Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Si U Mor Peng Dhe U Ekzekutua Ish-kryeministri I Italise 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Si U Mor Peng Dhe U Ekzekutua Ish-kryeministri I Italise 
 
Ēėshtja Moro ėshtė konsideruar mė shumė njė ēėshtje politike, se sa         gjyqėsore. Njė ēėshtje qė gjithsesi mbetet ende e hapur.........
Dokumentet, dėshmitė, 55 ditėt e Aldo Moros nė tė ashtuquajturin "Burgu i Popullit", tregohen nga burgosėsit e tij, anėtarėt e "Brigadave tė Kuqe". Dhe me tej, hipotezat se kush e dėshironte vdekjen e Aldo Moros, kush bėri qė tė zhduken kujtimet e tij?

.....E enjte 16 mars 1978, ora 10 para dreke, rruga "Fani" nė Romė: Rrėmbimi i Aldo Moros (disa herė ministėr dhe kryeministėr i Italisė) dhe masakrimi i policėve tė grupit tė shoqėrimit...
......E martė 9 maj 1978, ora 18.30, rruga "Kaetani" nė Romė: Nė njė autoveturė, nė protobagazhin e saj gjendet kufoma e Aldo Moros.....

Ishte  pikėrisht gjetja e automjeteve dhe e trupave pa jetė tė katėr rojeve tė grupit shoqėrues tė Aldo Moros, nė kryqėzimin e rrugėve "Fani" dhe "Streza" nė Romė, qė shėnoi fillimin e 55 ditėve tė sekuestrimit Moro, "Ferrin Moro", siē do ta quante Leonardo Shasha. Kjo ngjarje do tė kthehej mbi tė gjitha, nė njė ēėshtje mė shumė politike, sesa gjyqėsore, qė nė njė farė mėnyre duket e pamundur tė mbyllet nė tė gjitha sirtarėt. Mjafton tė thuhet se janė zhvilluar njė numėr i madh procesesh. Publikimi i akteve tė punės sė Komisionit parlamentar pėr kėtė ēėshtje, ka arritur nė 90 volume dhe pėrfshin mbi 100 mijė faqe.
 
Valerio Moruēi, nė procesin Moro, ka thėnė se nė krye tė automjeteve dhe njėsisė qė organizoi rrėmbimin e Aldo Moros, ishte Mario Moreti dhe me tė, ishin Barabara Balzerani, Prospero Galinari, Marko Fiore, Franko Bonizoli dhe vetė Moruēi.
    Kėshtu, Valerio Moruēi, njėri nga brigadistėt e pranishem nė rrugėn "Fani", ka dhėnė para trupit gjykues versionin e tij lidhur me grackėn pėr Aldo Moron. Sipas dėshmisė sė dhėnė prej tij, ngjarja pak a shume ka ndodhur kėshtu: "Drejtuesi i autoveturės "FIAT 128" qė kishte pėr detyrė tė frenonte fort dhe tė shkaktonte bllokimin e autoveturės "FIAT 130" tė Aldo Moros, ishte Mario Moreti. Pėr tė kontrolluar kryqėzimin e rrugės, ishte ngarkuar Barbara Balzerani, e armatosur me njė mitraloz dhe njė tabelė pėr ndėrprerjen e trafikut. Kanė qėlluar mbi autoveturėn e Moros, Valerio Moruēi dhe Marko Fiore, tė vendosur nė anėn e majtė tė saj. Ndėrsa mbi veturėn "ALFETA" tė grupit tė shoqėrimit, kanė qėlluar Prospero Galinari dhe Franko Bonizoli. Pėr tė mbyllur skenėn e grackės, ishte njė tjetėr "FIAT 128", vendosur nė pozicionin kryq, nga e cila mendohet qė tė kenė zbritur dy brigadistė tė tjerė, Alesio Kazimiri dhe Alvaro Nojakono. Mė tej, mbi rrugėn "Streza" duke drejtuar njė "FIAT 132", Bruno Segeti, lėvizje prapa me anėn e njė manovre pėr t'u afruar dhe pėr tė futur brenda Aldo Moron".
 
