Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
GP INTERLAGOS - BRAZIL 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Image


"Sido qė tė pėrfundojė gara e kėtij viti, Brazili do tė mbahet mend gjithmonė nga unė si vendi i kujtimeve tė bukura. Pėrpara njė viti pikėrisht nė kėtė garė kam arritur tė fitoj titullin kampion dhe tė dielėn do tė kem mundėsi ta pėrsėris kėtė gjė. Edhe nėse kėtė fundjavė do tė shkojė keq, kjo pistė do tė kujtohet prej meje si njė vend special. Sepse tė humbasėsh njė titull kampion kur ke 10 pikė avantazh, nuk ėshtė diēka e lehtė."
Fernando Alonso flet me nota shumė pozitive pėr pistėn e Interlagosit, edhe pse pėrpara dy javėsh nė prag tė garės sė Suzukės kishte akuzuar skuderinė e tij dhe shokun e skuadrės, Xhankarlo Fizikelėn, se po e linin vetėm. Megjithatė, rikuperimi i 10 pikėve pas garės sė Japonisė duket se i ka rikthyer buzėqeshjen pilotit spanjoll. Ka qenė ky rezultat qė gjithashtu ka minimizuar edhe zėrat, sipas tė cilėve ndaj spanjollit po bėheshin "pazare", pėr tė mos e lejuar tė fitonte titullin.
- Unė dhe skuadra ime jemi gati ta pėrballojmė kėtė betejė. Javėn e kaluar jam pėrpjekur tė qėndroj pushim, duke mos e ekzagjeruar me stėrvitjen, duke shmangur ndonjė dėmtim tė mundshėm. E rėndėsishme ėshtė qė tė qėndrojmė tė pėrqendruar ndaj objektivit qė kemi.
- Renault ja flitet se do t'ju montojė njė motor, i cili nuk sforcohet aq shumė sa ai i Fizikelės, kjo do tė thotė se do tė zhvilloni njė garė nė mbrojtje?
- Jo, diferenca mes motorėve tanė nuk ėshtė aq e madhe. Ne tė dy do tė pėrpiqemi tė renditemi nė vendet pėr pod, ashtu siē kemi bėrė gjithmonė nė kėtė sezon.
- Juve ju mungon vetėm njė pikė pėr t'u shpallur kampion, por Renault ja duhet tė mendojė edhe pėr titullin pėr konstruktorė.
- Eh, tė gjithė nė skuadėr janė duke menduar se objektivi kryesor ėshtė ai pėr titullin kampion pėr pilotė. Nėpėr reklama dhe gazeta vendosen fotot e mia dhe tė Shumakerit, jo tė Renault sė dhe Ferrarit. Edhe tifozėt kujtojnė se cili ishte kampioni i njė sezoni dhe jo skuderinė kampione. Gjithsesi, edhe ai titull ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė ardhurat financiare tė skuadrės.
- Mendoni ndonjėherė se ndokush nė pistė mund t'ju bėjė ndonjė "shaka tė kripur"?
- Jo, nė pėrgjithėsi tė gjithė pilotėt duan ta mbyllin sa mė mirė kėtė kampionat. Njė gjė e tillė ėshtė e rėndėsishme edhe pėr sezonin e ardhshėm.
- Keni marrė ndonjė send fatsjellės?
- Jo.
- Ēfarė ndryshimesh vini re mes duelit tė vitit tė kaluar me Raikonenin dhe atij tė kėtij viti me Shumin?
- Vitin e kaluar ishte mė e thjeshtė tė mbroje avantazhin, pėr shkak tė problemeve tė McLaren it. Pastaj, nėse flasim nga pikėpamja sportive, vitin e kaluar kisha mendime mė pozitive.
- Cilat kanė qenė momentet mė tė mira dhe mė tė kėqija?
- Momenti mė i bukur ka qenė fitorja nė Barcelonė, nė garėn e "shtėpisė" sime, por duke mos harruar kėtu edhe fitoren nė Montekarlo, e cila ėshtė njė ndėr pistat mė prestigjioze. Ndėrsa momenti mė i keq ka qenė penalizimi qė mė bėnė pėrpara dy garash.
- Le tė flasim pėr tė ardhmen, ēfarė pret tė gjesh te McLaren i?
- Pa dyshim qė pas kėtij sezoni kam edhe unė dyshimet e mia, por shpresoj t'i sqaroj sa mė shpejt. Le ta mendojmė kėshtu, nė sezonin 2004 McLaren i u rendit i pesti nė klasifikimin pėr konstruktorė, mė pas nė vitin e kaluar u rendit nė tė dytin, pasi kishte njė makinė mė tė mirė edhe se tė kėtij sezoni. Shpresoj qė nė 2007 n tė ketė njė makinė akoma mė tė mirė. Gjėja kryesore ėshtė qė tė kuptojmė sa mė shpejt se si funksionojnė gomat Bridgestone.
- Jeni duke i kėrkuar Renault sė qė t'ju lėshojė pėrpara fundit tė kėtij viti, qė tė keni mundėsi tė merrni pjesė nė testimet e nėntorit?
- Deri tė dielėn do tė vazhdoj tė qėndroj i pėrqendruar te titulli kampion, mė pas, nga e hėna, do tė filloj tė sqaroj se ēfarė do tė bėhet pėr 2007 n. Nėse do tė provoj McLaren in pėrpara dhjetorit, do tė kem njė avantazh, por edhe nėse nuk ndodh, nuk do tė jetė dramė.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumi: Do ta mbyll me njė titull 
 
