Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 2
Shko tek faqja 1, 2  Tjetėr
Australian Grand Prix 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Australian Grand Prix 
 
SAUBER: Kimi Raikonen nėn drejtimin e makinės Sauber, nė Ēmimin e Madh tė Australisė tė vitit 2001, atėherė kur debutoi nė Formulėn 1, arriti tė marrė menjėherė pikė, u rendit i gjashti.

MCLAREN: Kimi feston fitoren e tij tė parė nė Formulėn 1. Finlandezi nė sezonin e tij tė dytė me skuderinė anglo gjermane, fiton Ēmimin e Madh tė Malajzisė tė vitit 2003, kur ishte 23 vjeē e 157 ditė.

FERRARI: Raikoneni nėn pilotimin e makinės sė re Ferrari F2007. Finlandezi 27 vjeēar ka kaluar nė kėtė sezon te skuderia nga "Maranelo", pėr tė zėvendėsuar ish kampionin Majkėll Shumaker.

McLaren BMW: Ferrari ėshtė pretendent

Rivalėt mė tė fortė pėr skuderinė Ferrari mendohet pėr momentin tė jenė dy skuderi, McLaren Mercedes dhe BMW Sauber. Drejtuesit e kėtyre skuadrave kanė bėrė tė ditur vetėm pak ditė pėrpara garės sė Melburnit, qė do tė zhvillohet ditėn e diel nė mėngjes, supremacinė e skuderisė nga Maranelo. "Pėr shumė nga ne do tė ishte njė surprizė nėse Ferrari nuk do tė arrinte tė fitonte Ēmimin e Madh tė Australisė," ka thėnė shefi i inxhinierisė sė skuderisė McLaren Mercedes, Norbert Hag, pėr njė gazetė sportive gjermane. Pa dyshim qė ky pėrfundim i tij vjen pas rezultateve tė testimeve dimėrore, ku Felipe Masa dhe Kimi Raikonen kishin njė avantazh tė madh me makinėn e tyre F2007, nė krahasim me pilotėt e tjerė. Edhe piloti gjerman i skuderisė BMW, Nik Haidfeld, ėshtė dakord me kėtė konstatim pėr skuderinė Ferrari. "Ata i kanė dominuar pothuajse tė gjitha testimet dimėrore qė kemi zhvilluar, duke pėrfshirė kėtu edhe ato tė Bahreinit nė pistėn e Sakhirit. Edhe nė pėrfundim tė sezonit tė kaluar nuk duhet tė harrojmė se makina e tyre ishte shumė e mirė," ka deklaruar piloti gjerman 29 vjeēar. "Pa dyshim qė ata i njohin gomat Bridgestone mė mirė se tė gjitha skuderitė e tjera, ka thėnė Haidfeldi, i cili menjėherė pas Ferrarit rendit si pretendente kryesore skuderinė McLaren Mercedes, tė paktėn pėr garėn e Melburnit. Edhe ata janė superiorė ndaj skuderive tė tjera, ose mė mirė tė themi se kjo skuderi i afrohet mė shumė Ferrarit. Pa dyshim qė edhe ne jemi nė grupin e pretendentėve sė bashku me skuderinė Renault."

Braun: Masa? Shumė shpejt njė yll i F1 shit

Ish drejtori teknik i Ferrarit dhe i Majkėll Shumakerit, Ros Braun, mendon se zėvendėsimi i gjermanit me Kimi Raikonen ishte njė vendim i duhur pėr kėtė sezon. Sipas britanikut, i cili ka punuar pėr njė dekadė me skuderinė Ferrari, mes dy zgjedhjeve, Kimi Raikonen dhe Fernando Alonso, ishte mė mirė tė zgjidhej Raikoneni, sepse sipas tij finlandezi kishte karakteristikat e duhura pėr t'u pėrshtatur me makinėn Ferrari. "Nė kėtė periudhė ishin vetėm dy pilotė, tė cilėt kishin mundėsi pėr tė zėvendėsuar Majkėll Shumakerin, Kimi Raikonen dhe Fernando Alonso. Ne menduam se skuadra ishte shumė e fortė nga tė gjitha kėndvėshtrimet, pėr kėtė arsye na duhej njė pilot i shpejtė. Nuk duhet tė harroni se Zhan Todt ka njė tė kaluar pozitive me pilotėt nga Skandinavia, nė kohėn kur ishte protagonist i garave "Rally". Pa dyshim qė ai vendosi tė merrte Raikonenin dhe e vlerėsoi si zgjedhjen mė tė mirė. Gjithsesi, nuk mendoj se ka shumė dallime midis kėtyre dy pilotėve. Alonso ka fituar dy tituj kampion dhe ka treguar se ēfarė mund tė bėjė. Duke u nisur nga ky fakt, nuk mund tė themi se Kimi ėshtė piloti mė i dobėt se ai." Pėr sa i pėrket pilotit kryesor tė skuderisė Ferrari, mes Felipe Masės dhe Kimi Raikonen, Brauni ka njė mendim tė ndryshėm personal. Edhe pse nė sezonin e kaluar braziliani shpesh renditej prapa Shumakerit, nė fund ai arriti tė fitonte dhe ndonjėherė tė vinte nėn presion Majkėllin. Gjithsesi, mund tė them se Masa ėshtė njė pilot me shumė potencial dhe pa dyshim qė mund tė bėhet njė ndėr yjet e Formulės 1. Masa u pėrmirėsua me tė vėrtetė shumė nė gjysmėn e dytė tė sezonit tė kaluar, jam i sigurt se nė tė ardhmen do tė jetė dikush," ka pėrfunduar Ros Braun deklaratėn e tij qė ka dhėnė pėr BBC nė, vetėm pak muaj pasi ka hequr dorė nga drejtimi i sektorit teknik tė skuderisė Ferrari.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Alonso: Australia? Tė pėrfundojmė garėn 
 
