėve shqiptarė qė inkuadroheshin si rekrutė nė ushtrinė amerikane, ai tha nė praninė e gazetarėve: "Ne, shqiptarėt, i kemi njė borxh tė madh Amerikės, sepse na ndihmoi nė dhėnien e Pavarėsisė". Dhe duket se nga fjalėt e Fan Nolit shumė shqiptarė jo vetėm u inkuadruan nė radhėt e ushtrisė amerikane, por madje dhanė edhe jetėn pėr tė.
14 ushtarakėt shqiptarė kanė qenė pjesė e ushtrisė amerikane nė tė dy luftėrat botėrore madje dy prej tyre ishin pjesė e kėsaj ushtrie edhe gjatė luftės nė Irak ku humbėn edhe jetėn. Sotir Noke, ėshtė ndoshta njė nga ushtarakėt e parė shqiptarė qė ėshtė inkuadruar nė ushtrinė amerikane. Ai ishte pjesė e kėsaj ushtrie gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mori pjesė rregullisht nė luftimet qė bėri ushtria amerikane nė Francė. 11 nga ushtarakėt shqiptarė qė kanė shėrbyer nė ushtrinė amerikanė qenė pjesė e saj gjatė konfliktit mė tė madh ushtarak nė historinė e njerėzimit. Por nė numrin e madh tė ushtarėve amerikanė tė rėnė nė luftė nuk mungojnė edhe shqiptarėt.
Jorgji Josifi, ishte pjesėtarė i aviacionit amerikan gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Piloti shqiptar, por qė luftonte pėr llogari tė ushtrisė amerikane, u vra nė Normandi gjatė zbarkimit tė forcave aleate, e njohur edhe si njė nga betejat mė tė pėrgjakshme. Por nė listėn e tė vrarėve nuk mungojnė as Ervin Dervishi dhe Gentjan Marku, dy ushtarėt amerikanė me origjinė shqiptare qė u vranė nė vitin 2004 nė Irak.
Van Sotir Christo
Van Sotir Christo ėshtė pėrfaqėsuesi mė tipik i plejadės sė emigrantėve shqiptarė qė patėn sukses nė SHBA. Njė shkrimtar pėr nga zanati, Christo, i ikur nga Korēa qė njė vjeē, arriti tė shėrbejė nė Luftėn e Dytė Botėrore me gradėn petty officer nė njė aeroplanmbajtėse. Por grada mė e lartė nė karrierėn e tij jo ushtarake ishte ajo e vitit 1990, kur senatori aktual dhe ish-kandidati pėr president John Kerri e propozoi pėr ambasador tė SHBA-sė nė Shqipėri. Por Christo nuk arriti tė fitojė votat nė Kongres kundrejt William Rajėrson. Christo njihet si njė nga figurat mė interesante tė botės intelektuale shqiptare nė SHBA dhe njė mik i afėrt i Fan Nolit.
Jorgji Josifi
Jorgji Josifi, lindi nė fshatin Vodicė tė Kolonjės nė vitin 1921. Nė vitin 1938 ai emigron nė SHBA, ku prej vitesh ishte vendosur edhe i ati. Jorgji Josifi u mobilizua nė radhėt e ushtrisė amerikane nė vitin 1943, nė moshėn 22 vjeēare, ku pas njė stėrvitje disamujore nė njė nga bazat ushtarake amerikane, ai u fut nė forcat ajrore amerikane. Ai mori pjesė si pilot nė shumė aksione tė forcave ajrore amerikane dhe u vra nė vitin 1944 nė Normandi tė Francės gjatė njė beteje ajrore.
Spiro Kosta
Shqiptaro-amerikani Spiro Kosta u bė pjesė e ushtrisė amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore menjėherė pas futjes sė saj nė luftė. Ai u rekrutua nė forcat e kėmbėsorisė sė ushtrisė amerikane dhe mori pjesė nė shumė luftime duke marrė disa medalje pėr guximin qė tregoi gjatė betejave.
Llambi Qiriazi
Llambi Qiriazi, i lindur nė njė fshat tė Kolonjės, ai emigroi drejt SHBA-sė nė moshė fare tė re. Nė vitin 1943 ai u regjistrua nė radhėt e ushtrisė amerikane sė bashku me disa tė afėrm tė tij. Ai mori pjesė nė shumė luftime tė ushtrisė amerikane nė Evropė
ku mori edhe medalje nderi.
Llazar Papen
Llazar Papen kishte emigruar nė SHBA qė nė moshėn 12-vjeēare. I shkolluar nė kolegjet ushtarake amerikane, ai mbante gradėn kolonel. Llazar Papen ishte njė nga shqiptarėt qė u bėnė pjesė e ushtrisė amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe mori pjesė nė shumė beteja tė pėrgjakshme tė zhvilluara nė Evropė.