Megjithėse nuk pritej ndonjė gjė e re nė konferencėn pėr shtyp tė Majkėll Shumakerit, edhe pse prej 16 vitesh e bėn njė gjė tė tillė, kishte shumė gazetarė.
- Me ēfarė objektivi do tė futeni nė kėtė garė tė fundit tė karrierės suaj? Shpresoni ende nė fitimin e titullit kampion?
- Nuk mendoj mė pėr titullin kampion pėr pilotė. Nuk kam shkuar nė Brazil me shpresėn qė dikush tė tėrhiqet nga gara. Do tė pėrqendrohem vetėm te titulli kampion pėr konstruktorė. Nėse nė garėn time tė fundit do tė fitoj titullin kampion pėr Ferrarin, do tė jetė njė mbyllje e mrekullueshme e karrierės sime. Nuk kemi asgjė pėr tė humbur, do tė luftojmė pėr vendin e parė dhe tė dytė.
- Po nėse do tė arrini tė fitoni edhe titullin e tetė kampion pėr pilotė, do tė jetė kjo fitorja mė epike e karrierės suaj?
- Jo, fitorja mė e rėndėsishme ka qenė ajo e vitit 2000.
- Megjithatė, ndieni njė emocion tė veēantė kur i afroheni kėsaj gare.
- Pėr momentin kjo ėshtė njė garė si tė gjitha. Ndoshta mė pas gjėrat do tė ndryshojnė. Edhe kėtė herė do tė jem shumė i pėrqendruar, ashtu siē kam qenė pėr 16 vjet me radhė. Nė Brazil kam shumė miq dhe prania e tyre mė bėn tė ndihem mirė dhe tė pėrqendrohem mė shumė.
- A ėshtė e vėrtetė ajo qė ka shkruar shtypi brazilian, sipas tė cilit ju keni vizituar varrin e Airton Senės?
- Nuk kam qenė nė atė vend qė ėshtė pėrmendur.
- Vazhdon t'i pėrgėnjeshtrosh zėrat, sipas tė cilave ndoshta mund ta rimendoni edhe njė herė ēėshtjen e tėrheqjes nga Formula 1. Ndoshta rikthimi nė ndonjė garė, e cila mund tė jetė e ndryshme nga garat qė zhvilloni aktualisht.
- Nuk kam asnjė arsye pėr t'iu rikthyer garave, kur e mora kėtė vendim, kuptova se bateritė e mia ishin tė shkarkuara. Pėr sa i pėrket tjetrės, dua tė them se nuk kam asnjė interes pėr asnjė kategori tjetėr garash.
- Por tė paktėn do t'ju shohim tė pranishėm nė ndonjė garė nė pistė, apo preferoni t'i shihni nė TV nė shtėpi?
- Tė them tė drejtėn, nuk e kam menduar kėtė gjė.
- Do tė vazhdoni tė bashkėpunoni me Ferrarin, sepse ėshtė e vėshtirė t'ju imagjinosh larg pistave...
- E pėrsėris edhe njė herė, pėr momentin nuk kam asnjė pėrgjigje pėr kėtė pyetje. Ashtu si nuk di se ēfarė do tė bėj nė tė ardhmen. Pėr momentin dua tė bėj njė pushim. I kam tė gjitha mundėsitė pėr tė marrė sa mė shumė nga jeta, pasi ajo mė ka ofruar shumė gjėra. Pėr sa i pėrket Ferrarit, jam i sigurt se do tė arrijmė tė gjejmė njė zgjidhje qė do tė na kėnaqė tė dyve.
- Le tė rikthehemi nė kėtė sezon, duelet tuaja me Alonson kanė qenė mė tė bukurat e karrierės tėnde?
- Duelet e mia mė tė bukura vazhdojnė tė mbeten ato me Mika Hakinenin.
- Po tani qė pėrfundon era Shumaker, mund tė fillojė ajo e Alonsos?
- Pa mua, Formula 1 do tė jetė ndryshe. Pėr momentin nuk dua tė vė gishtin mbi asnjė.
- Ēfarė do tė ndodhė te Ferrari me largimin tuaj?
- Ka pasur njė Ferrari pėrpara Majkėll Shumakerit dhe do tė ketė njė Ferrari pa mua. Jam i sigurt se kanė marrė njė vendim tė duhur pėr tė gjetur zėvendėsuesin tim.
- Pėr ta pėrfunduar kėtė intervistė, ēfarė mesazhi do t'u jepni tifozėve tuaj tė tė gjithė botės qė do tė qėndrojnė pėrpara televizorit pėr tė parė garėn tuaj tė lamtumirės?
- Faleminderit pėr mbėshtetjen, por ēdo gjė ka njė fund dhe pėr kėtė arsye u them: "Le ta shijojmė sė bashku kėtė garė tė fundit."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Shumi ka fituar 2 dhe ka humbur 2 nga duelet e fundit 
 
