Dje, ai ka parė momentet e fundit tė tragjedisė, ku njė 16-vjeēar, nxėnės i kėsaj shkolle, pėrfundoi nė tehun e thikės sė njė bashkėmoshatari tė tij. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė oborrin e shkollės, pak metra nga porta e jashtme e saj, rreth orės 7.40 tė mėngjesit, vetėm disa minuta para se Shefqeti tė mbėrrinte nė vendin e tij tė punės. I tronditur, ngaqė i ka njohur tė dy djemtė, nė njė intervistė pėr gazetėn Panorama, ai tregon tė gjithė detajet e ngjarjes dhe grindjen qė solli vrasjen, duke e shkėputur herė pas here rrėfimin e tij me pasthirrma keqardhjeje dhe habije.
Ju jeni roje i gjimnazit, a ndodheshit kėtu nė momentin qė ndodhi ngjarja?
Jo, unė nuk kisha ardhur akoma, kam mbėrritur disa minuta mė vonė, kur pothuaj kishte pėrfunduar gjithēka dhe Keltionin e gjeta tė shtrirė nė tokė.
Ēfarė patė mė pas?
Unė pashė djalin qė ishte shtrirė nė tokė, ai qė e qėlloi kishte ikur, ndėrkohė dhe kishte hedhur thikėn jashtė oborrit tė shkollės. Mė thanė qė nė afėrsi tė fshatit SOS e ka pritur njė makinė, me tė cilėn ėshtė larguar. Me sa duket, e ka bėrė me plan.
I njihnit dy nxėnėsit e pėrfshirė nė sherr?
Po, sigurisht, janė nxėnės kėtu, qė tė dy nė vitin e dytė, klasa B. Unė i dija se ishin shokė tė ngushtė dhe i kam parė edhe herė tė tjera bashkė, nuk kanė shkuar keq me njėri-tjetrin dhe nuk kanė qenė djem tė kėqinj, nuk e di se si mund tė kenė arritur deri kėtu.
Si ndodhi qė ēėshtja kishte ardhur deri kėtu?
Me sa mora vesh unė, dje, pasdite (tė ejten), ata tė dy ishin grindur me njėri-tjetrin dhe sot (tė premten), kanė ardhur qė nė mėngjes dhe ka ndodhur ajo qė ndodhi. Po punė adoleshentėsh ėshtė, se nuk mund tė vritet tjetri pėr aq gjė.
Pėr ēfarė e kishin grindjen?
Siē mora vesh nga shokėt e shkollės dje ishin grindur pėr njė karrige. Me pak fjalė, Keldioni ishte ulur nė klasė dhe kishte zėnė njė vend, por ka ardhur ai tjetri, Fatjon Zira, dhe i ka kėrkuar karrigen, duke i thėnė se ishte e tij. Nė atė moment kanė bėrė llafe dhe janė sharė. Mė pas e kanė goditur njėri-tjetrin me grushta dhe shpulla, me kaq janė ndarė dhe kanė shkuar nė punė tė tyre.
Po mė pas ēfarė ka ndodhur?
Sot nė mėngjes (tė premten), rreth orės 7.40, kanė ardhur nė shkollė, nė fillim Keldioni me disa shokė dhe kanė qėndruar nė njė anė tė oborrit dhe mė pas ka ardhur edhe Fatjoni. Ky i fundit ka qėndruar para shkallėve tė shkollės, ja kėtu, (ai tregon me dorė vendin e ngjarjes). Dhe e ka thirrur tė vrarin. Shokėt e kėtij thanė qė i kanė folur qė tė mos shkonte, pasi kishin parė diēka nė dorėn e Fatjonit, por ai ka shkuar. Ky (i dyshuari si vrasės), ka qenė i pėrgatitur pėr ta qėlluar. Menjėherė ka nxjerrė thikėn, por goditja e parė i ka dalė bosh. Mė pas dikush ka dashur t“ia heqė thikėn nga dora, por ėshtė tėrhequr pas kanosjes qė i ka bėrė Fatjoni me thikė, ky i fundit ka qėlluar edhe dy herė me radhė mbi Keldionin, duke e zėnė nė ije. Ai ėshtė rrėzuar pėr tokė, ndėrsa ai qė e qėlloi ka vrapuar jashtė oborrit tė shkollės dhe mė pas nuk e di se ku ka shkuar.
Kush e ka shoqėruar pėr nė spital viktimėn?
Shokėt e tij me njė makinė tė rastit e nisėn pėr nė spital, ne lajmėruam policinė, qė erdhi menjėherė dhe mori nė pyetje djemtė qė ishin me Kledionin. Mė vonė mėsuam se ai kishte vdekur nė Spitalin Ushtarak.
