Xhevat MUSTAFA
Nė emigracionin tonė tė moēėm e tė ri, ka kohė qė gjėmojnė fort e pandėrprerė, kėmbanat e alarmit edhe pėr dukurinė gjithnjė e mė masive, tė harresės sė gjuhės amtare nga fėmijėt.
Ky proēes asimilimi gjuhėsor, ėshtė mė i dukshėm dhe gjerėpėrfshirės sidomos, tek ata fėmijė qė kanė lindur nė vendet, ku janė ngulur prindėrit e tyre, pas vitit 1990. Kjo, sepse shumica e prindėrve tė tyre nė periudhėn e vendosjes, tė punėsimit e tė sistemimit, nuk kanė pasur as informimin, as kohėn, as shqetėsimin dhe angazhimin e duhur, pėr tė njohur e shfrytėzuar legjislacionet demokratike e favorizuese tė kėtyre vendeve edhe nė fushėn e arsimimit tė fėmijve nė gjuhėn amtare.
Baballarė-pėrkthyes tė shqipes pėr fėmijėt e tyre
Tė kuptohemi drejt: duke ringritur problemin e asimilimit gjuhėsor tė moshave shumė tė reja nė emigracionin tonė as e ēojmė ndėrmend se mund tė bėhet mrekullia, apo e pamundura pėr ta ndaluar plotėsisht e pėrfundimisht, sepse nuk jemi ne viktimat e para e tė fundit dhe se, ėshtė i pėrbotshėm. Synimi dhe apeli ynė ėshtė qė shteti dhe shoqėria tė shqetėsohen dhe bashkohen sot, pėr ta ngadalėsuar e kufizuar sa mė shumė qė tė jetė e mundur kėtė hemoragji kombėtare, sepse nesėr do tė jetė shumė vonė dhe ēmimi qė do tė paguajmė si vend dhe si komb, shumė mė i shtrenjtė. Kjo e keqe, nė mes tė kompleksit tė dukurive shqetėsuese nė gjirin e diasporės sonė dhe faktit se, prej saj na vijnė ēdo vit rreth 600-700 milionė dollarė, ka shtyrė edhe presidentin Alfred Moisiu, tė kėrkojė disa herė me tė drejtė krijimin e njė ministrie pėr diasporėn, nė strukturėn tonė aktuale qeveritare. Por edhe apelet e tij deri mė sot, kanė mbetur ēuditėrisht e paradoksalisht, si klithma tė njė tė vetmuari nė shkretėtirė. Gjithsesi, pėr qeveritarėt tanė dhe bashkėsitė tona nė diasporė, krahas shembullit tė arbėreshėve nė Itali, ėshtė shumė domethėnės dhe apelues edhe komuniteti i banorėve me origjinė shqiptare, tė vendosur nė Ukrainė rreth 300 vjet mė parė e ca mė vonė. Mes kėsaj bashkie me rreth 4-5 mijė frymė, janė me qindra ata qė e kanė ruajtur komunikimin gojor nė gjuhėn shqipe. Prej tyre ka kohė qė ėshtė kėrkuar ndihmė nga Prishtina, Tetova e Tirana pėr mėsues dhe tekste gjuhėsore pėr tu mundėsuar fėmijėve, njohjen edhe nė tė lexuar e shkruar tė gjuhės shqipe.
E keqja e asimilimit gjuhėsor tė moshave tė reja nė emigracionin shqiptar, ka prekur jo vetėm familjet me njėrin nga prindėrit tė huaj. Eshtė e vetėkuptueshme dhe e pritshme qė nė rradhė tė parė, nėnat joshqiptare, duke mos e njohur vetė gjuhėn shqipe e duke mos pasur shumė nxitje nga bashkėshortėt pėr kėtė qėllim, kanė ndikuar qė nė familje tė komunikohet gati tėrėsisht, nė gjuhėn e tyre. Vetėkuptohet se faturėn e kėsaj neglizhence tė baballarėve e kanė paguar fėmijėt. Kėta pėrgjithsisht, kanė fituar njohjen dhe pėrdorimin shumė tė mirė tė gjuhės sė vendeve pėrkatėse, por kanė humbur gjuhėn amtare dhe shansin pėr ta pasur kėtė nė mos tė parė, si gjuhė tė dytė.
Pėr tė qenė tė saktė duhet thėnė se, shumė emigrantė shqiptarė kryesisht, intelektualė e arsimtarė, u kanė rėnė edhe vetė kėmbanave tė alarmit jo vetėm, pėr botėn shqiptare nė emigracion, por edhe pėr shtetin amė dhe pėr qeveritė e shteteve, ku janė ngulur herėt a mė vonė. Shpesh, barra u ėshtė lehtėsuar nga disa prindėr, tė cilėt, me tu informuar pėr hapjen dhe funksionin e kėtyre shkollave, kanė nxituar tė regjistrojnė nė to fėmijėt e tyre. Por paradoksalisht e papėrgjegjshmėrisht, ka pasur edhe prindėr, qė nuk kanė denjuar ta shfrytėzojnė kėtė shans dhe mundėsi, qė u japin ligjet e kėtyre vendeve demokratike, si dhe intelektualėt bashkėkombas. Kėta prindėr jo vetėm, nuk e pėrjetojnė si fatkeqėsi harresėn, apo mosmėsimin e gjuhės shqipe, por, pėrkundrazi, duke menduar se fitojnė imazh pozitiv dhe avantazhe nė integrim, duke u treguar mė pak shqiptarė e mė shumė si qytetarė evropjanė, duke u ushqyer mendimin pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė Shqipėri, nuk ua nxisin fėmijėve dėshirėn pėr tė mėsuar gjuhėn amtare dhe pėrpiqen tua paraqesin si turp qenien shqiptar dhe tė folurit nė shqip?!!! Nuk mund tė parashikohet saktėsisht se si do tė ndjehen kėta prindėr, kur tė vihen nė rolin e pėrkthyesve nė gjuhėn shqipe pėr fėmijėt e tyre. Ndėrsa, ėshtė shumė e sigurtė se tek tė tjerėt, jo vetėm tek shqiptarėt, do tė shkaktojnė ēudi, zemėrim, pėrbuzje
Nė kundėrshtim me kėta, gjen plot prindėr, qė mungesėn e shkollave nė gjuhėn shqipe dhe tė arsimtarėve tė tyre, pėrpiqen ta mbushin vetė, edhe pse e kanė tė paktė kohėn e lirė dhe njohjen e kėtij profesioni. Kėtė po e arrijnė duke vendosur si ligj, komunikimin nė familje vetėm nė gjuhėn amtare. Megjithatė, asimilimi gjuhėsor i fėmijėve tė larguar nga Shqipėria nė moshė tė vogėl, apo tė lindur nė emigracion, vazhdon me pėrmasa mė tė mėdha dhe mė shqetėsuese, sepse kjo e keqe, kurrsesi, nuk ndalet e kufizohet ndjeshėm me nisma personale, familjare e ngushtėsisht lokale.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"