Kampioni i botės nė fuqi, Fernando Alonso, ka pranuar se nė kėtė fundjavė tė Ēmimit tė Madh tė Australisė, nuk ka asnjė parashikim pėr tė bėrė. Spanjolli 25-vjeēar, i cili nė kėtė sezon do tė garojė me skuderinė McLaren, pas dy sezoneve me skuderinė Renault, ku u shpall dhe kampion bote, ka qenė ndėr protagonistėt e testimeve dimėrore. Megjithatė, ai sė bashku me makinėn e tij McLaren Mercedes shpeshherė ėshtė renditur menjėherė prapa makinave Ferrari. Kėshtu ka ndodhur edhe nė simulimin e garės qė u zhvillua nė provat e Bahreinit. "Gara e parė gjithmonė shkon ndryshe nga ē'parashikohet. Gjithēka mund tė ndodhė nė Australi. Shpeshherė kemi parė rezultate surprizė nė kėtė pistė, qė do tė thotė se nuk mund tė bėhen parashikime. Na duhet vetėm tė jemi tė qetė dhe tė bėjmė njė punė tė mirė pėr tė zėnė njė vend nė zonėn e pikėve," ka deklaruar Fernando Alonso.
Dy herė kampioni i botės asnjėherė nuk ka fituar nė Albert Park nė Ēmimin e Madh tė Australisė. Pėr kėtė fakt ai ka thėnė gjithmonė se Melburni nuk ėshtė nė listėn e pistave tė tij tė preferuara. Duke u nisur nga kjo gjė, ai tregohet modest pėr veten e tij pėr sa i pėrket kėsaj gare dhe shpreson tė zėrė njė vend nė zonėn e pikėve. "E kemi pėrmirėsuar ndjeshėm makinėn dhe kėtė gjė do ta tregojmė atje. Ka ardhur momenti qė tė gjithė tė dalim nė pistėn e Melburnit dhe tė tregojmė se kush ėshtė mė i shpejti dhe se kush ėshtė nė gjendje mė tė mirė. Objektivi im kryesor pėr kėtė garė ėshtė ta pėrfundoj atė. Pa dyshim qė gara e Australisė ndikon shumė," ka pėrfunduar Fernando Alonso. Nė kėtė sezon, spanjolli i skuderisė McLaren do tė jetė i vetmi pilot nė vijėn e nisjes qė ka fituar titull kampion. Pėrkrah tij te skuderia nga Uokingu do tė jetė debutuesi Ljuis Hamilton.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Ferrari pretendent, lindur kėshtu... 
 
Ferrari ka pėrfunduar testimet dimėrore si pretendenti kryesor, edhe pse gara ndryshon shumė nga provat. Tashmė pritet shumė nga Raikoneni dhe Masa, pasi makina e re F2007 ka lindur me bazat e makinės sė sezonit tė kaluar, pra makinės 248F1, e cila dominoi bindshėm nė pjesėn e dytė tė sezonit tė kaluar. Edhe pse Ros Braun dy ditė mė parė tha se Ferrari do ta vuajė disi mungesėn e Shumit dhe do tė ketė probleme me orientimin. Megjithatė, ai shtoi gjithashtu se Raikoneni ishte piloti ideal pėr tė zėvendėsuar Majkėll Shumakerin.
Pėrmirėsimi gradual: Nė prezantimin e makinės sė re F2007 nė mesin e muajit janar, pa dyshim qė ka qenė i pranishėm "kumbari" i saj Aldo Kosta, i cili tha se do tė ishte pikėrisht ajo makinė qė do ta fillonte sezonin pa modifikime tė mėdha. Por nė tė vėrtetė pėr asnjė ditė nuk ėshtė ndėrprerė puna nė galerinė e erės. Si rezultat i kėsaj pune, Ferrari ka provuar vetėm nė testimet e Bahreinit konfigurimin pėrfundimtar aerodinamik, i cili nė krahasim me paraardhėsen ėshtė i modifikuar nė tė gjitha pjesėt. Gjithsesi, nuk bėhet fjalė pėr ndonjė revolucion nė tė gjithė sektorėt. Pra do tė jetė njė metodologji e njėjtė pune si nė sezonin e kaluar, kur e filluan kampionatin disi prapa skuderisė Renault, e cila ishte pretendente pėr titullin kampion. Pėrveē ndryshimeve qė bien nė sy nga pamja e jashtme, duhen pėrmendur edhe elementėt e rinj nė pjesėt mekanike. Pa dyshim qė kėtu duhet pėrmendur ndryshimi i ri i kambios, e cila tashmė funksionon nė njė mėnyrė tė plotė. Pra nė shpejtėsi tė mėdha, kjo lloj kambioje ka avantazhin e ndryshimit mė tė shpejtė tė marsheve. Nė kėtė pamje tė mėsipėrme janė dhėnė disa nga detajet qė mund tė duken nė pamje tė parė. Kėto modifikime, tė cilat me sy tė lirė duken tė vogla, nuk duhen nėnvleftėsuar aspak, sepse nė kompleks ndihmojnė nė pėrmirėsimin e aerodinamikės sė F2007 s.
Pjesa pėrpara: Versioni i parė i "hundės sė makinės" (nė foto ėshtė djathtas), ėshtė vėnė re gjatė testimeve nė Barcelonė. Janė disa devijues tė rinj, tė cilėt kanė harkime tė ndryshme nė lartėsi tė ndryshme, nė krahasim me devijuesit kryesorė. Nė Bahrein erdhi gjenerata e re e "hundės" sė Ferrarit, ku kishte edhe njė vend tė integruar pėr kamerėn. Modifikimet e bėra e shpėrndajnė mė mirė ajrin drejt pjesės qendrore tė makinės. Nė testimet e dyta, po nė pistėn e Bahreinit, konfigurimi aerodinamik u kompletua me disa devijues tė tjerė ajri, tė cilėt ndodhen pak mė sipėr se pjesa e hundės sė makinės. Ka devijues tė tjerė mė pas nė mes tė "hundės" dhe gomave pėrpara, ato janė disi mė tė rrumbullakosura dhe qė garantojnė kalimin e ajrit nė pjesėn e poshtme ku kalon mė pak. Menjėherė pas tyre janė dy krahė tė tjerė mė pranė kanaleve, ku kalon ajri pėr ftohjen e motorit, kėto krahė drejtojnė mė shumė ajrin drejt kėtyre kanaleve.
Aerodinamika e pasme: Edhe pjesa e pasme, duke filluar nga kofano e motorit, ka pėsuar ndryshime. Ajo ėshtė mė e ulėt, por nė fund vjen disi me hark pėr tė amortizuar fluksin e jarit qė kalon prapa. Shumė kujdes i ėshtė kushtuar edhe anės termike nė pjesėn e pasme. Eshtė bėrė kujdes nė devijuesit nė pjesėn e marmitave, ku dalin gazrat e nxehtė, pasi nuk duhet tė bashkohen me fluksin e ajrit tė ftohtė, pėr shkak se sjell probleme nė aerodinamikėn nė kompleks. Njė tjetėr ndryshim i ri nė pjesėn e bishtit tė pasėm janė dy elementė vertikalė, tė cilėt lidhin dy fletėt e bishtit tė pasėm dhe profilin qendror ku ato janė tė fiksuara.

