| Autori |
Mesazh |
king
Veteran

Postime: 613
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Shtypi Grek Kėrkon Arrestimin E Bushit
Nga RAMADAN BIGZA
Gazeta "SportDay" e ka rreshtuar sot Alban Bushin nė 11 shin mė tė mirė tė javės, ndėrkohė qė po sot, njė nga prokurorėt ka kėrkuar qė t'i bėhet njė kontroll i imėt dokumentacionit, qė posedon Bushi pėr qėndrimin e tij nė Greqi. Brenda kėtyre kulmeve nė mund t'i quajmė kėshtu janė zhvilluar ngjarjet, ku tė gjitha gazetat kanė pasur protagonist futbollistin shqiptar, Alban Bushi.
Disa kanė shkruar me tone tė pėrmbajtura e disa tė tjera nuk i kanė kursyer fjalėt, madje shumė prej e tyre e kanė kaluar edhe sensin e masės, atė sens etik e profesional qė kėrkon nė fakt shtypi. Ndėrkohė qė dy trajnerėt, spanjolli Viktor Munioz dhe trajneri grek Maqis Kacavaqis, kanė folur nė mėnyra tė ndryshme, por asnjėri prej tyre nuk ka shprehur ndonjė indinjatė ndaj futbollistit shqiptar. Madje rastet, fjala vjen, si ai i Bushit nė ndeshjen ndaj Panathinaikosit, drejtori i gazetės "Derby", i cili foli nė darkė nė kanalin prestigjioz "Alter", i cilėsoi tė zakonshme, si gjėra qė ndodhin nė ēdo ndeshje futbolli, madje, siē tha ai, ndodhin edhe nė Champions League.
Njė shtyp i tėrė ndaj njė futbollisti duket se ėshtė shumė. Eshtė shumė kur pikėrisht ky futbollist ka shkėlqyer nė lojėn e tij, ka shėnuar edhe njė gol ndaj njė skuadre tė madhe, siē ėshtė Panathinaikos, dhe ka festuar, siē thotė ai vetė, nė mėnyrėn e tij. E mbi tė gjitha, ky futbollist i lanēuar aq shumė, nuk ka marrė gjatė lojės asnjė karton tė verdhė apo tė kuq. Atėherė me tė drejtė mund tė pyesim: Nga lind e gjithė kjo pakėnaqėsi ndaj tij? E kam fjalėn pėr atė pakėnaqėsi, qė shprehet nė shtyp jo me profesionalizėm, por me inat, ēka nuk ėshtė fakt nė natyrėn e shtypit. E gjitha kjo tė ēudit pa masė kur mėson se kėtė gjė e bėjnė ata gazetarė, qė me thėnė tė drejtėn kanė qenė tepėr realistė nė pasqyrimin e vlerave tė futbollistėve shqiptarė qė janė aktivizuar ndėr vite nė Greqi.
"Ethnosport": Largojeni nga futbolli grek!
Eshtė e papranueshme pėr njė revistė prestigjioze sportive, siē ėshtė "Ethnosport", tė shkruajė: "Largojeni tani nga futbolli grek. Nė ndonjė shtet tjetėr Bushi do tė ishte dėnuar si kriminel pėr fyerje. Gjesti i Bushit i kalon caqet e rrugaēėrisė pėrpara kamerave. Kjo duhet tė quhet dhunė. Futbolli grek, qė ka pėsuar shumė "thika" nga huliganėt, u plagos rėndė dje nga njė lojtar huligan"?!
A ka gazetari qė shkruan nė kėtė gjuhė pėr njė futbollist, qė siē thashė, nuk ėshtė ndėshkuar me asnjė karton, qoftė ky i kuq apo i verdhė. Huliganizmi nė sport nuk luftohet me shprehje, qė cėnojnė rėndė dinjitetin e njeriut. Gazetari kėrkon tė gjejė huliganė edhe atje ku ata nuk ekzistojnė. A ėshtė etike qė njė gazetar tė japė urdhėr, duke shkruar se nė qoftė se duam tė kėrkojmė pastrim tė vėrtetė tė futbollit... duhet sot tė nxjerrė pėrgjithmonė Bushin nga stadiumet tona". Kush ia jep tė drejtėn kėtij gazetari tė urdhėrojė nė kėtė mėnyrė?
