| Autori |
Mesazh |
s2008
Rregjistruar

Postime: 32
Rregjistruar: Korrik 2008
Pėrdorues #: 4463
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Preken Simbolet Kombetare,a Duhet Reaguar?
Pas deklarates se kryebashkiakut te himares bollano se himara eshte greke dhe duhet te bashkohet me greqine ,nje lajm i keq vjen perseri nga vlora.Senati i universitetit te vlores me propozim te rektorit shaska vendos me nje shumice te thjeshte votash te heqe emrin e heroit te popullit,themeluesit te shtetit shqiptar,nje nga simbolet me te dashur te kombit Ismail Qemalit nga universiteti i qytetit te vlores.Me kete veprim rektori shaska dhe ata pak antare te senatit qe e mbeshteten firmosen nje akt te ulet ne mos edhe tradhetar ne dem te interesave te kombit shqiptar.Per kete akt deri tani ka pasur reagim vetem nga presidenca.Presidenti topi e ka quajtur absurditet kete veprim te rektoriatit te vlores ndersa nga qeveria deri tani asnji reagim.Reagime te shumta ka pasur nga shume persona te cilet mendojne se provokimet e bollanos me kete veprim te rektoriatit te vlores kane lidhje me njera tjetren dhe jane ne vazhden e veprimeve te kordinuara serbo-greke per te krijuar vazhdimisht tensione politike ne shqiperi e trojet etnike shqiptare.Me poshte eshte dhe nje shkrim qe sqaron situaten e krijuar pas propozimit prej rektorit te shastisur shaska qe urgjentisht duhet shkarkuar dhe ndjekur penalisht nga ky veprim i pa pergjegjshem.Propozimi i kerkeses nga rektori Shaska, per ndryshimin e emrit te Universitetiti te Vlores hapi shume polemika jo vetem ne Vlore. Kjo ka bere qe rektori i ketij universiteti te tregoje edhe nje here arsyet per kete propozim ne mbledhjen e fundit te senatit, te zhvilluar dje. Eshte e nevojshme te theksoj se isha i pergatitur per nje reagim te ashper nga opinioni ne Vlore dhe tej mbane trojeve shqiptare. Kjo per vete faktin se figura e Ismail Qemalit dhe vepra e tij patriotike eshte madhore dhe e padiskutueshme ne historine e kombit shqiptar, eshte shprehur rektori Shaska ne fjalen e tij, ndersa renditi disa nga arsyet pse propozoi nje ndryshim te tille. Sipas tij, ndryshimi i emrit te universitetit nga Universiteti Ismail Qemali i Vlores ne Universiteti i Vlores eshte me i marketueshem, duke ndjekur keshtu shembullin e universiteteve neper bote, si Oxford University, Cambridge University, qe njihen vetem me emrat Oxford, Cambridge, UM, UF, Berkeley etj. Pas kesaj, duke kembengulur ne propozimin e tij, rektori universitetit ka theksuar se vepra e Ismail Qemalit nuk nenvleresohet nga fakti nese nje universitet ka ose jo emrin e tij. Ndoshta ne do te benim me shume per figuren e Ismail Qemalit, sikur te siguronim disa fonde qe disa prej studiuesve tane qe po studiojne figuren e tij te financohen nga shteti dhe universitetet. Universiteti i Vlores po ben dicka ne kete drejtim. Ismail Qemali eshte themeluesi i shtetit shqiptar, por nuk ka ende asnje bust te tij ne kryeqytetin e Shqiperise, ka deklaruar Shaska. Se treti, ka vijuar me tej drejtuesi i institucionit te larte arsimor, Ismail Qemali do te ishte teper i lumtur qe Vlora te dilte ne plan te pare dhe jo Ismail Qemali. Rektori ka nenvizuar faktin se historia e Vlores eshte mijeravjecare dhe asnje individ nuk mund te jete me i rendesishem se Vlora vete. Ne duhet te dalim jashte mentalitetit ballkanas dhe patriotizmit te fjaleve. Nuk eshte e thene qe ata qe bertasin shume e duan me shume se ne te tjeret Ismail Qemalin. Patriotizmi me i mire eshte puna dhe perkushtimi qe universitetet tona te ecin sa me perpara, ka mbyllur fjalen e tij rektori Tanush Shaska, propozimi i te cilit u vleresua si absurd nga te gjithe. Nje reagim ky i parashikuar, sipas Shaskes, nderkohe qe ka sqaruar se senati nuk ka te drejte te ndryshoje emrin e universitetit, por vetem propozon dicka te tille, pasi emri i universiteteve ndryshohet vetem me vendim te qeverise. Ndersa nuk kane munguar kundershtimet edhe brenda universitetit ne mbledhjen e fundit te senatit, te zhvilluar dje. Ish-rektori i ketij universiteti, Kreshnik Bello, ka deklaruar se ky eshte nje absurditet qe po behet. Propozime te tilla per heqjen e emrit te Ismail Qemalit jane te turpshme. Ai theksoi se ky universitet duhet ta meritoje kete emer, ndersa problemet, sipas tij, jane te shumta, duke i lene pak vend diskutimeve te kesaj natyre, si emri i ketij universiteti. Nuk eshte emri qe i sjell probleme ketij universiteti, tha Bello, ndersa duhet te merremi me gjerat qe jane vertet shqetesuese. Nderkohe, pas shume debatesh dhe diskutimesh, propozimi i bere per ndryshimin e emrit te fakultetit ne qytetin e Vlores, vijon te jete evazive, kjo duke pasur parasysh edhe pergjigjet e rektorit Shaskaj.
|
|
#1 30 Korrik 2008 15:57
|
|
 |
| Faleminderit pėr kėtė temė a1 nga: |
| Illegal Mind (02 Gusht), |
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit
Vlore - Emri i figures se njohur te Ismail Qemalit, i mbajtur nga Universiteti i Vlores, eshte propozuar per t'u hequr pikerisht nga senati i ketij fakulteti.