Eshtė bėrė njė krahasim midis Ferrarit F2007 qė u prezantua nė janar dhe atij qė mori pjesė nė testime, duke pėrfshirė kėtu edhe provat e fundit qė u zhvilluan nė Bahrein.
1. Njė krah i ri mė i harkuar.
2. Telekamera me funksion aerodinamik.
3. Devijues tė rinj ajri pėr tė shpėradarė fluksin e ajrit edhe nė pjesėn e poshtme tė makinės.
4. Shtohen krahėt aerodinamikė pėr tė drejtuar ajrin drej vrimave ftohėse.
5. Eshtė hequr njė devijues i vogėl ajri nė krahun e djathtė.
6. Eshtė shtuar njė krah i vogėl pėrpara marmitave.
7. Marmitat janė spostuar disi dhe kanė njė pozicion asimetrik.
8. Kofano e motorit ėshtė ndryshuar sėrish dhe nė pjesėn e fundit vjen disi me hark.
9. Njė kanal tjetėr pėr drejtimin e ajrit qė del nga marmitat.
10. Modifikime nė disa pjesė tė vogla tė karrocerisė sė pasme tė makinės.
11. Bisht i ri i pasėm me dy elementė tė rinj qė janė vendosur pėr ta pėrforcuar.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kimi ka probleme apo dinakėri 
 
Dyshimet mė tė mėdha nė prag tė kampionatit botėror tė Formulės 1, janė padyshim nė lidhje me Kimi Raikonen. Nė bokset e kėtij sporti tė gjithė pranojnė njėherėsh se ėshtė Ferrari makina pėr t'u mundur pėr nė kėtė sezon, qė do tė fillojė kėtė tė diel me garėn e Melburnit. Nė njė pėrfundim tė tillė ėshtė arritur nė bazė tė paraqitjes sė skuderisė nga Maranelo gjatė testimeve dimėrore. Por kur i vjen radha emrit tė pilotit qė do tė udhėheqė kėtė skuderi, pa dyshim qė pėr momentin pėrdoret ai i Felipe Masės. Ai gjatė gjithė kėtyre provave ėshtė paraqitur mė mirė se shoku i tij i ri i skuadrės. Pėr tė gjithė kjo ishte njė surprizė, pasi mendohej se Kimi Raikonen do tė ishte piloti kryesor i Ferrarit dhe pa dyshim rivali mė i madh i Fenando Alonsos. Vlen pėr t'u pėrmendur kėtu se finlandezi ka kaluar te "kokėkuqja" si pasardhėsi i Majkėll Shumakerit.
Nė dukje: "Unė mendoj se Kimi dhe Felipe i kanė shanset e barabarta pėr tė qenė numri 1 brenda skuderisė Ferrari. Duke u nisur nga kjo, mund tė them se nuk jam aspak i befasuar, sepse Masa ėshtė pėrmirėsuar shumė gjatė sezonit 2006 dhe gjatė testimeve dimėrore pėr pėrgatitjen e makinės pėr sezonin 2007," thotė Fernando Alonso. Po pse Kimi Raikonen gjatė testimeve dimėrore nuk ishte nė gjendje tė mundte shokun e tij tė skuadrės? Janė dy pėrgjigje pėr kėtė pyetje.
Zgjedhja: E para ėshtė se finlandezi mund tė jetė fshehur qėllimisht, duke parė potencialin qė ka makina e re e Ferrarit, F2007. Nėpėrmjet radiove tė bokseve kuptohet se Kimi nuk ėshtė aspak i kėnaqur nga mėnyra qė kanė zgjedhur drejtuesit e Ferrarit pėr t'i lėnė tė gjithė entuziazmin Masės dhe pėr ta ēuar atė drejt limiteve. Kjo paraqitje e tillė e brazilianit pa dyshim qė ka dhėnė alarmin te skuderia McLaren dhe Renault. Kjo hipotezė ngrihet menjėherė pas asaj qė la tė nėnkuptohet deklarata e Kimi Raikonenit menjėherė pas testimeve tė fundit qė u zhvilluan nė Bahrein dhe ku shoku i tij i skuadrės ishte disi i shkėputur nė krye. "Tė presim garėn e parė dhe tė shohim se ēfarė do tė ndodhė. Besoj se ėshtė gjendja ideale pėr tė parė njė pėrballje..." tha finlandezi i Ferrarit.
Ambientimi: Por ekziston gjithashtu dyshimi se Kimi Raikonen ėshtė duke kaluar kėtė periudhė ambientimi me Ferrarin. Finlandezit, pėrveē makinės sė re, iu desh tė mėsohet edhe me gomat Bridgestone, tė cilat i kishte pėrdorur dikur kur garonte me Sauber in. Gjithashtu i duhej tė ambientohej edhe me mėnyrėn e ndryshme tė punės nė krahasim me ish skuderinė e tij McLaren. Nuk duhet tė harrojmė kėtu se edhe komandat qė kanė nė timon kėto dy makina, janė tė ndryshme.
Avantazhi: Fakti qė nuk ka arritur tė provojė njė makinė Ferrari deri nė janar tė kėtij viti, ndėrkohė qė Masa punonte me makinėn e sezonit tė kaluar 248F1 tė modifikuar, mund tė sjellė njė avantazh jo tė vogėl pėr brazilianin nė garat e para. Nga ky kėndvėshtrim duket se Masa ka njė avantazh tė dukshėm. Falė dy fitoreve nė 2006 n, ai ka rikuperuar shumė nė eksperiencė. Nė pėrgjithėsi ai ėshtė krejtėsisht e kundėrta e shokut tė tij tė skuadrės edhe nga kėndvėshtrimi i komunikimit.
Bilanci: Nė njė kohė kur Masa flet qartė pėr njė fitore nė Melburn, shoku i tij i skuadrės fshihet pas shprehjes: "Tė presim dhe tė shohim. Jam i kėnaqur nga makina dhe mund tė them se ėshtė edhe e shpejtė. Sigurisht, kjo makinė ėshtė mė e mirė kur zhvillohen simulime gare, ndėrsa pėr simulime provash nuk mund tė them asgjė, pasi nuk e kam provuar. Kėtė gjė do ta zbulojmė nė Australi. Gjithsesi, jam i kėnaqur nga mėnyra se si po shkojnė gjėrat."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Alonso: Ferrari ėshtė i pathyeshėm 
 