"Athlitiqi foni": Ata, kush do t'i arrestojė?
Por fatkeqėsisht ka edhe mė keq se kaq sa ėshtė shkruar tek "Ethnosporti". Gazeta "Athlitiqi foni", njė gazetė pranė Panathinaikosit, ngre njė version tjetėr, duke bėrė pyetjen sugjestionuese: "Ata kush do t'i arrestojė?" Fjalėn e ka pėr gjyqtarin Briakos dhe futbollistin Bushi.
Kėtu ka humbur krejtėsisht logjika dhe sundues edhe nė mendjen e gazetarėve janė bėrė pasionet. Eshtė krejt e rregullt tė shkruhet siē shkruan "Goal news", qė "Briako me tė drejtė nxori jashtė Papadhopullosin pėr shpullėn qė i ra Bushit, por ai duhej tė nxirrte jashtė edhe futbollistin shqiptar. Njė mendim ky qė gjithsesi ėshtė nė natyrėn e njė analize, qė vetė gazetari bėn ndaj fenomeneve qė ndodhin. E njėjta gazetė shkruan se "Futbollisti shqiptar duhet tė mendojė shumė sot pėr atė ēfarė ka bėrė dje dhe tė kėrkojė tė falur". E kjo, pra, ėshtė normalja. Dhe Bushi e ka bėrė njė gjė tė tillė. I cituar nga agjencia e lajmeve "in.gr." futbollisti shqiptar ka pranuar se ka bėrė njė gjest tė keq ndaj Papadhopullosit, por ka thėnė se atij i vinte keq qė kundėrshtari ka marrė karton tė kuq. Njė karton i verdhė do tė ishte mė i drejtė ka thėnė sulmuesi shqiptar. E njėjta agjensi citon Bushin tė ketė thėnė pėr gjestin e tij pas shėnimit tė golit, se ai ishte njė festim me dikė nga stoli. "Futbolli ėshtė njė lojė qė tė nxeh gjakrat dhe kush ėshtė mė i duruar apo mė i zgjuar, fiton, kėshtu qė fitova unė." Duke folur rreth pėrplasje sė tij me kapitenin e skuadrės greke, Bushi ka thėnė se nuk i foli e megjithatė i kėrkoi ndjesė.
Diēka rreth normales e ka quajtur situatėn edhe trajneri spanjoll, Viktor Munioz, i cili nė konferencėn pėr shtyp ka thėnė: "Tė gjithė e pamė se Bushi e pėshtyu Papadhopullosin, por nė asnjė mėnyrė nuk i jap tė drejtė lojtarit tim. Ai ėshtė profesionist dhe nuk duhej tė kundėrvepronte."
Edhe mė i zbutur nė vlerėsimet e tij ka qenė trajneri i Apollon Kallamariasė, Maqis Kacaqis. Tekniku grek mėsohet tė ketė thėnė: "Nuk e pashė nėse Bushi e pėshtyu Papadhopullosin. Nėse bėri ndonjė veprim tė keq, e bėri pėr veten e tij qė tė festojė. "Mė dhėmb karta e Papadhopullosit,- tha Bushi pėr mediat vendase,- dhe pėr kėtė i kėrkoj falje. Nuk kemi pėr tė ndarė asgjė. Nė lojė, tė gjithė kemi gjak tė nxehtė. Tė gjithė lojtarėt e Panathinaikosit kishin diēka ndaj meje. Ndoshta se kisha bėrė disa deklarata pėr kėtė ndeshje",- citohet tė ketė thėnė sulmuesi shqiptar.