Rektori i universitetit Tanush Haska ka kerkuar nga senati te votojne heqjen e emrit te njeriut qe themeloi shtetin shqiptar, behet e ditur per gazeten "Koha Jone" nga burimet zyrtare te Senatit te Fakultetit te qytetit te Vlores. Pretendimi ne senat ka qene se "Ismail Qemali" nuk ka qene ndonje figure akademike dhe emri i tij nuk eshte i pershtatshem per te merituar nje universitet. Sipas burimeve nga senati vendimi eshte marre me dy vota diference, 8 pro dhe 6 kunder. Gjithashtu burimet nga senati bejne te ditur se nga diskutimet e bera gjate mbledhjes eshte folur qe prezantimi i Universitetit te Vlores ne bote eshte me mire qe te behet thjesht si "Universiteti i Vlores", se sa me emrin "Ismail Qemali". Por gjate mbledhjes nuk kane munguar edhe diskutimet mes anetareve te senatit te cilet kane kontestuar kete vendim. Pasi senati hoqi emrin e Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlores, kane reaguar me habi dhe revolte jo vetem pedagoge por edhe qytetaret vlonjate, te cilet kane kundershtuar ne menyre absolute heqjen e emrit "Ismail Qemalit". Po ashtu kane reaguar edhe deputete te ketij qyteti. Konkretisht Bujar Leskaj e ka konsideruar nje gafe vendimin e senatit universitar, e cila sipas tij nuk duhet te tolerohet. Po keshtu edhe historiani i njohur vlonjat Bardhosh Gaxho eshte shprehur nga Kroacia ku ndodhet aktualisht, se ky vendim eshte absurd dhe se emri i patriotit te njohur, jo vetem ne Vlore por ne te gjitha boten, eshte nje nder qe mbahet prej Universitetit te Vlores duke qene edhe simboli i qytetit. Per t'u zyrtarizuar vendimi duhet te kaloje per miratim ne Keshillin e Ministrave. Por burime nga qeveria kane bere te ditur se ky ndryshim eshte shume veshtire te kaloje si vendim pasi emri i te madhit Ismail Qemali eshte nje simbol kombetar. Sipas burimeve nga diskutimet e bera gjate mbledhjes se senatit eshte folur qe prezantimi i Universitetit te Vlores ne bote eshte me mire thjesht si Universitet i Vlores sesa me emrin "Ismail Qemali" persiper. Nuk kane munguar dhe diskutimet mes anetareve te senatit, te cilet e kane kontestuar kete vendim, por pavaresisht kontestimeve vendimi eshte marre me shumice votash. Ky vendim ka ngjallur jo pak pakenaqesi ne rradhet e pedagogeve. Ndryshimi i emrit te universitetit "Ismail Qemali" ka qene ne rendin e dites ne mbledhjen e se shtunes, ku eshte propozuar e me tej votuar me shumice votash nga ky senat ndryshimi i emrit te universitetit. Nga universiteti "Ismail Qemali" i Vlores, ne Universiteti i Vlores, por pavaresisht habise se skandalit ne fjale sipas burimeve nga Senati i Universitetit "Ismail Qemali" vendimi eshte marre, madje dhe me diference te theksuar votash. Nderkohe qe ndryshimi i emrit ka qene ceshtja e dyte per t'u shqyrtuar pas Miratimit per Buxhetin per vitin 2009.
Nje kerkese e kesaj natyre, ne lidhje me ndryshimin e emrin te nje universiteti eshte bere prane Ministrise se Arsimit vetem nje here, ne rastin e Universitetit qe mbante emrin "Enver Hoxha", per te cilin u kerkua nga organet kompetente nderrimi i emrin.
Keshilli ministrave do marre vendimin e duhur
Zevendesministrja e Ministrise se Arsimit ka deklaruar per gazeten Koha Jone, se nuk eshte aspak dakort me ndryshimin me propozimin e rektorit te Universitetit te Vlores. "Sot behet depozitimi zyrtar ne lidhje me kerkesen nga Senati i Fakultetit te Vlores per ndryshimin e emrit te ketij insticioni, "Ismail Qemali". Une personalisht mendoj se kjo kerkese eshte absurde, nuk duhej te behet fare. Nuk eshte e drejte, qe nje institucion i larte arsimor, sic eshte Universiteti i qytetit te Vlores t'i heqet emri qe ai mban. Emri i te madhit Ismail Qemali, i cili pervecse eshte nje figure e shquar e kombit eshte dhe themeluesi i universitetit shqiptar. Megjithate senati i fakultetit ne fjale kane te drejtat e tyre per te bere kerkesat qe i mendojne te arsyeshme, me pretendimin se ne bote fakulteti do njihet memire me emrin e qytetit. Megjithate Institucioni i Ministrise se Arsimit, kerkesen per ndryshimin emrin te fakultetit, propozuar nga rektori Tanush Haska, do t'ja paraqese Keshillit te Ministrave. Une kam besim nga kjo e fundit do te marret vendimi i duhur. Rasti i radhes, ne lidhje me Universitetin e Vlores, nuk eshte i drejte.