Flokėt e shkurtra, mjekra e rrojtur, njė bluzė tė bardhė me portokalli si ngjyrat e sponsorit sė bashku me njė palė pantallona tė shkurtra, ka qenė imazhi i Fernando Alonsos, i cili ėshtė paraqitur dje nė bokset e Arbet Parkut. Spanjolli ka qėndruar mjaft pranė inxhinierit tė tij tė garės, Mark Slajd, dhe Stiv Hallam, pėrgjegjėsit tė makinės anglo gjermane qė nga koha kur garonte Mika Hakinen. Do tė jenė kėta dy personat kryesorė, tė cilėt do tė mbėshtesin Fernando Alonson nė bokset nė tė gjitha garat, duke mbajtur kontaktet me radion. Mė pas, kampioni i botės sė bashku me disa inxhinierė dhe teknikė tė tjerė tė McLaren it kanė bėrė njė shėtitje nė kėmbė nė tė gjithė pistėn, e cila ėshtė e gjatė 5.300 metra. Nė kėtė mėnyrė, tė gjithė kanė dhėnė mendimet e tyre nė lidhje me pjesė tė ndryshme tė kėsaj piste, e cila do tė hapė sezonin 2007.
Tashmė qė ėshtė larguar nga ky sport Majkėll Shumaker, Fernando Alonso mbetet i vetmi kampion bote qė merr pjesė nė kampionatin botėror tė Formulės 1. Ka fituar 2 tituj kampionė, ka fituar 14 nga 35 garat e zhvilluara, shifra kėto qė ia pėrmbushin imazhin dhe e bėjnė njeriun pėr t'u mundur. Ndoshta ėshtė njė pasardhės i Majkėll Shumakerit, spanjolli me sa duket po ndjek gjurmėt e gjermanit dhe kjo falė rrjedhės sė karrierės sė tij. Ka fituar dy tituj kampionė me Flavio Briatoren, ashtu siē kishte bėrė mė parė edhe Shumakeri. Pėr mė shumė ai ka vendosur tė ndėrmarrė njė sfidė tė re, pra tė bėjė tė njėjtėn gjė si gjermani, tė ngrejė emrin e njė skuadre tė madhe. Dikur Majkėlli ngriti Ferrarin, ndėrsa spanjolli kėrkon tė ngrejė McLaren in.
Alonso, tė gjithė pyesin nėse ju mund tė pėrmirėsoni atė qė bėri Shumi. Atij iu deshėn 5 vite pėr tė rikthyer titullin kampion te Ferrari, por ju...?
Objektivi im kryesor padyshim ėshtė qė tė sjell titullin kampion nė kėtė skuderi qė nė kėtė sezon, mė pas arritja e kėsaj gjėje ka tė bėjė me shumė faktorė, tė cilėt pėr momentin nuk mund tė parashikohen. Di qė kam shumė mundėsi t'ia dal mbanė, e them kėtė duke u nisur nga eksperiencat e mia nė vitet e fundit.
Ju gjatė testimeve dimėrore shpeshherė keni kritikuar duke thėnė se duhej tė punohej akoma mė shumė pėr tė pasur njė makinė qė mund tė fitojė.
E konfirmoj kėtė gjė. Kemi disa sektorė tė makinės, tė cilėt duhet t'i pėrmirėsojmė. Gjithsesi, unė jam optimist, pasi nė ēdo testim qė kemi zhvilluar, kemi pėrdorur diēka tė re dhe makina ėshtė pėrmirėsuar.
Sipas jush, testimet kanė rezultuar pozitive pėr ju?
Po, kemi zhvilluar mė shumė se 13 mijė kilometra, edhe pse makina e re MP4/22 ka qenė kompetitive qė nė fillim.
Ēfarė mendoni pėr kėtė garė tė parė?
Kam shumė besim dhe jam optimist. Mendoj se do tė arrijmė njė rezultat tė mirė.
Ēfarė rezultati?
E vėshtirė pėr tė bėrė njė parashikim tė saktė. Nė garėn e parė tė sezonit gjithmonė ka pasur surpriza. Ne duhet tė qėndrojmė tė qetė dhe tė bėjmė detyrėn tonė. Duket e ēuditshme qė them kėshtu, por nė garėn e parė kanė shumė rėndėsi pikėt. Tė gjitha skuadrat, kush mė pak e kush mė shumė, kanė dyshime nė lidhje me besueshmėrinė.
Si kanė qenė rezultatet e testimeve?
Pėr momentin Ferrari ėshtė nė krye tė tė gjithėve, pasi e ndihmon njohja e gomave Bridgestone. Besoj se tė paktėn nė garat e para do tė jetė e vėshtirė ta mundim. Na duhet tė zhvillojmė gara nė mbrojtje, nėse do tė zinim ndonjė vend nė podium, do tė ishte rezultat i mirė. Megjithatė, jam i sigurt se me kalimin nė garat e Europės, do tė jemi nė gjendje tė rikuperojmė.
Si ndiheni te McLareni?
Si nė shtėpi. E pranoj se qė nė fillim ndihesha disi nervoz, sepse nuk e dija se si do tė ishte kėtu. Nė tė vėrtetė, ambienti ėshtė shumė mikpritės. Dua tė njoh tė gjithė pjesėtarėt e kėsaj skuadre deri nė fund tė sezonit.
Nė kėtė sezon do tė keni njė shok skuadre debutues, Ljuis Hamilton, keni ndonjė sugjerim pėr tė?
I them tė mos nxitohet nė kalimin e shkallėve. Megjithėse as unė nuk e pėrjashtoj faktin qė mund tė mėsoj shumė nga ai.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Australian Grand Prix 
 
Image



1                       Kimi Räikkönen        Ferrari         58         1:25:28.770    1        10
                                                
2                  Fernando Alonso     McLaren-Mercedes         58         +7.2 secs    2        8
                                                
3                  Lewis Hamilton     McLaren-Mercedes         58         +18.5 secs    4        6
                                                
4                  Nick Heidfeld     BMW         58         +38.7 secs    3        5
                                                
5                  Giancarlo Fisichella     Renault         58         +66.4 secs    6        4
                                                
6                  Felipe Massa     Ferrari         58         +66.8 secs    22        3
                                                
7                  Nico Rosberg     Williams-Toyota         57         +1 Lap    12        2
                                                
8                  Ralf Schumacher     Toyota         57         +1 Lap    9        1
                                                
9                  Jarno Trulli     Toyota         57         +1 Lap    8        
                                                
10                  Heikki Kovalainen     Renault         57         +1 Lap    13        
                                                
11                 Rubens Barrichello     Honda         57         +1 Lap    16        
                                                
12                  Takuma Sato     Super Aguri-Honda         57         +1 Lap    10        
                                                
13                  Mark Webber     Red Bull-Renault         57         +1 Lap    7        
                                                
14                  Vitantonio Liuzzi     STR-Ferrari         57         +1 Lap    19        
                                                
15                  Jenson Button     Honda         57         +1 Lap    14        
                                                
16                  Anthony Davidson     Super Aguri-Honda         56         +2 Laps    11        
                                                
17                  Adrian Sutil     Spyker-Ferrari         56         +2 Laps    20        
                                                
Ret                  Alexander Wurz     Williams-Toyota         48         Accident    15        
                                                