Prokuroria, hetim dokumentave tė Bushit
E megjithatė, ēėshtja ka shkuar deri atje sa nuk ia pret mendja askujt, te prokuroria, ku njėri prej tyre ka kėrkuar qė t'i bėhet njė kontroll i imėt dokumentacionit qė posedon Bushi pėr qėndrimin e tij nė Greqi. Tė duket disi i dyshimtė ky veprim, kur futbollisti shqiptar nuk ka kryer asnjė veprim qė bie ndesh me ligjet e shtetit grek. Mė shumė njė veprim ligjor, shihet si njė mundėsi pėr tė zbutur tonet, qė me thėnė tė drejtėn nė faqet e gazetave janė shumė tė larta. Dhe kjo ndodh nė njė kohė kur futbolli vendės ėshtė pėrfshirė nė raste tė dhunshme, siē janė ngjarjet qė kanė ndodhur nė tė njėjtėn ditė nė stadiumin e Agrinjos, ku pas rrahjes sė futbollistėve tė tė dy ekipve nė fushė, u plagosen 5 veta. Pas plagosjes nė Larisa tė njė prej drejtuesve tė Olimpiakosit. Pas rastit tė rėndė tė Rivaldos ndaj njė futbollisti vendas etj. E me gjithė kėto ngjarje, krejtėsisht tė veēanta, rasti i Bushit, ka dalė i parė. Ka dalė si njė rast qė duhet tė ndėshkohet rėndė, qė me tė duhet tė merret prokuroria e tj.
Sigurisht qė kjo nuk ėshtė as punė e qeverisė dhe as e prokurorisė. Siē tha ministri i shtypit, kjo punė u takon atyre qė merren me kėto punė, pra drejtuesve tė sportit. Edhe presidenti i superligės, Petros Kokalis, foli me tone mė tė qeta, duke bėrė fjalė pėr respektimin e rregullave etj.
Megjithatė, askush nuk ėshtė pėr sjelljet e kėqija nė stadium. Edhe nė kėtė rast nuk ėshtė se ne po i dalim zot Bushit. Ai duhet kritikuar pėr mėnyrėn e tė festuarit, pėr veprimin e pėshtyrjes sė kundėrshtarit etj. Futbolli ėshtė sport vlerash sportive dhe kurrsesi arenė sharjesh e zėnkash. Por futbolli nuk ėshtė as sport ku gazetarėt tė fyejnė e tė ngrenė gjithfarė akuzash. Nuk ėshtė njė sport qė nė pendėn e gazetarit rėndom mė shumė pasioni sesa logjika. Futbolli dhe ata qė e luajnė atė janė nė radhė tė parė njerėz, me nivele tė ndryshme, me kulturė tė ndryshme, me pasione tė ndryshme. Megjithatė, mbi ta nuk mund tė ushtrohet diktat mediatik. Thirrjet "Ata kush do t'i arrestojė?", apo "Largojeni tani nga futbolli grek", nuk u shkojnė gazetave sportive. Mė shumė se gjithēka, kėto tregojnė tifozllėk, pėr tė mos u shtyrė mė tej nė hamendėsime. Jemi tė bindur se, nėse nuk do tė kishte barazuar Panathinaikosi, nuk do tė ndodhte kėshtu.
____________
|
|
#1 17 Prill 2007 21:03
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Masa e parė ndaj Bushit, 6000 euro gjobė!
Nga Athina, RAMADAN BIGZA
Intrigė, dashuri, respekt, poshtėrsi, tė gjitha kėto dhe tė tjera mund t'i lexosh kėto ditė nė shtypin grek, ku nė epiqendėr tė tij ėshtė vėnė qysh tė dielėn futbollisti shqiptar, Alban Bushi. Pėr tė qenė mė i besueshėm nė kėto qė po shkruaj, mund tė them se sot vetėm gazeta "Goal news" i ka kushtuar "Lokut" plot 14 shkrime tė shoqėruara me fotografi!? Nė to mund tė gjesh pendime tė gazetarėve vendės, qė tani mbrojnė me guxim e profesionalizėm futbollistin tonė, por mund tė gjesh edhe shkrime tė tjera, ku i bėhet njė radiografi "Lokut" qė nga ardhja e tij nė Greqi, pikėrisht para 10 vjetėsh. Nė tė gjitha kėto shkrime vlerėsohet lart futbollisti shqiptar pėr nivelin e tij cilėsor, ku nuk harrohet tė shkruhen edhe pjesėmarrjet e tij me ekipin kombėtar dhe qenien si golashėnuesi mė i mirė i kuqezinjve me 14 gola nė 60 ndeshje, daljen e tij si futbollisti mė i mirė nė Bullgari, apo aktivizimi i tij nė 13 ekipe tė ndryshme, por i kujtojnė atij edhe gjestin e bėrė pikėrisht 10 vjet mė parė, kur "Loku" luante pėr ngjyrat e njė Apolloni tjetėr, atij tė Athinės, qė nė njė ndeshje ndaj AEK i hodhi bluzėn trajnerit tė tij, Babi Tenes, e deri tek burgu qė e kėrcėnon tani.
