Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
“Shtatzėnia Mė Ka “dehur” Nga Lumturia" 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh “Shtatzėnia Mė Ka “dehur” Nga Lumturia" 
 
Flet nėna e foshnjės, Silvana Beqiraj: “U gėzuam shumė kur morėm lajmin pėr njė fėmijė

Vogėlushja e lindur duket tė jetė jo vetėm njeriu mė i rėndėsishėm pėr prindėrit e saj, por edhe motivi kryesor qė ata kanė vendosur tė lidhen nė martesė. Silvana dhe Artur Beqiraj shprehen se kishin mė shumė se tre vjet qė ishin fejuar, por ka qenė lajmi se do t’i jepnin jetė njė fėmijė ai qė ka bėrė qė tė pėrshpejtojnė planet pėr martesė. “Ishim shumė tė gėzuar kur morėm lajmin pėr vogėlushen tonė, ndoshta ky gėzim ka qenė dhe arsyeja qė gjithēka ka ecur aq mbarė”, shprehet nėna e foshnjės.

Shtatzėnia
Silvana ka qenė nė muajin e tretė tė shtatzėnisė kur ka bėrė edhe vizitėn e parė gjinekologjike. Veēse konfirmimit se foshnja gėzonte shėndet tė plotė, ajo ka mėsuar edhe gjininė e fėmijės. Prindėrit tregojnė se nuk kanė shprehur asnjė dėshirė pėr faktin nėse dėshironin tė kishin njė vajzė apo njė djalė, kėshtu qė kur kanė mėsuar se foshnja ishte vajzė janė “dehur” nga lumturia. “Vajzat janė shumė tė ėmbla dhe na pėlqen shumė fakti qė do tė kemi njė vogėlushe bukuroshe si fėmijė tė parė”, shprehet nėna. Ekot gjinekologjike nuk kanė qenė tė pakta, madje nėna ka edhe tė preferuarėn e saj. “E para ėshtė ajo qė kam mė shumė pėr zemėr, aty munda tė shoh pėr herė tė parė fėmijėn tim dhe nuk ishte njė gėzim i pakėt”, thotė nėna. Emocionet duket tė kenė shoqėruar ditėt e bukura tė shtatzėnisė sė Silvanės, nisur nga fakti qė pėr tė ishte hera e parė. Ajo tregon pėr gazetėn se tashmė ėshtė mėsuar me idenė e tė qenit nėnė, pėrgjatė muajve tė pritjes sė ardhjes nė jetė tė foshnjės. Kjo e bėn tė mendojė edhe pėr ditėt nė vijim, pėr detyrat e saj tė reja, pėrkushtimin pėr gjithēka ēfarė i duhet t’i falė kėsaj fėmije. “E kam pak me frikė, sepse ėshtė njė eksperiencė qė nuk e njoh, por janė instinktet ato qė mė bėjnė tė besoj”, shprehet Silvana, tek mban vogėlushen nė krah.

Lindja
Vogėlushja ka ardhur nė jetė pak para mesditės. Pesha e tij trupore dhe gjatėsia janė mėse normale, ēka tregojnė pėr njė lindje tė shėndetshme. Ashtu si vajza, edhe nėna ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore, madje duke buzėqeshur tregon se “e pati menduar edhe mė tė vėshtirė kėtė moment”, por falė punės sė madhe tė mjekėve gjinekologė, asistentėve nė sallėn e lindjes dhe mamive, ēdo gjė ka pėrfunduar pa probleme. Mes lotėsh ajo pėrpiqet tė sjellė edhe njė herė nė mend emocionet e para qė ka ndjerė kur ka marrė vogėlushen e saj nė krahė. “Ishte gėzimi mė i madh qė kisha pėrjetuar ndonjėherė, aq mė tepėr kur erdhi edhe bashkėshorti im dhe u bėmė tė tre, njė familje e vėrtetė dhe shumė e lumtur”, shprehet nėna.

Emri
Ende nuk e kanė menduar, ose mė saktė nuk dinė se cili ėshtė mė i bukuri pėr fėmijėn njėditėsh, qė identifikohet me numrin e kartelės pėrkatėse. Por ėshtė e sigurt qė do tė ketė njė emėr bashkėkohor, tė dėgjuar edhe nė vendet jashtė vendit tonė. “Dėshirojmė t’i vendosim vajzės njė emėr internacional, qė tė jetė i pranueshėm pėr kohėn”, tregon nėna e foshnjės. Veshjet e foshnjės kanė filluar tė pėrgatiten vetėm para njė muaji. Nuk mungojė kostumet, paliēetat dhe tė gjitha detajet e tjera qė i nevojiten njė tė porsalindure. Ndėrsa dhoma e gjumit nuk ėshtė pėrgatitur ende. Prindėrit tregojnė se kanė menduar qė edhe pėr disa kohė fėmija tė qėndrojė nė dhomėn e tyre pėr ta pasur mė mirė nėn kujdes dhe mė pas ajo tė ketė dhomėn e saj.

Mjekėt
Silvana falėnderon tė gjithė mjekėt dhe mamitė e spitali universitar obstetrik gjinekologjik “Mbretėresha Geraldinė”, pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen e tyre gjatė qėndresės sė saj nė kėtė maternitet. Njė falėnderim i veēantė shkon pėr mjekun Shkėlqim Balili.

Nena
Vetėm njė ditė pasi i ėshtė dashur t’i nėnshtrohet njė operacion gjendja shėndetėsore e nėnės paraqitet shumė e mirė. Gjithsesi mjekėt i kanė rekomanduar pushim absolut si dhe mjekim me perfuzion dhe vitamina. Aktualisht 22-vjeēarja nga Kuēova ėshtė e papunė dhe mendon qė edhe pėr njė kohė tė gjatė t’i pėrkushtohet fėmijėve.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: “Shtatzėnia Mė Ka “dehur” Nga Lumturia" 
 
hahahah kohet e fundit...shoh femije....dhe "dehem"nga lumturia kuptohet...imagjino te pres nje dite femijen time
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!