Ēfarė do tė bėjė nė tė vėrtetė Majkėll Shumaker? Askush, aq mė shumė nė Gjermani, nuk pushon sė bėri kėtė pyetje. Sa mė shumė afrohet gara e parė e kėtij sezoni (tė dielėn e ardhshme mė 18 shkurt, Ēmimi i Madh i Australisė), aq mė shumė shtohet dhe interesi dhe kurioziteti i mediave dhe tifozėve. Megjithatė, Vili Veber, menaxheri i shtatė herė kampionit tė botės sė Formulės 1, i cili ka 19 vjet qė e shoqėron ngado, ka bėrė tė ditur se e ardhmja e "klientit" tė tij ėshtė diēka e paparashikuar mė parė. Nė tė vėrtetė, pozicioni i tij mė i pėrfolur pėr tė ardhmen ka qenė ai i drejtorit sportiv tė skuderisė Ferrari, megjithatė njė gjė tė tillė e hedh poshtė menaxheri i gjermanit. "Majkėlli nuk do tė bėhet asnjėherė drejtor sportiv!" Me sa duket, sipas Veberit, e ardhmja e Majkėll Shumakerit do tė jetė njė pozicion shumė mė i lartė se ai qė parashikohet. Ish shtatė herė kampioni i botės nė Formulėn 1 mund tė jetė pronari i njė skuderie, pra shefi i njė konstruktori makinash garash.
INTERVISTA: Nė njė intervistė pėr njė gazetė gjermane, menaxheri i Shumit, Vili Veber, duket se ka zbuluar njė pjesė tė sė ardhmes sė ish pilotit tė Ferrarit. Nė tė vėrtetė, ai nuk del asnjėherė pėrpara gazetarėve pa pasur njė arsye tė fortė apo pa paralajmėruar pėr diēka. Gjithmonė ai krijon njė skenar tė tijin, nėpėrmjet tė cilit pėrcjell njė mesazh. "Ndoshta njė ditė do tė shkojmė tek ai miliarderi i pijeve energjike dhe i blejmė skuadrėn e dytė," ka thėnė Veberi. Pas kėsaj deklarate, ēdo gjė ėshtė shumė e qartė dhe nuk duhet shumė informacion pėr ta deshifruar atė qė tha menaxheri i Majkėll Shumakerit. Ai duket qartė se i referohet njė miliarderi, i cili aktualisht ka dy skuderi dhe pėr mė shumė bėhet fjalė pėr njė miliarder pijesh energjike qė ėshtė Didi Mateshitz. Pronari i pijeve energjike "Red Bull" ėshtė futur me mjaft vrull nė kėtė sport dhe kėtė gjė e tregon fakti qė ai menaxhon dy skuderi tė Formulės 1. Nė fillim krijoi vetėm skuderinė Red Bull, duke blerė ish skuderinė Jaguar, e cila falimentoi, por kjo blerje u duk se nuk e kėnaqi. Pėr kėtė arsye vendosi tė blinte njė skuderi. Kėshtu bėri, krijoi skuderinė e dytė Toro Roso, ish skuderia Minardi. Nė kėtė skuderi ai ia shiti 50% tė aksioneve mikut tė tij dhe ish pilotit tė Ferrarit, Gerhard Berger. Makinat me qendėr nė Faenca, pėr tė paktėn dy vitet e ardhshme do tė pėrdorin motorėt Ferrari. "Majkėllit i lejohet njė gjė e tillė, ka shtuar Vili Veber. Nėse e bėn kėtė gjė, do t'i duhet tė marrė njė drejtues skuderie, njė rol tė cilin ai e bėn vetė shumė mirė. Pėr asnjė rast atij nuk i lejohet tė mos e marrė pėrsipėr njė gjė tė tillė dhe t'ia lėrė postin e drejtuesit tė skuderisė dikujt tjetėr. Gjithsesi, nga tė gjitha kėto nuk duhet tė besoni shumė, pasi ėshtė thjesht njė ide apo njė variant nė lidhje me tė ardhmen e Majkėll Shumakerit. Tė them tė vėrtetėn, unė e imagjinoj dhe dėshiroj qė Majkėlli tė blejė njė skuderi."
DETAJI: Deri kėtu ishin fjalėt e vetė menaxherit tė Majkėll Shumakerit, Vili Veber. Megjithatė, nėse dėgjohen me vėmendje, kuptohet se ka diēka shumė tė veēantė. Ēfarė do tė ketė pjesa tjetėr e Toro Rosos qė aktualisht e ka Gerhard Berger? Atėherė pse tė mos mendojmė se ky skenar ka brenda tij diēka tė vėrtetė dhe qė me sa duket ėshtė studiuar mjaft mirė? Ka shumė kohė qė flitet se gjermanėt po pėrpiqen tė futen nė Formulėn 1. Ndoshta ish piloti austriak, Bergeri, mund ta shesė gjysmėn e tij tė aksioneve tė skuderisė Toro Roso. Nuk duhet tė harrojmė se Nikolas Todt, djali i Zhan Todtit dhe menaxheri i pilotit brazilian, Felipe Masa, ka filluar tė shprehė interesin e tij pėr tė blerė njė skuadėr nė kampionatin GP2. Po sipas kėtyre zėrave qė vijnė nga Gjermania, Bergeri do tė vazhdojė tė qėndrojė nė Formulėn 1. Sigurisht do tė vazhdojė bashkėpunimin me mikun e tij Mateshitz, si drejtor nė skuderinė Red Bull. Hipoteza tėrheqėse ose ndoshta janė thjesht fantazi. Gjithsesi, Vili Veber thekson se Shumakeri, pėr momentin, po vazhdon tė shijojė jetėn e tij private. Oferta qė i ka ardhur si kėshilltar te Ferrari, mund tė konsiderohet disi stresuese. "Majkėlli ka qenė i pranishėm dy herė gjatė testimeve dimėrore, megjithatė nuk ka pasur asnjė ndikim nė programet e punės sė inxhinierėve tė Ferrarit. Gjithashtu nuk ekziston ndonjė linjė direkte nga shtėpia e tij pėr tė transferuar tė dhėnat te qendra e Ferrarit. Ata do tė punojnė pa Majkėllin. Kėshtu do tė vazhdojnė tė jenė."
Mungesa nė Melburn: Me siguri Majkėll Shumaker nuk do tė jetė nė Ēmimin e Madh tė Melburnit qė do tė zhvillohet javėn e ardhshme dhe do tė jetė gara e parė pėr kėtė sezon. "Atė garė do ta shohim nė televizor, thotė Veberi. Shpresoj qė tė paktėn ta ndjekė drejtpėrdrejt dhe jo tė ritransmetuar," pėrfundon menaxheri i Majkėll Shumakerit me shaka.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"