"Goal News": Po zv.prokurori ē'pati?
Por teksa lexon me vėmendje ēdo rresht tė shkruar, nuk mund tė tė mos tėrheqė vėmendjen ajo qė mėsuam dje nga shtypi vendės, qė zėvendėsprokurori i gjykatės sė lartė, Anastasios Kanelopulos, qė ka kėrkuar qė tė bėhen hetime pėr Bushin, ėshtė vėllai i ish- presidentit tė Federatės Greke tė Futbollit, Thanasis Kanelopulos. Nuk dihet se deri nė ēfarė mase ėshtė ndikimi i vėllait nė kėtė drejtim, por lidhja e tij me njerėz tė afėrt, qė kanė pasur lidhje tė forta me futbollin, tregon se edhe nė drejtėsi ka filluar tė ndihet era "futboll". Pėr kėtė ndoshta mė qartė flet pėr "ngjarjen Bushi" njė nga gazetarėt e njohur tė "Goal News", i cili shkruan: "Tė vetmen gjė qė nuk e ngarkuam Bushin, ishte ngjarja nė Peanaia (ku huliganė tė skuadrave Olimpiakos dhe Panathinaikos u pėrleshėn midis tyre nė prag tė njė ndeshje volejbolli femrash, ku gjeti vdekjen njė tifoz i Panathinaikosit). Dhe gazetari vazhdon me sinqeritetin e tij teksa thotė: "Dje shkruam se duhet tė ndėrhyjnė organet kompetente, por nuk ma merrte mendja se pėr "ēėshtjen Bushi" do tė ndėrhynte edhe zėvendėsprokurori i gjykatės sė lartė, Anastasios Kanelopulos, i cili kėrkoi ligjshmėrinė e qėndrimit tė Bushit, por edhe dėbimin nga vendi. Avash more djem,- vazhdon gazetari grek nė shkrimin e tij dhe shton: "Mund tė ishte i drejtė dėnimi nėse Bushi ofendonte simbolet tona, ose tė bėnte veprime tė papara nė dėm tė futbollit grek. Ose mė tej, tė dhunojė historinė greke, ose tė hedhė poshtė futbollin grek. Natyrisht, ai mund tė dėnohej pėr sjellje tė padenjė ndaj Panathinaikosit. Por ajo qė duhet vėnė dukje ėshtė ndjeshmėria jonė nė kėsi rastesh. Pėr shembull, Kastiljo (futbollist i Olimpiakosit) ka tė drejtė tė jetė edhe pak rrugaē, ndėrsa Bushi asnjėherė. Njėri ėshtė uruguajan e tjetri shqiptar. Veprimet e Bushit pas barazimit dhe tė gjitha ato qė u dukėn nė televizor, nė raste tė tjera, njė tjetėr "Bush" me fanellė tė jeshile (e ka fjalėn pėr ngjyrėn e Panathinaikosit), me tė kuqe (e ka fjalėn pėr ngjyrėn e Olimpiakosit) apo me tė verdhė (e ka fjalėn pėr ngjyrėn e AEK-ut), i kemi quajtur shpėrthim shpirtėror. Ato jo vetėm nuk janė dėnuar si nė rastin e futbollistit tė Apollonit, por janė quajtur si njė rast i gjallė i dashurisė sė lojtarit pėr fanellėn."