Pėr tė pestėn herė nė karrierė, Majkėll Shumaker do tė luftojė pėr titullin kampion nė garėn e fundit tė kampionatit. Nė vitin 1994, me Benetton in ai mundi Demon Hillin. Nė vitin 1997, gjermani i Ferrarit u mund nga Zhak Villnėv dhe njė vit mė pas nga Mika Hakinen. Por nė vitin 2003 arriti tė mundė Kimi Raikonenin. Pra me pak fjalė mund tė themi se bilanci i dueleve nė garėn e fundit duket se ėshtė nė barazim.
Super Fernando: Rendimenti i Alonsos ėshtė pėrmirėsuar shumė nė krahasim me vitin 2005, kur e mbylli vitin me titullin kampion. Mesatarja e pikėve pėr garė ėshtė rritur nga 7 nė 7.41.
Fotofinishi: Titulli kampion pėr pilotė ėshtė vendosur nė 22 gara dhe nė 8 prej tyre ka ndodhur njė pėrmbysje e rezultatit. Megjithatė, asnjėherė mė parė nuk kishte shkuar nė njė duel pėr garėn e fundit me njė diferencė prej 10 pikėsh.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Forza shumi,

alonso ka per te rene nga shkallet sonte ne darke dhe neser do te dali cale cale n gare Shocked
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Per shkaqe teknike SHUMI starton nga pozita e dhjete:

1  Felipe Massa Ferrari  1:10.643 1:10.775 1:10.680

2  Kimi Räikkönen McLaren-Mercedes 1:12.035 1:11.386 1:11.299

3  Jarno Trulli Toyota 1:11.885 1:11.343 1:11.328

4  Fernando Alonso Renault 1:11.791 1:11.148 1:11.567

5  Rubens Barrichello Honda 1:12.017 1:11.578 1:11.619

6  Giancarlo Fisichella Renault 1:12.042 1:11.461 1:11.629

7   Ralf Schumacher Toyota 1:11.713 1:11.550 1:11.695

8    Nick Heidfeld Sauber-BMW 1:12.307 1:11.648 1:11.882

9    Robert Kubica Sauber-BMW 1:12.040 1:11.589 1:12.131

10  Michael Schumacher Ferrari 1:11.565 1:10.313 no time

11  Mark Webber Williams-Cosworth 1:11.973 1:11.650

12  Pedro de la Rosa McLaren-Mercedes 1:11.825 1:11.658

13  Nico Rosberg Williams-Cosworth 1:11.974 1:11.679

14  Jenson Button Honda 1:12.085 1:11.742

15  Robert Doornbos RBR-Ferrari 1:12.530 1:12.591

16  Vitantonio Liuzzi STR-Cosworth 1:12.855 1:12.861

17  Scott Speed STR-Cosworth 1:12.856

18  Christijan Albers MF1-Toyota 1:13.138

19  David Coulthard RBR-Ferrari 1:13.249

20  Takuma Sato Super Aguri-Honda 1:13.269

21  Sakon Yamamoto Super Aguri-Honda 1:13.357

22  Tiago Monteiro MF1-Toyota no time
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Shume i pafat Schumi  Sad
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Lere me Sad

Po si u be kjo gje, i pari ne prova dhe ne 15 minutat e fundit te provave prishet makina. Sot sa filloi te afrohej kreut te gares i plasi goma. Pa fat thua me keq se shqiptaret
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Shkėlqimi dhe rėnia e Ferrarit!

Majkėll Shumaker duket se do tė ketė njė garė tė fundit me tė vėrtetė nė malore. Ai nuk ka mundur tė dalė nė sesionin e tretė tė provave zyrtare, pėr shkak tė njė problemi qė pati me sistemin e "ushqimit" tė Ferrarit tė tij. Si rrjedhojė, ai do tė niset nga vendi i 10 tė, pasi nuk mundi tė regjistronte asnjė kohė nė sesionin e tretė, edhe pse nė dy sesionet e mėparshme tė provave zyrtare ishte mė i shpejti. Shoku i tij i skuadrės, Felipe Masa, ka arritur tė marrė "pole position" in, pėrpara publikut tė garės sė "shtėpisė" sė tij. Njė rezultat i tillė pėr Shumakerin do tė thotė njė lamtumirė pėrfundimtare pėr titullin kampion. Rivalit tė tij, Fernando Alonsos, i duhet vetėm njė pikė nga kjo garė dhe nė provat e djeshme zyrtare u rendit nė vendin e katėrt.
Nė pėrfundim tė kėtyre provave, Felipe Masa ėshtė shprehur shumė i entuziazmuar pėrpara mikrofonėve tė gazetarėve. Braziliani i Ferrarit ka deklaruar: "Vendi i parė nė kėto prova zyrtare pėrpara tifozėrisė sė vendit tim ishte njė rezultat i mrekullueshėm. Ne brazilianėt jemi vėrtet tė "ēmendur" pas Formulės 1. Pa dyshim qė do tė ketė akoma mė shumė tifozė ditėn e diel. Shpresoj qė i kam motivuar maksimalisht tifozėt e vendit tim pėr tė qenė tė pranishėm nė njė numėr sa mė tė madh gjatė garės," ka pėrfunduar Felipe Masa. Ndėrkohė qė vetė Majkėll Shumaker ka deklaruar: "Kisha njė problem me presionin e karburantit. Nuk mė duhet tė ndryshoj motorin. Ishte pikėrisht pompa ajo qė kishte probleme, nuk do tė mė duhet tė nisem i fundit". Ende pa i kaluar zhgėnjimi i Suzukės, ndaj gjermanit ndodh diēka tjetėr, e cila ia shuan tė gjitha shanset. Gjithsesi, pėrpara se tė fliste pėr garėn, ai ka pėrgėzuar Masėn pėr "polin" qė arriti. "Mė bėhet qejfi pėr Felipen, i cili arriti tė marrė "polin" pikėrisht kėtu, nė garėn e "shtėpisė" sė tij. Pėr sa i pėrket garės, dua tė them se kemi ende mundėsi pėr tė luftuar. Tė shohim se ēfarė do tė kemi mundėsi tė bėjmė. Do tė luftojmė pėr titullin pėr konstruktorė, pasi pėr atė pėr pilotė e kisha thėnė edhe mė pėrpara qė nuk kemi shanse. Sigurisht, pas kėsaj qė ndodhi, jam shumė i zhgėngjyer. Kishim njė problem teknik qė mund t'u ndodhė tė gjithėve," ka pėrfunduar Shumakeri.