Spiro Koēo
Spiro Koēo, ishte njė nga shqiptarėt e shumtė qė u mobilizua nė radhėt e ushtrisė amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ai kishte emigruar nė SHBA qė nė moshė shumė tė vogėl. nė vitin 1942 ai futet nė rradhėt e ushtrisė amerikane dhe mori pjesė nė shumė luftime nė disa fronte.
James Pashko
James Pashko kishte lindur nė SHBA nga prindėr shqiptarė, tė cilėt kishin emigruar nė SHBA nė vitet '20. ai u mobilizua nė radhėt e ushtrisė amerikane menjėherė pas futjes nė luftė nė vitin 1942. Ai kishte qenė pjesė e ushtrisė amerikane gjatė luftimeve tė tyre me trupat gjermane nė Gjermani.
George Pashko
George Pashko, ishte vėllai i vogėl i James Pashkos. Pas mobilizimit tė tij nė ushtrinė amerikane, edhe ai u bė pjesė e kėtij formacioni ushtarak. Edhe ai ishte pjesėmarrės nė luftimet e ashpra qė ushtria amerikane zhvilloi nė Evropė.
Stevo Dhimitri
Stevo Dhimitri ishte njė nga shqiptarėt qė morėn pjesė nė Luftėn e Dytė Botėrore jo si pjesė e ushtrisė shqiptare, por si pjesė e ushtrisė sė SHBA. I emigruar drejt SHBA nė moshė fare tė vogėl, ai u bė pjesė e ushtrisė amerikane menjėherė pas sulmit tė Pearl Harbour nga japonezėt. Stevo Dhimitri mori pjesė luftimet mė tė ashpra qė zhvilloi ushtria amerikane.
Pandeli Jovani
Pandeli Jovani, i lindur nė Vodicė tė Kolonjės, kishte emigruar nė Amerikė nė moshė tė re. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ai u inkuadrua nė radhėt e ushtrisė amerikane dhe mori pjesė nė shumė luftime tė ashpra qė forcat amerikane patėn nė ishujt e Paqėsorit.
Sotir Noke
Sotir Noke, lindi nė Dardhė tė Korēės. Nė vitin 1905 ai emigroi nė SHBA dhe nė vitin 1910 ai ishte studenti i dytė shqiptar qė mbaroi kolegjin amerikan te "Amerikan Internacional College" nė Springfield tė Massechustes. Vetėm pak kohė mė vonė ai u bė ndoshta shqiptari i parė qė luftoi pėr ushtrinė amerikane, pasi nė vitin 1914, gjatė Luftės I Botėrore ai mobilizohet nė formacionet ushtarake tė kėtij vendi. Pas pėrfundimit tė luftės ai u kthye pėrsėri nė Amerikė, ku hapi njė nga shtypshkronjat mė tė mira nė vend.
Paul Prifti
Paul Prifti, i lindur nė SHBA nga njė ēift emigrantėsh shqiptarė, u mobilizua si pjesė e marinės amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ai mori pjesė nė shumė luftime qė zhvilloi luftanija e tij kryesisht nė oqeanin Atlantik, duke u dalluar pėr guxim dhe trimėri. Kjo bėri qė ai tė dekorohej me medalje tė shumta.
Ervin Dervishi
Ervin Dervishi ėshtė edhe shqiptari i parė qė u vra nė Irak nė gusht tė vitit 2004, jo si pjesė e formacionit ushtarak shqiptar qė ndodhet nė Irak, por si pjesė e trupave amerikane. I emigruar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė vitin 1999 sė bashku me familjen e tij ai do regjistrohej vetėm pak kohė mė vonė trupat ushtarake amerikane. Ai u vra gjatė njė prite nga forcat terroriste irakiane.
Gentian Marku
Lindi nė vitin 1983, nė Lezhė dhe nė Shqipėri. Nė vitin 1997 Gentiani bashkė me familjen e tij emigroi nė SHBA. Pas zhvendosjes nė SHBA, Gentiani ndoqi nė Warren shkollėn e mesme Warren Woods Tower High School. Nė prill tė 2002-shit pėrfundon Shkollėn e Kėmbėsorisė dhe mė pas u regjistrua nė marinėn ushtarake tė SHBA-sė dhe u bė pjesė e nė luftimet pėr ēlirimin e Irakut. Nė nėntor tė vitit 2004 ai gjen vdekjen nga njė sulm i rebelėve irakianė.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?












