Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Shtohen 110 trupa nė Afganistan 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shtohen 110 trupa nė Afganistan 
 
Qeveria miraton vendimin pėr shtimin e trupave. Kostoja, 126 milionė lekė

Berisha: Do t’i pėrgjigjemi me tė gjitha mundėsitė NATO-s

Adi Shkėmbi
Komandės sė trupave shqiptare nė Afganistan do t’i shtohen edhe 110 efektivė tė tjerė.

Njė ditė pas vizitės sė kryeministrit nė selinė e NATO-s, ku u takua me sekretarin e Pėrgjithshėm tė Aleancės, Shefer, qeveria mori dje vendimin pėr tė rritur praninė e trupave shqiptare nė Afganistan. Nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė u miratuan disa ndryshime nė ligjin nr.8932, datė 26.7.2002, “pėr dėrgimin e njė force ushtarake shqiptare nė Afganistan, nė kuadėr tė koalicionit ndėrkombėtar kundėr terrorizmit”, tė ndryshuar ku nė nenin 1 tė kėtij projektvendimi fjalėt “njė nėnrepart i brigadės sė reagimit tė shpejtė, sė bashku me elementet mbėshtetėse” zėvendėsohen me “njė kompani e Forcave tė Armatosura, sė bashku me elementet mbėshtetėse”. “Kjo forcė ushtarake do tė konsistojė me njė kompani me 3 toga, si dhe dy oficerė koordinatorė nė Komandėn Operacionale Interforcė nė Romė dhe Shtabin e Regjimentit nė Afganistan. Sasia e personelit tė kompanisė ėshtė parashikuar tė jetė 110 efektiva me rotacion ēdo 6 muaj. Kompania ėshtė parashikuar tė ketė armatim dhe pajisje kryesore 12 copė pistoleta mod-54, 110 copė automatikė mod.56 9 copė ML mod- 56, 3 copė GHLKT mod- 54, 5 komplete municioni luftarak pėr ēdo armė, pajimet individuale, pajisje shėndetėsore dhe ndėrlidhje”, thuhet nė relacionin e vendimit tė miratuar dje nė mbledhjen e radhės sė qeverisė. Forca ushtarake shqiptare nė Afganistan do tė atashohet brenda kontingjentit italian nė bazė tė njė marrėveshje qė do tė nėnshkruhet nė ditėt e ardhshme mes dy vendeve. Sipas relacionit “kostoja e pėrafėrt financiare e pjesėmarrjes me njė kompani llogaritet (pėr 6 muaj) rreth 126.763.000 lekė duke llogaritur shpėrblimin ditor dhe sigurimin e jetės, pėr njė nivel pjesėmarrje 110 personel ushtarak dhe do tė pėrballohet nga buxheti i Ministrisė sė Mbrojtjes”. Ndėrsa kryeministri Berisha, duke folur dje nė mbledhjen e qeverisė pėr kėtė projektvendim, bėri tė ditur se kjo njėsi do tė vendoset, nėn komandėn e njėsive italiane, nė Berat dhe ka detyra shumė tė rėndėsishme. “Eshtė prioriteti i parė absolut i NATO-s dhe ne do t’i pėrgjigjemi me tė gjitha mundėsitė tona kėrkesave tė Aleancės pėr tė shtuar trupat. Nė mbledhjen e fundit tė ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė NATO-s ėshtė konstatuar se ėshtė e domosdoshme tė shtohen trupat nė Afganistan dhe ne i pėrgjigjemi me njė kompani shtesė tė trupave tona”, tha Berisha. Ndėrkohė, sipas ministrit Mediu, dėrgimi i kompanisė shqiptare nė Afganistan lidhet me objektivat e vendit tonė pėr tė qenė pjesė e Aleancės. “Me angazhimin dhe obligimin tonė qė 8% e Forcave tokėsore (rreth njė batalion) tė jenė tė gatshme pėr tė marrė pjesė njėherėsh nė operacionet NATO/PfP, pjesėmarrja jonė nė kėtė mision lidhet me angazhimin dhe vullnetin politik kombėtar pėr tė rritur kontributet e Shqipėrisė ndaj NATO-s, sikundėr po veprojnė dhe vendet e tjera tė Partneritetit pėr Paqe. Ky ėshtė njė tregues i rėndėsishėm pėr vendin tonė, si vend aspirant pėr anėtarėsimin nė NATO”, thekson Mediu lidhur me vendimin pėr dėrgimin nė Afganistan tė 110 trupave tė tjerė.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!