Fernando Alonso:
Jam shumė i kėnaqur me kėtė vend tė katėrt qė arrita. Siē e kisha thėnė edhe pėrpara kėtyre provave, ne do tė luftojmė pėr vendet e para, pėr tė marrė edhe titullin pėr konstruktorė. Nuk e di se ēfarė ndodhi me Shumin, megjithatė unė do tė bėj garėn time. Shpresoj qė tė shkojė gjithēka mirė edhe nesėr nė garė, sipas parashikimeve.


Kimi Raikonen:
Kemi punuar me tė vėrtetė shumė mirė. Nuk isha shumė i sigurt pėr kėto prova, megjithatė ky rezultat mė bėn shumė optimist. Shpresoj tė zė njė vend nė podium. Tė paktėn pėr kėtė do tė punojmė dhe unė do tė jap maksimumin. M'u duk se ishte momenti i duhur pėr tė shtypur gazin deri nė fund dhe e bėra. Sigurisht qė ka edhe mė mirė, megjithatė do tė japim maksimumin pėr tė qenė mes mė tė parėve.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Dhurata pėr Shumin, dridhma pėr Alonson


Detaji mė i bukur i provave tė lira pėr Majkėll Shumakerin ishte homazhi i pazakontė qė i bėri BMW-ja. Tri makinat amerikane zbritėn nė pistė me krahun e pasmė, ku shkruhej gjermanisht "Faleminderit, Majkėll", nė makinat e Haidfeldit dhe Vetelit, kurse nė anglisht nė atė tė polakut Kubika.
MENDIMI. "Njė mendim xhentil mė pėlqeu shumė dhe dua t'i falėnderoj pėr kėtė gjest miqtė e BMW-sė dhe Hondės", - ka nėnvizuar ferraristi sapo ka mbaruar provat me kohėn e gjashtė mė tė mirė, por 4 pozicione mbi Alonson, por me njė rrotullim 360 gradė nė kthesėn numėr 9 pas katėr xhirosh. "Njė problem nė kontrollin e diferencialit", - shpjegoi Shumi pa i dhėnė peshė incidentit. Majkėlli ėshtė shprehur mjaft i kėnaqur me provat e lira: "Ferrari ėshtė shumė mirė. Pėr mua ishte njė e premte si gjithė tė tjerat, jam totalisht i pėrqendruar te gara".
MEKANIKĖT. Nė fund tė provave, dhuratėn mė tė bukur ia bėnė mekanikėt e Ferrarit qė ia kanė dorėzuar me mbishkrimin "I dashur Majkėll", - njė poster tė madh bardhezi, ku Ferrari po furnizohet nė "pit-stop" dhe vetėm mekanikėt janė me uniformėn e kuqe. Duke iu kthyer garės, Majkėlli ka sqaruar objektivat: "Mendojmė se mund tė fitojmė dhe ky ėshtė objektivi ynė. Sa pėr botėrorėt, e kam thėnė qė e kam stakuar mendjen nga ai i pilotėve, as nuk shpresoj nė fatkeqėsitė e tė tjerėve. Ndėrsa botėrorin e konstruktorėve mund ta fitojmė, edhe pse do tė ishte mė mirė qė mes nesh dhe Renault-sė, pas kualifikueseve, tė ketė njė hapėsirė mė tė madhe sesa rezultoi nė kėto prova tė lira."
MASA. Relativisht i kėnaqur edhe Felipe, edhe pse u rendit i 17-ti, por mė tepėr pėr lejen qė Ferrari i dha pėr tė mbajtur uniformėn verdhejeshil, pėr nder tė Brazilit, vendit tė tij. Lidhur me provat, Masa tha: "Sidomos nė fillim mė mungonte fėrkimi me asfaltin. Nė fund bėmė pėrmirėsime dhe jam optimist pėr kualifikueset".
ALARM. Kambanat e alarmit ranė nė skuderinė Renault qė tė enjten. Alonso shpjegon: "Motoristėt e kuptuan qė diēka nuk shkonte nė motorin 8-cilindėrsh pėr garėn dhe vendosėn tė montojnė motorin e makinės rezervė (kjo s'pėrbėn penalitet, sepse ndryshimi u bė para provave) qė ėshtė me parametra njėsoj". Njė masė sigurie qė nuk e tremb spanjollin. "Pėr momentin nuk mė shqetėson asgjė. Nė pistė u ndjeva shumė mirė". Rivali Bridgestone ēoi pesė makina nė tetė vendet e para. "Toyota ėshtė mirė bashkė me Ferrarin dhe Aleks Vurz vendosi kohėn mė tė mirė, por ne treguam se kemi njė ritėm gare qė mė bėn tė shpresoj".
FIZIKELA. Edhe Xhankarlo nuk ėshtė befasuar aspak nga kohėt e gomave japoneze. "Ka mundėsi qė kėtu, si nė Japoni, Bridgestone tė jetė mė e shpejtė nė xhiro kualifikuese, por nė fund pashė gomat e Masės nė parkun e mbyllur dhe nuk m'u dukėn nė gjendje tė mirė. Njė lajm i mirė pėr italianin, duke ditur qė synon jo vetėm botėrorin pėr konstruktorė tė Renault-sė, por edhe qė t'i rrėmbejė Masės vendin e tretė pėr pilotė.
ALONSO. "Nėse fundjava vazhdon kėshtu, jemi tė qetė dhe objektivi minimal do tė jetė tė arrijmė nė pod nė garė", - deklaron Alonso qė me njė rezultat tė tillė shpallet kampion.