Ret                  David Coulthard     Red Bull-Renault         48         Accident    18        
                                                
Ret                  Robert Kubica     BMW         36         Gearbox    5        
                                                
Ret                  Scott Speed     STR-Ferrari         28         Wheel    17        
                                                
Ret                  Christijan Albers     Spyker-Ferrari         10         Accident    21        
                                                
Xhiro me e shpejt: Kimi Räikkönen 1:25.235
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Australian Grand Prix 
 
Kimi si gjithmone i ftofte akulle OK
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh McLaren Hamilton "i dhurojnė" Alonsos vendin e dyt 
 
Skuderia nga Uokingu, McLaren Mercedes, ėshtė mundur nga Ferrari nė garėn e Melburnit, edhe pse ka arritur t'i ngjisė tė dyja makina e saj nė podium, nė vendin e dytė ėshtė renditur Fernando Alonso, i ndjekur nga Ljuis Hamilton, i cili u rendit nė vendin e tretė.
Nė pėrfundim tė kėsaj gare, kampioni i botės nė fuqi, nė garėn e parė me skuderinė McLaren, ka deklaruar: "Kjo ishte njė mėnyrė shumė e mirė pėr tė filluar kėtė sezon tė ri me McLarenin. Pa dyshim qė gjithmonė ėshtė mė mirė kur fiton, por Kimi nė kėtė garė ishte dukshėm mė i shpejtė se ne. Gjithsesi, arritėm tė grumbullonim pikė tė rėndėsishme nga kjo garė dhe unė jam shumė i kėnaqur. Dua tė them qė pata njė nisje disi tė ēuditshme dhe tė dyja makinat BMW mė parakaluan. Mė pas u mundova tė ruaja pozicionin tim ndaj Haidfeldit, por nuk ia dola mbanė. Mė pas mbajta njė ritėm tė mirė tė garės, duke u pėrpjekur qė tė mos mė largoheshin pilotėt qė kisha pėrpara, edhe pse nė disa xhiro ulja disi ritmin pėr tė qetėsuar makinėn. U rendita nė vendin e dytė falė "lojės" sė "pit stopeve", pasi nė momentin qė Hamiltoni u fut nė bokse, unė qėndrova edhe dy xhiro tė tjera nė pistė, duke dhėnė maksimumin. Tė dy tipet e gomave qė pėrdorėm, shkuan mirė. Nuk mė mbetet gjė tjetėr tani, vetėm tė pėrgatis makinėn qė tė dubloj me Ferrarin nė garėn e ardhshme nė Malajzi." Akoma mė i kėnaqur se Alonso ka qenė padyshim debutuesi tjetėr i McLarenit, britaniku Ljuis Hamilton. "Ky ishte njė rezultat shumė i mirė nė krahasim me atė qė kisha menduar pėr garėn time tė parė nė Formulėn 1. Pa dyshim qė dua tė falėnderoj shumė skuadrėn time pėr punėn e madhe qė ka bėrė gjatė gjithė testimeve dimėrore. Bėra njė nisje tė mirė, por BMW ja e Kubikės mė parakaloi, mė pas gara ishte intensive dhe unė dhashė maksimumin tim. Bėra disa gabime, por nuk kishte asgjė pėr t'u shqetėsuar. Ishte gjithashtu shumė bukur tė shihje veten nė krye tė garės pėr disa xhiro, gjithsesi isha i vetėdijshėm qė bėhej fjalė pėr njė pozicion provizor. Fernando mė pas mė parakaloi gjatė "pit stopit" tė dytė, ai qėndroi mė shumė nė pistė dhe kjo i dha avantazhin pėr tė dalė pėrpara meje," ka pėrfunduar Ljuis Hamilton. Edhe Ron Denis e ka vlerėsuar shumė punėn e skuadrės dhe ka mbetur i kėnaqur nga rezultati i arritur. "Pa dyshim qė shkojmė nė Australi me synimin pėr ta fituar garėn, por kėtė herė ishte strategjia e mirė e BMW sė qė nuk na e lejoi kėtė gjė. Nė momentin qė Nik Haidfeld u fut nė bokse, diferenca jonė me Raikonenin ishte shumė e madhe dhe nuk mund tė arrinim ta kishim nėn vėzhgim. Gjithsesi, pilotėt tanė bėnė njė punė shumė tė mirė dhe ne pas kėsaj gare arritėm tė renditemi nė krye tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr konstruktorė. Pa dyshim, pėr kėtė gjė duhet tė falėnderojmė tė gjithė punonjėsit tanė nė fabrikė. Kanė zhvilluar njė punė perfekte si ata, ashtu edhe tė gjithė mekanikėt dhe inxhinierėt e pranishėm nė pistė. E pėrsėris edhe njė herė se makina jonė kishte njė nivel tė lartė besueshmėrie," ka pėrfunduar Ron Denis.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Renault ja humbet shkėlqimin e kampiones 
 
