Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Si Tė Studiosh Nė SHBA 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Si Tė Studiosh Nė SHBA 
 
Plani ėshtė i qartė: tė studiosh nė Sh.B.A. Ke dėgjuar qė ėshtė vend lider nė shumė fusha dhe gjykon se edukimi duhet tė jetė po aq cilėsor. Shumė mirė, por ka disa fakte jo shumė tė kėndshme. Sė pari, nuk je i vetmi qė synon tė studiosh atje: qindra mijėra nxėnės nga e gjithė bota aplikojnė pėr pranim ēdo vit nė universitetet mė tė mira amerikane. Fatkeqėsisht, vetėm njė pėrqindje e vogėl e tyre pranohen atje ku dėshirojnė. Konkurrenca ėshtė shumė e ashpėr dhe aplikuesit aziatikė janė tė pamėshirshėm nė proces. Njė tjetėr problem ėshtė kostoja e lartė e shkollave. Universitetet mė tė mirė kushtojnė rreth $50, 000 nė vit pėr nxėnėsit internacionalė. Pėr familjen normale shqiptare kjo shifėr ėshtė thjeshtė e papėrballueshme. Ndonjė lajm tė mirė? … Po! Shkollat mė tė mira janė zakonisht shumė tė pasura dhe ‘zemėrgjera’ dhe mbėshtesin financiarisht nxėnėsit qė pranojnė. Pra, nėse nuk mund tė paguash shumė dhe kėrkon njė edukim tė mirė, ka vetėm njė mėnyrė: t’i hapėsh rrugėn vetes mes shumė aplikuesve tė tjerė qė kanė tė njėjtin qėllim. Prindėrit e miqtė nuk mund tė ndihmojnė. Ėshtė ėndrra jote, aplikimi yt. Je vetėm ti.

Universitetet
Nė Sh.B.A. ka shumė lloje shkollash tė larta qė shkojnė qė nga Shkollat e Kuzhinės tek Shkollat Teknike tek ato Ushtarake e shumė tė tjera. Megjithatė, shkollat me reputacion mė tė lartė janė Universitetet (National Universities) dhe Kolegjet(Liberal Arts Colleges). Universitetet janė pėrgjithėsisht tė mėdhenj dhe ofrojnė tituj Bachelor’s, Master’s dhe Doctoral. Nė anėn tjetėr, Kolegjet, zakonisht, ofrojnė vetėm Bachelor’s dhe janė mė tė vegjėl. Zgjedhja e shkollės ėshtė proces i vėshtirė dhe shumė i rėndėsishėm. Duhen konsideruar shumė faktorė qė karakterizojnė eksperiencėn nė secilin lloj institucioni.
Universitetet janė tė mėdhenj dhe zakonisht pėrqendrohen tek studentėt pėr Master’s apo Doctoral. Klasat kanė tendencė tė jenė tė mėdha dhe pedagogėt jo shumė tė afrueshėm. Nė shumė raste, mėsim mund tė japin studentė qė janė duke bėrė Doctoral (Teacher Assistants) dhe jo profesorė tė vėrtetė. Por kėto lloj shkollash janė, nė pėrgjithėsi, mė tė pasura, kanė skuadra sportive mė tė forta dhe pranojnė mė shumė nxėnės tė huaj (nga vendet e tjera) se Kolegjet. Madhėsia ndryshon nga Universitetet me mbi 20, 000 nxėnės si University of Texas at Austin, Texas A&M, University of Michigan, University of California at Berkeley dhe UC tė tjerė, tek Universitetet me mė pak se 7, 000 nxėnės si Yale, Harvard, Princeton, Stanford, Duke, etj. Nė pėrgjithėsi, shkollat mė tė vogla janė mė selektive.
Kolegjet janė zakonisht me mė pak se 3.000 nxėnės dhe nė pėrgjithėsi luajnė sporte nė Divizionin III. Kanė klasa tė vogla dhe profesorė mė tė afrueshėm sepse vėmendja pėrqendrohet tek studentėt pėr Bachelor’s (Kolegjet zakonisht nuk ofrojnė Master’s ose Doctoral). Duke qenė shkolla mjaft tė vogla, Kolegjet pėrpiqen qė tė krijojnė klasa me shumė diversitet dhe pranojnė nxėnės me interesa tė shumėllojshėm. Edhe pse akademikisht mund tė jesh shumė i kualifikuar, Kolegjet mė tė mirė mund tė preferojnė dikė tjetėr qė premton tė sjelli diēka tė re nė kampus. I njėjti parim ndiqet edhe nga Universitetet e vegjėl. Ndėr shkollat mė tė mira pėrmenden: Williams, Amherst, Swarthmore, Pomona, Bowdoin, Harvey Mudd, Wesleyan, Wellseley, Vassar, etj.
Shkolla mė e mirė pėr ty ėshtė shkolla ku mendon se do ndihesh mė mirė. Edukimin qė mund tė marrėsh nė Harvard, mund ta marrėsh nė shumė Universitete e Kolegje tė tjerė. Pėr Bachelor’s, emri i shkollės nuk duhet tė ndikojė shumė nė zgjedhjen tėnde. Pėr aq kohė sa synon njė shkollė tė mirė – 30-50 Universitetet ose Kolegjet mė tė mirė - fillo tė mendosh pėr karakteristika tė tjera si madhėsia, departamentet mė tė forta, ndihma financiare, etj

