Era, te ftohti,
jane te gjithe armiq te lekures se duarve, te cilat qendroj ne ne pjesen me te madhe te kohes ne kontakt me ajrin. Fillojnė te skuqen, te plasariten, te thahen dhe kthehen ne shqetesim per pjesen me te madhe te njerėzve. Lexoni disa sugjerime per te pasur duar gjithmone perfekte.
I ftohti ngadaleson qarkullimin e gjakut dhe ky eshte shkaku i skuqjes se lekures, qe fillon te thahet dhe shume shpejt krijon nje siperfaqe te ashper. Se bashku me lekuren e fytyres duart jane pjeset me te ekspozuara dhe gjithmone ne ndikimin e faktoreve demtues te stineve.
Prandaj eshte e keshillueshme qe gjate stines se dimrit, sa here qe dilni te mbani doreza. Pa harruar te mbroni duart me nje krem me filter anti UV, faktor shume i rendesishem qe ngadaleson mplakjen e lekures se duarve.
Per duart e skuqura jane te keshillueshme banjat dezinfektuese. Zhysni duart per disa minuta ne nje ene me caj apo sherebele te ngrohte ose mbeshtillini me disa garza tė lagura me uje mineral dhe uje trendafilash. Mbajini per rreth dhjete minuta dhe me siguri qe do t'i ndjeni me mire. Nese problemi i duarve tuaja qendron tek enjtja, zgjidhja eshte nje ene me uje te ngrohte dhe uje trendafilash. Mbajini duart per disa minuta dhe pastaj shperlajini.
Perdorni gjithmone krem hidratues, te cilin duhet ta aplikoni cdo mbremje. Ky eshte nje tjeter veprim qe duhet t'ju behet zakon per te pasur duar perfekte. Pasi t'i keni lyer duart me krem, filloni t'i masazhoni lehte. Masazhi stimulon mikroqarkullimin dhe ndihmon ne qetesimin e musklatures se duarve. Duke filluar nga kurrizi i dores, masazhoni derisa kremi te jete perthithur plotėsisht nga lekura. Me pas filloni te terhiqni lehtesisht secilin gisht. Me gishtin e madh te njeres dore ushtroni nje presion te lehte duke shtypur pellemben e dores tjetėr. Njė masazh per duar me te bukura dhe te shendetshme dhe per te ndjere efekte vertet relaksuese.
____________