Pasi kishte renditur dy pilotėt e saj nė vendin e gjashtė dhe gjashtėmbėdhjetė nė provat zyrtare, skuderia Renault nuk e filloi me shumė pretendime garėn e parė tė kėtij sezoni. Nisja e garės ishte e mirė pėr tė dy pilotėt e skuderisė kampione bote, finlandezi Heiki Kovalainen rikuperoi menjėherė dy pozicione qė nė nisje dhe e pėrfundoi xhiron e parė nė vendin e 11 tė. Megjithatė, qė nė kėto xhiro tė para u duk qartė se dy makinat R27 nuk ishin nė nivelin e skuderive tė kreut. Tė dy kėta pilotė pėrdorėn strategji me 2 "pit stope", duke pėrdorur gomat e mesme nė fillim dhe mė pas ato tė butat. Fizikela arriti tė rikuperonte njė pozicion falė tėrheqjes sė Robert Kubikės dhe mė pas italiani arriti ta mbante mjaft mirė kėtė vend, edhe pse ishte nėn presionin e Felipe Masės. Kovalainen u gjend shumė pranė zonės sė pikėve nė pėrfundim tė garės, por disa gabime nė pilotim e ēuan finlandezin nė vendin e 10 tė. "Gara ishte mė e vėshtirė nga ē'e kishim menduar. E dija qė nuk kishim ritmin e kryesuesve, gjithsesi po pėrpiqesha tė rikuperoja sa tė mundja. Kemi ende shumė punė pėr tė bėrė. Unė nxora maksimumin nga makina qė kisha nė dispozicion nė kėtė garė, ka deklaruar italiani Xhankarlo Fizikela, i cili mė pas ka shtuar. - Makina ishte nė gjendje tė mirė, tregoi se ėshtė e besueshme, por kėshtu ishte edhe pėr disa skuderi tė tjera qė ishin pėrpara meje. Shpresoj tė fillojmė me rikuperimin qė nė garėn e ardhshme." Jo shumė i kėnaqur ka mbetur edhe piloti tjetėr i skuderisė Renault, Heiki Kovalainen, i cili debutoi nė Melburn me skuderinė Renault dhe nė Formulėn 1. "Kjo ishte gara ime e parė nė Formulėn 1, megjithatė nuk kishte ndonjė gjė pėr tė mbajtur mend. Nuk zhvillova njė garė tė mirė, pasi bėra disa gabime. Shpresoja tė pėrmirėsoja ritmin me kalimin e xhirove dhe tė rikuperoja pozicione, por qė nė fillim kisha probleme me makina tė tjera nė pistė. Ajo qė mund tė them pėr momentin, ėshtė se gara e ardhshme nuk ka mundėsi tė shkojė mė keq se kjo garė e parė, megjithatė jam optimist dhe do tė punoj pėr t'u pėrmirėsuar sa mė shumė pėr garėn e Malajzisė. Do tė pilotoj nė tė trija ditėt e testimeve qė do tė zhvillojmė pas 10 ditėsh, shpresoj qė ky fakt tė mė ndihmojė," ka pėrfunduar finlandezi.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Briatore: Nė Australi nuk respektoheshin flamujt 
 
Menaxheri i pėrgjithshėm i skuderisė Renault, Flavio Briatore, nė pėrfundim tė garės ka gjetur njė arsye pėr tė hapur polemika. Ai nuk ka qenė aspak i kėnaqur nga pilotėt qė dubloheshin. "Kėta pilotė nuk i respektonin flamujt blu dhe jo vetėm ato. Duhet qė tė gjithė t'i mėsojnė kėta pilotė qė gjėra tė tilla tė mos ndodhin mė. Shpresoj qė tė ndėrhyjė edhe federata, pasi nuk mund tė mbahen pilotėt 3 apo 4 xhiro nga ata qė parakalohen pėr herė tė dytė," ka deklaruar Flavio Briatore, i cili mė pas ka shtuar: "Shpeshherė vura re mungesėn e respektimit tė flamujve blu dhe tė flamujve tė tjerė nė pėrgjithėsi. Kjo ishte njė nga mangėsitė kryesore tė kėsaj gare. Nėse je nė krye, nuk mund tė presėsh njė pilot tė ngadaltė derisa ai tė hapė rrugėn," ka pėrfunduar Briatore.

Kulthard: E kisha unė fajin, kėrkoj falje
Ka shkuar mė keq sesa e kishte menduar gara pėr Devid Kulthardin, i cili nuk arriti as ta pėrfundonte kėtė garė, pėr shkak tė njė aksidenti me gjermanin Aleksandėr Vurz. Piloti skocez i skuderisė Red Bull ka pranuar se ka bėrė njė gabim tė rėndė nė atė aksident, duke i shkaktuar dėme edhe Vurzit. "Tentova tė parakaloja nga ana e brendshme e kthesės sė tretė, por isha disi larg. Nė atė tentativė prisha gjithēka, mendova se do t'ia dilja mbanė, pra isha mė shumė optimist se ē'duhej. Ishte krejtėsisht faji im, jo i Aleksit, dhe pėr kėtė i kėrkoj falje." Ndėrkohė qė shefi i skuderisė Red Bull, Kristian Horner, ka shtuar: "Mė vjen keq gjithashtu qė Mark Veberi nuk arriti tė merrte njė pikė pėr skuadrėn tonė sot, sepse pilotoi mjaft mirė. Pėr fat tė keq, makina e tij pati njė problem me kapakun e serbatorit dhe kjo e vonoi shumė nė "pit stopin" e parė. Kapaku mbeti i hapur dhe kjo i solli njė modifikim aerodinamik qė u ndje vėrtet shumė," ka pėrfunduar Horneri.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Raikonen nderohet me fitore 
 