Keldioni donte tė bėhej boksier
Ėndėrronte tė bėhej njė boksier nė tė ardhmen, madje prej vitesh kishte filluar tė stėrvitej pėr kėtė. Por, jeta Keldion Stafės, 16 vjeē, nxėnės nė vitin e dytė nė gjimnazin Sandėr Prosi, nė Sauk, tė Tiranės, ėshtė mbbyllur dje, pas njė grindjeje pėr motive banale me shokun e tij tė klasės. Djemtė e lagjes e njohin mirė dhe pėrloten bashkė me tė afėrmit, kur marrin vesh ngjarjen. Shokėt e klasės, qėndrojnė poshtė shtyllės, ku ėshtė vėnė njoftimi pėr vdekjen e tij dhe duket se nuk ngopen sė pari. Ata nuk e dinin qė kishte vdekur pa dalė kjo afishe e zezė morti. Kur i pyetėm, na thanė se Keli, siē i thėrrisnin shkurt mes miqsh, ishte i plagosur nė spital, madje ishin tė bindur qė nuk kishte asgjė pėr t“u shqetėsuar. Por afishja duket se i ka thyer shpresat e tyre pėr ta riparė edhe njė herė nė bankėn ku ulej Keldionin, dhe pėr t“i folur sėrish. E ndėrsa nuk duan as tė rėndojnė Fatjonin, pasi edhe atė e kanė shok klase, por janė tė bindur se e ai ka bėrė njė gabim tė pandreqshėm. Nė shtėpinė e viktimės ka filluar kuja. Njė grua qan me zė tė lartė, duke e shoqėruar me fjalė. Nga ato qė thotė mėsojmė se ėshtė halla e tij. E ndėrsa ambulanca dhe njė infermiere mbėrrijnė menjėherė nė shtėpi, me sa duket dhimbja ka rėnduar gjendjen shėndetėsore tė familjarėve tė djalit. Komshinjtė na tregojnė se ata ishin shumė tė lidhur me njėri-tjetrin. Nė rrugė para portės sė shtėpisė qėndron vėllai i Keldionit. Ai nuk futet brenda nė shtėpi, por herė pas here pėrqafon shokėt e tij dhe tė vėllait dhe shpėrthen nė lot. Keldioni ishte vėllai i madh dhe e pėrkrahte shumė. Tė dy kanė edhe njė motėr mė tė vogėl. Babai Bexheti merret me punė artizanale, ndėrsa nėna qėndron nė shtėpi. Askush nuk tė flet keq pėr ta e ndėrsa njerėzit qė e kanė mėsuar lajmin vijnė e shtohen. Pėr ngushėllime vijnė edhe mėsues e stafi pedagogjik, por askush nuk pushon dot vajtimin me zė qė sa vjen e bėhet mė i ashpėr e mė prekės. Ishte njė nxėnės dhe shok i mirė, qė ėndėrronte tė bėhej boksier. Prej mė shumė se katėr vitesh stėrvitej nė njė nga klubet e boksit nė Tiranė. Shokėt e admironin pėr trupin qė kishte dhe ishin tė bindur qė njė ditė do tė bėhej boksier i madh, jo mė kot cilindo qė pyesim pėr tė nuk harronte tė pėrmendte se sa shumė stėrvitej pėr kėtė. Por ėndrra pėr t“u bėrė boksier u mbyll nė mes nga dy goditje me thikė.
Vendngjarja
Gjithēka ka ndodhur nė njė cep mes shkallėve tė shkollės dhe murit rrethues tė saj. Shiu ka fshirė qė aty gjakun dhe tė gjithė shenjat e asaj qė ka ndodhur nė mėngjes. Por, ajo pjesė e shkollės do tė mbetet nė mendjen e tė gjithė nxėnėsve. Dhe ndoshta edhe vite mė vonė atė pikė nė oborrin e shtruar me asfalt do ta tregojnė me gisht. Aty ėshtė vendi ku u vra Keldioni, thotė njė nxėnės i klasave fillore, duke bėrė me gisht drejt pjesės sė asfaltit, ku 16-vjeēari ėshtė rrėzuar.
Flet drejtori Mynyr Sina
Nuk ishin djem problematikė
Ėshtė i bindur qė dy djemtė nuk kanė patur probleme dhe madje kanė patur njė sjellje tė mirė, derisa ndodhi ngjarja. Drejtori i gjimnazit Sandėr Prosi, Mynyr Sina, tregon pėr gazetėn Panorama, sjelljen e mėparshme tė dy djemve, pėr tė cilėt nuk thotė asgjė tė keqe. Ai ka urdhėruar ndalimin e mėsimit pėr ditėn e premte dhe qėndron nė dalje tė shkollės deri sa largohet edhe nxėnėsi mė i fundit.
Intervista me drejtorin Mynyr Sina
Drejtor a mund tė na thoni diēka pėr dy nxėnėsit?
Nuk ėshtė momenti i pėrshtatshėm tani, nuk mund t“iu flas pėr atė qė ndodhi, jam ende shumė i tronditur.
Si ka qenė sjellja e dy djemve?
Shumė e mirė. Asnjėri prej tyre nuk ka qenė problematik, nuk mbaj mend tė kenė hapur mė parė telashe tė tilla nė shkollė.
Pėr sa i pėrket ngjarjes, pėrse mendoni se ka ndodhur?
Tani pėr tani nuk e kam tė qartė as unė, e di qė janė grindur pėr njė karrige, por nuk mund tė them asgjė, derisa ngjarja nuk ėshtė sqaruar pėrfundimisht nga policia.
Ēfarė marrėdhėnie kishin tė rinjtė me njėri-tjetrit?
Me sa di unė, ata kanė qenė shumė shokė me njėri-tjetrin dhe nuk kanė patur probleme. Ishin nė njė klasė dhe nuk kanė sjellė mė parė probleme, kjo e sotmja (e sė premtes) ka ardhur e papritur pėr ne.
Gazeta Panorama