"Miratimi i akademikeve me ka habitur"
Deputeti i Vlores Bujar Leskaj e ka cilesuar si nje gafe e rende kerkesen per heqjen e emrit te Ismail Qemalit nga Universiteti i qytetit te Vlores. "Propozimi i bere ne mbledhjen e senatit nga Rektori Tanush Haska, dhe me keq akoma miratuar nga pjesa me e madhe e akademikeve ne e universitetit e Vlores, me ka habitur. E them me bindje se kjo eshte nje gafe e rende, qe duhet te korrigjohet dhe do te korrigjohet. Ismail Qemali eshte nje nga figurat me te ndritura te vendit dhe padyshim qe nje emer i tille eshte ne nder te Universitetit te Vlores. Pretendimi i rektorit se prezantimi fakultetin neper bote me nje emer tjeter nga ai qe ka aktualisht me duket aspak bindes. Cdo qytet vend ne bote ka figurat e veta me te cilat krenohet, dhe nuk ka kuptim qe emer e nje figure te tille te ndryshhet per tu njohur nga vednet e tjera. Perkundrazi nepermjet atij emri cdo vedn prezantohet denjesisht. Kjo duhet te ndodhe edhe ne vendin tone, ne rastin konkret me emrin e te madhit Ismail Qemali. Per te cilin jam i bindur jemi nderuar deri tani".
"Ismail Qemali eshte nderi i qytetit"
Ky universitet ka bere histori me kete emer. Kjo ka qene deklarat e pare qe ka dhene kryetari i Bashkise se qytetit te Vlores, Shpetim Gjika, per gazeten "Koha Jone. "Insitutcioni qe une drejtoj nuk ka kompetencat e ndryshimit apo miratimit vendosjes se emrit te nje institucioni te larte te arsimit sic eshte fakulteti i qytetit te Vlores. Por si intelektual dhe qytetar i ketij qyteti nuk mund te rri pa dhene edhe une mendimin tim, per gabimin qe po ndodh. Eshte pa kriter kerkesa e propozuar nga senati i universitetit "Ismail Qemali" per nderrimin e emrit qe nderon kete institucion. Emer qe ju vu pikerisht ne nder te nje figure te shquar te vendit tone. Nuk i di shkaqet por gjykoj absurd kete vendim. Ai eshte emer qe i jep nder universitetit te Vlores. Eshte skandal te merret nje vendim i tille, edhe pse s'jam ne dijeni per arsyet. Aktualisht vetem kaq di te them qe eshte nje vendim absurd dhe se emri i patriotit te njohur jo vetem ne Vlore por ne te gjithe boten eshte nder qe mbahet prej universitetit te Vlores dhe si i tille duhet te qendroje pasi eshte simbol i ketij qyteti.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 31 Korrik 2008 03:32
|
|
 |
True-Soldier
Madhor

Postime: 224
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3206
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali Ne Vlore, Ndryshohet Emri Universitetit
Vlonjatet historikisht njihen si anti-shqiptar ,jan pasardhsit e oficerave te perandoris Turke keshtu qe nuk kemi perse te shqetesohemi se cfare kerkojne ata.
|
|
#3 31 Korrik 2008 14:56
|
|
 |
s2008
Rregjistruar

Postime: 32
Rregjistruar: Korrik 2008
Pėrdorues #: 4463
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Preken Simbolet Kombetare,a Duhet Reaguar?
Me ne fund edhe nje reagim nga kabineti qeveritar.Pas reagimit te presidentit te republikes i cili e quajti absurditet heqjen e emrit te ismail qemalit nga universiteti i vlores,behet publik edhe reagimi i ministrit te ri te arsimit fatos beja qe u deklarua kunder veprimit te rektoriatit te ketij universiteti.Pavaresisht se universiteti gezon autonomi ne punen e tij,heqja e emrit te ismail qemalit qe eshte themelues i shtetit shqiptar dhe krenari e kombit eshte i papranueshem dhe qe te behet kjo duhet te ndryshohet akti i krijimit te universitetit isili nuk eshte ne dore te senatit te universitetit por kopetence e keshillit te ministrave.Deri tani u shpreh ministri beja nuk ka ardhur ndonje propozim nga rektoriati i vlores por edhe neqoftese vjen neve nuk do ta kalojme si vendimte keshillit te ministrave.Pas mosaprovimit te ministrit te arsimit dhe shkences fatos beja pritet reagimi i rektoriatit te vlores te cilet ndermoren nje hap mjaft te nxituar per heqjen e stendes me emrine ismail qemalit nga universiteti dhe shperndarjen e diplomave kete vit pa emrin e ketij te fundit ne keto diploma.
