Ka xhiruar nje film, qe s'ishte gje tjeter vecse nje deshtim. Ka hapur nje restorant: edhe me te, deshtoi. Por ylli i popit nuk dorezohet. Ka nxjerre albumin e saj te ri "In the zone" me nje shitje rekord.
Eshte nje vajze gjithnje e zonja. Per te arritur shitjen e miliona disqeve te albumit te saj te ri "In the zone" eshte impenjuar plot tri jave. E njejta gje ka ndodhur dhe ne 2000 me "Oops!... I didi it again". Edhe me kete album Spears arriti te njejtin rezultat te kenaqshem, nje shitje rekord, brenda nje jave. Shuma e fitimeve sigurisht nuk ishte e paket: 50 milion eshte numeri i disqeve qe Britney Spears ka shitur gjate karrierres se saj te shkurter. E megjithate ajo nuk mjaftohet me kaq. Princesha e popit, nuk eshte me shume se 22 vjec dhe ka mesuar t'i luaje mire gjithe kartat e mundshme, per te mos mbetur asnjehere jashte vemendjes.
Martesa e shpejte dhe divorci nga pas, eshte hapi [ose karta] i fundit. Te cilen ajo vete do e komentonte me pas ne media si nje lajthitje te rradhes, dhe asgje me shume se kaq.
Ndersa pak kohe me pare, shkaktoi nje tjeter skandal: puthjen apasionante ne buze me Madonen ne ndarjen e cmimeve Mtv Awards, ne nje menyre te atille saqe te gjithe aparatet fotografike ishin perqendruar tek ato.
Deklarimet e shumta per rregullat e rrepta qe Spears kishte mesuar nga kolegji, te cilin e frekuentoi per pak kohe, nuk do te shuheshin vetem nga ky skandal. Nje provokacion i ri, nxitur nga dozat e alkolit e ka shytyre Spears drejt nje martese te papritur. Prej se ciles shpetoi pasi i kishte dale pija, e pasi e kishte rimenduar e kthjelluar: se nuk kishte zgjidhje tjeter, vec divorcit te menjehershem.
Nese me Madonen, Spears ka bere lozonjaren ne muzike me "Like a virgin", virgjeria eshte nje tjeter teme me te cilen Spears ka luajtur shpesh: ne fillim e ka ruajtur, pastaj e ka humbur dhe te gjeje te verteten kjo gje ka qene ankthi i perhershem gjate gjithe kohes i mediave te ndryshme. Madje edhe ne kohet kur ajo ishte e fejuar me Justin Timberlake i cili e braktisi per Cameron Diaz.
Tashme, ne nje vido te sapo relizuar, Briney Spears ka vendosur te interpretoje rrolin e nje gruaje te vendosur qe don te helmoje te dashurin e pabese. Per te arritur kete ajo ka shfryre te gjithe repertorit e saj qe vertitet mes sadizmit dhe shpirtit luftarak te cilin ajo e zoteron. Duke mberritur deri aty sa te perdhunoje ne nje aeroplan, dike qe ngjante si nje mashkull por qe ne te vertete ishte nje vajze.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?