Nga shqyrtimi i kujdesshėm qė i ėshtė bėrė autoveturave pjesėmarrėse nė ngjarje, rezulton se nė to, ka vrima hyrjeje tė plumbave, shume mė tepėr nga sa bėn fjalė Moruēi ne shpjegimet e tij. Njė gjė e tillė hedh dyshime se nė pusi, ka pasur tė paktėn edhe njė brigadist tjetėr, qė nuk pėrmendet gjėkundi. Kėshtu pra, nė lidhje edhe me dinamikėn e grackės nė rrugėn "Fani", mbeten hije tė tjera. Nga tė dhėnat, del se nė kryqėzimin e rrugėve, ka qenė duke kaluar edhe njė motoēikletė, me dy persona, tė cilėt edhe ata kanė qėlluar. Megjithatė, brigadistėt gjithmonė e kanė mohuar faktin qė personat nė motor, tė bėnin pjesė nė komandėn qė organizoi masakrėn dhe rrėmbimin.
    Nėse kjo motoēiklete ishte nė rrugėn "Fani" dhe nuk i pėrkiste "Brigadave tė Kuqe", kush ishte nė bordin e saj? Mė 15 tetor 1993, njė i akuzuar, qė i pėrkiste Organizatės Kriminale "NDRANGHETA", i quajtur Saverio Morrabito, ka deklaruar se nė rrugėn "Fani" atė ditė ka qenė edhe Antonio Nirta, qė i pėrkiste njė klani tė fuqishėm tė Mafies Kalabreze dhe qė ishte i infiltruar nė "Brigadat e Kuqe".
 Ja se ēfarė thotė Serxhio Flamini, pjesėtar i Komisionit Parlamentar tė hetimit pėr kėtė moment: "Kur nė mesin e tetorit 1993 u mėsua mbi deklarimin e kėtij tė pandehuri tė "NDRANGHETA"-s, menjėherė mu kujtua, qė disa tė dhėna mbi prezencėn e njė kalabrezi lidhur me ēėshtjen Moro, ekzistonin nė disa nga aktet e Komisionit dhe tė Procesit".
 
Nė fakt, ėshtė njė dėshmi qė bėn fjalė pėr ekzistencėn e disa fotografive tė bėra nė rrugėn "Fani" nė atė ditė fatale. Thuhet se pikėrisht atė mėngjes, qė njė banor nė kryqėzimin e rrugėve "Fani" dhe "Streza", tė kishte realizuar disa fotografi, menjėherė pas ikjes sė komandės qė realizuan rrėmbimin. Kėto fotografi janė dorėzuar organeve tė hetimit, por prej tyre ėshtė thėnė se nuk kanė rėndėsi mbasi janė bėrė nga njė njeri inkompetent, njė karrocier, janė fotografi tė realizuara shumė shpejt dhe nuk mund tė pėrpunohen. Fakti ėshtė se ky rul fotografik nuk gjendet me. Ėshtė zhdukur.    
  Po ashtu, misteri mbulon edhe hetimet e bėra pėr 55 ditėt e burgosjes sė Moros. Kėto hetime tė koordinuara nga njė Komitet Tekniko-Politiko-Organizativ, i krijuar pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, u udhėhoqėn  nga Ministri i atėhershėm, Francesko Kosiga. Mbetet i dyshimte fakti se pėrse "strofka" nė rrugėn "Gradoli", nė tė cilin u gjetėn dokumente tė rrėmbimit, u zbulua nė datėn 18 prill 1978, kur tė dhėnat dhe sinjalet pėr tė ishin shumė tė hershme. U desh tė pritej zbulimi  "vullnetar" i saj shumė mė vonė, pėr tė mos thėnė njė zbulim rastėsor.
Sipas shtypit italian, nė kėrkimet pėr tė gjetur Aldo Moron, kėrkime tė cilat filluan menjėherė me masakrėn e rrugės "Fani", shumė shpejt u kuptua se diēka nuk shkonte. Pikėrisht, mė 16 mars 1978, shef i "DIGO"-s (policia speciale), mori njė telegram urgjent, nė tė cilin thuhej se duhej tė vihej nė zbatim menjėherė "Plani 0", njė plan ky i pėrpunuar pėr provincėn e Salsarit, por mbi tė gjitha, i panjohur pėr Kuesturat e tjera Italiane. Njė gjė e tillė, nxirrte jashtė loje bashkėpunimin dhe koordinimin e veprimeve. Pėrsėri njė urdhėr tjetėr pėr tė revokuar kėtė plan, pas 24 orėsh. Mė pas, Komisioni Parlamentar i Hetimeve, ka vėrtetuar se nė vitin 1978 ishte akoma nė fuqi njė sistem qė mbante nėn tutelė rendin publik, hyr nė fuqi nė vitet '50. Njė gjė e tillė (paradoksale), nuk lejonte tė njihej situata nė vitet '70, periudhė qė kishte njė rritje tė dukshme tė organizimit terrorist mė 2.000 anėtarė, 42 vrasje, 47 plagosje, 59 revolta nė burgje, 559 arratisje nga burgu. Kėshtu qė nga e gjithė Italia, kėrkimet u pėrqendruan praktikisht mbi Romen. Nga 16 marsi deri mė 10 maj u impenjuan, gjithmonė nė territorin urbanistik tė Romės, 172 mijė policė dhe karabinierė, tė cilėt realizuan 6 mijė vende bllokimi dhe 7 mijė kontrolle banesash, duke kontrolluar nė total 168 mijė persona dhe 90 mijė autovetura. Dikush shprehet , se ishte organizuar vetėm njė operacion i madh parade. Komisioni Parlamentar i Hetimit, pėrkundrazi, konkludoi duke gjykuar, se pika mė e lartė e sulmit terrorist, koinēidoi me pikėn me tė ulėt tė veprimtarisė sė Shėrbimeve Sekrete dhe tė Sigurimit.
  
