Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
Shumakeri, i pari qė "bekon" Rosin 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumakeri, i pari qė "bekon" Rosin 
 
Valentino Rosi ka goditur nė shenjė me testimet e tij, qė ka zhvilluar nė Formula 1. Tė gjithė pilotėt e kėtij sporti kanė mbetur tė befasuar, pas rezultateve qė ka regjistruar kampioni i Botės nė garat me motora, gjatė testimeve nė Valencia.
Majkėll Shumaker ėshtė njė nga ata pilotė, tė cilėt kanė dhėnė mendimet e tyre pozitive pėr "Doktorin". "Ai ėshtė me tė vėrtetė njė talent. Nė Formulėn 1, mund t'ia dalė mbanė dhe besoj se nuk do tė ketė nevojė pėr kėshillat e mija", ka thėnė gjermani. Tė njėjtin mendim me sa duket, ka edhe ish kampioni i Formulės 1 nė vitin 1997 tė, Zhak Villnėv. "Tė tėrhiqet nga motoēiklizmi dhe tė vijė tė garojė me ne". Tė gjithėve do t'i pėlqente Valentino dhe kjo gjė, dukej edhe pėrpara se ai tė zhvillonte kėto testime nė Valencia. Kurioziteti i madh i tyre pėr tė, ėshtė shndėrruar nė njė pėlqim dhe mė pas, nė elozhe tė shumta. Prova e parė e vėrtetė e pilotit nga Tavulia, me sa duket ka qenė e mirėpritur nga tė gjithė pilotėt e Formulės 1. Padyshim qė "bekimi" i parė pėr tė, ka ardhur nga Majkėll Shumakeri, i cili vazhdimisht e ka patur njė mendim tė mirė. Megjithėse nė ditėn e parė tė provave qė u zhvilluan ditėn e parė, Rosi bėri njė gabim dhe doli jashtė piste, kėmbėngulja e tij ishte e madhe dhe rezultatet po pėrmirėsoheshin nga dita nė ditė. "Nuk ka asgjė tė ēuditshme, nė gabimin qė bėri ai ditėn e martė. Ishte njėsoj sikur i jepje makinės mbi akull, kur doli Rosi nė pistė", ka thėnė gjermani Majkėll Shumaker. Mė pas, ai ka shtuar: "Njė pilot vlerėsohet nga instiktet dhe me njė talent qė ka Rosi, nuk mė duket shumė e vėshtirė qė tė kalojė nga motoēiklizmi nė garat e Formulės 1. Mua mė duket se, do tė arrijė tė ecė pėrpara nė Formulėn 1. Diēka tė tillė mund ta bėjė edhe pa ndihmėn time". Pak a shumė, tė njėjtin mendim ka patur edhe kanadezi Zhak Villnėv, i cili menjėherė pas pėrfundimit tė testimeve ditėn e djeshme, ka deklaruar: "Kur kam marrė vesh kohėn qė kishte regjistruar, jam habitur me tė vėrtetė dhe kam thėnė, se duhet tė heqė dorė menjėherė nga motoēiklizmi dhe tė kalojė nė garat e Formulės 1. Eshtė e vėrtetė qė kishte njė motor V10 tė, qė e avantazhonte ndjeshėm, por duhet tė dini se diferenca midis dy tipeve tė motorėve, nuk ėshtė shumė e madhe. Gjėja mė e vėshtirė, nuk ėshtė qė t'i afrohesh kohėve qė regjistrojnė mė tė mirėn, por tė arrish tė eliminosh ato pak tė mijta qė mbeten pas. Unė jam i mendimit se ai do tė arrijė ta bėjė njė gjė tė tillė, sepse ėshtė njė pilot i mirė". Edhe Jarno Truli ka mbetur i befasuar nga aventura e re e Valentino Rosit. "Nuk ndikon aspak gabimi qė bėri ditėn e martė, por vazhdimėsia e njė niveli tė mirė. Pėr mua nuk ka asnjė problem, qė ai tė vijė nė Formulėn 1, pėr mė shumė gjithmonė mė ka pėlqyer". Ivan Kapeli, ish ferrarist dhe tashmė komentator i garave tė Formulės 1, e kishte cilėsuar si shumė tė rėndėsishėm kėtė testim pėr Rosin. "Ai ėshtė njė pilot i talentuar dhe kjo nuk diskutohet. Megjithatė nuk mund tė them se kohėt e Valentinos ishin tė mrekullueshme, pasi pėrdorte njė makinė me motor V10 tė. Por tė gjithė duhet tė kenė parasysh se, ka testuar nė njė pistė si Valencia, e cila cilėsohet si shumė teknike edhe nga pilotėt profesionistė tė Formulės 1. Me pak fjalė, dua tė them se me kėto testime, Rosi ka hapur njėrėn nga dyert qė tė ēojnė nė Formulėn 1". Ndėr pilotėt mė kritikė pėr kėtė ēėshtje ka qenė Rikardo Zonta, kolaudatori brazilian i Toyotės. "Kujdes me entuziaymin. Ai pilotonte njė makinė me njė motor, qė tė jep 3 sekonda avantazh. Padyshim, pėr tė ky ėshtė vetėm fillimi dhe kėtė rezultat duhet ta marrė si njė rezultat qė i jep besim dhe siguri, pėr tė vazhduar prova nė tė ardhmen. Gjithsesi mund tė them se, ėshtė tjetėr gjė t'i afrohesh kohėve tė pilotėve tė Formulės 1, dhe krejtėsisht tjetėr gjė t'i barazosh kėto kohė. Ato tė dhjetat qė duhen rikuperuar, janė vėrtetė pothuajse tė pamundura...".

