Mė vjen rėndė, tė fyesh apo tė pėrgojosh akademikėt apo studiuesit tė cilėt, kush mė shumė e kush mė pak kanė kontribuar pėr progresin e kombit, po aq mėkat ėshtė kur ata i lėnė pa fonde, pėr tė kryer apo pėr tė realizuar punėn e tyre shkencore!Edhe pse kėshtu, mė trokiti mjaft mirė fjala e ministrit tė arsimit, zotit Genci Pollo, nė parlament, i cili argumentoi se Institucionet Studimore, duhet tė reformohen e tė kalojnė pranė universiteteve. Pak rėndėsi ka, nėse dikush nuk ėshtė dakord me mua! Gjatė tėrė jetės sime nė fushėn e arsim- kulturės, dy ministra arsimi mbaj mend, qė i dhanė atij njė shtysė e progres, pėr tė arritur nė pėrmasa cilėsore. Dikur ka qenė Kahreman Ylli dhe sot shoh pėrpjekjet e Genc Pollos. Vetėm dashuria, iniciativat, dhe veprimet e dukshme cilėsore, po sjellin njė erė tė re nė kėtė fushė. Pikėrisht pėr kėtė pritet dhe kėrkohen reforma edhe tek institutet shkencore. Pa ofenduar askėnd, duke marrė parasysh edhe arsyet subjektive, si janė ato nė vlera monetare, aty vihet re njė apati, mbetet vetėm lavdia e djeshme, merren me gjėra tė thėna e stėrthėna, e kėshtu mbeten nė harresė ato mė kryesoret. Jo vetėm kaq, por instituti ynė i gjuhėsisė nuk po mbron dot ligjėsinė, qė ka aprovuar vetė, pėr t’ia kujtuar Kongresin e Drejtshkrimit! U bė bajate njė e vėrtetė e njohur, “Njė komb, njė Atdhe”. “Kėshtu ėshtė, por hallka lidhėse midis tė dyve, ėshtė gjuha, tė cilėn e kemi vėnė re si po katandiset! Shkencėtarė tė mėdhenj, Jokli, Shuflai, Maer, e deri tek mė i madhi i gjithė kohėrave, Eqerem Ēabej, tė cilėt e kanė mbledhur shqipen, fjalė pėr fjalė e kanė veselitur, i hoqėn pluhurin derisa e vendosėn gjuhėn tonė, nė panteonin e nderit, nga mė tė vjetrat, nga mė tingėllueset, dhe me njė ndėrtim sintaksor e morfologjik, qė do ta kishte zili ēdo gjuhė. Gjuhėtarėt kujtojnė Kongresin e Manastirit, flasin pėr Thimi Mitkon, Todėrin, Veqilharxhin, Kristoforidhin, Xhuvanin e tė tjerė. Mirė bėjnė sepse ata janė prokurorėt, deshėt me kėmborė nė gjuhėsinė shqiptare, por harrojnė themeloren. Kėta anashkalojnė punėn e tyre dhe nė veēanti, mesazhin qė u lanė ata brezave! Mbaj mend qė nė shkollėn pedagogjike, pedagogė tė mi tė nderuar, nė profilin e gjuhės dhe tė letėrsisė, si: Lirak Dodbiba, Nos Josifi (Topalli), Sotir Mani, shkrimtari i madh Petro Marko, drejtori plot dije, studiuesi i mirėfilltė, Shefik Osmani, na porositėn vetėm, pėr njė gjė, qė pėr ne mbeti testament i kohės: ”Do tė dilni mėsues! Tė vetmen qė do tė ruani me fanatizėm, ėshtė gjuha shqipe! Ky tregues themelor, do t’u ndriēoj nė breza. Po qe se do tė dini ta ujitni, ta krasitni nga tė pa qenat e ta ngrini njė e te vetme, pėr tėrė kombin”. Kush mė mirė se Instituti i Gjuhėsisė do ta kryej e ta ēoj pėrpara kėtė detyrė kombėtare? Aq mė tepėr, pėrse duhet lėnė nė heshtje ky Institut, kur zėri i tij ka mbetur njė zė nė shkretėtirė? Kur vetė nuk ėshtė nė gjendje tė mbroj ato, tė cilat vetė i ka ngėrthyer nė vendimet e njė kongresi drejtshkrimor? Sot, gjuha jonė pėr ta thėnė ballas, po bėhet copė- copė. Nga ēdo kokė dalin teori