Mika Hakinen ka qenė dje i pranishėm nė Brazil, ku ka ndjekur provat zyrtare. Finlandezi nuk u ka shpėtuar gazetarėve, tė cilėt e kanė pyetur pėr thėnien e Shumit: "Betejat me Hakinenin kanė qenė mė tė bukurat." Vetė Hakineni, ish dy herė kampioni botės, ka deklaruar: "Kanė qenė duele fantastike, gara tė pastra, nuk kishim mosmarrėveshje nėpėr media. Kjo ėshtė arsyeja kryesore qė unė kam shumė respekt pėr Shumin dhe anasjelltas."

Pele do tė nderojė Majkėll Shumakerin pas garės sė fundit tė kėtij sezoni dhe tė fundit tė karrierės sė tij me njė trofe tė veēantė. Kėtė lajm e ka bėrė tė ditur dje adresa zyrtare e internetit tė Formulės 1. Ylli brazilian i futbollit kėrkon tė falėnderojė 7 herė kampionin e botės tė Formulės 1, me njė trofe tė veēantė pėr kontributin qė ka dhėnė pėr kėtė sport.

Katėr pjesėtarė tė skuderisė Toyota shpėtuan pa lėndime fizike kur persona tė armatosur i sulmuan kur po ktheheshin nga pista e Interlagosit tė premten mbrėma. "Nga jashtė xhamit, personi mė drejtoi njė pistoletė nė kokė... Shpėtuam thjesht pėr faktin se pas nesh ishte njė makinė tjetėr, e cila nuk e di pse, por ua tėrhoqi vėmendjen. Qėlluan disa herė nė drejtim tė saj. U thashė personave qė udhėtonin me mua tė mos lėviznin dhe tė ulnin kokėn. Nė fund gjithēka shkoi mirė dhe arritėm tė largoheshim. Por na u deshėn disa minuta sa tė merrnim veten," tha njė nga tė pranishmit nė makinė.

Ralf Shumaker ka shpjeguar motivet, pasi e pėrditshmja prestigjioze "Bild" bėri tė ditur se ai do tė ishte njė nga tė paktėt pilotė qė ka vendosur tė mos marrė pjesė nė festėn e tė vėllait me rastin e tėrheqjes nga Formula 1, e cila do tė zhvillohet pas garės sė Brazilit. Gazeta gjermane njoftoi se Ralfi, 31 vjeē, planifikon tė fluturojė pėr nė shtėpi nė Austri, menjėherė pas pėrfundimit tė garės. "Dua tė kthehem nė shtėpi sa mė shpejt, sepse im bir ka ditėlindjen tė hėnėn. Ai mbush 5 vjeē", - tha Ralfi.

Ish basketbollisti legjendar, Majkėll Xhordan, mė i madhi i tė gjitha kohėve nė kėtė sport, u ėshtė bashkuar zėrave para tėrheqjes sė Majkėll Shumakerit. I njohur me nofkėn "Air Jordan", 43 vjeēari qė u aktivizua nė ligėn inferiore, pasi e la NBL nė, e kėshilloi Shumakerin tė gjejė njė hobi pėr tė mbushur boshllėkun e lėnė nga pasioni i njė jete tė tėrė. "Personalisht, i rekomandoj golfin", - ėshtė shprehur amerikani sipas gazetės "Sport Informations Dienst" tė Berlinit.