Rosi: Te Ferrari ponohet seriozisht
Edhe vetė Valentino Rosi ka mbetur shumė i kėnaqur, pas testimeve qė zhvilloi kėto ditė nė Valencia me skuderinė Ferrari. "Gjithēka shkoi shumė mirė, ishte njė testim interesant. Nė pistė tė thatė isha shumė i shpejtė dhe mbi tė gjitha, arrita tė mėsoj disa gjėra interesante", ka thėnė vetė Kampioni i Botės nė fuqi, nė motoēiklizėm. Ai ka mbetur gjithashtu i befasuar, nga ambienti i skuderisė Ferrari. "Ambienti nė kėtė skuadėr ėshtė me tė vėrtetė shumė i mirė. Tė gjithė punojnė me seriozitet maksimal dhe ndihen mirė bashkė. Kėto janė faktorėt kryesorė nė njė skuadėr, qė tė ndihmojnė tė pėrmirėsosh nivelin", ka prėfunduar Valentino Rosi.

Alonso mė i shpejti, nė testimet e djeshme
Dita e dytė e testimeve nė Valencia ėshtė kushtėzuar shumė nga kushtet klimaterike. Pikėrisht dje, pilotėt kanė zbritur pėr tė testuar nė njė pistė tė lagur. Megjithėse kushtet ishin tė vėshtira, Fernando Alonso ka mundur tė regjistrojė kohėn mė tė shpejtė edhe pse nė xhiron e parė, pati njė problem tė vogėl teknik. Pas asaj tė ditės sė parė, Valentino Rosi doli edhe dje jashtė piste. Megjithatė, kampioni i botės nė fuqi nė motoēiklizėm, ka rifilluar testimet dhe ka mundur tė regjistrojė njė kohė, e cila e ka renditur nė mesin e renditjes. Vetė drejtuesit e Ferrarit, kanė dashur t'i kujtojnė tė gjithėve se makina F2004 r V10 tė, i jep mundėsinė Valentinos qė tė fitojė rreth 1 sekondė kundrejt rivalėve. Pėr t'u theksuar, nė ditėn e djeshme, ka qenėe dhe dalja nga pista e Jarno Trulit. Skuderia Williams ka patur njė problem teknik, qė e ka kushtėzuar Aleksandėr Vurzin tė ndėrpresė provat. Nė fund tė testimeve, Red Bull i i Devid Kulthardit ka ndėrruar motorin, pasi kishte plotėsuar kilometrat e parashikuara. Njė pjesė e madhe e skuderive, do tė vazhdojnė edhe sot testimet nė Valencia, pėr tė pėrfunduar njė pjesė tė madhe tė projekteve.