mė vete. Konkretisht kjo dukuri negative po na shfaqet nė dy drejtime. Sė pari, gjuha letrare, ka marrė shuplaka tė papara, nė veēanti tek unifikimi i saj! Sė dyti, po shkatėrrohet e theksoj, po dėrrmohet fare drejtshkrimi i saj! Askush nuk thotė, qė nė ēdo cep tė vendit, tė mos ruhen traditat, gojėdhėnat, kėngėt, eposet e tė tjera, pasi kėto janė vlera tė tė njėjtit komb, tė njėjtit vend, por ėshtė masakėr, kur nė tė folurėn e pėrditshme, nė shkolla, nė institucione, nė parlament, nė mediat e shkruara, pa lėnė mėnjanė ato vizive, tė flitet e ēfarė tė mos flitet, por nė gjuhėn letrare, kombėtare, kurrė! Sot, me vėshtirėsi, por mund tė gjesh disa penda, qė e ruajnė atė, por nesėr me siguri do tė krijojmė ndonjė aliazh, e zor se do t’i njohim pėrbėrėsit e tij. Nuk ka mbetur ta gjykojmė sot gjuhėn letrare. Nuk ėshtė krenari pėr askėnd tė thotė, se gegėrishtja ėshtė mė e pranueshme, pasi me tė ka shkruar Gjergj Fishta! Atėherė, ē’duhet tė thotė Pėrmeti, ku shkroi e kėndoi Naim Frashėri, ku limoi Faik Konica, ku i dha muzikė Nonda Bulka e tė tjerė? Gjuha ėshtė e pėrbashkėt e nder pėr gjithė kombin. Le tė vėmė re profesor Qosen! Ky dijetar nė tė gjithė veprėn e tij, i qėndron korrekt gjuhės letrare shqipe, asaj qė u pėrcaktua nė Kongres, firmėtar i sė cilės, ishte dhe vetė. Fjala e tij edhe nė njė punė apo shkrim tė zakonshėm, kumbon shqip, mbi bazėn shkencore. Pa qenė nevoja tė sjellim shembuj, pasi ato i ndesh kudo, nė veēanti ata qė marrin vesh sado pak nga kėto punė, por ėshtė e pa pranueshme tė thuash ‘majer’ pėr mirė, ‘ oshtu’ pėr ashtu, ‘ ashtė’ pėr ėshtė, drasti pėr ndasi, ‘nashtithi’ pėr tani, kangė pėr kėngė, ‘ Tirona’ pėr Tirana, cull pėr ēun, e tė tjera. Mė zi ndodh nė mediat vizive, ku ēdo gjė ėshtė jashtė kontrollit gjuhėsor! Drejtuesit e emisioneve nuk dinė se ēfarė flasin. Nė pjesėn mė tė madhe mund tė jenė ‘profesionistė’ tė orėve tė para, por vetėm shqip nuk dinė tė komunikojnė! Nė radhė tė parė, pėr ruajtjen dhe unifikimin e gjuhės letrare, nė tė folur dhe nė veēanti nė tė shkruar, e kanė gjuhėtarėt, pra Instituti i Gjuhėsisė. Ēfarė e pengon kėtė institucion, jashtė politikės, tė lejoj shkatėrrimin e gjuhės letrare shqipe? Unifikimi i saj (gjuha letrare) ėshtė aprovuar me ligj. Askush nuk e ka rrėzuar kėtė vendim deri mė sot! Pra, ligjin e ke, detyrėn e mbrojtėsit, shėndoshjes sė saj, pse nuk e bėn? Kėsisoj lind pyetja. Ose tė nderuarit gjuhėtarė nuk dėshirojnė, gjė qė mė duket e pakuptimtė, ose nė institucionin e saj, nuk janė mbledhur gjuhėtarė, por rrogėtarė. Duket, se kėtu, gjallėrojnė njerėz, pėr t’u ruajtur nga ‘dielli’, me mik, ose pėrfundimisht edhe kėtu ka futur kthetrat politika, e cila po i bėn ēorap edhe punėt shkencore! Si parantezė, po ju kujtoj, se sot, kanė dal mjaft libra studimor, monografi, njė pjesė e tė cilave kanė kritere dhe shtrat tė mirėfilltė shkencor, por po kalojnė nė heshtje! Natyrisht, kjo bie erė tė keqe, ndoshta xhelozi, konkurrence, frike, e sa si kėto nė llojin e vet! Dihet tashmė, akademia, institutet, jo krijuesi, duhet tė interesohet