Pranimi
Nė Sh.B.A., shkolla tė ndryshme ndjekin plane tė ndryshme pranimi. Planet kanė periudha dhe rregulla specifike, dhe jo ēdo shkollė ofron tė gjitha planet . Ka 6 mėnyra aplikimi:
-Early Decision (ED)- ED ėshtė pėr ata aplikues tė cilėt kanė qėllime shumė tė qarta, janė tė sigurtė qė dėshirojnė tė shkojnė nė njė shkollė tė caktuar, dhe kanė gjithēka (rezultate testesh, aplikimin pėr pranim, rekomandimet, etj) gati nė fund tė Tetorit(tė vitit tė fundit tė Shkollės sė Mesme). Aplikuesit ED e marrin pėrgjigjen nė mes tė Dhjetorit dhe janė tė detyruar tė shkojnė nė shkollėn, qė i ka pranuar, nėse ju plotėsohet nevoja financiare. Nuk mund tė aplikohet ED nė mė shumė se 1 shkollė. Shumė shkolla nuk pranojnė aplikime ED nga tė huajt, qė kėrkojnė ndihmė financiare. Shkollat qė pranojnė kėta lloj aplikuesish, nė pėrgjithėsi, nuk e ofrojnė lehtė pranimin. Tė tilla shkolla pėrmenden: University of Pennsylvania, Columbia University, Middlebury College, Amherst College, Williams College, Broėn University, Dartmouth College, etj.
-Early Decision II (EDII)- EDII ėshtė nė themel i njėjtė me ED. I vetmi ndryshim ėshtė qė pėr EDII aplikon nė fund tė Dhjetorit dhe e merr pėrgjigjen nė mes tė Shkurtit. Shkollat qė ofrojnė EDII, detyrimisht ofrojnė edhe ED, por e anasjellta nuk ėshtė gjithmonė e vėrtetė. Nė pėrgjithėsi, njė nxėnės i refuzuar ED mund tė aplikojė EDII nė po tė njėjtėn shkollė. Shkolla qė ofrojnė EDII: Bowdoin College, Colby College, Grinnell College, etj.
-Early Action (EA)- EA ėshtė i ngjashėm me RD, por ndjek datat e ED. Aplikimi bėhet nė fund tė Tetorit dhe merret njė pėrgjigje nga mesi i Dhjetorit. Nxėnėsit e pranuar, ashtu si nė RD, nuk janė tė detyruar tė shkojnė nė shkollėn qė i ka pranuar EA. Shkolla qė ofrojnė EA: Califronia Institute of Technology, University of Chicago, Massachusetts Institute of Technology, Boston College, etj.
Single-Choice Early Action (SCEA)- SCEA ėshtė thjeshtė EA por, ashtu si nė ED, lejohet tė aplikosh vetėm nė 1 shkollė. Shkolla qė ofrojnė SCEA: Yale University dhe Stanford University.