Serxhio Flaminji, ėshtė shumė interesant kur thote: "...Hetimet mbi kėto 55 ditė kishin shėnuar njė seri gabimesh, mosveprimesh e neglizhencash. Mjafton qė tė qėndrohet nė njėrėn prej tyre. Kishte njė sinjalizim tė ardhur anonimisht nė Ministrinė e Brendshme,  njė telefonatė qė komunikonte emrat e katėr Brigadistėve, si dhe automjetet qe kishin pėrdorur. Ky sinjalizim u transmetua menjėherė pranė DIGO-s, qė ishte organi operativ, i cili duhet qė tė reagonte menjėherė. Kur DIGO mori kėtė sinjalizim, individualizoi menjėherė njėrin nga katėr brigadistėt, qė midis tė tjerash ishte nė "liri me kusht", kėshtu qė duhej tė paraqitej sistematikisht pranė Komisariatit tė Sigurimit Publik. Menjėherė, duke ndjekur kėtė brigadist, u arrit qė tė individualizohet tipografia nė rrugėn "Foa", tipografi e "Brigadave tė Kuqe", ku stampoheshin Komunikatat Brigadiste, komunikatat e 55 ditėve. Dhe, nėse ky sinjalizim, pėr tė cilin u fol me lart, do te transmetohej njė muaj mė parė, me ēdo propabilitet mund tė individualizohej gjurma qė do tė mund tė ēonte nė "Burgun e Moros".
 
Robart Katz, historian e gazetar gjerman shkruan": "....Siē ėshtė bėrė e qartė, tė gjithė personat qė janė marre me hetimin e kėsaj ēėshtjeje, si dhe drejtues tė Shėrbimeve Sekrete, ishin tė shkruar nė Lozhėn e inkriminuar Masonike P-2. E ēuditshmja qėndron gjithashtu, nė faktin se edhe kėshilltarėt e Kosiges, ishin shkruar nė P-2. E pra, operacionet pėr tė gjetur Aldo Moron, ishin nė duart e atyre qė nuk dėshironin gjetjen e tij".
 
Serxhio Flaminji:  "...interesa tė huaja rreth fatit tė Moros, mund tė konsideroheshin se ishin pėr vrasjen e Aldo Moros. Kishte mbetur njė llogari e pambyllur midis Aldo Moros dhe Departamentit tė Shtetit, e hapur kjo qė nga viti 1964, kur Moro kėrkonte dhe filloi tė vepronte pėr t'u hapur me socialistėt, duke pėrballuar njė politikė kritike dhe kapėrcyer centralizmin. Amerikanėt kundėrshtuan menjėherė. Me pas, u detyruan tė hapnin njė problem tė madh, kur Moro dėshironte tė kalonte nė njė fazė tjetėr, akoma mė tė acaruar, pėr aleancė me komunistėt. Dhe, pikėrisht ishte ky moment, kur del nė  plan tė parė, elementi i Aldo Moros. Mė parė tentuan ta vrisnin politikisht, duke i atribuar ēėshtjen, "LOCHID", skandalin "LOCHID". Sipas njė zėri, qė vinte pikėrisht nga Ambasada Amerikane nė Romė, si dhe nga njė burim i Shėrbimit Sekret Amerikan, Moro do tė ishte njė "Pemė me shumė degė, mė tė mėdha se trupi i saj". Pėrkundrazi, pastaj vjen njė konfirmim dėrmues. Gjykata Kushtetuese italiane, konkludon se Aldo Moro nuk kishte asnjė lidhje me Antela Pecopler (LOCHID). E megjithatė, pavarėsisht nga kjo, fati Moros ishte nė kurs".
 