Rubens Barrikelo ka fshirė tė gjitha shanset e Majkėll Shumakerit pėr t'u tėrhequr me njė tjetėr titull botėror nėn emrin e tij. Para garės nė Interlagos, Barrikelo e pranon qė Shumakerit do t'i duhet njė mrekulli qė vėshtirė se do tė ndodhė. Me dhjetė pikė pas kampionit nė fuqi, Fernando Alonsos, pėr tė fituar titullin e tetė kampion, gjermanit 37 vjeēar i duhet tė fitojė dhe spanjolli tė dalė pa pikė.


Ēmimi i Madh i Brazilit
Provat zyrtare
1. F.Masa Ferrari
2. K.Raikonen McLaren
3. J.Truli Toyota
4. F.Alonso Renault
5. R.Barrikelo Honda
6. Xh.Fizikela Renault
7. R.Shumaker Toyota
8. N.Haidfeld BMW
9. R.Kubika BMW
10. M.Shumaker Ferrari *
11. M.Veber Williams
12. P. de la Roza McLaren
13. N.Rozberg Williams
14. Xh.Baton Honda
15. R.Durnbos RedBull
16. V.Liuci Toro Rosso
17. S.Spid Toro Rosso
18. K.Albers MF1
19. D.Kulthard RedBull
20. T.Sato Super Aguri
21. S.Jamamoto Super Aguri
22. T.Monteiro MF1

* Majkėll Shumakeri nuk mori pjesė nė sesionin e tretė tė provave, megjithatė do tė niset i dhjeti, pasi nuk do tė ndryshojė motorin, por pompėn e benzinės.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Shumi, faleminderit pėr emocionet...

Majkėll Shumaker ka zhvilluar njė garė historike dje nė Brazil, ku pėrveē paraqitjes sė mrekullueshme, gjermani i Ferrarit i ka dhėnė edhe lamtumirėn pėrfundimtare Formulės 1. Gjėja e parė qė tė vjen ndėr mend, ėshtė qė tė thuash se ishte pikėrisht ky fundi i njė ere tė kėtij sporti. Dje u largua njė gjeni dhe pėr kėtė shprehje nuk mendohemi dy herė, pasi padyshim Majkėll Shumaker ishte i tillė. Era e tij ka pėrfunduar dhe ndoshta tė apasionuarit e kėtij sporti nuk mund tė shohin mė njė pilot si ai. Statusi i tij nė listėn e legjendave ėshtė i padiskutueshėm dhe ndoshta askush nuk do t'ia marrė mė.
Shtatė herė kampioni i botės i ka dhėnė lamtumirėn kėtij sporti me njė vend tė katėrt nė garėn e Brazilit, ku me tė vėrtetė shkėlqeu mė shumė se ēdokush nė pistė. Kėshtu, gjermani i ka dhėnė lamtumirėn tifozėrisė sė stij me 91 fitore, njė shifėr qė ka shumė mundėsi tė mos thyhet asnjėherė. "Majkėll, ti je kampion sot dhe pėrgjithmonė," shkruhej nė njė parullė tė madhe qė ishte ekspozuar nė tribunėn e Interlagosit. Nė njė tjetėr shkruhej: "Faleminderit pėr tė gjitha emocionet qė na ke dhuruar". Ka pasur edhe shumė tė tilla gjatė gjithė karrierės 16 vjeēare tė Majkėll Shumakerit, pra qė nga viti 1991 kur debutoi nė Formulėn 1 me Jordan in. Pa dyshim, Airton Sena ėshtė njė ndėr legjendat kryesore tė Formulės 1, ai dominoi kėtė sport deri nė vitin 1994 kur humbi edhe jetėn, po ashtu edhe britaniku Xhim Klark apo argjentinasi Huan Manuel Fanxhio, por Majkėll Shumaker duket se ėshtė dhe do tė jetė mė i madhi i tė gjitha kohėve. Fama e tij i kalon kufijtė e Formulės 1. Eshtė e sigurt se do t'u mungojė shumė tifozėve, por jo tė gjithėve. Ka edhe nga ata qė nuk e kanė mbėshtetur ose pėrkundrazi e kanė sulmuar shpeshherė.
"Pėr disa arsye, si karakteri, disa gjėra qė ka bėrė dhe pėr nga karizma, ai nuk do tė ketė dot popullaritetin e Airtonit, ka thėnė Berni Ekleston Megjithatė, si pilot ka arritur tė thyejė ēdo rekord, ka bėrė mrekulli, tė cilat askush nuk do tė ketė mė mundėsi t'i arrijė".
Ēdokush ka njė opinion pėr Shumin, ka nga ata qė mendojnė se Formula 1 nuk do tė ketė kuptim pa "Baronin e kuq"...
Nė pėrfundim tė garės sė djeshme, vetė Majkėll Shumaker, i cili bėri njė mrekulli nė Interlagos, ka deklaruar: "Pa dyshim qė do tė mė pėlqente ta pėrfundoja kėtė garė me njė vend nė podium. Megjithatė, tashmė dua tė pėrgėzoj Alonson pėr titullin kampion." Shumin mė pas e kanė pyetur sėrish edhe pėr tė ardhmen, ndėrkohė qė gjermani ka shtuar: "Tani le tė mendojmė pėr tė ardhmen... Nuk jam i trishtuar, pėrndryshe nuk do tė merrja vendimin pėr t'u tėrhequr."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Masa fiton, Shumi shkėlqen, Alonso kampion

