Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Shumakeri, "kanibali" i dikurshėm i Formulės 1 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumakeri, "kanibali" i dikurshėm i Formulės 1 
 
Nė testimet e fundit, ish kampioni i botės ka treguar se ka ende dėshirė pėr t'u rikthyer nė krye dhe tė rifitojė kurorėn

Image

 Me njė sy nga qielli dhe me tjetrin te skuadra, "kanibali" kėrkon tė rikthehet sa mė shpejt. "Objektivi ynė i vetėm ėshtė titulli kampion. Do tė jetė njė kampionat i vėshtirė, pėr kėtė arsye do tė jetė shumė e rėndėsishme qė tė mos humbasim shumė pikė nė garat e para," ka thėnė Majkėll Shumaker, i cili vetėm pėrpara disa kohėsh ėshtė "sulmuar" nga vėllai i tij i vogėl, Ralfi. Sipas kėtij tė fundit, Majkėlli nuk do tė arrijė tė fitojė titullin kampion nė kėtė sezon, pasi edhe skuadra e tij nuk duket shumė kompetitive. Themi qė Shumakeri tė mbajė sytė nga qielli jo nė kuptimin e lutjes, por nė atė tė kushteve meteorologjike. Pikėrisht pėr kėtė arsye ai nuk ka marrė pjesė edhe nė testimet e ditėve tė fundit qė ka zhvilluar skuderia Ferrari. Nė vend tė tij, nė pistė ka zbritur kolaudatori Luka Badoer. Megjithatė, edhe ky i fundit nuk ka mundur tė plotėsojė tė gjithė programin, pasi ka zhvilluar vetėm 17 xhiro. "Ka qenė njė ditė e shkuar dėm," kanė thėnė zyrtarėt e skuderisė Ferrari. Megjithatė, humori i pilotėve tė kėsaj skuadre vazhdon tė jetė i mirė. Felipe Masa ka deklaruar ditėt e fundit se nuk e ndien aspak presionin e Valentino Rosit dhe si rrjedhojė vazhdon tė punojė i qetė. "Mund tė them se programet tona po shkojnė shumė mirė, ndryshe nga viti i kaluar, ku u kuptua qė nė fillim se nuk kishim ritmin e rivalėve. Nė kėtė sezon duket se do tė kemi njė makinė tė mirė. Megjithatė, ne do tė vazhdojmė tė punojmė pėr tė mbyllur edhe kėtė program qė kemi. Kanė mbetur ende edhe 10 ditė nga gara e parė e Bahreinit." Tė shohim nėse gjėrat janė me tė vėrtetė kėshtu siē i tregon "kanibali", i cili duket qartė se pret me padurim qė tė rikthehet nė krye tė kampionatit. Megjithatė, sido qė tė jetė, duket se nė skuderinė Ferrari tė gjithė po punojnė pėr tė mos pėrsėritur sezonin e kaluar.
Tė tjerėt thonė atė qė mendojnė dhe presin qė ai tė largohet, por nė tė vėrtetė Majkėll Shumaker vazhdon tė ketė atė dėshirė tė madhe pėr tė fituar. "Objektivi ynė pa dyshim ėshtė titulli kampion. Tė gjithė nė skuadrėn tonė kanė punuar shumė pėr t'u rikthyer aty ku ishim. Kemi nė dispozicion njė makinė kompetitive. Kėtė gjė e kanė treguar programet e ditėve tė fundit, tė cilat kanė pėrfunduar pa ndonjė problem. Makina ka dhėnė rezultate tė mira si nga pikėpamja e shpejtėsisė, ashtu edhe nga ajo e besueshmėrisė. Ndoshta nė Bahrein duhej tė kishim zhvilluar mė shumė testime, por me aq sa qėndruam, krijuam njė ide mė tė qartė pėr gomat qė do tė pėrdorim. Edhe testimet e fundit nė Muxhelo na kanė dhėnė mundėsinė qė tė ecim pėrpara," ka shtuar Majkėll Shumaker. Nė fund tė deklaratave tė tij, shtatė herė kampioni i botės ka bėrė edhe njė parashikim pėr sezonin e ardhshėm. "Deri tani mund tė them se Renault ja ėshtė makina, e cila mė ka befasuar mė shumė, por kėtu nuk dua tė them se janė mė pak tė rrezikshėm McLaren i apo Honda," ka pėrfunduar piloti gjerman i Ferrarit, Majkėll Shumaker.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Shumakeri, "kanibali" I Dikurshėm I Formulės 1 
 
maikell shumaker ka qene dhe do te mbetet i madh
 



Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!