"Greqia, vendi qė i zmadhon shumė gjėrat"
Gazetari grek Andrea Dhimato, i cili i shkruan kėto radhė, vazhdon duke bėrė konkluzionet e tij pėr ato qė thotė: "E vėrteta ėshtė se Bushi ėshtė njė futbollist qė na shėrben plotėsisht, sepse i ka tė gjitha tė dhėnat: ai paska edhe sjelljen e padenjė, edhe ėshtė shqiptar dhe luan tek Apolloni dhe jo nė ndonjė skuadėr tjetėr tė madhe, qė ka shumė njerėz." Gazetari grek nuk harron t'u kujtojė bashkatdhetarėve tė tij tė gjitha ato qė ndodhėn tė dielėn nė futbollin dhe pastaj bėn pyetjen retorike: "A mos vallė edhe kėto na i bėri Bushi? Pėr sjelljet e tyre Rivaldo dhe Papadhopullos kėrcėnohen me dėnim mė tė madh nga Bushi. Dhe kjo sepse ndaj futbollistit shqiptar nuk ėshtė nxjerrė asnjė lloj kartoni. Megjithatė, - pėrfundon shkrimin e tij Dhimato, - problemi nuk ėshtė se Bushi duhet tė dėnohet si shembull pėr sjelljet e tij tė palejueshme. Problemi ėshtė ndjenja jonė ndaj kėtyre sjelljeve."
Nė tė njėjtėn linjė me kolegun e tij ėshtė edhe gazetari tjetėr grek, Dionisis Marinos, i cili duke u bazuar nė ato ēfarė po thuhen pėr "ēėshtjen Bushi", shkruan: "Si vend qė i zmadhon gjėrat, ne vėshtirė se mund tė gjejmė rrugėn e mesme, tė asaj qė quhet kulturė sportive. Pėrse kaq ashpėr nė rastin e lojtarit shqiptar? Kjo ėshtė pyetja qė ngre para opinionit publik gazetari Marinos dhe vazhdon: "Eshtė vėrtet e ēuditshme, qė njė veprim provokues brenda fushės sė lojės e bėn zėvendėsprokurorin tė dalė nė pėrfundim se lojtari shqiptar jeton nė mėnyrė tė paligjshme nė vendin tonė dhe mban pėrsipėr shenjėn e "terroristit" tė stadiumeve. Eshtė lidhja shqiptar provokim-Kallamaria, qė pėrbėn njė masė kaq shpėrthyese dhe njėkohėsisht kaq tė pafuqishme pėr mbrojtjen, por qė nuk ka lėnė pa mallėngjyer edhe gjykatėn e lartė. Ēdo njeri mund tė kujtojė ngjashmėri dhe sjellje edhe mė tė kėqija tė futbollistėve gjatė zhvillimit tė njė ndeshjeje. Shumė prej tyre jo vetėm qė nuk janė dėnuar, por janė bėrė tė pranueshme, madje janė cilėsur edhe si sjellje heroizmi.
Gjithsesi, ajo qė i ka ēuditur tė gjithė ka qenė ndėrhyrja e prokurorisė nė "ēėshtjen Bushi", ēka vėrehet se kjo gjė ndodh pėr herė tė parė. Dhe kjo pėr arsyen se futbollisti shqiptar nuk ka kryer asnjė element tė veprės penale. Eshtė pikėrisht kjo gjė, ėshtė pikėrisht kjo ndėrhyrje, qė i ka detyruar gazetarėt vendas tė jenė tė ashpėr. Madje nė kėtė rast, ata e hedhin vėshtrimin 10 vjet tė shkuara, kur Mandi Rasulis nė vitin 1997 kėndonte "Tungjatjeta zoti prokuror me Xhenin e bukur", i frymėzuar nga dashuria e tij tragjike e shėrbyesit tė drejtėsisė me transeksualin e njohur, nuk mund tė mendohet se 10 vjet mė vonė njė tjetėr prokuror do tė urdhėronte kontrollin, sepse njė futbollist nė njė stadium ka kryer disa veprime tė pahijshme. "Jo vetėm nė Greqi, por nė tė gjithė planetin tė provosh,- shkruan media vendase,- nėse shan, provokon apo edhe tė pėshtysh mund tė dėnohesh ose me karton tė kuq, ose me disa ndeshje dhe gjithmonė nga gjykata sportive. Dhe pėr tė gjitha kėto veprime nuk mund tė merret prokuroria. Thua se ato pėrbėjnė shkelje tė procedurės penale, njėsoj sikur Bushi vodhi apo vrau dikė. Po tė veprohet kėshtu, - shkruan shtypi grek, - pėr disa vjet burgjet do tė mbusheshin vetėm me futbollistė!?"