Kampioni i botės, Fernando Alonso, i ka bėrė homazh rivalit Majkėll Shumaker pas Ēmimit tė Madh tė Brazilit, qė ishte edhe gara e fundit e sezonit. Piloti i skuderisė Renault fitoi titullin e dytė radhazi dje, pasi i mjaftoi vendi i dytė nė Interlagos nė njė garė tė dominuar nga piloti i dytė i Ferrarit, Felipe Masa, pėr tė cilin fitorja ka shijuar edhe mė shumė pėr shkak se triumfoi nė cirkuitin e shtėpisė. Shumakeri, nė garėn e fundit tė karrierės, shpalosi tė gjithė talentin dhe vendosmėrinė pėr t'u ngjitur nga vendi i fundit nė tė katėrtin, pasi njė shpim i gomės nė xhiron e nėntė ia mohoi shanset e fitores.
Pas garės, Alonso u shpreh se ka qenė njė nder qė ka garuar kundėr Shumakerit. "Ishte njė kampionat tepėr i rivalizuar dhe ėshtė bukur tė duelosh me tė, - tha Alonso. - Gjithmonė e kam thėnė qė titulli i kampionit kur Majkėlli ėshtė akoma nė pistė, merr mė tepėr vlera. E konsideroj veten me shumė fat qė fitova dy kampionate botėrore me Shumin nė Formulėn 1. Ne i urojmė tė gjitha tė mirat nė jetėn e re me familjen. Vėrtet ka qenė njė kėnaqėsi e madhe pėr tė gjithė qė garuam me tė". Shumakerit, me 10 pikė pas Alonsos, por me shtatė fitore secili, i nevojitej njė fitore e fundit qė tė kishte shpresa pėr titullin e tetė botėror, ndėrkohė qė spanjollit i mjaftonte vetėm njė pikė nga gara e fundit me Renault-nė pėrpara se tė transferohej te McLaren. Shefi i skuderisė Renault, Flavio Briatore, gjithashtu ėshtė shprehur me shumė respekt pėr Shumakerin pas garės spektakolare nė Interlagos. "Mendoj se sot duhet tė tregojmė shumė respekt pėr Majkėll Shumakerin, sepse ajo qė bėri sot, do tė shkruhet pėrjetėsisht nė historinė e Formulės 1, - deklaroi shefi italian pėr stacionin RAI. - Sot ai fluturonte. S'e di ēfarė e kishte kapur sot, por sinqerisht ai po fluturonte. Fituam njė kampionat shumė tė vėshtirė kundėr Ferrarit, njė kundėrshtari tmerrėsisht tė vėshtirė". Briatore edhe kėtė herė nuk i ka shpėtuar cinizmit duke shtuar: "Dua t'i falėnderoj edhe ata qė e mbajtėn hapur ēėshtjen e titullit, madje mė gjatė se ē'duhej", - ka pėrfunduar Briatore me buzėqeshje.


"Ciao Kimi", thotė Ron Denis
Tė dielėn nė Interlagos, Kimi Raikonen ka marrė njė tė puthur bekuese nga Ron Denis, pėrpara transferimit tė finlandezit drejt Ferrarit. Shefi i McLaren-it, me rastin e garės sė fundit tė 27-vjeēarit me ngjyrat e Mercedesit, i dorėzoi Kimit njė pikturė tė tij ku valėvit me entuziazėm flamurin italian dhe me mbishkrimin "Ciao Kimi".
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Interlagos, gara e lamtumirave


*Alonso po largohet nė mėnyrėn mė tė mirė nga skuderia Renault, me dy kampionate dhe si kampioni i dyfishtė mė i ri nė histori. Janė harruar kritikat pėr mospėrkushtim maksimal drejtuar skuderisė apo pėr favorizim tė Fizikelės, pasi spanjolli me makinėn qė ka pasur dje, sigurisht dhe me klasin qė zotėron, ėshtė bindur se Renault-ja ishte e vendosur pėr ta ēuar drejt titullit. Nė metrat e para pas finishit, Fernando i pėrlotur ka falėnderuar ekipin pėr punėn fantastike nė kėtė sezon dhe pėr bashkėpunimin e shkėlqyer, dhe u ka uruar fat pėr vitin tjetėr.
*Rikardo Zontės i ėshtė dhėnė lamtumira nė Sao Paolo dhe gara e Brazilit ka qenė e fundit pėr tė te Toyota si pilot testesh dhe pilot "rezervė". Pėrpara transferimit te Renault-ja pėr 2007-n, ekipi i dhuroi njė timon Toyota dhe njė flamur tė firmosur nga tė gjithė pjesėtarėt e ekipit, pėrfshi Ralf Shumakerin dhe Jarno Trulit. "E kam tė vėshtirė tė largohem nga njė skuderi ku kam punuar pėr njė kohė tė gjatė dhe ku mė kanė trajtuar shumė mirė", - tha Zonta.
* Gjithashtu nė "pit-lane", njė grup i personelit Michelin u mblodhėn nė njė takim spontan me rastin e garės sė fundit si furnizues gomash.
* Larg zonės sė privilegjuar "paddock", dy femra angleze te tė dyzetat, qėndronin tė menduara ndėrkohė qė kalimtarėt lexonin pankartėn e tyre, njė pankartė e madhe "Auf Ėiedersehn Michael", kushtuar pilotit qė i dha kuptim Formulės 1. Shumakeri mbėrriti nė parkingun e makinave, i pritur nga njė dyndje gazetarėsh dhe fotografėsh, tė vetėdijshėm se herės tjetėr nė Formulėn 1 Shumi do tė vinte si spektator. Duke e parashikuar kėtė rrėmujė tė madhe, ose ndoshta ngaqė kishte dėgjuar historinė e disa adoleshentėve qė sulmuan me armė disa pjesėtarė tė ekipit Toyota, Shumakeri 37-vjeēar i veshur sportiv, shoqėrohej jo nga njė, por nga dy truproja.