Montoja zėvendėson Raikonenin nė Valencia
Dje nė pistėn e Valencias ka shkuar edhe Huan Pablo Montoja, i cili ka zėvendėsuar Kimi Raikonenin. Finlandezi nuk ka mundur tė testojė pėr shkak tė njė ftohjeje, pasi kushtet klimaterike janė pėrmirėsuar disi, skuderia nga Uokingu, ka vazhduar tė testojė makinėn e saj tė re Mp4 21. Huan Pablo Montoja ka zhvilluar gjithsej 270 km, nė ditėn e tretė qė kaq pilotuar makinėn e re pėr vitin 2006 tė. Ai ka mundur tė renditet nė vendin e tretė, me kohėn 1'11"978.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumakeri, i pari qė "bekon" Rosin 
 
Formula 1 do tė pėrballė sėrish, Rosin me Biaxhin?

 Dukej e pamundur por mund tė bėhet realitet, Rosi dhe Biaxhi kundėr njėri tjetrit nė Formulėn 1. Kėtė gjė e ka bėrė tė ditur me sa duket, skuderia e re e kėtij sporti, Midland. Me tė piloti roman ka zhvilluar disa testime. "Maksi kėrkon tė provojė seriozisht me makinėn tonė dhe ne jemi tė gatshėm t'ia plotėsojmė kėtė gjė, ka thėnė menaxheri i skuadrės Kolin Kols. Sfida me Valentinon? Rivaliteti i tyre ėshtė me tė vėrtetė shumė interesant. Ndoshta do tė kenė mundėsi tė pėrballen edhe nė Formulėn 1 ndonjė tė premte pėrpara garės". Pra, duket se sfida ėshtė ngjallur. Pikėrisht nė momentin kur tė gjithė mendonin se Maks Biaxhi, ishte larguar pėrfundimisht nga skena dhe nuk cilėsohej mė si rival i Rosit, gjėrat janė pėrmbysur. Gjithsesi, kėtė herė romani do tė ketė edhe dy goma mė shumė, pėr tė mundur "Doktorin". Po, sepse pėrballja e tyre, do tė bėhet me makina tė Formulės 1. Pasi kanė zhvilluar testime private me skuderitė Ferrari dhe Midland, ata janė shprehur tė gatshėm, pėr t'u pėrballur me njė tjetėr sfidė. Nė tė vėrtetė, kėtė ide disi tė "ēmendur" e ka dhėnė skuderia ruse, e cila ėshtė krijuar mbi bazat e skuderisė Jordan. "Kam lexuar se Maksi kėrkon t'i japė disa leksione pilotimi, Valentino Rosit, ka thėnė menaxheri i pėrgjithshėm i Midlandit, Kolin Kols. Shumė mirė, tashmė ne do tė mundohemi t'ia bėjmė qejfin". Si? Janė fjalė qė me tė vėrtetė, arrin t'i kuptojė edhe njė i shurdhėr. "Ndoshta javėt e ardhshme mund tė krijojmė kėtė surprizė, vazhdon Kols. Rivaliteti midis tyre ėshtė shumė i madh dhe si rrjedhojė, ne mund t'u riorganizojmė atyre njė sfidė ndonjė tė premte pėrpara garės. Pėr momentin nuk kemi asnjė plan konkret, por do tė fillojmė ta mendojmė seriozisht, pėr tė bėrė diēka mė konkrete ditėt e ardhshme". Nė pritje tė kėsaj pėrballjeje tė mundshme, Maks Biaxhi do tė zhvillojė edhe njė seancė tjetėr provash me Midlandin. "E njohim prej disa vitesh, ka thėnė menaxheri i kėsaj skuderie. E dinim edhe se kishte shumė dėshirė tė provonte njė makinė tė Formulės 1, pėr kėtė arsye i dhamė mundėsinė tė zhvillonte disa testime. Pėr fatin e tij tė keq, gjėrat nuk shkuan sipas parashikimeve, pasi kushtet klimaterike nuk e lejuan atė, tė zhvillonte programin qė i kishim caktuar. Pėr kėtė arsye, kemi menduar t'i japim edhe njė shans tjetėr, duke e vėnė nė provė tė vėrtetė, ndoshta nė Sepang. Maksi do tė provojė makinėn, pėr t'u krahasuar me njė tjetėr pilot tė rangut tė tij. Ne jemi tė gatshėm pėr ta bėrė kėtė gjė", ka pėrfunduar Kols.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumakeri, i pari qė "bekon" Rosin 
 