Ndėrkohė qė nė mbrojtje tė sulmuesit shqiptar janė hedhur edhe kolegėt e tij tė ekipit e nė veēanti trajneri Maqis Kacavaqis, i cili i ka quajtur tė tepėruara ato qė po ndodhin me futbollistin e tij.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 18 Prill 2007 18:33
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Maskaradė greke, 40 mijė euro gjobė Bushit
Mbrėmė, tė gjitha agjensitė e lajmeve dhe sajtet e mjeteve sportive nė internet, kanė publikuar masėn e dėnimit ndaj futbollistit shqiptar, Alban Bushi. Njė masė absurde, qė nuk ėshtė parė ndonjėherė nė sallat e futbollit e grek.
Njerėz, qė kanė marrė pjesė nė debatin pėr "Ēėshtjen Bushi" sepse lojtari shqiptar, nuk ka qenė i pranishėm nė sallėn e gjyqit, bėjnė tė ditur se ka qenė njė seancė tepėr e tensionuar. Ajo ka filluar dhe ka pėrfunduar e tillė. Kur ka parė se nė sallėn e gjyqit mungonte njėri prej gjyqtarėve kryesorė, zoti Karjani, sepse ishte i angazhuar nė gjykatėn e lartė, avokati qė mbronte ēėshtjen Bushi, zoti Kostas Barbas, kėrkoi qė ēėshta tė shtyhej, por nuk ishte i kėtij mendimi kryetari i trupit gjykues, Jorgos Purnas. Qė nė kėtė prezantim tė parė, u kuptua se palėt kishin mendime krejtėsisht tė kundėrta dhe nuk puqeshin asgjėkundi me njėri tjetrin. Sidoqoftė gjyqi vazhdoi. Avokati i Bushit, Kostas Barbas, qė nė fillim tė seancės u mundua tė sqarojė se nuk bėhet fjalė pėr shkelje tė rėndė nga klienti i tij. Ai i kujtoj drejtuesit tė seancės se ai qė ėshtė adapt pėr kėtė punė, pra gjyqtari i ndeshjes, nuk ka bėrė asnjė ndėshkim ndaj Bushit. Nė ndihmė tė avokatit ka dalė hapur edhe drejtori i i pėrgjithshėm i Apollon tė Kallamariasė, Kristos Gaēis, i cili theksoi: "Bisedova me Bushin gjatė kohės sė dėshmisė dhe unė jam nė gjėndje tė konstatoj, nėse njė futbollist thotė ose jo tė vėrtetėn. Dhe Bushin pohoi pikėrisht tė vėrtetėn". Pėrfqėsuesit e klubit kuqezi treguan se kapiteni i Panathinaikosit i tha Bushit "Alvanos" (shqiptar...) dhe pastaj e shau, por i menjėhershėm ishte reagimi i drejtuesit. Jorgos Purnas, i cili tha: "Fjalėt raciste i kemi bėrė marmalatė. Nuk janė racistė grekėt, janė kozmopolitė".
Eshtė vėrtetė pėr t'u ēuditur me gjyqtarin qė jeton me shijen e marmalatės. Ky lloj gjyqtari ka guxim dhe e thotė kėtė fjalė, kur pikėrisht nga racizmi i disa bashkatdhetarėve tė tij, kanė gjetur vdekjen dy tifozė tė pafajshėm shqiptar, dy djem tė rinj, qė nė kulmin e jetės sė tyre i janė gėzuar ndjenjave sportive. Nuk po zgjatem me raste tė tjera pėr t'i mbushur mėndjen kėtij lloj gjyqtari, qė nė seancėn ndaj Bushit, ka ardhur me njė vendim tė marrė mė parė, por duam t'i kujtojmė atij, qė nė kėtė dėnim ndėr mė tė rėndėt e futbollit grek, ai duhej tė kishte lexuar se ēfarė kishin shkruar gazetarėt e njohur tė vendit tė tij pėr "ēėshtjen Bushi". Ai, tė paktėn duhej tė kishte parė nė televizon se ēfarė mbresash ka lėnė futbollisti shqiptar te