Robert Katz:"....Por ai  (Moro), e dinte shumė mirė, se kundėr tij ishin si Bashkimi Sovjetik, ashtu dhe SHBA. Kjo ishte e qartė. Sepse ai,.... ai thoshte se kishte pasur edhe kėrcėnime, sepse pozicioni politik i SHBA-sė nė atė kohė ishte..... dėshironin qė komunistėt tė mos hynin nė Qeveri, dėshironin qė komunistėt tė zhdukeshin, sepse pėr Amerikėn nuk ishte e volitshme njė situatė e tillė, sepse Moro, siē dihej, ishte arkitekt i madh i "Kompromisit Historik....".
 
Sexho Flaminji: "Kosiga" ka  thirrur nė Ministrinė e Brendshme njė ekspert amerikan, duke ja kėrkuar atė Departamentit tė Shtetit. Ky individ, duhej qė tė kishte eksperiencė relative mbi terrorizimin nė Amerikėn Latine, por edhe nė vende tė tjera. Mirėpo, ai nuk kishte asnjė dijeni rreth "Brigadave tė Kuqe". Qėndrimi qė u mbajt nga Ministria e Brendshme pėr sugjerimin mbi kėtė ekspert, fliste pėr faktin, se nė kėtė rast u veprua siē do tė veprohej pėr ēdo masakėr tjetėr. Pra pėr tė, qėndronte teoria, se nuk kishte "njeri tė rėndėsishėm". Pra, edhe Moro nuk mund tė konsiderohej si i rėndėsishėm pėr seriozitetin e  njė shteti. Edhe sikur ai tė vritej, siē ndodhi mė pas, demokracia nė Itali do tė vazhdonte normalisht..."

LETRAT E MOROS  
Nga letra e Moros drejtuar Kosiges:  "... I dashur Francesko. Ndėrsa nuk kam asnjė dijeni, as pėr mėnyrėn e as pėr arsyet qė ndodhem kėtu, ėshtė jashtė ēdo diskutimi, se jam konsideruar si njė i burgosur politik. Nė tė vėrtetė jemi tė gjithė nė, grupi drejtues, qė jemi thirrur nė kėtė ēėshtje. Nėn akuzė ėshtė vėnė puna jonė kolektive, pėr tė cilėn kėrkojnė tė pėrgjigjemi. Gjendem nėn njė trysni tė plotė dhe tė pakontrollueshme; nėn njė proces "Popullor", qė mund tė jetė nė mėnyrė oportune i shkallėzuar me rreziqe, ose nė gjendjen e tė qenurit i konsideruar apo i induktuar, tė flasėsh nė njė mėnyrė qė mund tė jetė e papėlqyeshme dhe e rrezikshme. Doktrina, pėr tė cilėn, ose sipas sė cilės, njė rrėmbim nuk duhet tė sjellė avantazhe, por qė duhet trajtuar si njė rast i zakonshėm qė propabilisht sjell dėme, nė rrethanat konkrete politike, nuk mendoj se duron. Janė rrethana ku provokohen dėme tė sigurta dhe tė pallogaritshme, jo vetėm pėr personin, por veēanėrisht pėr shtetin. Sakrifikimi i tė pafajshmit nė emėr tė njė mbulese parimore e ligjore, ndėrsa ndodhemi nė njė pozitė qė nuk kėrkon diskutime, por veprime tė domosdoshme, mendoj se ėshtė e papranueshme. Njė qėndrim i tillė nė dukje parimor, do tė ishte njė gabim dhe njė abstraktėsi. Qė unė mundohem t`ju ndriēoj, kėtė e bėj pėr tė mirė, duke menduar se jemi ngatėrruar nė njė episod tė dhimshėm, nga i cili mund tė varen shumė gjėra....".
  