|
|
#4 31 Korrik 2008 15:05
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 72
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali Ne Vlore, Ndryshohet Emri Universitetit
Ashtu siē edhe kishte premtuar, se do tė fliste pėr kėtė ēėshtje, kur tė merrte zyrtarisht detyrėn, ministri i ri tha dje nė njė prononcim pėr mediat se, nėse njė vendim i tillė do tė vijė nė Kėshillin e Ministrave pėr miratim, ai do tė rrėzohet. "Ligji i Arsimit tė Lartė garanton autonominė e universiteteve dhe funksionimin e tyre mbi bazėn e statutit dhe tė rregulloreve tė tyre. Nė bazė tė kėtij ligji, ėshtė e mundur tė ndryshohet emri i njė universiteti, ėshtė e mundur qė njė rektor tė bėjė njė propozim, pas njė vendimi tė mbėshtetur nė vendimin e senatit", u shpreh Beja. Nė kėtė mėnyrė, sipas tij, "ėshtė akti i krijimit tė vetė universitetit, i cili duhet tė ndryshohet dhe kjo nuk ėshtė atribut i senatit, por i Kėshillit tė Ministrave. Njė vendim i Kėshillit tė Ministrave ndryshohet po nga Kėshilli i Ministrave. Deri mė sot, nė MASH nuk ka ardhur asnjė kėrkesė nga Universiteti i Vlorės. Por mund t'ju them qė edhe nėse vjen, nuk do ta kalojmė si vendim tė Kėshillit tė Ministrave". Lidhur me emrat nėpėr institucione, Beja shton se, kjo ėshtė njė ēėshtje komplekse dhe si e tillė duhet tė diskutohet nė njė debat tė gjerė publik. "Sigurisht, ēėshtja e emrave ėshtė shumė komplekse dhe nuk lidhet vetėm me universitetet. Ka shumė emra personash nė Shqipėri qė pėrdoren nė tė gjitha fushat. Ėshtė njė ēėshtje qė ėshtė shumė normale tė diskutohet, do tė jetė pjesė e njė debati publik, dhe opinioni publik do tė shprehet. Shqipėria ka nevojė qė tė ecė sipas modeleve mė tė pėrparuara dhe opinioni publik, kuptohet, do tė respektohet nga vendimmarrėsit", u shpreh Beja.
Godo: Ēdo institucion, i nderuar me Ismail Qemalin
Politikani i njohur, Sabri Godo, flet pėr herė tė parė lidhur me debatin e fundit qė prodhoi njė mbledhje tė senatit tė Universitetit tė Vlorės pėr heqjen e emrit "Ismail Qemali". I pyetur nga gazeta "Panorama" lidhur me kėtė propozim tė rektorit tė kėtij universiteti, kryetari i Asamblesė sė Partisė Republikane thotė se, kjo ėshtė njė gjė e papranueshme. Sipas tij, "Mė duket njė gjė e papranueshme. Nė historinė tonė mbahen mend disa figura qendrore, Pirro i Epirit nė lashtėsi, Skėnderbeu nė mesjetė, Ali Pashė Tepelena nė kohėt e reja. Kurse nė kohėn tonė themi se ėshtė Ismail Qemali si themelues i shtetit shqiptar". Godo shton mė tej se, cilido institucion qė do tė mbante emrin e "Ismail Qemalit" do tė ishte i nderuar. "Ismail Qemali qėndron krahas figurave tė tjera, krahas frashėllinjve dhe figura tė tjera. Ai ėshtė shquar pėr aktin e madh tė shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar. Them qė cilido institucion qė do mbante emrin e Ismail Qemalit do quhej i nderuar", theksoi mė tej Godo. Nė debatin e heqjes sė emrit tė Universitetit tė Vlorės janė pėrfshirė sė fundmi figura tė njohura tė tė gjitha fushave. Shkrimtari Ismail Kadare shprehet se, ky veprim i senatit tė Universitetit tė Vlorės lidhet me njė fushatė gjysmė tė fshehur dhe gjysmė tė hapur kundėr Skėnderbeut, Ismail Qemalit, madje edhe ndaj Nėnė Terezės. "Ka qenė njė gjė e papritur, por edhe e pritur. Nuk ėshtė aq e pafajshme dhe mendjelehtė sa mund tė duket nė vėshtrim tė parė. Ka vite qė nė Shqipėri ka njė fushatė tinzare kundėr Ismail Qemalit. Ashtu sikurse ka njė fushatė gjysmė tė hapur, gjysmė tė fshehtė kundėr Skėnderbeut. Ashtu sikurse ka njė tė tillė kundėr Nėnė Terezės", deklaron Kadare.
|
|
#5 31 Korrik 2008 16:00
|
|
 |
s2008
Rregjistruar

Postime: 32
Rregjistruar: Korrik 2008
Pėrdorues #: 4463
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Preken Simbolet Kombetare,a Duhet Reaguar?
Kjo eshte nje kopje diplome e shperndare nga rektoriati i universiteti i vlores p  a emrin e ismail qemalit.
|
|
#6 01 Gusht 2008 23:03
|
|
 |
s2008
Rregjistruar

Postime: 32
Rregjistruar: Korrik 2008
Pėrdorues #: 4463
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Preken Simbolet Kombetare,a Duhet Reaguar?
Kjo eshte nje kopje diplome e shperndare nga rektoriati i universiteti i vlores p  a emrin e ismail qemalit.
|
|
#7 01 Gusht 2008 23:05
|
|
 |
s2008
Rregjistruar

Postime: 32
Rregjistruar: Korrik 2008
Pėrdorues #: 4463
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali Ne Vlore, Ndryshohet Emri Universitetit
Kot e citon godon o g-money.Godo eshte skile e vjeter ,kthen nga fryn era.Po qe se opinioni shqiptar nuk do te kishte reaguar fort kunder ketij veprimi te papergjegjshem te rektoriatit te vlores,godoja do te kishte bere deklarime ndryshe.Roli i godos ne politiken shqiptare eshte shume destruktiv.
|
|
#8 01 Gusht 2008 23:20
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit
Rektori i universitetit Ismail Qemali nė Vlorė, Tanush Shaska ėshtė tėrhequr nga vendimi pėr tė dhėnė dorėheqjen.