tifozė t e zjarrtė tė Apollon Kallamariasė, tė cilėt e kanė duartrokitur si idhull futbollistin shqiptar, pikėrisht njė javė mė vonė se ai luajti ndaj Panathinaikosit. Ai duhej tė lexonte gjithēka ēfarė ka shkruar shtypi i vendit tė tij pėr "ēėshtjen Bushi", sidomos kur ai u njoh me rastin e paprecedent tė ndėrhyrjes sė prokurorisė nė kėtė ēėshtje. Ky lloj gjyqtari, qė jo rastėsisht krahason racizmin me marmalatėn, qė mesa duket ėshtė gjėja mė e preferuar pėr tė, duhet tė kujtojė ato ēfarė shkruanin ditėt e fundit gazetat mė prestigjoze sportive greke pėr lojtarin shqiptar. Nėse ai nuk i lexon as gazetat, atėherė po i kujtojmė se ēfarė shkruajnė ato pėr futbollistin shqiptar. "Siē duket nga masat e paparashikuara qė mori sjellja e Bushit, duket se jemi tė gjithė kundėr dhe kėrkojmė zhdukjen e tij. Tė ulen tonet pėr ēėshtjen Bushi, ku qimja u bė tra". "Eshtė vėrtetė e ēuditshme, shkruan njė gazetė tjetėr, qė njė veprim provokues brenda fushės sė lojės e bėri zėvendėsprokurorin tė dalė nė pėrfundim se lojtari shqiptar jeton nė mėnyrė tė paligjshme nė vendin tonė dhe mban pėrsipėr shenjėn e "tromokratit" tė stadiumeve. Ēdo njeri mund tė kujtojė ngjashmėri dhe sjellja edhe mė tė kėqija tė lojtarėve gjatė njė ndeshjeje futbolli. Shumė prej tyre jo vetėm nuk janė dėnuar, por u bėnė tė pranueshėm dhe sjelljet e tyre u cilėsuan si sjellje heroizmi. Atėherė pėrse kaq ashpėrsi nė rastin e lojtarit shqiptar?"
Pikėrisht kėtu kėmbėnguli gjatė seancės gjyqėsore avokati i njohur grek, qė mbrojti "ēėshtjen Bushi". Ai solli prara trupit gjykues shembujt e shumtė qė kanė ndodhė nė futbollin grek. Ai solli shembullin e futbollistit tė Olimpiakosit, Kristian Karrembe, i cili goditi me shpullė njė kundėrshtar tė skuadrės sė tij. Avokati solli si dėshmi sjelljen e futbollistit tė tė AEK ut, Navas, qė me gjeste tė ndryshme fyeu tifozėt e Olimpaikosit. Avokati tregoj edhe shembullin e futbollistit me ngjyrė, King tė Jonikosit, kur kapi pėr fyti futbollistin e Olimpiakosit, Kastilios. Por tifozėt grekė mund tė kujtojnė se vite mė parė ka qarkulluar nė shtypin vendas edhe njė foto, ku duket qartė futbollisti i AEK-ut, Stelios Manos, tek kap pėr fyti kolegun e tij, Niniadhis. Teksa komentonte kėto fakte, ku ishin mė tė rėnda se rasti i Bushit dhe qė nuk u ndėshkuan aq rėndė, ai nuk duroi dhe bėrtiti, duke thėnė: "Eshtė krijuar njė klimė pėr tė "ngrėnė" shqiptarin". Mė pas, ai tregoi foto pikėrisht nga ndeshja Apollon Kallamaria Panathinaikos, ku shiheshin qartė futbollistė tė Panathinaikosit, si Leontiu, apo Gumas, qė tėrheqin Bushin dhe protestoi, duke thėnė : "Pėrse ato sot nuk janė thirrur tė dėshmojnė"?
Por trupi gjykues kishte ardhur me njė vendim tė marrė mė parė, i frymėzuar kushedi se nga kush, por edhe nga disa gazeta, qė nė vend qė tė shkruanin me objektivitet, bėnin thirrje: "Largojeni nga futbolli grek", "Ata kush do t'i arrestojė" etj.