Lidhur me letrat e Aldo Moros, tė dėrguara nga i ashtuquajturi "Burg i Popullit", siē dihet, ka pasur shumė qėndrime e hipoteza. Megjithatė, e pyetur gjatė gjykimit tė Procesin "Moro 4",  bashkėshortja e tij, Eleonora, ka konfirmuar se letrat janė me tė vėrtetė tė bashkėshortit tė saj. Le tė shohim si shprehet ajo.Eleonora Moro: "....Kėto gjėra janė shkruar nga im shoq. Tė menduara nga vetė ai, tė shprehura nė mėnyrėn se si ai i shikonte gjėrat. Ėshtė mėnyra e tij pėr tė vlerėsuar situatat. Ato japin shenja mjaft tė sakta, pėr ata qė duan tė shohin dhe pėr ata qė duan me tė vėrtetė tė dėgjojnė, se si mund tė dilej nga njė situatė e tillė....".

Nga letra e Moros dėrguar Xhulio Andreotit, atėkohė Kryeministėr: "I dashur President, e di mirė se tashmė problemi, nė komponentėt e tij mė kryesore ėshtė nė duart e tua. Nuk dua tė shkruaj pėr situatėn, nė tė cilėn ndodhem dhe perspektivat qė kam pėrpara. Por megjithatė mund tė shpreh gjithė sinqeritetin tim qė nėse kjo fazė e re politike fillon kėshtu me njė banjė tė terė gjaku  dhe veēanėrisht me kontradikta lidhur me qėndrimin humanitar ndaj socialisteve, ajo nuk ėshtė sjellėse e sė mirės,as pėr vendin dhe as pėr Qeverinė."
 
Nga letra e Moros dėrguar Betino Kraksit, atėhohė sekretar i Partisė Socialiste:, "I dashur Kraks, sapo kam mėsuar nėpėrmjet lajmeve fragmentare qė mė kanė ardhur, lidhur me sensibilitetin e fortė dhe humanitar tė partisė suaj nė kėtė ngjarje tė dhimbshme. E vlerėsoj shumė tė rėndėsishme kėtė iniciativė tuajėn. Demokracia Kristiane duket se nuk e kupton njė gjė tė tillė dhe kjo mė duket absurde. Ajo qė ja vlen, nuk ėshtė tė shpjegosh apo tė shpjegohesh. Por nė se mundet tė bėsh diēka, bėje....".
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Si U Mor Peng Dhe U Ekzekutua Ish-kryeministri I Italise 
 
Nga letra e Aldo Moros drejtuar Partisė Demo-kristiane:...."..Pas letrės sime arsyetuese shoh njė qėndrim negativ tė mbajtur nga Demokracia Kristiane. Jo se nuk ka vend pėr tė diskutuar. Pėr kėtė ka bile, ka shumė. Por pėrkundrazi mungon kurajua civile nė parti pėr tė hapur njė debat mbi temėn e propozuar. Atė tė shpėtimit tė jetės sime si dhe pėr kushtet pėr tė ndjekur njė kurs tė ekuilibruar. Ėshtė e vėrtetė unė jam njė i burgosur, por nuk jam i droguar. Shkruaj me shkrimin tim. Me kaligrafinė time. Por, sipas disave, megjithatė jam njė tjetėr dhe nuk meritoj qė tė merrem seriozisht. Atėherė, tė paktėn pėrgjigjuni argumenteve tė mia. Nėse vazhdoni kėshtu, kemi tė bėjmė me njė pajtim tė degraduar, qė do tė thotė frikė nga debati, frikė nga e vėrteta, frikė pėr tė firmosur vendimin me vdekje. Pėrse ky poshtėrim ndaj kėrkesės pėr autenticitetin tim? Por midis "Brigadave tė Kuqe" dhe meje nuk ka as mė tė voglin bashkėsi mendimesh. Ėshtė i njohur fakti se shumė probleme tė rėnda te familjes sime, janė arsyet themelore tė luftės qė unė po bej kundėr vdekjes. Megjithatė vdes se kėshtu vendosi partia ime. Por kjo banjė gjaku, nuk do tė jetė e mire as pėr Zakanjinin (atėkohė sekretar i Partisė Demokristiane), as pėr Andreotin, as pėr Demokracinė Kristiane, as pėr vendin. Secili do tė kėtė pėrgjegjėsinė e tij. Nėse e gjithė kjo ėshtė vendosur le tė bėhet vullneti i Zotit. Nuk ka asnjė pėrgjegjėsi tė fshehur prapa njė detyre. Gjėrat janė tė qarta. Do tė sqarohen edhe mė shumė, shumė shpejt...."
Valerio Moruci, ish-shef brigadist, shprehet:"...nė rast se kėrkesat e "Brigadave tė Kuqe", do tė merreshin parasysh nga Qeveria dhe nuk do tė hidheshin poshtė, Moro do tė kishte shpėtuar, do tė ishte liruar..."
    
