Nė shumė vende tė zhvilluara, ka njė rėnie tė ndjeshme nė numrin e studentėve nė kurset shkencore e teknologjike (S&T). Europės i nevojiten mė shumė shkencėtarė ėshtė titulli i njė raporti nga Grupi i Nivelit tė Lartė mbi Rritjen e Personelit pėr Shkencėn dhe Teknologjinė (EC, 2004). Ky raport analizon kushtet e S&T nė Bashkimin Europian dhe i kushton vėmendje tė veēantė numrit tė personave qė zgjedhin studime dhe karriera nė S&T. Titulli i raportit ndalohet tek fakti qė rėnia e rekrutimit nė studimet S&T shihet si njė problem i madh nė shumicėn e vendeve Europiane. Tė njėjtat tendenca shihen nė ShBA dhe nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė tjera tė Organizatės pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZh).
Ėshtė paradoksale qė pjesa dėrrmuese e vendeve ku ekonomitė mbėshteten nė S&T po pėrjetojnė, tek tė rinjtė, njė mungesė interesi nė studimet dhe karrierat S&T. Rėndėsia ekonomike e njė numri tė lartė inxhinjerėsh e kuadrosh shkencorė ėshtė pranuar gjerėsisht. Por tė rinjtė nuk i zgjedhin studimet e karrierat pėr tė mirėn e ekonomisė sė vendit. Ata i mbėshtesin zgjedhjet e tyre (kur u jepet mundėsia pėr tė zgjedhur) nė interesat, vlerat e prioritetet e tyre. Ėshtė e qartė qė nė vendet mė tė pasura studimet e punėsimi nė S&T nuk ka tėrheqjen e disa dhjetėvjeēarėve mė parė.
Mungesa e interesit nė S&T nė shkollė e mė tej ėshtė problematike jo vetėn pėr ekonominė, por edhe pėr demokracinė, pasi pjesa dėrrmuese e vendimeve nė shoqeritė moderne kėrkojnė ballafaqimin e argumenteve shkencorė kundrejt gjykimeve vlerore. Njė popullsi votuese me arsimim shkencor tė mangėt mund tė manipulohet lehtėsisht prej propagandės.
Pėr kėto arsye, ėshtė e rendėsishme tė kuptohen qėndrimet, prioritetet dhe interesat e brezit tė ri nė lidhje me S&T: ky ėshtė qėllimi i studimit ROSE (Relevanca e Arsimimit Shkencor).
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?