Ky lloj trupi gjykues, siē thamė i pėrgjysmuar, nuk mori parasysh as mbrojtjen e avokatit, i cili tha se Bushi nuk e pėshtyu Papadhopullin, thjeshtė ai bėri sikur e kreu njė veprim tė tillė, sepse kapiteni i skuadrės kundėrshtare mori njė penallti tė padrejtė. Por, gjithēka ra nė vesh tė shurdhėr, madje nuk u pranua as kėrkesa e avokatit pėr ta parė sė bashku videon e ndeshjes dhe pastaj pėr tė gjykuar mė mirė. Ndėrkohė, qė Bushi njė ditė mė parė, nė njė intervistė tė gjatė pėr mediat vendase, kishte sqaruar me shumė sinqeritet gjithēka, duke thėnė: "Kėrkova falje pėr ato qė bėra, veē dua tė them se nuk kisha qėllim tė ul dinjitetin e tifozėve dhe as tė njerėzve tė Panathinaikosit. Gjithēka qė kam bėrė, e kam bėrė pėr ata 2 3 futbollistė, tė cilėt e dinė se kush janė dhe ēfarė kanė thėnė. Kur u dha penalltia nė favor tė Panathinaikosit, i thashė se pėrse simulove. I fola qetė dhe dhe nuk i thashė diēka tė keqe, por ai me nerva m'u pėrgjigj: "Pusho shqiptar...". Kam luajtur sivjet nė 24 25 ndeshje. Mund tė them se nė 19 prej tyre dėgjoj tė njėjtėn gjė. Vazhdimisht mė provokojnė duke mė thirrur "Alvane, alvane" (shqiptar, shqiptar. Stoperat qė mė mbulojnė, mbrojtėsit, por edhe portierėt, mė ngacmojnė gjithnjė. Veē unė nuk fola asnjėherė edhe pse kjo gjė bėhet vazhdimisht". Pastaj, pa pėrmendur emėr, "Loku" tregon edhe njė fakt tjetėr, qė ėshtė mė tronditės se tė parėt. "Dua tė them se ėshtė njė trajner, emrin e tė cilit nuk dua ta pėrmend, i cili i kėshillon lojtarėt e skuadrės sė tij, qė kur tė mė markojnė, tė mė provokojnė duke sharė. Kėtė ma kanė thenė vetė lojtarėt e tij. Le tė tė mė provokojnė nė mėnyrė tjetėr dhe jo nė kombėsinė time. Jemi nė vitin 2007 dhe kėto gjėra janė tė paparanueshme".
Mirėpo, kėshtu mendon Loku, por jo gjyqtari i seancės, i cilim dha edhe vendimin pėr dėnimin e futbollistit shqiptar. Kėshtu sipas tij Alban Bushi dėnohet me 3 ndeshje (Nuk luan nė 2 ndeshjet e fundit tė kėtij sezoni dhe 1 ndeshje tė sezonit tė ardhshėm). Ai u dėnua edhe me njė gjobė prej 40 mijė e 160 eurosh. Nga kėto 40 mijė u takon sharjeve qė ka bėrė futbollisti (shėnimi ynė askush nuk e din se ēfarė ka thėnė Bushi, sepse ai ka folur shqip) dhe 160 euro pėr pėshtyrjen e ndaj Papadhopullosit (njė veprim, shėnim i yni, qė nuk ėshtė kryer por qė ka mbetur nė tentativė). Ndėrkohė qė skuadra e Apollon tė Kallamariasė u dėnua me kėshillim. Futbollisti shqiptar ka tė drejtė ta ankimojė kėtė vendim nė njė gjykatė tė shkallės mė tė lartė.
Natyrisht, teksa je njohur me tėrė kėtė maskaradė gjyqėsore, nuk mund tė tė mos kujtohet njė shkrim i botuar ditėt e fundit nė gazetėn "Goal", ku shkruhet: "Vėrtetė tani e kuptuan papritur prokurorėt e gjykatės sė lartė se nė stadiume ka futbollistė qė bėjnė shenja me duar. Tani e zbuluan tė gjithė njerėzit e futbollit se ajo botė e vogėl nuk ėshtė e formuar nė mėnyrė engjėllore. Si pėrfundim tifozi i vdekur i Panathinaikosit nė episodet e Peanias, erdhi tė xhveshė krejtėsisht tė vetmin pėrgjegjės pėr tatėpjetėn e futbollit tonė dhe tė vetė shoqėrisė sonė..."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 28 Prill 2007 17:41
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|