Nga letra e Moros drejtuar Beninjo Zakanjinit, atėkohė sekretar i Partisė Demokristiane:  "I dashur Zakanjini. Jemi pothuajse nė situatėn zero. Mungojnė vetėm mė shumė sekonda, se sa minuta. Jemi nė momentin e masakrės. Me hidhėrim tė thellė dhe i habitur, shikoj se nuk ka asnjė vlerėsim serioz, njerėzor dhe politik, pėr tė marrė njė vendim tė saktė dhe tė rreptė. Vetė familja ime fatkeqe ėshtė nė njė farė mėnyre e mbytur e pa mundur qė tė nxjerrė britmėn e saj tė dhimbshme. Si ėshtė e mundur, qė tė jeni tė gjithė dakord pėr tė dėshiruar vdekjen time? Si ėshtė e mundur qė t'a bėni kėtė, duke u justifikuar me arsye tė prezumuara shtetėrore, tė cilat dikush tinėzisht, ju a ka sugjeruar? Nėse ky krim do tė realizohet, atėherė do tė krijohej njė vorbull uji e tmerrshme, nga e cila asnjeri prej jush, nuk do tė mund tė mbrohet. Ajo do t'u pėrfshinte tė gjithėve. Unė ju them qartė nga ana ime, se nuk do tė shfajėsoj dhe nuk do tė justifikoj asnjėrin. Vendimi qė do tė vijė me krimin, nė kėtė eksperiencė tė gjatė dhe dramatike, do tė lėrė tė hapura shumė probleme. Nuk besoj se Demokracia Kristiane do tė mbyllė problemet e saj, duke likuiduar Aldo Moron. Unė do tė jem akoma si njė pikė e pamposhtur e kundėrshtimit dhe alternatives, pėr tė evituar qė Demokracia Kristiane, tė bėjė atė qė duhej tė bėnte sot. Duke u nisur nga kjo arsye, kėrkoj qė nė funeralin tim, tė mos marrin pjesė autoritetet e shtetit, as njerėzit e partisė. Kėrkoj tė shoqėrohem nga njerėz tė thjeshtė e tė paktė, qė mė kanė dashur me tė vėrtetė dhe qė kanė tė drejtėn tė mė shoqėrojnė me lutjet dhe dashurinė e tyre".

Mirėpo nėse memoriali i gjetur nuk ėshtė i plotė, atėherė ēfarė fundi kanė pasur pjesėt e tjera dhe kush ka pasur interes qė ato tė zhdukeshin ?
  Pyetjet pėr kėtė problem janė bėrė dhe vazhdojnė tė bėhen. Egziston njė histori interesante, qė bėn fjalė pėr gjetjen e memorialit tė Moros dhe materialeve tė tjera, nė datėn 1 tetor l978, nė njė anė muri tė njėrės nga dhomat e shtėpisė nė rrugėn "Monte Nevoso", nga karabinierėt e bėrthamės operative antiterroriste tė gjeneralit Karlo Alberto Dalla Kieza. Kjo histori ėshtė mohuar nga versionet zyrtare. Po ashtu, sipas shtypit italian, rezulton se pikėrisht atė natė tė 1 tetorit l978, gjenerali pas gjetjes sė memorialit dhe materialeve tė tjera, ėshtė nisur urgjent pėr nė Rome dhe ėshtė pritur nga njė funksionar i lartė politik, shume afėr Andreotit.
    
Sergio Flaminji, i cili ka shkruar rreth kėsaj historie, shprehet: ".....Gjenerali Dalla Kieza, nė datėn 1 tetor l978, nė darkė vonė, udhėton me avion pėr nė Romė. Ėshtė i besueshėm dhe i njohur versioni, se gjenerali realizonte operacione speciale dhe kishte tė infiltruar agjentė qė i drejtonte personalisht.
   Nė datėn 6 prill tė vitit l993, i pyetur nga ana e prokurorit tė Palermos, Xhankarlo Kazeli, Tomazo Busheta, i penduari i madh i Cosa Nostras, ka deklaruar:"..Andreoti ishte i preokupuar qė mund tė dilnin nė shesh kėto sekrete tė sekuestrimit tė Moros, tė cilat i njihte edhe gjenerali Dalla Kieza.." Gjithashtu Busheta shton se.."..vrasja e gjeneralit Dalla Kieza (1982), si dhe ajo e gazetarit Mino Pekoreli (1979), janė gjėra qė gėrshetohen me njėra-tjetrėn dhe lidhen me dijenitė e tyre rreth memorialit dhe rrėmbimit tė Moros..".
  Sidoqoftė, pas dhjetėra procesesh gjyqėsore, ende sot nuk ka njė pėrgjigje pėrfundimtare rreth tė vėrtetės pėr rrėmbimin dhe vrasjen e Aldo Moros.
  