Alonso: Nuk e kam parė Rosin nė Valencia

 Kampioni i Botės duket se ėshtė i vetmi, i cili nuk e ka parė Valentino Rosin tė testojė nė Valencia, me skuderinė Ferrari. Nė tė vėrtetė, kampioni i botės nė motoēiklizėm, ka zhvilluar pėr rreth tri ditė testimet me njė makinė Ferrari me motor V10 tė. Nė ditėt kur kohėt pėr xhiro nuk kishin shumė rėndėsi, "Doktori" ishte treguar i shpejtė, duke lėnė prapa edhe pilotė tė nivelit tė lartė si Huan Pablo Montoja apo Jarno Truli. "Ai duhet tė heqė dorė nga motoēiklizmi dhe tė na bashkohet ne", ka thėnė ish kampioni i botės sė Formulės 1 nė vitin 1997, Zhak Villnėv. Majkėll Shumaker ka pėrmendur gjithashtu nė deklaratat e tij ndaj gazetarėve spanjollė, emrin e Valentino Rosit, pėr paraqitjen e mirė qė bėri nė Valencia. "Ishte shumė e thjeshtė pėr mua, t'i mėsoja Valentinos punėn time", ka thėnė gjermani, pėr njė gazetė sportive franceze. Gjithashtu, ai ėshtė munduar ta mbulojė Valentinon pėr atė dalje nga pista pas 20 sekondash, nė ditėn e parė tė provave. "Ishte vėrtetė shumė e thjeshtė tė dilje jashtė nga pista, nė ato kushte qė zhvilluam testimet. Pėr tė, ishte njėsoj sikur pilotonte mbi akull". Nga ana e tij, Rosi ėshtė shprehur shumė i kėnaqur pėr kėto testime qė ka zhvilluar dhe ka premtuar se do tė jetė i gatshėm, t'i bėjė sėrish nė vitin 2006. Njė zėdhėnės pėr shtyp i skuderisė Ferrari ka deklaruar se, ende nuk dihet data kur Rosi do tė rikthehet nė testime. "Mė duhet tė testoj edhe motorin tim. Ashtu si Ferrari, kam edhe unė njė kampionat pėr tė pėrgatitur", ka bėrė tė ditur Valentino Rosi. Ndėrsa kampioni i botės nė fuqi, nė Formulėn 1, Fernando Alonso ka bėrė tė ditur se nuk e ka parė Rosin tė testonte. "Tė them tė drejtėn, nuk e kam parė Valentinon",- ka thėnė piloti i skuderisė Renault, Fernando Alonso.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumakeri, i pari qė "bekon" Rosin 
 
Me hyrjen e Rossit ne F1 une me ate do behem  Mr. Green
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!