"Fitorja me Ferrarin nė garėn e parė ishte fantastike. Makina ishte me tė vėrtetė perfekte," ka thėnė menjėherė pas pėrfundimit tė garės finlandezi Kimi Raikonen. Ai ėshtė pasardhėsi i Majkėll Shumakerit te Ferrari dhe qė nė garėn e parė tė sezonit tė ri 2007, ka ēuar te fitorja skuadrėn italiane dhe makinėn e tyre tė re F2007. Nė pėrfundim tė garės ka qenė dhe vetė shtatė herė kampioni i botės sė Formulės 1, Majkėll Shumaker, i cili i ka telefonuar pėr ta pėrgėzuar pėr kėtė sukses. "Ishte njė fundjavė fantastike, gjithēka shkoi nė mėnyrė perfekte. Makina ishte kompetitive dhe nuk patėm asnjė problem. Mė vjen mirė qė rikthehem nė vendin mė tė lartė tė podiumit, pėr tė provuar sėrish ndjenjėn emocionuese tė fitores. Skuadra ishte me tė vėrtetė fantastike," ka deklaruar Kimi Raikonen, i cili mė pas ka shtuar: "Mė telefonoi edhe Majkėll Shumaker pėr tė mė bėrė komplimentet e tij, gara nuk ishte dhe aq e thjeshtė sa ē'u duk nė pamje tė parė nga jashtė. Pak pėrpara nisjes sė garės kisha njė problem nė radio, i cili po ma bėnte pothuajse tė pamundur komunikimin me bokset. Gjithsesi, ne kishim pėrgatitur mė parė ēdo gjė dhe unė e dija shumė mirė se ēfarė duhet tė bėja, edhe pse mė duhet tė pranoj se nė disa momente e kisha tė vėshtirė. Jo nė tė gjitha xhirot isha nė limit, megjithatė u mundova tė adoptoja njė ritėm timin nė kėtė garė. Mė duhet tė shtoj gjithashtu se nuk kisha shumė presion nė kėtė garė. Ishte njė ditė me tė vėrtetė fantastike. Fitorja nė garėn e parė tė kėtij sezoni me Ferrarin, padyshim qė mė ndihmon shumė nė gjendjen psikologjike. Gjithēka shkoi nė mėnyrėn mė tė perfekte tė mundshme dhe pėr kėtė gjė mė duhet tė pėrgėzoj sėrish skuadrėn."
Kimi Raikonen e ka kontrolluar Ēmimin e Madh tė Australisė qė nga xhiroja e parė, falė makinės sė tij F2007, e cila ishte njė hap pėrpara makinave tė tjera. "Arrita t'i kontrolloja rivalėt nė pistė dhe mė pas vendosa tė ulja disi ritmin. Nė xhirot e fundit bėra edhe njė gabim, duke e marrė disi gjerė njėrėn nga kthesat. Nuk ėshtė se isha nėn presion, por ishte thjesht njė humbje pėrqendrimi. Kisha disa kohė qė nuk fitoja dhe mė vjen shumė mirė qė e fillova kėtė sezon tė ri me njė fitore. Pėr mė shumė duhet tė theksoj se nė Melburn nuk isha paraqitur ndonjėherė mirė. Tė fitosh me njė skuadėr tė re dhe me njė sezon me rregulla tė reja, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr fillimin e njė kampionati botėror. U ndjeva gjithashtu shumė mirė kur dėgjova sėrish himnin e vendit tim nė podium, pasi kisha kohė qė nuk e kisha dėgjuar, ndėrsa pėr sa i pėrket atij italian, e kisha dėgjuar shpeshherė edhe sezonin e kaluar. Makina ėshtė me tė vėrtetė shumė e mirė dhe nė skuadrėn tonė pėr momentin ekziston njė atmosferė optimiste dhe entuziaste. Tashmė na duhet tė punojmė pėr t'u pėrmirėsuar", ka pėrfunduar Kimi Raikonen. Menjėherė pas tij nė kėtė garė ėshtė renditur kampioni i botės, Fernando Alonso, me McLaren dhe shoku i tij i skuadrės, Ljuis Hamilton. Njė paraqitje vėrtet shumė e mirė pėr debutuesin e skuderisė McLaren, i cili pa dyshim nėse nuk do tė kishte shok skuadre kampionin e botės dhe nėse drejtuesit e McLaren it do t'ia lejonin, ai do tė renditej nė vendin e dytė.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumakeri telefonon Raikonenin 
 
Ajo pjesė qė u pa nė televizion, nė momentin kur Kimi Raikonen do tė dilte nė podium dhe kur Zhan Todt i dha telefonin, ngjalli me tė vėrtetė shumė kurreshtje. Kimi e merr, mundohet tė dėgjojė se kush ishte dhe mė pas ia rikthen Zhan Todtit, duke i thėnė: "Nuk dėgjohej mirė, kishte zhurmė." I gjithė kurioziteti pa dyshim qė kishte lidhje me personin qė kishte marrė nė telefon, duke pėrdorur si ndėrmjetės drejtorin e pėrgjithshėm tė Ferrarit. Pa dyshim bėhej fjalė pėr njė njeri me peshė. Pėr tė zbuluar kėtė "mister", ka menduar vetė Kimi Raikonen, i cili nė pėrfundim tė garės tha se nė telefon kishte qenė Majkėll Shumaker qė e kishte marrė nė telefonin e Zhan Todtit pėr ta uruar. "Majkėlli mė telefonoi dhe mė bėri komplimentet e tij. Todti mė kaloi telefonin, por linja kishte interferencė dhe nuk e kuptova shumė mirė."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Todt: Kemi filluar njė kapitull tė ri pėr Ferrarin 
 
Drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, Zhan Todt, ka qenė padyshim shumė i kėnaqur nga rezultati i garės sė parė tė kėtij sezoni, ku dy makinat e tij u renditėn njėra nė vendin e parė dhe tjetra nė tė gjashtin, edhe pse u nis nga fundi i renditjes. Gjithsesi, francezi nė pėrfundim tė kėsaj gare ka bėrė pėrgėzimet e tij pėr tė dy pilotėt, si pėr Kimi Raikonen ashtu edhe pėr Felipe Masėn. "Raikoneni e filloi garėn nga vendi i parė dhe arriti ta mbante kėtė pozicion deri nė fund, duke bėrė njė punė tė mrekullueshme nė menaxhimin e garės. Tė njėjtėn gjė mund tė them edhe pėr Felipe Masėn. Edhe pse ai u nis nga vendi i fundit, e pėrfundoi kėtė garė nė vendin e gjashtė, duke u paraqitur mjaft mirė. Tashmė mund tė themi se kemi filluar njė kapitull tė ri tė historisė sė Ferrarit, njė kapitull qė ka filluar mirė qė nė faqet e para," ka deklaruar Zhan Todt, i cili mė pas ka shtuar disa fjalė pėr gjendjen e skuadrės nė pėrgjithėsi. "Shasia, motori dhe gomat shkuan nė mėnyrė perfekte. Kjo tregon qartė punėn e mirė qė kanė zhvilluar tė gjithė nė kėtė skuadėr, duke filluar nga mekanikėt mė tė thjeshtė dhe deri te pilotėt. Edhe pse jemi nė kėtė nivel, dua tė shtoj se kemi ende pėr tė punuar qė tė arrijmė objektivin tonė pėr kėtė sezon. Gjithsesi, jemi optimistė edhe pėr garat e ardhshme, por duhet tė jemi tė duruar dhe t'i marrim gjėrat me ngadalė. Dua tė theksoj se pilotėt qė kemi, janė vėrtet shumė tė talentuar dhe mund t'ia dalin mbanė pėr tė arritur synimet tona pėr kėtė sezon tė ri tė Formulės 1," ka pėrfunduar Zhan Todt, drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, i cili tashmė ka mbetur i vetėm nėn drejtimin e kėsaj skuadre pa Majkėll Shumakerin dhe Ros Braunin.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Australian Grand Prix 
 