Pasaporta e Fernando Alonsos
Datėlindja: 29 korrik, 1981
Vendlindja: Oviedo, Spanjė
Kombėsia: Spanjolle
Mosha: 25 vjeē
Rezidenca: Oksford, Angli
Gjendja civile: Beqar
Kampion bote: 2005, 2006
*Filloi "go karting" kur ishte 3 vjeē. Debutoi nė Formulėn 1 me Minardin nė 2001-shin.
*Kaloi te Renault ja si pilot testesh nė 2002-shin. Nė 2003-shin zėvendėsoi Xhenson Batonin te kjo skuderi.
*U bė piloti mė i ri qė fiton "pole position" (Malajzi 2003) dhe qė fiton njė Ēmim tė Madh (Hungari 2003).
*Fitoi shtatė gara nė 2005-n dhe u bė kampioni mė i ri atė vit nė Formulėn 1, nė moshėn 24 vjeēare.
*Kėtė vit Alonso fitoi shtatė gara, pėrfshi garėn e shtėpisė nė Spanjė dhe atė tė Monakosė.
*Deklaroi se Formula 1 "nuk ėshtė mė sport", kur e penalizuan me
5 vende nė nisje, sepse bllokoi Masėn nė Monza muajin e kaluar.
*Dje ishte gara e fundit e Alonsos pėr Renault nė, sepse do tė kalojė te McLaren-i. Pakti u bė nė 2005-n pas shpinės sė Briatores.
*Alonso ėshtė i pari spanjoll qė fiton njė garė nė Formulėn 1 dhe kampioni i parė spanjoll nė Formulėn 1. Eshtė tifoz i Real Madridit.

Libri i Artė
(15 vitet e fundit)
2006 Fernando Alonso (Spanjė) Renault
2005 Alonso Renault
2004 Majkėll Shumaker (Gjermani) Ferrari
2003 Shumaker Ferrari
2002 Shumaker Ferrari
2001 Shumaker Ferrari
2000 Shumaker Ferrari
1999 Mika Hakinen (Finlandė) McLaren
1998 Hakinen McLaren
1997 Zhak Villnėv (Kanada) Williams
1996 Demon Hill (Britani) Williams
1995 Shumaker Benetton
1994 Shumaker Benetton
1993 Alen Prost (Francė) Williams
1992 Najgėll Mansell (Britani) Williams
1991 Airton Sena (Brazil) McLaren
1990 Sena McLaren

Kampionėt e shumėfishtė:
7 Shumaker
5 Fanxhio
4 Prost
3 Brabham, Stjuart, Lauda, Pike, Sena
2 Askari, Graham, Hill, Klark, Fitipaldi, Hakinen, Alonso


Ēmimi i Madh i Brazilit
1. F.Masa Ferrari
2. F.Alonso Renault
3. Xh.Baton Honda
4. M.Shumaker Ferrari
5. K.Raikonen McLaren
6. Xh.Fizikela Renault
7. R.Barrikelo Honda
8. P.de la Roza McLaren
Renditja pėrfundimtare
1. F.Alonso 134 p
2. M.Shumaker 121
3. F.Masa 80
4. Xh.Fizikela 72
5. K.Raikonen 65
6. Xh.Baton 56
7. R.Barrikelo 30
8. H.P.Montoja 26
9. N.Haidfeld 23
10. R.Shumaker 20
11. P. de la Roza 19
12. J.Truli 15
13. D.Kulthard 14
14. M.Veber 7
15. Zh.Villn[v 7
16. R.Kubika 6
17. N.Rosberg 4
18. K.Klin 2
19. V.Liuci 1
Konstruktorėt
1. Renault 206 p
2. Ferrari 201
3. McLaren 110
4. Honda 86
5. BMW 36
6. Toyota 35
7. RedBull 16
8. Williams 11
9. Toro Rosso 1
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Kete gare e fiton Masa,kampionatin e 2007 e mer Hamilton.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: GP INTERLAGOS - BRAZIL 
 
Ka me shume shance Hamilton per ta fituar kampionatin.
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!