Ai konfirmon se do tė jetė nė krye tė detyrės deri sa tė pėrfundojė mandati, duke siguruar se ka plane ambicioze pėr universitetin dhe Vlorėn, disa prej tė cilave sipas tij, kanė nisur tė realizohen. Deklarata e Shaska, drejtuar miqve, mediave, por edhe tė afėrmve tė familjes sė Ismail Qemalit bėhet qė nga SHBA, ku ai ka nisur pushimet bashkė me familjen e tij. Nė kėtė letėr, rektori i universitetit sqaron pozicionin e tij pėr propozimin dhe vendimin e senatit tė universitetit pėr ti hequr emrin Ismail Qemali. Sipas tij, propozimi ėshtė bėrė pėr shkaqe akademike pa marrė parasysh anėt e tjera historike e shoqėrore. Madje, ai u konfirmon kolegėve tė tij, se atė qė kanė nisur do ta ēojnė deri nė fund, duke lėnė tė nėnkuptuar se nuk ka ndėrmend tė dorėhiqet nga propozimi i tij pėr heqjen e emrit tė Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorės. Por gjithsesi, nė letrėn e hapur, rektori Shaska kėrkon falje, si bashkėqytetarėve tė tij qė janė prekur nga ky propozim, ashtu edhe familjes sė Ismail Qemalit. Ai shkruan se Ismail Qemali ėshtė idhulli i tij pėr patriotizmin dhe kontributin e tij pėr Vlorėn e Shqipėrinė. Unė sė pari duhet tu kėrkoj tė falur bashkėqytetarėve tė mi dhe gjithė atyre shqiptarėve, qė janė ofenduar nga ky propozim. Ismail Qemali ėshtė njė nga figurat mė tė ndritura tė kombit tonė dhe idhulli im pėr patriotizmin dhe kontributin e tij pėr Vlorėn dhe gjithė Shqipėrinė. Ju garantoj se nė asnjė rast, as unė dhe asnjė anėtar i senatit nuk kanė pasur si synim tė cenojnė figurėn e Ismail Qemalit. Dua ti kėrkoj falje familjes sė Ismail Qemalit pėr ēdo dhimbje e shqetėsim qė mund tė ketė shkaktuar ky propozim. Familjet tona kanė pasur lidhje tė hershme, qė janė ruajtur deri vonė, shprehet nė letėr Shaska. Mė pas, ai siguron kolegėt e tij se nuk do ta japė dorėheqjen, ndonėse ishte lėkundur pėr tė ndėrmarrė njė veprim tė tillė. Kam marrė dhjetėra e-malile prej jush dhe prej shumė tė tjerėve nėpėr botė, qė mė kanė nxitur tė mos tėrhiqem, qė atė qė kemi nisur ta ēojmė pėrpara, shkruan ai. Nė letrėn e rektorit Shaska nuk kanė munguar as notat e cinizmit pėr ata, qė u deklaruan kundėr vendimit tė senatit. Pėr tė gjithė ata qė hiqen si mė patriotė se unė, po ju bėj vetėm njė sfidė: tė bėjnė dhe ata ato sakrifica qė po bėj unė! Kėta njerėz kudo qė janė, nė Tiranė, Bari, New York, Londėr, Paris e gjetkė le tė lėnė familjet, tė pranojnė njė rrogė tė re mė pak se 10 pėr qind e tė parės dhe tė vijnė nė universitetin tonė. Vetėm atėherė ata kanė tė drejtė morale tė vėnė nė dyshim propozimin tim dhe dashurinė time pėr Vlorėn, shprehet mė tej Shaska, duke vėnė nė dukje faktin se, pikėrisht dashuria qė ai ka pėr Vlorėn ka bėrė qė ai tė lėrė nė Amerikė gruan dhe fėmijėt e tij, pėr tė ardhur nė Shqipėri, qė tė bėjė diēka pėr Vlorėn.
Ismail Kadare
Ky veprim i senatit tė Universitetit tė Vlorės lidhet me njė fushatė gjysmė tė fshehur dhe gjysmė tė hapur kundėr Skėnderbeut, Ismail Qemalit, madje edhe ndaj Nėnė Terezės. Ka qenė njė gjė e papritur, por edhe e pritur. Nuk ėshtė aq e pafajshme dhe mendjelehtė sa mund tė duket nė vėshtrim tė parė. Ka vite qė nė Shqipėri ka njė fushatė tinzare kundėr Ismail Qemalit. Ashtu sikurse ka njė fushatė gjysmė tė hapur, gjysmė tė fshehtė kundėr Skėnderbeut. Ashtu sikurse ka njė tė tillė kundėr Nėnė Terezės,
Sabri Godo
Mė duket njė gjė e papranueshme. Nė historinė tonė mbahen mend disa figura qendrore, Pirro i Epirit nė lashtėsi, Skėnderbeu nė mesjetė, Ali Pashė Tepelena nė kohėt e reja. Kurse nė kohėn tonė themi se ėshtė Ismail Qemali si themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali qėndron krahas figurave tė tjera, krahas frashėrllinjve dhe figurave tė tjera. Ai ėshtė shquar pėr aktin e madh tė shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar. Them qė cilido institucion, qė do mbante emrin e Ismail Qemalit do quhej i nderuar
Dritėro Agolli
Nė Shqipėri ditė pėr ditė, ndodhin ēudira. Njė nga kėto ėshtė edhe vendimi pėr heqjen e emrit tė Ismail Qemalit nga universiteti. Mbase po pėrgatiten pėr ti vėnė ndonjė emėr tjetėr. Mendoj se pasi ta quajnė nė fillim: Universiteti i Vlorės, do i gjejnė njė emėr tjetėr tė ēuditshėm, qė tia venė. Por them se Vlora vetė, do tė reagojė pėr kėtė vendim. Sepse ku ta gjesh njė universitet tė quhet me emrin e njeriut mė tė famshėm, i cili ngriti flamurin e pavarėsisė dhe u bė simboli i gjithė trevave tė Shqipėrisė.
Letra e hapur e rektorit
Tė nderuar koleg! Doja tju bėja tė ditur se gjatė ditėve tė fundit, duke u nisur thjesht nga arsye akademike dhe duke mos pasur parasysh anėt e tjera historike dhe shoqėrore, i propozova senatit ndryshimin e emrit nga universiteti Ismail Qemali i Vlorės, nė Universiteti i Vlorės. Kjo duket se ėshtė kthyer nė njė problem kryesor i mediave tė ditėve tė fundit dhe ka shkaktuar mjaft reagime nga opinioni publik mbarėkombėtar. Unė sė pari duhet tu kėrkoj tė falur bashkėqytetarėve tė mi dhe gjithė atyre shqiptarėve qė janė ofenduar nga ky propozim. Ismail Qemali ėshtė njė nga figurat mė tė ndritura tė kombit tonė dhe idhulli im pėr patriotizmin dhe kontributin e tij pėr Vlorėn dhe gjithė Shqipėrinė. Unė ju garantoj se nė asnjė rast, as unė dhe as njė anėtar i senatit nuk ka pasur si synim tė cenojė figurėn e Ismail Qemalit. Dua ti kėrkoj gjithashtu falje familjes sė Ismail Qemalit pėr ēdo dhimbje e shqetėsim qė mund tė ketė shkaktuar ky propozim. Familjet tona kanė pasur lidhje tė hershme qė janė ruajtur deri vonė.
Duke qenė se patriotizmi dhe dashuria pėr Shqipėrinė kanė qenė tė vetmet konstante nė jetėn time plot rrėmujė, unė jam vrarė thellė nė zemėr qė shumė njerėz kanė vėnė nė dyshim patriotizmin tim dhe qėllimet e mia tė kėtij propozimi. Ishte dashuria pėr Vlorėn dhe Shqipėrinė ajo qė mė kanė shtyrė tė lė gruan dhe katėr fėmijėt nė Amerikė dhe tė kthehem nė Shqipėri pėr tė bėrė diēka konkrete pėr Vlorėn dhe universitetin e saj. Planet e mia pėr Vlorėn dhe universitetin janė tepėr ambicioze dhe disa prej tyre kanė filluar tė realizohen. Ne synojmė pikat mė tė larta tė shkencės botėrore pėr universitetit tonė. Pėr tė qenė i sinqertė, dua tju them se gjatė kėtyre ditėve mė ka shkuar disa herė mėndja pėr tė dhėnė dorėheqje. Kjo pėr vet faktin se akuzat dhe shpifjet nė adresėn time kanė qenė mjaft banale tė ashpra, dhe tė pa drejta. Gjithashtu kamė marrė me dhjetėra e-maile prej jush dhe prej shumė tė tjerėve nėpėr botė qė mė kanė nxitur tė mos tėrhiqem, qė atė qė kemi nisur ta ēojmė pėrpara. Unė kam vendosur qė atė betejė tė nisur 6 muaj mė parė ta ēojmė deri nė fund. Unė do tė jem rektori juaj deri nė fund tė mandatit. Pėr tė gjithė ata qė hiqen si mė patriotė se unė po ju bėj vetėm njė sfidė: Tė bėjnė dhe ata ato sakrifica qė po bėj unė. Kėta njerėz kudo qė janė Tiranė, Bari, New York, Londėr, Paris e gjetkė le tė lėnė familjet, tė pranojnė njė rrogė tė re mė pak se 10% e tė parės dhe tė vijnė nė universitetin tonė. Vetėm atėherė ata kanė tė drejtė morale tė vėnė nė dyshim propozimin tim dhe dashurinė time pėr Vlorėn. Unė nuk do
tė komunikoj me mediat deri nė datėn 10 gusht,
pasi vėrtet kam nevojė pėr pushime. Shpresoj
qė dhe media tė mė mirėkuptojė dhe tė mė
lėrė tė qetė.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#9 02 Gusht 2008 19:13
|
|
 |
s2008
Rregjistruar

Postime: 32
Rregjistruar: Korrik 2008
Pėrdorues #: 4463
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali Ne Vlore, Ndryshohet Emri Universitetit
Ne njoftimin e fundit per shtyp rektori shaska kerkon falje pas reagimeve te shumta qe ndodhen kunder tij pas heqjes se emrit te ismail qemalit nga universiteti i vlores,por ne te njejten kohe kerkon ta vazhdoje kete beteje te nisur pas dates 10 gusht.Nje njeri normal edhe mund te gaboje dhe kur e njeh gabimin kerkon falje.Normal deri ketu ,por nje njeri qe kerkon falje per nje gabim dhe pastaj vazhdon te ngule kembet prape si pune e mushkes si mund te cilesohet.Ka nje dicka ketu,shaska nuk eshte i vetem ne kete sipermarje.Po merr udhezimet e fundit se si ta dredhe vallen me tej por koken e tij do te haje.Kombi shqiptar tani eshte sycele dhe sdo ti lejoje keta bukeshkalur te shkelin me kembet e tyre te pista personalitetet e shquara e te nderuara te kombit.
|
|
#10 03 Gusht 2008 18:51
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali Ne Vlore, Ndryshohet Emri Universitetit
Dicka nuk shkon ne kete histori.Ai qenka emigrant ne Vlore, qe te lesh familjen e gjithcka ne Usa e te kthehet te punosh ne Shqiperi nuk e kan ber shume njerez.
|
|
#11 03 Gusht 2008 20:16
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali Ne Vlore, Ndryshohet Emri Universitetit
Vlore- Universiteti i Vlores heq emrin e Ismail Qemalit nga faqja on line e internetit, univlora.edu.al. Uebi i universitetit hapet me nje pershendetje te rektorit Tanush Shaskaj dhe askund ne te nuk permendet emri qe ky institucion mban. Ndryshimi ka ardhur vetem pak dite pas debateve per ndryshimin e emrit te institucionit arsimor. Ne faqen e internetit permendet thjesht emri Universiteti i Vlores dhe ne te gjitha anekset e tij nuk gjen emertimin qe ai ka mbajtur qe prej vitesh. Ndersa kerkuam edhe nje prononcim nga drejtuesit e institucionit, mesojme se ata ishin larguar me pushime jashte vendit, perfshi edhe rektorin.
Deri vitin e kaluar ne diplomat e studenteve eshte stampuar emri "Universiteti Ismail Qemali Vlore", ndersa kete vit ende nuk dihet se si do te nenshkruhen kartonat per studentet e diplomuar per vitin akademik 2007-2008. Deri pak dite me pare faqja e uebit te internetit figuronte ne logon kryesore me titullin Universiteti "Ismail Qemali", ndersa diten e djeshme ne link dhe faqen kryesore gjendej vetem titulli "Universiteti i Vlores". Askush nga te pranishmit e stafit te pedagogeve ne keto ambiente nuk ka ditur te jape shpjegime per kete ndryshim. Edhe ne mesazhin e rektorit Shaskaj thuhet: "Eshte kenaqesi per mua t'ju shpreh mirseardhjen dhe urimet e perzemerta ne emer te Universitetit te Vlores...". Ne aneksin rreth Universitetit te Vlores, ku jepet edhe historia e themelimit te tij nuk permendet ne asnje vend emri i Ismail Qemalit. Gjithashtu ne kete ueb, eshte publikuar edhe nje hapsire me titullin, "E verteta e nje diskutimi patriotib", brenda se ciles nuk gjen ne asnje dritare emrin e Ismail Qemalit, madje edhe ne hapsiren ku flitet per ecurine e tij dhe diplomimet.
Ne fjalen e tij rektori Shaskaj shprehet se institucioni mirpret aplikimet e studenteve nga te gjitha anet e botes per kete vit akademik qe deshirojne te diplomohen ne Universitetin e Vlores, pa i permendur emrin njeriut qe ne 28 nentor 1912 ngriti flamurin ne kete qytet dhe shpalli pavaresine e Shqiperise.
Ne mbledhjen e disa diteve me pare, Senati i Universitetit te Vlores, me shumice votash, 8-6, vendosi te propozoje ndryshimin e emrit te ketij universiteti, duke e emertuar ate "Universiteti i Vlores". Por, propozimi nuk u zbardh dhe per pasoje edhe pas mbledhjes, mbeti thjesht ne kuadrin e nje propozimi, pa u shnderruar ne nje vendim te formes se prere. Nderkohe qe miratimin ose jot e tij e ka ne dore qeveria qe e diskuton ne Keshillin e Ministrave. Rektori Shaskaj eshte shprehur se ky propozim ka ardhur me qellimin per te permiresuar imazhin e universitetit dhe se emrat e shkurter te universiteteve jane me te pelqyer.
Rektorati
Mungon reagimi, drejtuesit me pushime
Megjithese u perpoqem te menim nje prononcim zyrtar per kete ndryshim ne faqen e internetit, nuk u be e mundur te kontaktoheshin drejtuesit e Universitetit te Vlores "Ismail Qemali". Rektori Tanush Shaskaj mesohet se gjendet jashte vendit per pushime, ne SHBA, kurse vartesit e tij jane qytetit te Vlores. Dje ne universitet ka patur vetem pak levizje te stafit te pedagogeve dhe te studenteve, ndersa ka startuar sezoni i pushimeve ne kulmin e debatit te celur per heqjen e emrit te universitetit. Gjate mbledhjes ne Senat eshte propozuar nga vete rektori ndryshimi i emrit, kurse ne votim eshte miratuar kalimi i ketij propozimi.
Rreth Universitet
Emri mungon dhe ne faqen historike
Historia e universitetit qe eshte rikthyer ne vemendjen e debatit pas tentativave per t'i ndryshuar emrin nga "Ismail Qemali" ne "Universiteti i Vlores", eshte e hedhur edhe ne faqen zyrtare te internetit qe tashme ka ndryshuar fytyre. Universiteti u krijua ne 1994 si Universitet Teknologjik i Vlores. Sot ka rreth 15 000 studente ne programe te ndryshme me dhe pa shkeputje nga puna. Eshte universiteti i dyte per nga madhesia ne Shqiperi. Ndodhet ne sheshin "Pavaresia" te Skeles. "Programet e reja te cilat futen ne zbatim ne shtator 2008 e bejne UV universitetin me te mire ne Shqiperi dhe nje nga me te miret e Ballkanit ne fushat e shkencave dhe teknologjise", thuhet me tej. Edhe ketu emri i Ismail Qemalit nuk figuron gjekundi, duke lene te kuptohet se nisma e paralajmeruar po shkon drejt realizimit. Reagimi i historianeve dhe opinionit ka qene i fuqishem, pasi sipas tyre nuk mund te menjanohet kjo figure historike e vendit.
|
|
#12 08 Gusht 2008 00:27
|
|
 |
s2008
Rregjistruar

Postime: 32
Rregjistruar: Korrik 2008
Pėrdorues #: 4463
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali Ne Vlore, Ndryshohet Emri Universitetit
Vlore- Universiteti i Vlores heq emrin e Ismail Qemalit nga faqja on line e internetit, univlora.edu.al. Uebi i universitetit hapet me nje pershendetje te rektorit Tanush Shaskaj dhe askund ne te nuk permendet emri qe ky institucion mban. Ndryshimi ka ardhur vetem pak dite pas debateve per ndryshimin e emrit te institucionit arsimor. Ne faqen e internetit permendet thjesht emri Universiteti i Vlores dhe ne te gjitha anekset e tij nuk gjen emertimin qe ai ka mbajtur qe prej vitesh. Ndersa kerkuam edhe nje prononcim nga drejtuesit e institucionit, mesojme se ata ishin larguar me pushime jashte vendit, perfshi edhe rektorin.
