Vendi ynė, i 136-i ndėr 178. Na e kalojnė dhe Mongolia, Kolumbia, Kenia...
Deklaratat e njėpasnjėshme tė pėrfaqėsuesve tė biznesit nė vend, si dhe konstatimet e FMN-sė pėr situatėn jo fort pozitive pėr zhvillimin e sipėrmarrjes sė lirė, janė konkretizuar me tė dhėnat e fundit tė publikuara nga Banka Botėrore. Institucioni financiar mė i rėndėsishėm nė botė ka publikuar pėr tė pestin vit radhazi raportin "Tė bėsh biznes 2008" (Doing Business 2008), duke iu referuar tė dhėnave tė ofruara nga kompanitė lider nė treg, pėr sa i pėrket shėrbimit qė ofrojnė ndaj biznesit. Nė varėsi tė tė dhėnave rreth mundėsive pėr tė bėrė biznes nė Shqipėri, BB e rendit vendin nė tė 136-n, nga 178 vende tė listuara gjithsej. Pėr sa i pėrket klimės pėr mbrojtjen e investimeve tė huaja, Shqipėria renditet nė tė 165, duke treguar edhe njė herė pasigurinė qė kanė tė huajt pėr tė investuar te ne. Rezultati i renditjes erdhi nga vėzhgimet drejt problemeve qė has biznesi nė marrjen e lejes pėr aktivitet privat, nė mbrojtjen e sė drejtės pėr tė zhvilluar aktivitetin, marrjen e kredisė, mbrojtjen e investitorėve, etj.
Renditja
Vendi ynė renditet i 136 ndėr 178, tė renditura nga BB-ja rreth mundėsisė qė ofrojnė pėr tė bėrė biznes. Nisur nga kjo, Shqipėria pozicionohet shumė shkallė poshtė vendeve fqinje si Maqedonia apo Mali i Zi, tė cilat renditen respektivisht 75 dhe 81, falė kushteve optimiste qė u kanė ofruar investitorėve tė brendshėm e tė huaj. Shumė mė mirė se vendi ynė paraqiten sipas BB-sė shtete si Mongolia, Kolumbia, Kazakistani apo Kenia e Nikaragua. Nė pėrgjithėsi, vendet e Lindjes e kanė tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit, sidomos Bullgaria, Rumania dhe Serbia, sikurse shihet nga renditja. Vendi ynė ka lėnė pas Ukrainėn dhe Irakun, ndėrsa shtetet e tjera vijnė nga Afrika, ku varfėria ėshtė e tejskajshme.
Shqipėria
Nė raportin e Bankės Botėrore, "Tė bėsh biznes 2008", njė ndėr arsyet e kėsaj klime jo fort pozitive, pėr sa i pėrket Shqipėrisė, pėrmendet fakti i ndryshimit tė sistemit fiskal ēdo vit, e cila e bėn tė vėshtirė planin afatmesėm tė investimit. Si vendi ynė, rreth kėsaj problematike renditen Bullgaria, Meksika dhe Moldavia. Ndėrsa pėr tė nisur njė biznes tė ri nė Shqipėri, njė individi i duhen 36 ditė dhe 10 hallka procedurale. Kėta dy faktorė kanė ndikuar qė BB-ja ta rendisė Shqipėrinė nė tė 123-in pėr sa i pėrket fillimit tė njė aktiviteti tė ri dhe nė vendin e 168 sa i pėrket marrjes sė licencės. Ndėrsa nė Maqedoni, nevojiten vetėm 15 ditė dhe 9 hallka procedurale. I vetmi aspekt pozitiv i raportit pėr vendin tonė lidhet me shėrbimin nė sistemin bankar, i cili duket i pėrmirėsuar, sidomos nė afatin pėr miratimin e kredisė, tė renditur nė vendin e 44 nga 178 vende gjithsej. Pėr hartimin e kėtij raporti, pėr vendin tonė Banka Botėrore ka pėrdorur pėrvojat e shoqėrive private konsulente pėr fusha tė ndryshme si dhe organizmat e huaja, qė shėrbejnė nė Shqipėri, po nė raport me biznesin.
Pėr sa i pėrket klimės pėr mbrojtjen e investimeve tė huaja, Shqipėria renditet nė tė 165, duke treguar pasigurinė e tė huajve pėr tė investuar
Vendet e renditura nga BB mbi mundėsinė e tė bėrit biznes 2008
1-Singapori
2-Zelanda e Re
3-SHBA
45-Hungaria
46-Bullgaria
48-Rumania
52-Mongolia
53-Italia
55-Sllovenia
57-Turqia
63-Xhamajka
65-Panamaja
66-Kolumbia
67-Tridad & Tabako
71-Kazakistani
72-Kenia
75-Maqedonia
76-Pakistani
79-Ishujt Solomo
81-Mali i Zi
84-Guineja e Re
86-Serbia
87-Gana
92-Moldavia
93-Nikaragua
94-Qiproja
96-Azerbajxhani
97-Kroacia
100-Greqia
105-Bosnjė-Hercegovina
106-Rusia
114-Guatemala
116-Zambia
122-Brazili
121-Honduras
123-Indonezia
130-Tanzania
131-Gambia
133-Filipinet
134-Mozambiku
136-Shqipėria
138-Uzbekistan
139-Ukraina
141-Iraku
142-Surinami
145-Kamboxhia
148-Haiti
149-Madagaskari
152-Zimbabve
156-Togo
173-Chad
177-Rep. Afrika Qen.
178-Kongo