Ja ēfarė ka thėnė nė vitin l994, pas l6 vjet heshtje nė burgim, njėra nga personazhet dhe protagonistet, Anna Laura Bregeti, lidhur me 55 ditėt e Aldo Moros nė "Burgun e Popullit": "..ishte njė dhomė e vogėl me WC brenda saj. Kishte njė sipėrfaqe 1 x 3,5 m. Nė tė nuk kishte as vaskė e as komodinė. Njė shtrat i improvizuar dhe ēarēafė. Moro shkruante i ulur nė shtrat duke e mbajtur letrėn mbi njė bllok. Dhoma gjatė gjithė kohės kishte ndriēim. Bisedimet me Moron bėheshin drejtpėrdrejtė vetėm nga njėri prej nesh qė e mbante fytyrėn tė mbuluar. Moro nuk ka parė kurrė fytyrė tė zbuluar dhe nuk ka pasur asnjė dijeni, se kush ishin personalisht burgosėsit e tij. Nuk ju krijua asnjė mundėsi pėr tė parė, mbasi ai, nga ajo dhomė mund tė dilte i gjallė. Kishte ditė qė me Moron nuk shkėmbehej asnjė fjalė. Fakti se Moro nuk ka parė asnjė fytyrė, duhet tė kuptohet mirė dhe nga tė gjithė. E pėrsėris, ai mund tė dilte i gjallė. Ishte nė njė shtėpi nė mes tė Romės. Nė njė nga lagjet me tė pasura tė saj. Ai nuk duhet tė njihte as njėrin, as shtėpinė ku ishte. Ishim katėr veta. Njėri nga ne nuk ka qenė dakord qė ai tė vritej. Vendimi me vdekje u mor njė ditė para ekzekutimit. Deri ditėt e fundit, ėshtė besuar pėr realizimin e tratativave tė shkėmbimit. Besohej nė njė rruge-dalje. Ditėn e fundit, u realizua edhe njė telefonate me familjen, pėr tė ritentuar pėr tratativė. Moros ju tha se "Brigadat e Kuqe" kishin marrė vendimin e dėnimit me vdekje. Kjo ju tha nė ditėt e mėparshme. Mė vonė dhe konkretisht nė datėn 9 maj, ju tha pėrfundimisht se prej aty do tė dilte i vdekur. Ju tha nga personi qė merrte nė pyetje. Emrin e tij nuk dėshiroj t'a them. Askush nuk u preokupua pėr rrėfimin e Moros. Nuk ju dha mundėsia pėr t'u rrėfyer. Unė vetė personalisht nuk besoj nė kishė. E transportuam, besoj rreth orės 06.30 tė pasdites. Nuk u dėgjuan krisma, mbasi u pėrdor silenciatori. Ashtu i vrarė u vendos nė portobagazhin e autoveturės, pikėrisht nė pozicionin nė tė cilin u gjet mė pas. Ndaj tij u qėlluan disa plumba. Se sa nuk mund ta them, por me siguri mbi pesė. Nuk mund tė them nėse ishte e njėjta armė. Nuk jam e zonja qė tė kuptoj kėtė gjė. Moro, para vdekjes nuk tha asgjė. Nuk pėrshėndeti nė veēanti asnjėri. Bėri njė pėrshėndetje pėr tė gjithė...".
 