Regular Decision (RD)- RD ėshtė plani ku aplikojnė mė shumė nxėnės. Nėse dikush ju ka treguar rreth aplikimeve pėr pranim nė shkollat nė Sh.B.A., me siguri ju ka folur rreth kėtij plani. Aplikimi dėrgohet nė fund tė Dhjetorit dhe pėrgjigjja merret nga fundi i Marsit. Mund tė aplikosh nė shumė shkolla dhe pasi merr pėrgjigjet, mund tė zgjedhėsh shkollėn nė tė cilėn do tė shkosh. Rekomandohet qė tė aplikosh nė 2 shkolla qė ėndėrron; 3, nėse mendon se vėrtetė ke shanse pėr pranim; dhe nė 2, ku e ke tė sigurtė pranimin. Tė gjitha shkollat qė ofrojnė ED, EDII, EA ose SCEA, ofrojnė edhe RD, por e anasjellta nuk ėshtė detyrimisht e vėrtetė. Shkolla qė ofrojnė RD: Princeton University, Harvard University, Duke University, Swarthmore College, Northwestern University, Rice University, Vanderbilt University, Pomona College, Wesleyan University, etj.
-Rolling Admissions (RA)- RA ėshtė plani qė, nė pėrgjithėsi, ndiqet nga shkollat mė pak selektive, kryesisht Universitete tė mėdha shtetėror. Nuk ka data tė vendosura pėr dėrgimin e aplikimit por njė sezon 5-6 mujor gjatė tė cilit institucioni pranon aplikime. Pėrgjigjja merret nė njė datė tė caktuar nga Zyra e Pranimeve(Admissions Office) nė shkollėn ku aplikon. Shkolla qė ofrojnė RA: University of Nebraska: Lincoln, University of Utah, Texas Tech University, University of Massachusetts: Boston, etj.
Shumė Universitete dhe Kolegje ofrojnė disa plane pranimi. Plane tė ndryshme nė njė shkollė tė caktuar kanė ‘pishina aplikuesish’(applicant pools) tė ndryshme. Aplikuesit Early Decision, pėr shembull, konsiderohen nė kontekstin e ‘pishinės’ sė tyre, jo asaj Regular Decision. ‘Pishina’ tė caktuara kanė vėshtirėsi tė ndryshme nė shkolla tė ndryshme. Nė shkollat me shumė reputacion, ‘pishina’ ED ėshtė zakonisht mė e vėshtirė se ajo RD, sepse shumė aplikues tė fortė pėrpiqen tė fitojnė pranim ED dhe tė kenė njė pėrgjigje para fundvitit. Nė shkolla tė tjera, tė aplikosh ED mund tė krijoj njė avantazh sepse, duke aplikuar para kohe i tregon shkollės interesin qė ke nė tė, dhe duke qenė se nuk ka shumė aplikues qė synojnė tė hyjnė ED nė shkolla jo shumė tė mira (sepse nėse pranohen, do detyrohen tė shkojnė), nuk ėshtė shumė e vėshtirė qė tė pranohesh.