e t’i ‘peshkoj’, kėta elementė, kėto vepra qė tė ketė aktivin e vet, pasi ata s’duan tituj e ndere, por tė kontribuojnė, pėr tė dhėnė njė kontribut sado modest, pėr tė sotmen a tė nesėrmen. Deri sot, aty heshtet si nė manastiret e “Opus Deit”. Tė gjithė e ndiejnė, tė tėrė heshtin! Gjuha shqipe po kthehet nė njė arenė cirku. Fjalė dialektore, qoftė nga jugu, sidomos ato me “Ė- nė” fundore, e sidomos ato tė dialektit verior, tė dala nga skutat e harresės, po na serviren nė sini argjendi, nė libreza, gazeta, lėre pastaj median vizive, ku hyjnė e dalin pa doganė! Nė kėtė situatė, duhet kumbuar fort, se gjuha e bukur shqipe, ėshtė nė njė mish- mash tė vėrtetė! Ana tjetėr, po kaq e rėndėsishme ėshtė drejtshkrimi i kėtyre fjalėve. Nė libra, nė gazeta, nė titrat e mediave vizive, gabime tė pafundme, nga ato tė cilat ne u quajmė ortografike! Tė nisur nga pėrfitime vetiake, korrektori letrar ka dalė nga skena si hallkė e tepėrt! Nė shumė raste, redaktori i zgjedhur prej tyre, mė tepėr prish sesa ndreq! Korrektori, i cili dikur nė gazetė thirrej ‘ i freskėt’ e qė ndodhej nė ndėrmarrje botuese, nė qeveri, deri nė korrektimin e fjalimeve tė byroistėve, sot ka daė hallkė e tepėrt! Pėr mė keq, ėshtė kur autori e ēon materialin tė redaktuar e tė korrektuar, e nga botimi del me aq gabime, sa arrin tė vėsh veten nė pikėpyetje! Sa mirė do ishte, sikur gjuhėtarėt tanė, njė prej objekteve tė studimit tė kishin edhe disa tema pėr botimet e reja, e tė konkludonin pėr to nga ana e ndėrtimit gjuhėsor, e pėr ato qė nuk zbatojnė kriteret gjuhėsore, jo tė propozoj, por tė urdhėroj, qė kėtyre enteve botuese, t’u hiqen edhe licencat. Nė tė fundit ky ėshtė organi mė i pėrgatitur nė kėtė fushė. Ky ėshtė shteti. Ēdo mekanizėm, tė ndjekė rrjedhėn dhe ligjet e aprovuara. Pėr fat tė keq, as kėtė nuk e bėn! Atėherė, edhe kėtu, ėshtė njė shkak tjetėr, se ministri ka tė drejtė pėr reformim. Duhen reformime dhe tė gjenden makineri tė ‘vaisura’, pėr t’i angazhuar nė punė! Le tė mos shkojmė larg. Tė kujtojmė se gjithė seancėn e para disa ditėve nė parlament, ku u diskutua projekt buxheti shtesė. Nė kėtė debat, krahas problemeve tė tjera, tė binte nė sy menjėherė mėnyra e parashtrimit tė ‘hartimeve’, nga pushtetarėt. Duke kuptuar, natyrisht nga cektėsia intelektuale, se kush pėrdor mė tepėr fjalė tė huaja, ka njė bagazh mė tė madh intelektual, u pėrdorėn aq shumė, sa leksiku i gjuhės sonė s’u ndje fare. Nė kėtė seancė, zotėrinjtė deputetė, nė mbi shtatėdhjetė pėrqind tė tyre, kishin rėnė nė dashuri me fjalėn “performancė’. Duket, kjo fjalė e huajtur, e cila po bėhet kryefjala e ditės, sidomos nė mediat vizive, i ka marrosur aq shumė, sa nė pėrdorimin e saj, pėrdoret jashtė kuptimit real. Unė, s’kam ndėrmend tė jap kėtu etimologjinė e fjalės, por nė tė njėjtėn kohė, unė jam as kundėr futjes sė neologjizmave nė gjuhėn shqipe, por kjo ka njė masė dhe njė vend tė caktuar. Kėto neologjizma, tė nderuar deputetė, pėrdoren, kur gjuhės shqipe si pasojė e shpikjeve apo fenomeneve tė reja, i mungon kjo fjalė, por edhe nė kėto raste ajo