ELT do tė masė 42 metra pėrballė 24,5 metrave qė arrinte teleskopi amerikan Giant dhe 30 metrave tė matur nga Thirty meter kanadez
Eshtė krijuar nė Evropė teleskopi mė i madh nė botė, gati pėr vitin 2015
Teleskopi me tė cilin Galilei zbuloi Rrugėn e Qumėshtit nė vitin 1609 kishte njė diametėr prej 4 centimetrash. Sot, mes projekteve mė tė fundit, ekziston njė instrument 42-metėrsh. Njė hap i rėndėsishėm pėr tė mbajtur frymėn e garės nė Evropė, ka shpjeguar drejtoresha e Observatorit tė Evropės Jugore, Catherine Cesarsky. Prej shpirtit tė garės ushqehet kjo shkencė, gjithmonė nė kėrkim tė yjeve mė tė largėt ose tė planetit qė mund tė ketė jetė. Ēmimi i observatorit mė eficient pėr momentin i pėrket pikėrisht Eso-s: Eshtė Very Large Telescope (VLT, teleskopi shumė i gjerė), sa katėr teleskopė me njė diametėr prej 8 metrash secili nė malin Paranal, nė Kili. Pas disa muajsh, njė bashkėpunim euro-amerikan, nė tė cilin bėn pjesė edhe Instituti Kombėtar i Astro-Fizikės italiane, do ta vėrė nė punė Large Binocular Telescope nė malin Graham, nė Arizona. I pėrbėrė nga dy pasqyra prej 8,4 metrash secila, ai do tė kalojė fuqinė e VLT tė krijuar nga Eso, pikėrisht nė momentin qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė bėrė tė ditur sfidėn e re. Brenda vitit 2016 astronomėt e pėrtejoqeanit kanė projektuar tė plotėsojnė familjen e teleskopėve gjigandė me dy ekzemplarė. Giant Magellan Telescope, i projektuar nė bashkėpunim me Australinė do tė arrijė diametrin 24,5 metra dhe Thirty meter Telescope (njė bashkėpunim SHBA-Kanada) qė do tė mbėrrijė 30 metrat. Nė fund tė vitit 2005, Eso kishte projektuar tė njoftonte krijimin e njė Overwhelmingly Large Telescope me njė diametėr prej 100 metrash. Diēka e ngjashme me 3 mijė segmente pasqyrash me pėrmasa 2,3 metra secila dhe njė piedestal qė do tė kėrkonte hekur ekuivalentin e sasisė tė pėrdorur nė kullėn Eifel. Sinqerisht njė projekt i ekzagjeruar, qė Eso e ridimensionoi, duke e ēuar nė pėrmasa qė variojnė nga 30 nė 60 metra. Dhe kėshtu kjo do tė ishte njė sfidė e bukur, shpjegon Piero Salinari, astronom nė Osservatorio di Arcetri dhe nė Institutin Kombėtar tė Astro-Fizikės. Edhe ai ėshtė pjesė e projektuesve tė ELT, (Extremely Large Telescope). Pėrmasa ekzakte e pasqyrės do tė vendoset mė vonė, kur kostot tė jenė pėrcaktuar mė mirė dhe tė jemi tė sigurt se mund tė hyjmė nė buxhetin e 750 milionė eurove. Edhe zona e instalimit ėshtė ende e papėrcaktuar. Ndoshta nė fund mund tė mbetet nė Kili, pavarėsisht rrezikut tė lartė sizmik. Nė shkretėtirėn e Atakamas, ku sot ndodhet VLT, ėshtė niveli mė i ulėt i shirave nė botė dhe humbja e lagėshtisė, nuk bėn gjė tjetėr veēse favorizon kalimin e dritės pėrmes atmosferės sė tokės. Por teleskopi mund tė vendoset edhe nė Antarktidė: ajėr i pėrshtatshėm, por vėshtirėsi logjistike tė njėpasnjėshme. Nė krahasim me teleskopėt orbitalė si Hubble, ata tokėsorė janė nė gjendje tė arrijnė pėrmasa mė tė mėdha, por kanė probleme me dritėn qė kalon pėrmes atmosferės. Do ta zgjidhim pjesėrisht kėtė mospėrputhje, shpjegon Salinari, me instrumente tė rinj dhe tė dhėna tė reja tė optikės pėrshtatėse. Kur tė jetė gati, mendohet nė vitin 2015, Elt-i evropian do tė krijojė mundėsinė tė studiohen nė detaje planetėt qė lėvizin nė orbitėn rreth yjeve tė ngjashėm me diellin. Dhe pastaj, pėrfundon Salinari, ekzistojnė mistere tė tjera: si ėshtė krijuar 25% e lėndės sė universit qė nuk arrijmė ta shohim?
