Nje ndeshje qe foli vetem suedisht, por fjala e fundit ishte per skuadren afrikane. Suedia deshtoi ne perpjekjet e saj te shumta per te realizuar golin e fitores. Larson, Ljunberg dhe te tjeret nuk munden te kalonin topin pas portierit Hislop, i cili ishte edhe lojtari me i mire ne fushe per ndeshjen e sotme. Hislop u aktivizua ne minutat e fundit para fillimit te ndeshje nga trajneri i Trinidad. Ai neutralizoi mbi 8 raste te pastra te skuadres suedeze.
Ne fillimin e pjeses se dyte Trinidad u detyrua te luante me dhjete lojtare pas largimit me karton te kuq te Xhon. Kur pritej qe Suedia te shpartallonte Trinidadin pas kesaj, ndoshi vetem e kunderta. Trinidad u duk me i motivuar se ne pjesen e pare dhe arriti edhe ta vinte Suedine ne disa pozita te veshtira me kundersulmin e tyre.
Si perfundim, Suedia zhgenjehet dhe zhgenjen ne ndeshjen e tyre te pare, ndersa lojtaret e Trinidadit u bene heronj ne zemrat e mijera tifozeve te tyre te pranishem ne stadium dhe kudo ne bote.
____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google