Nga letra drejtuar Eleonora Moros, bashkėshortes: "..E ėmbla ime Loreta. Jemi tashmė na fund. Nuk ma duket rasti qa ta diskutojmė rreth ēėshtjes sė pėrse ndodhi. Ēdo gjė ėshtė e qartė. Gjithēka u bė lidhur me moderimin tim, me veprėn time. Por, nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė se e gjithė pėrgjegjėsia ėshtė e Demokracisė Kristiane, me qėndrimin dhe sjelljen e saj absurde, tė pabesueshme. Do tė dėshiroja t'i thoja Giovannit (djali) se ēfarė do tė thotė njė veprimtari politike. Dhe Zakanjini si mund tė rrijė i qetė nė vendin e tij. Dhe Kosiga, nuk diti tė mendojė asnjė mbrojtje. Gjaku im do tė bjerė mbi ta. Por megjithatė, nuk ėshtė kjo pėr tė cilėn dua tė flas. Dua tė flas pėr ju, qė ju dua e qė ju kam dashur gjithmonė. Jam kaq mirėnjohės pėr tė gjithė, pėr ēfarė keni bėrė. Tashmė gjithēka ėshtė e padobishme. Papa, bėri shumė pak. Pres urdhrin e ekzekutimit. Loreta, e ėmbla ime. Jam nė duart e Zotit dhe tė tuat. Njė puthje dashurie pėr tė gjithė ju....".  

Kane thene per Aldo Moron

Ana Laura Bragheti, ish-brigadiste:  "...Nė takimet me Moron rrinim me fytyrė tė mbuluar. Ai mund tė dilte i gjallė nga ajo shtėpi...".
 
Valerio Moruci,ish-brigadist dhe pjesėmarrės nė rrėmbim i arrestuar: "...Aldo Moro u rrėmbye nga "Brigada e Kuqe", mbahej i burgosur nga "Brigadat e Kuqe", pyetej nga "Brigadat e Kuqe" dhe u vra nga "Brigadat e Kuqe...".
 
Tomazo Manēini, gazetar: "...Me siguri qė nė radhėt e "Brigadave tė Kuqe" ka pasur individė qė kanė dashur tė shpėtojnė Aldo Moron...".
    
Papa Vojtila: (ceremonia funebre)"...O Zot i jetės dhe i vdekjes, ti nuk ke plotėsuar lutjen tonė pėr shpėtimin e Aldo Moros, kėtij njeriu tė mirė, tė arsyeshėm, tė urtė, tė pafajshėm dhe mik...".
    
Henri Kisinger, ish-sekretar i Shtetit tė SHBA.-sė, i intervistuar nė datėn 06.04.1993 nga gazetari i shquar italian Xhovani Minoli, thotė:  "...ka pasur zėra nė Itali sipas tė cilave unė do tė kisha dhėnė njė dėnim kundėr njė hapjeje me tė majtėt dhe "Kompromisin Historik". Njė gjė e tillė nuk ėshtė e vėrtetė, sepse kur unė kam njohur Moron ishte viti 1974. Ndėrsa ishte viti 1977 kur filloi "Kompromisi Historik".

Barbara Balzerani, njė nga krerėt e "Brigadave tė Kuqe" shprehet: "Ajo qė shtyu mė shumė pėr t'u marrė vendimi, ishte fakti se politikanėt nė atė kohė nuk arritėn tė kuptonin atė qė kėrkonte Aldo Moro. Sipas tyre, nė ato letra Moro nuk ishte Moro. Ai ishte i droguar dhe shkruante ato qė i thuheshin apo dėshironin "Brigadat e Kuqe". Ato qė thuheshin nė letra, nuk ishin mendimet e Moros, nuk ishin mendimet e tij tė lira, nuk kishte njė arsyetim nė atė qė ai thoshte....".

Francesko Bishone, profesor i sociologjisė, shprehet:"...Nga studimi dhe analiza e materialeve tė hedhura nė dorė, mund tė jepen njė seri konsideratash. Njė gjė mund tė thuhet me siguri. Memoriali i gjetur i Moros, nuk ėshtė i plotė...".

Kronologji

30 prill 1978.
Telefonatė e "Brigadave tė Kuqe" nė familjen Moro. Zėri anonim bėn tė ditur se: " Tė gjitha gjėrat siē janė, nuk mund tė sjellin asgjė. Tashmė vendimi ėshtė marrė dhe siē e kemi thėnė nė Komunikatėn Nr. 8, nuk mbetet gjė tjetėr pėr tė bėrė, veē ekzekutimit. Sidoqoftė, ėshtė e mundur njė ndėrhyrje e Zakanjinit, madje shpejt...".

 E marte 9 maj 1978.
Telefonatė e "Brigadave tė Kuqe" nė adresė tė Franko Trito, ndihmės i Moros: "...Komunikoni familjes, se trupi i  Aldo Moros ndodhet nė njė autoveturė, nė rrugėn "Kaetani"...".
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!