Marrė nga La Repubblica
Etapat
* 1609
Galileo Galilei futi teleskopin nė astronomi dhe zbuloi unazat e Saturnit dhe njollat diellore. Pėrpara tij vėzhgimet ishin bėrė me sy tė lirė
* 1700
Nė 1704 Njutoni shpiku teleskopin reflektues, duke pėrdorur njė pasqyrė tė drejtė. James Short, nė vitin 1740 pėrdori parabolėn dhe pasqyrat eliptike
* 2000
Teleskopi Hubble nė vitin 1990 transmetoi imazhet e para efikase nga hapėsira. Nė vitin 2001 u eksperimentua teleskopi Very Large Telescope
Shpikja
Hongrui Jiang ka realizuar lenten mė tė vogėl
Frymėzimi i erdhi kur pa nė sytė e njė mushkonje. Hongrui Jiang, student nė Universitetin Wisconsin, ka menduar tė realizojė njė lente shumė tė vogėl, e aftė tė shohė nė tė njėjtėn mėnyrė si edhe insektet. Do tė jetė e dobishme nė tė gjitha ato raste nė tė cilat duhen vėshtruar pjesė me madhėsi tė pafundme (si nė analizat mjekėsore) ose pėr tė vėrtetur substanca tė caktuara tek lėngjet. Gjysmėsfera transparente qė ka pėrshkruar nė revistėn Nature imiton strukturėn e syrit tė mushkonjės dhe ka aftėsinė tė ndryshojė formė sipas largėsisė sė objekteve qė sheh. Me njė madhėsi disa qindra mikronė, lentja ėshtė e rrethuar nga njė unazė e mbushur me njė xhel, qė ndryshon dendėsinė sipas temperaturės sė dritės sė jashtme ose tė sasisė sė aciditetit. Gjysmėsfera ėshtė e vendosur nė fund vaskės sė vogėl, e lidhur me njė tub. Kur tė dhėnat fizike tė xhelit ndryshojnė, ndryshon edhe presioni i ushtruar nga kjo substancė nė anėt e mikrolentes. Gjysmėsfera mblidhet ose hapet, duke modifikuar nė kėtė mėnyrė aftėsinė e tė vėzhguarit. Lente kaq tė vogla ekzistojnė, por aftėsia pėr tu pėrshtatur sipas kushteve tė jashtme tė ambientit ėshtė diēka e re, shpjegon Jiang. Gjysmėsfera transparente, e vetme ose e bashkuar me lente tė tjera tė ngjashme, mund tė pėrdoret pėr shembull pėr ekzaminimet diagnostikuese, ose brenda trupit njerėzor. Edhe pėrdorimet ushtarake tė imagjinueshme nuk mungojnė, duke llogaritur kėtu spiunazhin. Shpikja e Jiang ėshtė nė gjendje tė ndryshojė pikėvėshtrimin dhe lejon observimin e ambientit nė tė gjitha drejtimet dhe nė largėsi pak a shumė tė afruara. Sa mė afėr tė jetė objekti qė vėshtrohet, aq mė shumė duhet reduktuar distanca, shpjegon Jiang. Pėr ndėrtimin e lentes sė tij, kur tė mbėrrijė nė fazėn industriale, nuk do tė duhen vetėm disa orė.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?