zgjidhet, pėr tė qenė nė kontekstin e fjalėve tė gjuhės shqipe. Pėrsa i pėrket, fjalės suaj tė dashur, jo vetėm qė ndodhet nė gjuhėn tonė, por ka mbi dhjetė sinonime. Ndoshta, si dashamirės tė shqipes, do tė bėheni kuriozė ta gjeni, sė bashku me sinonimet e saj! Duhet kuptuar mirė, se njė fjalė, sado e bukur t’u duket, nė rast se pėrdoret vend e pa vend, ose atje ku nuk i takon, bėhet e rėndomtė dhe e bezdisshme! Pėr njė kėngėtar, pėr njė libėr, pėr njė sfilatė, pėr njė tubim, tani sė fundi, edhe pėr njė buxhet, futim fjalėn performancė, tė cilėn, ju me siguri nuk ia njihni burimin e kėshtu, natyrshėm dhe kuptimin semantik tė fjalės. Gjuha shqipe, sot po mbytet me fjalė tė huaja, apo ndryshe neologjizma. Jo vetėm politikanėt, qė s’merren vesh ē’thonė, e pėr mė keq i shqiptojnė gabim, por shtypi, nė veēanti katrahura ndodh me mediat vizive, ku drejtues jo profesionist, flasin si kodra mbas bregut! Nuk po futem nė budallallėqet e mėdha, por nė disa fjalė tė thjeshta, tė cilat i bėtė tė zakonshme: Pse u mbiu fjala okej, e jo dakord, apo njėmendėsi? Ja disa tė tjera: prononcoj, handikap, kurboi, investigues, aproksimative...e mijėra tė tjera, shumė prej tyre tė pa shpjegueshme. Mė keq akoma, sidomos tek politikanėt, pėr tė treguar ‘bagazhin’ kulturor, nė fjalimet e tyre, i mbushin me fraza tė shumta tė gjuhėve tė huaja. Me kėsi bėmash, askush nuk e tjetėrson dot veten. Ai qė ngėrthen, njė kulturė tė gjerė ėshtė shumė modest. Nga vet materiali, mėnyra e shtjellimit, flet vet ē’dije ka, ē’vlera dhe nėse zotėron apo jo gjuhė tė huaja, tė cilat mirė ėshtė t’i dish, por duan durim t’i mėsosh! Nė jetė unė kam njė barazim tė qartė: “ Njeriu nuk dėgjon ēfarė thotė, por shikon kush e thotė”! Mendoj se deri kėtu, duhet tė futen gjuhėtarėt tanė! Ėshtė mė se normale tė gėrmojmė pėr Xhuvanin, po sė pari tė ruajmė atė pėr tė cilėn punoi ai. Gjuhėtari ėshtė bahēevani i gjuhės, tė cilėn e ruan, e pasuron, e pastron, vazhdon ta vjelė nga dialektet xhevahire, kėshtu i sjell ato nė gjuhėn tonė letrare. Njėmendi lind pyetja: Kur kėto s’i bėni mirė, atėherė ēfarė dini tė bėni? Para se tė studiojmė hėnėn, le tė njohim tokėn! Pikėrisht edhe pėr kėto ‘vogėlsira’, ai apo ato institute, duhet tė reformohen. Duhet bėrė kjo, pasi do tė shkundi, do tė nxiteni, do tė mateni nė punė, do tė zėrė vend i afti, me njė fjalė, nė radhė tė parė, kjo do t’ju shėroj JU! Pėr tė mos u kthyer nė ‘kėpushė’ ėshtė mė mirė tė bėheni ‘bletė’ e zotėrinj, ashtu si ju ėndėrrojmė ne! Problemi i mos pėrdorimit tė gjuhės letrare, ėshtė bėrė njė problem madhor. Tė shpėrbėsh gjuhėn, do tė thotė t’i shkatėrrosh kombit zemrėn! Dialektizmat e rėndomta, neologjizmat e pa nevojshme, po e mbytin fare. Drejtshkrimi i nakatosur, po i ndan trupin nė copa! Vetė gjuha s’jep para, por tė jep frymė! Vėrtet s’ka pushkė e topa, por tė vret e tė shkatėrron plotėsisht. Vėrtet ėshtė e lehtė, por ka peshė tė rėndė specifike, ėshtė kulturė, arsim, vetė dija! Pa tė s’ka komb! Po vazhduam kėshtu, s’kemi asnjė mjet pėr ta ndrequr!
Nga Trifon DAFA
____________
Lot Dielli