Raikonen: Unė nuk jam Majkėll Shumaker



Njė gjė tė tillė e kishte thėnė qė nė momentin e prezantimit tė tij me skuderinė Ferrari. "Pritet shumė nga unė, Ferrari nė Itali ėshtė diēka e veēantė. Gjithsesi, unė nuk jam Majkėll Shumaker dhe ēdo gjė do ta bėj sipas mėnyrės sime. Nuk kam ndonjė presion tė veēantė qė kam zėnė vendin e tij, ėshtė e njėjta situatė si nė periudhėn kur u largova nga Sauber i te McLaren i. Mund tė them vetėm se do tė bėj mė tė mirėn time dhe shpresoj qė kjo tė jetė e nevojshme," ka thėnė finlandezi.
Endrra: Kimi Raikonenit i ka mjaftuar gara e parė e sezonit pėr t'u hequr ēdo dyshim edhe atyre pak njerėzve qė kishin. Njė garė perfekte, shumė i shpejtė qė nė fillim, gjė qė i dha mundėsinė pėr tė krijuar njė diferencė tė madhe me kundėrshtarėt dhe qė mė pas tė kontrollonte garėn. "Objektivi im ishte qė tė fitoja me Ferrarin sa mė shpejt tė ishte e mundur, mė mirė se kaq nuk mund tė ndodhte. Ishte njė fundjavė perfekte. Nė fakt, tė gjitha fitoret janė tė bukura, por tė fitosh me Ferrarin, ėshtė njė ėndėrr qė bėhet realitet," ka thėnė Kimi, i cili dje u largua pėr pak ditė pushime nė Tajlandė. Ai do tė rikthehet javėn e ardhshme nė testimet qė do tė zhvillohen nė Malajzi, ku do tė pilotojė pėr dy ditė, duke i lėnė mė pas pozicionin e tij Masės nė ditėn e tretė.
Vendi i parė: Vetėm Huan Manuel Fanxhio, nė vitin 1956 nė Argjentinė, kishte arritur tė fitonte qė nė garėn e debutimit me Ferrarin, duke marrė njė ditė mė parė "polin" dhe duke regjistruar xhiron mė tė shpejtė tė garės. Raikonenit i mungonte fitorja qė nga gara e Japonisė nė sezonin 2005. "Herėn e fundit qė ishte nė krye tė klasifikimit pėr pilotė, ka qenė nė kampionatin botėror tė vitit 2003, pas garės sė Montekarlos," thotė finlandezi i Ferrarit.
Lideri: Ishin tė shumtė ata qė mendonin se sa kohė do t'i duheshin Kimi Raikonenit qė tė ambientohej me Ferrarin dhe tė fillonte tė jepte maksimumin e tij. Melburni e dha menjėherė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje. "Nuk kam pasur asnjėherė dyshime pėr tė, ėshtė njė pilot i madh," thotė Xhuzepe Rizo pas garės. Entuziazmi i shefit tė makinės sė Kimit ishte njė ndėr ata punonjės tė Ferrarit qė kishin besim se finlandezi do tė ishte zėvendėsuesi i denjė i Shumakerit.
Drejtimi: Shpeshherė Raikoneni ėshtė kritikuar si njė pilot shumė i shpejtė dhe qė nuk mendonte pėr makinėn, pra nuk arrinte tė menaxhonte mirė garėn. Tė dielėn e kaluar nė Melburn, ai tregoi tė kundėrtėn, edhe pse ishte nė kushte shumė tė vėshtira. Nė fillim humbi komunikimin me radion e bokseve. Pra ai u fliste mekanikėve nė bokse, por nuk merrte pėrgjigje. Nė kėtė mėnyrė ai u detyrua tė garonte "i vetėm". Ai ishte i shpejtė, i vendosur dhe i gatshėm pėr tė mbajtur prapa kundėrshtarėt.
Ambientimi: Mes shumė pilotėve qė kanė kaluar nga Michelini te Bridgestoni, Raikoneni ishte i vemti qė nuk e ndjeu kėtė ndryshim, ai menjėherė u ambientua me kėto goma dhe arriti tė tregonte potencialin e duhur. Nuk duhet tė harrojmė se ai ka filluar tė testojė makinėn e tij vetėm nė janar tė kėtij viti, ndėrkohė qė kundėrshtarėt e tij i kanė provuar makinat e reja qė nė muajin nėntor dhe nė dhjetor tė vitit tė kaluar. Edhe gjatė testimeve dimėrore ai ėshtė pėrmirėsuar shumė, duke tė dhėnė pėrshtypjen se gjatė gjithė asaj kohe e kishte ruajtur potencialin e tij.
Superioriteti: Pėr momenti, Ferrari ėshtė njė makinė superiore ndaj tė tjerave. Do tė jetė shumė interesante tė shohim se ēfarė do tė ndodhė nė Malajzi, kur Masa nuk do tė jetė i detyruar tė niset nga prapavija. Po me aq interes pritet dhe reagimi i skuderisė McLaren. Gjithsesi, qė nė garėn e parė u duk qartė se ky sezon do tė ketė njė duel tė hapur mes dy pilotėve tė Ferrarit. Masa ka zhvilluar njė garė tė mrekullueshme nė Melburn. Ai e di shumė mirė qė nuk mund t'i lėrė shumė hapėsira finlandezit, i cili nėse vazhdon me tė njėjtat ritme, mund tė bėhet piloti i parė i Ferrarit.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Australian Grand Prix 2008 
 
Australian Grand Prix 2008 Fiton Hamilton  Mr. Green


1     22     Lewis Hamilton     McLaren-Mercedes     58     1:34:50.616     1     10
2     3     Nick Heidfeld             BMW                                     58     +5.4 secs     5     8
3     7     Nico Rosberg             Williams-Toyota                     58     +8.1 secs     7     6
4     5     Fernando Alonso     Renault                             58     +17.1 secs     11     5
5     23     Heikki Kovalainen     McLaren-Mercedes     58     +18.0 secs     3     4
6     8     Kazuki Nakajima     Williams-Toyota             57     +1 Lap     13     3
7     14     Sebastien Bourdais     STR-Ferrari                     55     +3 Laps     17     2
8     1     Kimi Räikkönen     Ferrari                             53     Engine     15     1
Ret     4     Robert Kubica             BMW                             47     Accident     2     
Ret     12     Timo Glock             Toyota                              43     Accident     18     
Ret     18     Takuma Sato              Super Aguri-Honda     32     Transmission     19     
Ret     6     Nelsinho Piquet     Renault     30     Accident damage     20     
Ret     2     Felipe Massa     Ferrari     29     Engine     4     
Ret     9     David Coulthard     Red Bull-Renault     25     Accident     8     
Ret     11     Jarno Trulli     Toyota     19     Electrical     6     
Ret     20     Adrian Sutil     Force India-Ferrari     8     Hydraulics     22     
Ret     10     Mark Webber     Red Bull-Renault     0     Accident     14     
Ret     16     Jenson Button     Honda     0     Accident     12     
Ret     19     Anthony Davidson     Super Aguri-Honda     0     Accident     21     
Ret     15     Sebastian Vettel     STR-Ferrari     0     Accident     9     
Ret     21     Giancarlo Fisichella     Force India-Ferrari     0     Accident     16     
DSQ     17     Rubens Barrichello     Honda     58     +52.4 secs     10
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat