Fėmijėria e vėshtirė
Napolitane e vėrtetė, edhe pse jo e lindur, tipike e klasit tė bukurisė italiane me fizikun e mrekullueshėm, shfaqet edhe nė ditėt e sotme, ikona e bukurisė italiane. Sofia gjatė viteve ka ditur tė bėjė pėr vete publikun e gjerė, me imazhin e saj seksi, me pasionin pėr artin, admirimin e kritikės mė tė ashpėr ku ka marrė disa ēmime dhe mirėnjohje. E lindur nė Romė nė datėn 20 shtator 1934, nė klinikėn Mbretėresha Margherita, nga Romilda Villani, njė aktore e zhgėnjyer, nga historia e dashurisė me Riccardo Scicolone, me tė cilin nuk u martua kurrė, edhe pse ka njohur atėsinė e dy vajzave tė tij, Sofia e Maria. Vajzė e re dhe njėkohėsisht nėnė, nė kushte jo tepėr tė lehta pėr atė periudhė, Romildės i ėshtė dashur tė pėrballet me vėshtirėsi tė shumta, pėr tė rritur dy vajzat e saj. Menjėherė pas lindjes sė Sofia, pėr shkak tė njė ilaēi qė kishte pėrdorur, dobėsohet aq shumė saqė rrezikonte vdekjen. Nė njė gjendje tepėr tė vėshtirė jo vetėm shėndetėsore, por edhe ekonomike, Romilda, vendos tė largohet nga Roma dhe kthehet nė Pozzuoli, nė shtėpinė e nėnės sė saj, Luisa. Nėna dhe tezja Clotilde, motra e Romildės, kujdesen pėr vogėlushen, dhe me tepėr sakrifica, arrijnė tė gjejnė disa para pėr tė paguar kurimin e motrės sė tyre duke e shpėtuar nga vdekja kėtė tė fundit. Pas lindjes sė vajzės sė dytė, Maria, ndoshta pėr tė evituar pėrgjegjėsinė, Riccardo refuzon njohjen e atėsisė dhe kėshtu vajza rritet vetėm me mbiemrin e tė ėmės, duke u njohur nė dokumente si vajza e N.N. Kjo situatė shfaq tek vajza njė ndjenjė tė fortė turpi tė shoqėruar me dhimbje tė madhe, qė bėhen tė dukshme nė fillimin e shkollės, duke theksuar edhe faktin qė pėr njė periudhė tė caktuar, nė Itali ishte e domosdoshme tė mbante mbiemrin e lindjes nė dokumentet e saj. Atėherė Sofia, e cila nė kėtė kohė ishte rritur dhe kishte filluar tė punonte nė kinema, i kėrkon tė atit, edhe pse familja e saj kishte njė tjetėr kryefamiljare, rreth njė milion lireta, derisa tė njihte motrėn. Nė vitin 1940, qė pėrkon me luftėn e dytė botėrore, porti i Pozzuoli bėhet njė objektiv tepėr strategjik. Pėr tu shpėtuar bombardimeve tė vazhdueshme, familja e Sofia jetonte nė njė galeri ferrokromi. Por, njė ditė shpėrthimi i njė bombe solli njė plagosje tė rėndė. Pasi rezistoi disa muaj nė kėto kushte, Romilda si tė gjithė banorėt e Pozzuli, ishte e detyruar tė evakuohej, duke gjetur shumė shpejt pėrkrahje tek disa tė afėrm nė Napoli, qė i ofruar asaj dhe vajzave, njė dhomė nga banesa e tyre. E mbyllur nė shtėpi, Sofia kalonte ditėn nė ballkonet e dhomave, duke u bėrė kėshtu dėshmitare e paevitueshme e tmerreve tė luftės. Pasi pėrfundoi lufta, familja u rikthye nė Pozzuoli, dhe filloi tė angazhohej me njė lokal special pėr ushtarėt amerikanė, qė i sillte fitime tė majme. Nėna Luisa shiste pije qershie tė pėrgatitur nė shtėpi, Romilda luante nė piano, ndėrsa Maria kėndonte. Sofia lante pjatat sepse ishte tepėr e ndrojtur pėr tė qėndruar pėrballė publikut. Shumė shpejt u hapėn zėra se lokali ishte njė ndėr mė tė mirėt e zonės dhe punėt filluan tė shkonin mirė, edhe pse ushtarėt merrnin me vete njė pjesė tė racionit tė tyre.
Pjesėmarrja nė teatrin "Sachino"
Sapo situata fillon tė qetėsohet nė Pozzuoli hapet Teatri Sachino, qė nė atė kohė ndikohej edhe nga kinemaja, dhe vajza e re Sofia fillon tė angazhohet duke marrė pjesė nė interpretime tė vogla tė interpretuar nga yjet e Hollywood-it, si Tyron Power, Clark Gable, Gary Grant, Linda Darnell, Rita Hayworth, duke mos menduar faktin se njė ditė do ti njihte dhe do tė interpretonte me ta pjesėn mė tė madhe tė roleve. Nė atė kohė ka qenė aq shumė e adhuruar, qė shpesh herė merrte pjesė tre katėr herė edhe nė spektakle, dhe ishte pikėrisht frekuentimi i Sachino qė vendos se ēfarė do tė bėhej nė tė ardhmen: aktore. Nė moshėn 14 vjeēare, trupi i Sofies filloi tė ndryshonte tėrėsisht me shpejtėsi, aq sa njė ditė mėsuesi i gjimnastikės shkoi nė shtėpinė e saj pėr ti kėrkuar nėnės lejen pėr tu martuar me vajzėn. Romilda, tepėr e ēuditur, refuzon, duke thėnė se vajza ishte ende fėmijė, por filloi tė vinte re se Sofia po rritej dhe po transformohej nė njė grua tė re me njė bukuri tė jashtėzakonshme.
Kurorėzimi i bukurisė
Njė ditė njė fqinj i shtėpisė, lexon nė gazetė se nė Napoli zhvillohej njė konkurs bukurie, pėr tė pėrzgjedhur Vajzėn e detit. Pavarėsisht moshės sė vogėl, e cila mund ta ndalonte nė konkurrim, Romilda besonte nė faktin se Sofia dukej mė e madhe nga mosha qė ishte nė tė vėrtetė, dhe kėshtu e regjistron vajzėn nė kėtė konkurs bukurie. Sofia, e frikėsuar nga ndrojtja, pėrpiqej tė largohej, por Romilda tepėr kėmbėngulėse i thotė: "Po shkon nė njė konkurs bukurie dhe po shkon pėr tė fituar. Kur erdhi momenti pėr tė sfiluar Sofia, e veshur me fustan mbrėmje, shfaqet krenare, e gjatė dhe e bukur pėrpara jurisė qė e pėrzgjodhėn shoqėruesen e vajzės sė detit, ēmim ky qė i dhuroi asaj njė biletė udhėtimi pėr nė Romė, njė mbulesė tavoline tė shoqėruar me peceta si dhe 3000 lira. Me paratė dhe biletėn e udhėtimit tė fituara, Romilda, pa asnjė ide sesi do tė jetonte nė njė qytet tė madh, niset pėr nė Romė sė bashku me Sofien dhe regjistrohen nė listėn e personave tė humbur. Ky hap rezultoi pozitiv, sepse thuajse menjėherė filluan telefonatat pėr tu paraqitur nė kolosalin historik tė Mervin Le Roy "Quo Vadis". Nė tė njėjtin vit nė Salsomaggiore, Sofia merr pjesė nė konkursin e bukurisė pėr zgjedhjen e 'Mis Italisė', nuk fiton por arrin tė vlerėsohet me titullin e 'Mis Elegancės'. Nė atė periudhė, ishin tepėr tė pėrhapura fotoramanzat, njė lloj kinemaje pėr tė varfrit: ku tregoheshin mbi tė gjitha histori dashurie, vetėm se nė vend tė vizatimeve ishin fotografitė e aktorėve dhe shoqėrimi me fjalė. Gazeta tė ndryshme tė specializuara i publikonin, ku pjesėn mė tė madhe ia kushtonin aktorėve tė famshėm tė momentit si nė fushėn e kinemasė, ashtu edhe nė atė tė kėngės, por nuk liheshin pa pėrmendur edhe divat e rinj, qė nė kėtė mėnryė bėheshin tė njohur dhe krijonin njė imazh tė figurės midis atyre qė nuk kishin mundėsinė tė frekuentonin sallat kinematografike. Midis periudhės sė viteve 1950 dhe 1952, me emrin e artit tė Sofia Lazzaro, Sofia ka interpretuar pesė nga kėto fotoromanca, tė publikuara nė revistat 'Sogno' dhe 'Cine Illustrato'.
Dashuria e parė
Nė xhirimet e njėrit prej kėtyre njihet me Achille Togliani, qė me kalimin e kohės do tė bėhet i fejuari i saj i parė. Togliani ishte njė kėngėtar i muzikės sė lehtė, tepėr i famshėm nė vitet 50/60, qė interpretonte sė bashku me Nilla Pizzi, nė orkestrėn Angelini, dhe ishte bėrė i famshėm nga suksesi i Festivalit tė parė tė Sanremos. Historia e dashurisė sė tyre, qė ndodhej nė tė gjitha faqet e shtypit tė kohės, kontribuoi nė rritjen e famės dhe popullaritetit tė Sofias dhe kjo gjė zgjati deri nė 1952, ku nė moshėn 18 vjeēare Sofia njihet me Carlo Pontin, njė ish avokat qė punonte nė Lux Film si producent ekzekutiv. Edhe pse mė i madh nė moshė se ajo, edhe pse i martuar me fėmijė, ai dashurohet marrėzisht me Sofian (martohen nė vitin 1966, thuajse nė mėnyrė tė fshehtė, sepse nė atė kohė divorci nė Itali nuk ekzistonte dhe Ponti rrezikonte tė denoncohej pėr bigami) dhe e ndihmoi tė ecte para nė karrierėn e saj si artiste, duke rezervuar pėr tė role tė tjerė, qė edhe pse ishin tė vegjėl arritėn ti siguronin sukses tė jashtėzakonshėm nė Itali. Deri nė fund tė vitit 1953, gjithnjė me emrin e artit tė Sofia Lazzaro, angazhohet nė 17 filma deri nė fund tė vitit 1953, ku interpreton rolin e protagonistes nė filmin "Afrika sotto i mari", ku shfaqet pėr herė tė parė me emrin Sophia Loren; njė film me skena tė shumta ku i lejonin tė shfaqte bukurinė e trupit tė saj qė ishte nė pėrmasat 95-58-95, qė tė gjitha gazetat shkruanin pėr tė.
Hapat drejt suksesit kinematografik
Filmi i jep mundėsi Sofias tė vazhdonte me hapa gjigand karrierėn e saj, por fati ndodhej pas dhe mbėrrini me filmat "Aida", tė Michele Fracasso, vepėr lirike e Giuseppe Verdit, nė tė cilėn Loren bėn sikur kėndon, por nė tė vėrtetė zėri ėshtė i sopranos Renata Tebaldi, por suksesi shfaqet me "Miseria e nobilta'", tė Mario Mattioli, nė tė cilin punon sė bashku me tė madhin Totņ, qė bėhet me tė vėrtetė e famshme. Tė po tė njėjtit vit 54 janė edhe "Un giorno in pretura" Carosello Napoletano, "Attila", etj. Por, suksesi i parė dhe i vėrtetė i saj tepėr cilėsor mbėrrin me "L'oro di Napoli", tė Vittorio De Sica, nė tė cilin interpreton pjesėn e njė picajoleje, me emrin e tė cilės do tė thėrritet pėr njė kohė tė gjatė, tė paktėn deri nė fund tė karrierės sė saj ndėrkombėtare. Ka qenė pikėrisht De Sica, regjisori qė mė mirė se ēdo njeri tjetėr ka ditur tė vlerėsoj venėn e saj ironike dhe sensuale (Dje, Sot dhe Nesėr), si dhe ndjeshmėrinė e saj si aktore dramatike (La ciociara).
Ndėr tė tjera, pas takimit me De Sica, interpretimi nė film vazhdon me "La donna del fiume", njė melodramė e Mario Soldati, dhe "Peccato che sia una canaglia", e Alessandro Blasetti, ku ėshtė ēift me Marcello Mastroianni, me tė cilin do tė realizoj njė ndėr interpretimit artistike mė tė vlerėsuara dhe tė kompletuar nė historinė e kinemsė italiane. Nė filmin Bukė, dashuri dhe...", zėvendėson kundėrshtaren Gina Lollobrigida. Mė pas e ndjekin; njė tjetėr komedi italiane "Il sogno di Venere", ku e gjejmė pranė Alberto Sordi; "La bella mugnaia", sėrish me Mastroiannin, dhe "La fortuna di essere donna" e Alessandro Blasetti, gjithnjė nė ēift me Mastroiannin.
Fama hollivudiane
Nė vitin 57 mbėrrin suksesi hollivudian me filmin e Jean Negulesco, "Il ragazzo sul delfino", nė krah tė Alan Ladd, nė tė cilin gjen njė repertor arkeologjik dhe dashurohet me njė arkeolog. Duke u bėrė kėshtu pjesė e botės sė star-system, punon me regjisorė dhe aktorė tė famshėm amerikan. Xhiron "Timbuctu", me John Wayne; Stanley Kramer e drejton nė "Orgoglio e passione", me Gary Grant dhe Frank Sinatra. Lista e gjatė e filmave tė saj amerikan vazhdon nė vitet pasuese me "Njė bashkėshort pėr Cinzia" tė Melville Shavelon, sėrish me Gary Grant (qė pas Mastroiannit u bė partneri i saj mė i adhuruar), "Orkidea e zezė tė Martin Ritt, me Anthony Quinn. Nė vitin 60 realizon "Miliarderja tė Anthony Asquith, me Peter Sellers, etj. Angazhimi i fundit i vitit 1960 shėnon edhe rikthimin nė Itali, ku merr mirėnjohjen prestigjioze me ēmimin Oskar si aktorja mė e mirė (i pari ēmim i fituar nga njė aktore italiane, nė njė film italian: Magnani kishte fituar kėtė ēmim por me njė film amerikan), pėr rolin e vejushės sė re Cesira, tek "La Ciociara tė Vittorio De Sica, e cila gjatė filmit Udhėtimi pėr tu kthyer nė Romė, pasi ishte bėrė e njohur tek Ciociaria, dhunohet sė bashku me tė bijėn, nga njė grup ushtarėsh maroken, tė cilėt ishin pjesė e ushtrisė amerikane. Nga ai moment Loren mėnjanon filmat amerikan dhe punon me regjisorė italian, nė mėnyrė tė veēantė me De Sica.
Ēmimi Oskar
Nė vitin 63, me De Sica dhe Mastroianni, nė filmin episodik Dje, Sot dhe Nesėr, fiton ēmimin Oskar si filmi mė i mirė i huaj. Nė vitin i pari ėshtė Anthony Mann qė e drejton nė kolosalin historik "La caduta dellimpero romano", me Alec Guiness; mė pas ėshtė De Sica me "Martesa italiane me Mastroiannin, i bazuar tek komedia e Eduardo De Filippo, qė i jep mundėsinė tė marrė njė nominim tė dytė tek ēmimet Oskar. Nė vitin 65 xhiron "Lady L." me regji tė Peter Ustinov, me Paul Neėman dhe David Niven; mė pas "Judit" tė Daniel Mann dhe nė fund "Arabesque, film ku ka si partner Gregory Peck.
Nė 67, midis dy filmave italian, "Ishte njė herė i Francesco Rosi dhe "Kėto fantazma" tė Renato Castellani, ndodhet eksperienca e jashtėzakonshme me Charles Chaplin, qė e drejton tek "Kontesha nga Hong Kongu", nė tė cilin interpreton rolin e njė klandestineje, nė bordin e njė anije luksoze, ku dashurohet me Marlon Brandon, diplomatik dhe milioner. Midis periudhės sė viteve 69 dhe 72 ka njė parantezė e gjitha italiane: fillon meDe Sica me "Lulet e diellit", vazhdon me Monicelli me "Mortadela", mė pas Dino Risi me "Bashkėshortja e priftit" dhe nė fund Alberto Lattuada me "Bardhė, e kuqe dhe...".
Gjithnjė nė po tė njėjtin vit 72 ėshtė Dulcinea, dashuria e kavalierit Don Chischiotte, nė filmin e Arthur Hiller "Luomo della mancha". Filmi i radhės me De Sicėn, daton nė vitin 74, "Udhėtimi", ku ka si partner Richard Burton, me tė cilin punon edhe nė "Takimi i rėndėsishėm tė Alan Bridges, dhe nė fund gjithnjė nė vitin 74, me regjisorin francez André Cayatte, xhiron "Akuza ėshtė: dhunė kardinale dhe vetėvrasje", nė tė cilin interpreton rolin e nėnės sė njė tė riu tė akuzuar pėr vrasje qė rrėmbem bashkėshorten e gjykatėsit Jean Gabin. Nė 75, nė "La pupa del gangster tė Giorgio Capitani, ritakohet sėrish me Mastroiannin; ndėrsa vitin tjetėr nė "Cassandra crossing", ėshtė njė ndėr pasagjeret e trenit, tė mbipopulluar me emra tė njohur (nga Burt Lancaster tek Ava Gardner dhe Richard Harris), qė detyrohet tė devijoj, sepse bashkė me udhėtarėt ndodhet edhe njė terrorist i infektuar nga njė virus. Tė vitit 77 janė edhe rolet dramatike "Angela, mėkati i saj i vetėm ishte dashuria" dhe "Njė ditė e veēantė e Ettore Scola, nė tė cilin ėshtė sė bashku pėr tė 12 herė me Mastroiannin. Njė film tepėr i realizuar, qė vetėm me forcėn e imazhit, ka ditur si asnjėri tjetėr, tė shpreh forcėn musoliniane. Vitin tjetėr aktorja ndodhet midis realizimeve tė "Obiettivo 'Brass'", ku punon pranė Max Von Sydow dhe John Cassavetes; mė pas me regji tė Lina Wertmuller, ėshtė pjesė e dashurisė midis Marcello Mastroiasnni dhe Giancarlo Giannini, nė "Fatto di sangue...". Nė vitin 79 bashkėpunon me Michael Winner nė filmin "Boēa da fuco, sė bashku me njė kast aktorėsh tė mrekullueshėm si James Coburn, Eli Wallch, Anthony Franciosa dhe Victor Mature. Pas njė intervali tė gjatė, nė vitin 90 kthehet nė kinema, sėrish me Wertmuller, nė filmin "E shtunė, e dielė dhe e hėnė", njė lloj filmi qė bazohet nė martesėn napolitane, i bazuar nė tė njėjtėn komedi tė E. De Filippo. Nė kėtė film ka njė rol edhe mbesa Alessandra Mussolini, vajza e motrės Maria, qė po bėhej pjesė e karrierės kinematografike, para se tė hynte nė politikė. Nė 94 Robert Altman i jep njė rol nė filmin e tij "Pret a porter", nė tė cilin 30 vjet mė vonė e realizon me ironi, nė lidhje me Marcello Mastroiannin tek Dje, sot dhe nesėr. Vitin tjetėr, ėshtė partnerja e Walter Matthau dhe Jack Lemmon nė "Thats amore..."; mė pas interpreton nėnėn e njė djali hebre qė dėshiron tė bėhet komunist nė "Soleil" tė Roger Hanin. Nė 2002 ka qenė protagonistja e "Cuori estranei" e djalit Edoardo Ponti, ndėrsa kohėt e fundit i ka kushtuar mė tepėr vėmendje produksioneve televizive.
Pak kuriozitet
Nga historia e dashurisė me Carlo Pontin kanė lindur dy fėmijėt: Carlo Jr. nė 1968 dhe Edoardo nė 1973. Roli i Cesirės nė Ciociara ėshtė interpretuar mė parė nga Anna Magnanit me regji tė George Cukor. Shpesh nė filmat qė ka realizuar ėshtė bashkuar me kėngėn dhe kėngėt e saj janė pėrmbledhur tė gjitha nė njė CD. Nė vitin 1997 Presidenti i Republikės italiane i ka dhuruar titullin e Cavaliere della Repubblica, ndėrsa nė vitin 91, nė Francė, i kanė dhuruar Vendin e Nderit, nė tė njėjtin vit ka marrė edhe ēmimin Oskar tė karrierės artistike.
Emri: Sofia Villani Scicolone
Data e lindjes: 20/09/1934
Vendlindja: Romė - Itali
Gjatėsia 1,74
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"