Deri vitin e kaluar ne diplomat e studenteve eshte stampuar emri "Universiteti Ismail Qemali Vlore", ndersa kete vit ende nuk dihet se si do te nenshkruhen kartonat per studentet e diplomuar per vitin akademik 2007-2008. Deri pak dite me pare faqja e uebit te internetit figuronte ne logon kryesore me titullin Universiteti "Ismail Qemali", ndersa diten e djeshme ne link dhe faqen kryesore gjendej vetem titulli "Universiteti i Vlores". Askush nga te pranishmit e stafit te pedagogeve ne keto ambiente nuk ka ditur te jape shpjegime per kete ndryshim. Edhe ne mesazhin e rektorit Shaskaj thuhet: "Eshte kenaqesi per mua t'ju shpreh mirseardhjen dhe urimet e perzemerta ne emer te Universitetit te Vlores...". Ne aneksin rreth Universitetit te Vlores, ku jepet edhe historia e themelimit te tij nuk permendet ne asnje vend emri i Ismail Qemalit. Gjithashtu ne kete ueb, eshte publikuar edhe nje hapsire me titullin, "E verteta e nje diskutimi patriotib", brenda se ciles nuk gjen ne asnje dritare emrin e Ismail Qemalit, madje edhe ne hapsiren ku flitet per ecurine e tij dhe diplomimet.
Ne fjalen e tij rektori Shaskaj shprehet se institucioni mirpret aplikimet e studenteve nga te gjitha anet e botes per kete vit akademik qe deshirojne te diplomohen ne Universitetin e Vlores, pa i permendur emrin njeriut qe ne 28 nentor 1912 ngriti flamurin ne kete qytet dhe shpalli pavaresine e Shqiperise.
Ne mbledhjen e disa diteve me pare, Senati i Universitetit te Vlores, me shumice votash, 8-6, vendosi te propozoje ndryshimin e emrit te ketij universiteti, duke e emertuar ate "Universiteti i Vlores". Por, propozimi nuk u zbardh dhe per pasoje edhe pas mbledhjes, mbeti thjesht ne kuadrin e nje propozimi, pa u shnderruar ne nje vendim te formes se prere. Nderkohe qe miratimin ose jot e tij e ka ne dore qeveria qe e diskuton ne Keshillin e Ministrave. Rektori Shaskaj eshte shprehur se ky propozim ka ardhur me qellimin per te permiresuar imazhin e universitetit dhe se emrat e shkurter te universiteteve jane me te pelqyer.
Rektorati
Mungon reagimi, drejtuesit me pushime
Megjithese u perpoqem te menim nje prononcim zyrtar per kete ndryshim ne faqen e internetit, nuk u be e mundur te kontaktoheshin drejtuesit e Universitetit te Vlores "Ismail Qemali". Rektori Tanush Shaskaj mesohet se gjendet jashte vendit per pushime, ne SHBA, kurse vartesit e tij jane qytetit te Vlores. Dje ne universitet ka patur vetem pak levizje te stafit te pedagogeve dhe te studenteve, ndersa ka startuar sezoni i pushimeve ne kulmin e debatit te celur per heqjen e emrit te universitetit. Gjate mbledhjes ne Senat eshte propozuar nga vete rektori ndryshimi i emrit, kurse ne votim eshte miratuar kalimi i ketij propozimi.
Rreth Universitet
Emri mungon dhe ne faqen historike
Historia e universitetit qe eshte rikthyer ne vemendjen e debatit pas tentativave per t'i ndryshuar emrin nga "Ismail Qemali" ne "Universiteti i Vlores", eshte e hedhur edhe ne faqen zyrtare te internetit qe tashme ka ndryshuar fytyre. Universiteti u krijua ne 1994 si Universitet Teknologjik i Vlores. Sot ka rreth 15 000 studente ne programe te ndryshme me dhe pa shkeputje nga puna. Eshte universiteti i dyte per nga madhesia ne Shqiperi. Ndodhet ne sheshin "Pavaresia" te Skeles. "Programet e reja te cilat futen ne zbatim ne shtator 2008 e bejne UV universitetin me te mire ne Shqiperi dhe nje nga me te miret e Ballkanit ne fushat e shkencave dhe teknologjise", thuhet me tej. Edhe ketu emri i Ismail Qemalit nuk figuron gjekundi, duke lene te kuptohet se nisma e paralajmeruar po shkon drejt realizimit. Reagimi i historianeve dhe opinionit ka qene i fuqishem, pasi sipas tyre nuk mund te menjanohet kjo figure historike e vendit.
Diplomat e shperndara per ket vik akademik jane pa emrin e ismail qemalit.Nje kopje e diplomes eshte paraqitur disa postime me lart.
|
|
#13 09 Gusht 2008 00:58
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Skandali ne Vlore, ndryshohet emri universitetit
Nuk do isha kundra nderrimit te emrit per arsyje qe patrioti jon Ismail Qemali emer e mbiemer i ka Turk
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#14 10 Gusht 2008 10:27
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|