Ndihma Financiare
Njė edukim i mirė nė Sh.B.A. ėshtė i kushtueshėm. Pėr nxėnėsit e vendeve tė tjera, shpeshherė, kostoja ėshtė edhe mė e madhe. Nė shkollat mė tė mira, shpenzimet pėr njė vit akademik mund tė jenė $30.000 deri $55.000. Shkollat private ofrojnė edukimin mė prestigjioz dhe mė tė shtrenjtė. Fatmirėsisht, janė po kėto shkolla qė shpenzojnė mė shumė pėr mbėshtetjen financiare tė nxėnėsve qė pranojnė. Shumė nga shkollat mė tė mira premtojnė tė plotėsojnė 100% tė nevojės financiare tė gjithė nxėnėsve tė pranuar. Megjithatė, shumica e shkollave e marrin parasysh nevojėn e nxėnėsve kur marrin vendimet e pranimit dhe, pėrderisa janė tė detyruara tė plotėsojnė 100% tė nevojės nėse i pranojnė, mundohen tė evitojnė pranimin e nxėnėsve qė kėrkojnė shumė mbėshtetje financiare.
Shkollat, tė cilat pranohen vetėm nė bazė tė meritės(pra nuk ndikohen nga ndihma financiare qė nxėnėsi kėrkon) dhe qė plotėsojnė 100% tė nevojės tė nxėnėsve tė pranuar janė tė pakta: rreth 37. Prej kėtyre, vetėm 7 ndjekin tė njėjtėn ‘politikė’ edhe me nxėnėsit e huaj. Yale University, Middlebury College, Harvard University, Massachusetts Institute of Technology, Princeton University, Williams College dhe Dartmouth College pranojnė tė huaj vetėm nė bazė tė meritės dhe plotėsojnė tė gjitha nevojat financiare. Kjo nuk do tė thotė se tė huajt fitojnė bursa vetėm nė kėto shkolla. Thjesht, do tė thotė se kur aplikon nė tė tilla vende, je i qetė dhe i sigurt, qė mos-aftėsia jote pėr tė paguar nuk do tė ndikojė nė vendimin e shkollės pėr tė pranuar ose jo..
Tė gjithė nxėnėsit e huaj duhet ta konsiderojnė aplikimin nė tė paktėn 1 nga kėto 7 shkolla. Edhe pse pranimi vetėm nė bazė tė meritės tingėllon qetėsues, pranimi nė kėto institucione ėshtė shumė i vėshtirė pasi, ashtu si unė dhe ti, janė disa mijėra tė huaj tė tjerė qė aplikojnė pėr pranim nė mė pak se 700 vende tė lira ēdo vit. Kėto shkolla janė relativisht tė vogla – mes 1.997 (Williams College) dhe 6.648(Harvard University) nxėnėsish – gjė qė i bėn edhe mė selektive. Prandaj, gjithkush qė aplikon nė tė tilla vende duhet detyrimisht tė aplikoj edhe nė shkolla tė tjera ku pranimi ofrohet mė lehtė.
Tė tjera shkolla qė ofrojnė shumė ndihmė nxėnėsve tė huaj janė: Amherst College, Brown University, Pomona College, Columbia University, Swarthmore College, California Institute of Technology, Harvey Mudd College, Duke University, Bowdoin College, Washington University in St. Luis, Colby College, etj.

p.s. Kur them ‘shkollat mė tė mira’ i referohem njė liste me 50 shkolla tė pėrbėrė nga 25 kolegjet mė tė mirė (referuar US News)
http://colleges.usnews.rankingsandr...artco_brief.php
dhe 25 universitetet mė tė mirė
http://colleges.usnews.rankingsandr...tudoc_brief.php
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Si Tė Studiosh Nė SHBA 
 
Po per studentet e huaj qe nuk banojne ne USA  a ka  ndonje metode aplikimi per tu pranuar  ne keto universitete?

Ndoshta ndonje student  qe studjon ne usa mund te me shpjegoj se  si ja ben  per ta perballuar shkollen nga ana ekonomike(flas per studentet qe nuk marin 100% ndihme nga universiteti)? Mendoj me ndihmen e prinderve, por ketu me del nje pyetje tjeter...Sa eshte rroga mujore per nje punetor te thjeshte  ne USA?
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
2.00 2 2 2
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!